Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Gjatë epokës Viktoriane, në mungesë të lirisë dhe pamundësi të komunikimit si në ditën e sotme, të dashuruarit gjenin gjithëfarë mënyrash për të shprehur dashurinë e tyre. Në këtë periudhë lindi gjishtu dhe “fjalori i trëndafilave” ndryshe i njohur si gjuha e fshehtë e trëndafilave pasi çdo lule përcillte një mesazh! Ndonëse sot buqetat nuk “flasin” si atëherë është mirë të dini se çfarë po nënkuptoni nëse i jepni dikujt një:
Trëndafil të kuq: Zgjedhja klasike, ngjyra e dashurisë “Të dua”
Trëndafil i bardhë: Lulja melankolike , e dhuron kur dikush nuk të njeh mirë, por t’i dëshiron të afrohesh.
Trëndafili rozë i hapur: Do të thotë që t’i vlerëson njeriun që i merr këto trëndafila. Janë një zgjedhje elegante që asnjëherë nuk do të dështojë.
Trëndafilat ngjyrë pjeshke: Modesti
Trëndafilat vjollcë: Një ngjyrë e pazakontë që nënkupton magjepsje.
Trëndafilat portokalli: Një ngjyrë energjike dhe e gëzuar që flet në gjuhen e dëshirave më të fshehta.
Trëndafilat e verdhë: Pabesi
Trëndafilat pink (rozë e fortë): Mirënjohje dhe falenderim.