JiL.al - Jeto i Lumtur

​‘Gërdeci funksiononte si farmaci’, zbërthehet Mediu: Çfarë ndodhi para shpërthimit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email


Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu tha se nuk ekziston asnjë shkresë e vetme komunikimi e tij, familjes apo stafit të tij me personazhet që merreshin me demontimin e municioneve në Gërdec.

Mediu tregoi se 15 ditë përpara se të demontimi, autoritet më të larta ushtarake në këshillin e sigurisë kishin dhënë garancinë se Gërdeci funksiononte në mënyrë perfekte.

“Ka dy qëndrime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare edhe 15 ditë para se të ndodhte demontimi nga autoritetet më të larta ushtarake të cilët thonë që Gërdeci funksiononte si farmaci ishte perfekt dhe i shtymë që të vazhdonin procesin.

Për më tepër 15 ditë përpara se të ndodhte tragjedia, në një analizë për armatim-municionin në shtab është mbajtur një mbledhje me autoritetet të më larta ushtarake ku kryeinixhineri i Mjekësit ka kërkuar mbështetje për furën e Namës së Mjekësit dhe përgjigjja ka qenë: po të jetë për furrën e Namës unë e kam 100 herë më të mirë atë që ndodh në Gërdec”, tregoi Mediu./Euronews Albania

Scroll to Top