Pse nuk ka nxjerrë asnjë foto të Martinajt? Sejamini lëshon deklaratën e fortë: Policia ka frikë se…

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Neritan Sejamini thotë se Policia e Shtetit nuk do të luftojë krimin, i cili sot është i shtrirë në të gjithë vendin. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” , Sejamini tha se krimi sot është faktor i rëndësishëm ekonomik, politik dhe i drejtësisë. 

“Për Martinajn nuk ka asnjë fotografi të tij nga policia. Në media janë foto që janë kapur diku.

Pse ky person që supozohet që ka inskenuar zhdukjen e tij ose është rrëmbyer, pse policia nuk ka hedhur në treg një fotografi të këtij personi? Ky fakt është domethënëse.

Kemi polici që nuk do ta sulmojë krimin. Policia ka frikë se mos i ngel ndonjë ngjarje në dorë, si kjo apo si Dumani. Dumani u plagos, udhëtoi nga Elbasani në Fier dhe u zbulua sepse e shitën. Pra kemi polici që nuk do të luftojë krimin.

Këta sa kapen tregojnë, pra nuk ka as sofistikim. Nuk ka nevoje për metoda të sofistikuara hetimi. Ka disa lloje vrasje me pagesë.

Është bërë si të porosisësh pica. Krimi është në sipërfaqje fare dhe policia nuk vepron. Kemi industri të krimit dhe ekonomi të krimit. Është ekonomi informale dhe kriminale.

Jetojmë në shoqëri, ku krimi është shoqëri më vete. Sot krimi është faktor i rëndësishëm ekonomik, politik dhe i drejtësisë”, deklaroi Sejamini. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *