Sa ju kam dashur…
Sa ju kam dashur! Ndofta dashuria Nuk është shuar krejt në shpirtin tim! Po s’dua që prej dhembjeve të mia Te ngryseni sërish në dëshpërim. I heshtur e pa shpresë u përvëlova Me ndrojtje,xhelozi e mall për ju Po kaq me dlirësi ju dashurova, Sa, Zot! ju dashtë tjetër kush kështu! Aleksandër Pushkin […]