2024 – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Rekord global/ Temperaturat e vitit 2024, më të lartat në histori
Viti i kaluar u shpall si më i nxehti në historinë e matjeve globale të temperaturës që nga viti 1850, sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA).

Temperaturat globale mesatare ishin 1.46 gradë Celsius më të larta krahasuar me periudhën paraindustriale, kur njerëzit nuk kishin nisur ende djegien masive të karburanteve fosile, raportoi Guardian.

Këto rezultate përputhen me të dhënat e Bashkimit Evropian, të publikuara këtë javë, që tregojnë gjithashtu një rekord për vitin 2024, me një rritje prej 1.6 gradë Celsius mbi nivelin paraindustrial. Edhe NASA, e cila analizoi të dhënat e veta, konfirmoi se 2024 ishte një vit rekord, me temperatura 1.47 gradë Celsius mbi periudhën paraindustriale.

“Të gjitha analizat pajtohen. Tendencat afatgjata janë shumë të qarta,” tha Gavin Schmidt, një nga shkencëtarët kryesorë të klimës në NASA.

Vrasjet që tronditën opinonin publik në vitin 2024
Viti që lamë pas, u trondit nga ngjarje të rënda që në fillim të janarit. Krimet në familje, atentatet mafioze, të pafajshmit që humbën jetën nga kriminelët, vrasje me dashje apo vrasje në rrethana cilësuese, disa prej tyre të zbardhura në kohë rekord e disa të tjera ende pa autor.

Më poshtë po listojmë krimet që tronditën vendin në 2024–ën

Vëllai vret vellanë – 4 janar në Tiranë

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur mëngjesin e 4 janarit në Tiranë në zonën e Freskut. Vehap Cami, qëlloi për vdekje ndaj vëllait të tij Lulëzim Cami, dhe më pas vrau veten. Konflikti mes tyre nisi për shkak të një prone në fshatin e lindjes, në Tërbaç të Bulqizës. Viktima Lulëzim Cami, nuk pranonte të firmoste për shitjen e kësaj prone, ndërsa vëllai që i mori jetën me tek plumb insistonte për të kundërtën.

Ekzekutimi i Gëzim Sinomatit – 7 janar në Vlorë

23-vjeçari Gëzim Sinomati, u ekzekutua mbrëmjen e 7 janarit sapo ka dalë në ballkonin e banesës së tij në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë. Viktima ishte djali i Sokol Sinomatit, i njohur si ‘buzëderri’, ish-anëtarit të bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë, i cili është arrestuar për vrasjen e një personi në vitin 2000.

Babai merr hakun e të bijës, ekzekuton 52-vjeçarin – 21 janar në Mat

63-vjeçari Islam Meta, ka ekzekutuar me armë zjarri 52 vjeçarin Petrit Kuka dhe pas vrasjes u vetëdorëzua. Vrasja ishte hakmarrje ndaj një ngjarjeje të vjetër të ndodhur 11 vite më pare, ku Petrit Kuka i kishte plagosur të bijën, pas një konflikti për motive të dobëta.

Atentat në një firmë inertesh – 10 shkurt në Kurbin

Selman Mihana, ekonomist në një firmë inertesh në Kurbin u vra aksidentalisht në ambientet e punës. 70-vjeçari kishte shkuar në punë si çdo ditë tjetër, por ra pre e plumbave brenda ambienteve të punës.

Sipas Policisë së Kurbinit, shënjestër e atentatit ishte pronari i firmës së inerteve, Ardjan Gjeloshi, i cili fatmirësisht shpëtoi me plagë të lehta.

Fëmijët vranë mizorisht dhe groposën babanë e tyre, Pellumb Meta –10 shkurt në Shënavlash

Më 10 shkurt 2024, në fshatin Shënavlash të Durrësit, 49-vjeçari Pëllumb Meta, u vra në banesën e tij dhe më pas u gropos në kasollen e bagëtive nga tre fëmijët e tij: Hyseni, Amarildo dhe Hygerta Meta.

Fillimisht, vajza Hygerta pranoi autorësinë e krimit, por hetimet e mëvonshme treguan se djali i madh, Hyseni, ishte qitësi kryesor, në bashkëpunim me të motrën.

Familjarët u dërguan në poligon qitjeje, ku u konstatua se të gjithë dinin të përdornin armën, duke përfshirë edhe vajzën Hygerta. Të tre fëmijët janë arrestuar dhe po hetohen për vrasjen e babait të tyre, ndërsa bashkëshortja e viktimës është proceduar në gjendje të lirë. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

46-vjeçari qëllon për vdekje fqinjin, shkak parkingu – 14 shkurt në Durrës

46-vjeçari Halil Koka, u vra me thikë në zemër nga fqinji i tij Ilir Koçilja në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit. Sherri mes tyre nisi në oborrin e pallatit e më pas u zhvendos disa metra më larg, në rrugë kryesore, përpara shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”.

Pas përplasjes fizike mes tyre, 46-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u ndoq nga agresori i cili e qëlloi dy here me thikë. Konflikti mes tyre kishte nisur disa ditë para vrasjes për një vend parkimi në rrugicën e lagjes.

Qëlloi 40-vjeçarin për pronën dhe më pas veten – 28 shkurt në Korçë

Mbrëmjen e 28 shkurtit në lagjen 18 në Korçë, Ilia Lluka, qëlloi për vdekje një 40-vjeçar dhe më pas vrau veten. Lluka ishte duke qëndruar në këmbë, teksa i afrohet shumë afër Emiljano Pines duke e qëlluar për vdekje. Sapo 40-vjeçari është shtrirë në tokë, Ilia ka drejtuar armën drejt vetes. Babai i autorit Ilia Lluka, bashkëjetonte me nënën e viktimës Emiljano Pine. Babai i autorit ka dashur që shtëpinë e tij t’ia linte trashëgim djalit të bashkëjetueses Emiljano Pine ç`ka e ka shtyrë këtë të fundit të kryejë krimin makabër.

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas – 15 mars në Larushk të Krujës

Ish-polici i Burgjeve, Gentian Bejtja, 42 vjeç, u ekzekutua pasditen e 15 marsit në banesën e tij në Larushk të Krujës. Ngjarja ndodhi në oborrin e shtëpisë, ndërsa në vendin e krimit policia gjeti 28 gëzhoja automatiku. Gentjan Bejtja, ka qenë edhe më herët objektivi i sulmit me armë në korrik 2023, ku është sulmuar me armë automatike nga tre persona ende të paidentifikuar. Ndërkohë, në një tjetër atentat ndaj Bejtjas, mbeti i vdekur vëllai i gruas së tij Ramazan Sino.

Vrasja e 19-vjeçarit Aurelio Dervishi – 31 mars në Tiranë

I riu u vra me thikë mbrëmjen e 31 marsit 2023 tek rrethi i Shkozës. Katër të rinjtë u konfliktuan me 18-vjeçarin Aurelio Dervishi, teksa ky i fundit doli nga automjeti i tij. Në një moment gjatë zënkës 18-vjeçari u qëllua me thikë në gjoks, e duke mos arritur t’i mbijetonte dot plagëve të marra ndërroi jetë rrugës për në spital.

Dyshohet se shkak për nisjen e sherrit mes të rinjve është bërë një vajzë, e cila në momentet që ndodhi takimi mes dy grupeve, ndodhej në automjetin e viktimës.

Vritet çifti, Kosta dhe Kleoniqi Ilia – 2 maj në Dropull

Një ngjarje e rëndë u zbulua në fshatin Bodrishtë të Dropullit më 2 Maj. Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88-vjeç, u gjetën të pajetë në banesën e tyre. 3 ditë pas ngjarjes, policia deklaroi se sipas hetimeve personi që i ka vrarë është fqinji i tyre Thoma Mastora, i cili raportohet se kishte pasur konflikte të mëparshme me çiftin e ndjerë.

Vrasja e Indrit Hyllit – 11 maj në Shkodër

Një sherr banal, nën efektin e alkoolit, ka shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur në orët e para të 11 majit në fshatin Zus të qytetit të Shkodrës. Si pasojë humbi jetën shtetasi Indrit Hylli, 22-vjeç, ndërsa i plagosur mbeti Jetmir Molla, i cili mori një plumb në këmbë. Viktima dhe i plagosuri kanë qenë së bashku në lokal, ku mes tyre dhe autorit ka nisur një debat banal i çastit, që më pas ka gjeneruar në përdorimin e armës.

Vrasja e efektivit Novruz Cenalia – 13 maj në Fier

Më 13 maj 2024, në fshatin Baltëz të Fierit, efektivi i Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia, 28-vjeç, u vra me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:15, ndërsa Cenalia, i veshur me uniformën e policisë, po shkonte për të marrë shërbimin.

Gjatë një konflikti të çastit, ai u qëllua me plumb në kokë nga Azgan Mërnica, 23-vjeç, i cili më pas u largua nga vendngjarja. Më 15 maj 2024, pas dy ditësh në arrati, Azgan Mërnica u vetëdorëzua në Policinë e Fierit, pas negociatave me familjarët e tij. Ai deklaroi se konflikti me Cenalian, kishte ndodhur për shkak të një keqkuptimi gjatë kalimit në rrugë, duke menduar se efektivi e kishte ofenduar.

Vrasja e recepsionistit – 6 qershor në Dhërmi

Më 6 qershor Gerald Shehu, ekzekutoi recepsionistin Eraldo Nevruzi në hotel ‘Greccia’ në Dhërmi. Të dy, autori dhe viktima kanë qenë në brendësi të hotelit kur dyshohet se dhe janë konfliktuar. Gerald Shehu, ka nxjerrë armën dhe dyshohet se e ka goditur me një plumb në kokë. E gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë së hotelit.

Pas krimit, 43-vjeçari u largua me automjetin tip Audi A8 në drejtim të Greqisë me targa angleze, ndërsa trupin e viktimës mbështjellë me çarçaf e hodhi përgjatë itinerarit në drejtim të Greqisë. Gerald Shehu, autori i vrasjes së Eraldo Nevruzit, recepsionistit të hotelit Grecia në Dhërmi, ende nuk është ekstraduar.

43-vjecari Shehu ndodhet në Korfuz, ku po mbahet në ambientet e vuajtjes së dënimit, vend ky ku ka qëndruar pas arrestimit në Korfuz të Greqisë.

Tritoli ndaj motrave Nikolli që i mori jetë Enea Thomaraj – 14 korrik në Elbasan

29-vjeçari Enea Thomaraj, u plagos rëndë nga tritoli që u vendos në banesën e dy motrave Nikolli, më 14 korrik pasi Giovana Nikolli iu drejtua me një video Nuredin Dumanit. Banesa e Themollarit ishte ngjitur me banesën e motrave Nikolli në pallatin ku jetonin, ndërsa tritoli hodhi derën e banesës së të riut i cili ndenji rreth 3 muaj në koma. Më 4 tetor, Thomaraj ndërroi jetë nga plagët e marra.

Atentati i trefishtë – 20 korrik në Memaliaj

Më 20 korrik 2024, në Memaliaj ndodhi një atentat i trefishtë ku humbën jetën tre persona: Shyqyri Kalemi, Gledio Muka dhe Marsel Çela. Pas krimit, autorët u larguan me shpejtësi. Më vonë, policia gjeti një automjet të djegur në fshatin Bejaj të Mallakastrës, brenda të cilit u zbuluan tre armë zjarri kallashnikovë, që dyshohet se u përkisnin autorëve.

Sipas hetimeve paraprake, shënjestra kryesore ishte familja Kalemi, e njohur për përfshirje në konflikte të mëparshme. Andrea Kalemi, kishte shpëtuar nga disa atentate të mëparshme, si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri. Dy viktimat e tjera, Muka dhe Çela, konsiderohen si viktima të pafajshme, të cilët u gjendën në vendin dhe kohën e gabuar.

Krim i dyfishtë në familje – 6 gusht

69-vjeçari, Hysen Islamaj gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij Shano Islamaj. Pas kësaj i moshuari, është konfliktuar edhe me djalin e tij, Klemendin Islamaj. Ky i fundit e ka shtyrë të atin nga shkallët e banesës dhe si pasojë 69-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Krim në azil – 8 gusht në Tiranë

Një krim i rëndë ka ndodhur në azilin privat të të moshuarve në kryeqytet, ku 78-vjeçar Zyhdi Shehi, ka goditur disa herë me bastun hekuri shokun e tij të dhomës, Virxhil Vesho, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Mes dy të moshuarve debati ka qenë banal, teksa autori e ka akuzuar shokun “pse i kishte zënë krevatin”. Ndërkohë, autori ka thënë se e ka qëlluar me shkop hekuri shokun e tij të dhomës, pasi ai e bullizonte.

Vrasja e dyshimtë e Egli Progës – 10 gusht në Pogradec

Rreth orës 19:09 të 10 gushtit, në afërsi të vendit quajtur “Axhensia”, tek rreth-rrotullimi, lagjja nr.2 në Pogradec, është gjetur një person i shtrirë pa ndjenja Egli Proga. Sipas Prokurorisë, Proga, baba i dy fëmijëve, është dërguar në spital pa shenja jete. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti fizik dhe verbal mes viktimës dhe Denis Meçes.

Djali vret babanë – 13 gusht në Shënavlash

Më 13 gusht 2024, në fshatin Shënavlash të Durrësit, u vra 62-vjeçari Enver Balla. Autori i dyshuar është djali i tij, Esmerald Balla, 30-vjeç, i cili pas një konflikti për motive ekonomike qëlloi të atin me armë zjarri. Pas krimit, me ndihmën e shokut të tij, Edison Brahaj, 25-vjeç, transportuan trupin dhe e hodhën në një pus pranë banesës. Konflikti mes babait dhe djalit, dyshohet të ketë lindur për shkak të zhdukjes së një shume prej 75,000 eurosh nga kasaforta e familjes. Të dy akuzonin njëri-tjetrin për humbjen e parave, ç`ka çoi në përshkallëzimin e debatit dhe përfundimisht në vrasje.

Vrasja e Frederik Radit – 18 gusht në Mirditë

Më 20 gusht 2024, në fshatin Lajthizë të Mirditës, u zbulua trupi i pajetë i 68-vjeçarit Frederik Radi, i cili ishte qëlluar për vdekje me armë zjarri në banesën e tij. Vajza e viktimës, Leonora Radi, pasi kishte humbur kontaktet me të atin për dy ditë, udhëtoi drejt fshatit dhe e gjeti atë të vdekur në shtëpi. Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona, kryesisht banorë të fshatit, por ende nuk ka arritur të identifikojë autorin e krimit.

Mathew James Wertz vret gruan e tij, dy qentë e tyre dhe veten– 19 gusht në Tiranë

Shtetasi amerikan Matthew James Wertz, 55-vjeç, vrau gruan e tij, Indah Lilis Sartika Saragih, dhe dy qentë e tyre, përpara se të vetëvritej. Ngjarja ndodhi në banesën e tyre në rrugën ‘Vangjel Noti’ në Laprakë, Tiranë. Wertz, mësues në një shkollë private në Tiranë, la një letër për babanë e tij, ku kërkonte falje për veprimet e kryera.

Vrasja e Faik Ajdinit – 19 gusht në Memaliaj

Blerti Kanushi në bashkëpunim me shtetasin Skënder Ajdini, më datë 19 gusht 2024, rreth orës 07:00 të mëngjesit, kanë kryer vrasjen me thikë të shtetasit Faik Ajdini dhe më pas Blerti Kanushi është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kryerjes së krimit, Skëndër Ajdini me shtetasen Darovi Ajdini kanë kryer veprime aktive për pengimin e zbulimit të së vërtetës, duke bërë përpjekje për të zhdukur provat e krimit.

Vrasja e dyfishtë – 19 gusht në Velipojë

Në plazhin e Velipojës, rreth orës 22:00, u qëlluan për vdekje Arsid Hoxha, 22-vjeç, dhe kunati i tij, Ersild Ishmi, 33-vjeç. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të mëparshëm mes viktimave dhe dy vëllezërve, Gëzim dhe Eduart Frroku, pronarë të një hoteli në zonë. Në qershor 2024, Ishmi kishte kanosur me armë një kuzhinier të hotelit të vëllezërve Frroku, ç`ka mund të ketë përshkallëzuar tensionet mes tyre. Pas ngjarjes, autorët e dyshuar, vëllezërit Frroku, u shpallën në kërkim nga policia. Forcat e rendit ndërmorën operacione për kapjen e tyre, por deri më tani ata nuk janë arrestuar.

Vrasja e Amarildo Hoxhallarit – 24 gusht në Tiranë

Pas një sherri me motive të dobëta, për shkak të ngacmimit të të dashurës së autorit të dyshuar, mbeti i vrarë me 4 goditje thike në trup, 34-vjeçari Amarildo Hoxhallari. Autori i dyshuar Darmend Keli, ka rrëfyer dhe këmbëngulur se ka qenë ngacmimi që Hoxhallari, i ka bërë të fejuarës së tij që denigroi situatën dhe ka çuar deri në ngjarjen e rëndë.

Atentati ndaj Elis Rroshkodolit – 30 gusht në Shkodër

Atentati ndaj Elis Rroshkodolit, ndodhi më 30 gusht 2024. 36-vjeçari, një person me precedent të mëparshëm kriminal, u ekzekutua me breshëri plumbash teksa ishte ulur në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër. Pas hetimeve policia arrestoi Xhulio Malon, 26-vjeç pasi akuzohet se siguroi kushtet dhe mjetet për të kryer vrasjen, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorët e tij të identifikuar, të dyshuar si vrasës me pagesë.

Vrasja e dy vëllezërve – 10 shtator në Roskovec

Një grindje që nisi midis fëmijëve, përfundoi me dy viktima në Kurjan të Roskovecit. Ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Kurjan të Roskovecit, ku dy vëllezërit, Gramoz dhe Vladimir Kurtaj, 52 dhe 46-vjeç, mbetën viktima. Autori i ngjarjes Ervis Kuka u vetëdorëzua, ndërsa fëmijët u ndaluan një ditë më pas (11 Shtator), pas kërkimeve të policisë dhe kontrolleve, në një banesë në fshatin Cukalat, ku dhe fshiheshin.

Masakra e Dobraçit me 4 viktima – 30 tetor

Më 30 tetor 2024, në lagjen Dobraç të Shkodrës, ndodhi një atentat me armë zjarri që rezultoi në katër viktima: Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti Bashkim dhe Flutura Basha. Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ishin objektivat kryesorë të atentatit. Bashkim dhe Flutura Basha, një çift bashkëshortësh, u vranë si kalimtarë të rastit. Pas kryerjes së krimit, autorët braktisën dhe dogjën automjetin në fshatin Golem, rreth 5 kilometra larg vendit të ngjarjes. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, arrestoi katër efektivë policie të forcave “Shqiponja” për “shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se lejuan persona të paidentifikuar të qëndronin brenda perimetrit të sigurisë në vendngjarje.

Ekzekutimi i biznesmenit Eduart Reçi- 13 nëntor në Tiranë

Më 13 nëntor 2024, në Tiranë, u vra biznesmeni 52-vjeçar Eduart Reçi. Ngjarja ndodhi pranë rrugës “Faik Konica”, afër Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Reçi u qëllua me një plumb në kokë ndërsa ndodhej në ambientet e pallatit të tij, duke përdorur celularin. Policia e Tiranës zbardhi vrasjen ndërsa arrestoi dy vëllezërit, Shkëlqim Dukaj, 48-vjeç, oficer Policie dhe Florian Dukaj, 45-vjeç, të dy banues në Tiranë.

Burime nga grupi hetimor bëjne me dije se ka qenë pikërisht efektivi Shkëlqim Dukaj, 48-vjeç, i njohur si një qitës shumë i mirë mes uniformave blu. Vëllai i autorit të dyshuar Florjan Dukaj 45-vjeç, ka ndihmuar në ekzekutim që dyshohet për shkak të konflikteve për motive pronësie.

Ekzekutimi i Klaudio Prendit- 18 nëntor në Tiranë

Më 18 nëntor 2024, në zonën e Xhamllikut në Tiranë, u ekzekutua 28-vjeçari Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. Prendi sapo kishte dalë nga një lokal dhe po i afrohej automjetit të tij tip “G Class” kur u qëllua me armë zjarri me silenciator. Autorët e sulmit, të cilët dyshohet se ishin tre, iu afruan dhe e qëlluan me plumba në kokë dhe gjoks, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Deri më tani, autorët e krimit nuk janë identifikuar apo arrestuar nga uniformat blu.

Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij- 18 nëntor në Tiranë

Martin Cani, 14-vjeç, humbi jetën më datë 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës “Fan Noli”, ku studionte, gjatë sherrit me të dyshuarin M.P. Gjatë sherrit mbeti i plagosur edhe shoku i tij 14-vjeç, L.M i cili është larguar në Itali për mjekim të specializuar. Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për masën e sigurisë “arrest në burg” për 14 vjeçarin, të arrestuar si autor të dyshuar i vrasjes së Martin Canit.

33-vjeçari vret shokun – 2 dhjetor në Durrës

33-vjeçari Branko Shkoza, më 2 Dhjetor pas një përplasje fizike me shokun e tij Majlind Habibi është hedhur nga ky i fundit nga ura, ku si pasojë humbi dhe jetën.

Të dy të rinjtë, me njohje mes tyre, kanë qenë të dehur në momentin e konfliktit, kurse shkak dyshohet se është bërë ngacmimi i gruas së autorit nga viktima, por hetimet janë ende aktive për rastin. Pas ngjarjes, i dyshuari e ka fshehur krimin, duke mos treguar, derisa trupi u gjet pas tre ditësh kërkime. Pas arrestimit, i dyshuari ka shprehur pendesë dhe tha se nuk kishte për qëllim ta vriste.

Vritet Alfred Dedja – 1 dhjetor në Tiranë

50-vjeçari Alfred Dedja, u ekzekutua me armë pasditen e 1 dhjetorit brenda në një lokali në Ndroq në periferi të Tiranës. Autori i dyshuar sipas policisë është Julian Gjoshi, kunati i Altin Hajrit, pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, i kërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në Janar 2020 ku dhe viktima kishte punuar si menaxher. Vrasja ndodhi në orën 15:30. Autori ka qenë me mikun e tij ku është qëlluar disa herë me pistoletë, të cilën 27 vjeçari e ka pasur në xhepin e xhupit dhe nuk e ka nxjerrë për asnjë moment.

Gruaja vret burrin me sëpatë – 24 dhjetor në Sarandë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku 49-vjeçarja Elvira Tahiraj, ka vrarë burrin e saj me sopatë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Metoq në familjen Tahiraj. Mësohet se gruaja, Elivra, ka goditur burrin me sopatë në kokë, Llazar Tahiraj teksa 55-vjeçari ishte duke fjetur gjumë. Elvira Tahiraj 49-vjeç, ka pranuar krimin e rëndë, teksa dyshohet se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Fqinji vret fqinjin – 30 dhjetor në Durrës

Një ngjarje e rëndë u shënua në Durrës, ku 39-vjeçari Fation Janina, ka qëlluar për vdekje me thikë dhe çekiç fqinjin e tij 82-vjeçarin Paulin Gina. 39-vjecari Fatjon Jani, ka pranuar autorësinë dhe ka deklaruar se viktima nuk pranoi ti jepte borxhin prej 200 mije lekësh.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Horoskopi për ditën e sotme, 12 gusht 2024
Dashi

Nevojitet një sasi e barabartë shtytje dhe tërheqjeje për të arritur suksesin që kërkoni. Qëllimet tuaja janë me siguri të arritshme dhe ju keni mbështetjen e të tjerëve për t’i realizuar këto synime. Besoni në veten tuaj dhe të tjerët.

Demi

Merrni parasysh të ndiqni ndonjë kurs artistik. Bëni diçka për t’i nxjerrë lëngjet tuaja krijuese. Sa më shumë të mund të futni këtë frymë imagjinative në punën tuaj gjatë javëve të ardhshme, aq më mirë do të jeni.

Binjaket

Përpjekja juaj agresive ka një nuancë fantazie në të, duke krijuar recetën e përsosur për sukses. Mos kini frikë ta lini veten të ëndërrojë, duke i mbajtur këmbët të vendosura fort në tokë. Ky është një kombinim fitues që do t’ju shërbejë mirë.

Gaforrja

Një person që ju mund ta konsideroni si një sharm me fat ka ardhur me një ide të shkëlqyer. Ky person është gati për të ecur përpara dhe po pyet nëse doni të hidheni në projekt. Mos kini frikë të thoni po. Kjo është mundësia që po kërkoni.

Luani

Jepni opinionin tuaj sot sepse mund të mos keni një shans për nesër. Asnjëherë nuk e dini se çfarë do të sjellë e ardhmja, prandaj është e rëndësishme që të jepni mendimin tuaj dhe të përfitoni nga mundësitë kur ato vijnë. Ky është çelësi për ju sot.

Virgjeresha

Fati i zonjës po bashkohet me ju dhe mund të besoni se ajo do të jetë në anën tuaj për dy javët e ardhshme. Besoni se ky fat i mirë do t’ju tërheqë nëpër çdo situatë të vështirë në të cilën mund të futeni. Rrjeti juaj i sigurisë është aty për ju.

Peshorja

Dikush apo diçka kërkon një shtytje të fundit sot. Mos u dorëzoni derisa të bëhet kjo përpjekje përfundimtare. Njerëz të tjerë mund të kenë hequr dorë, por kjo nuk është arsye që ju të bëni të njëjtën gjë. Provojuni të tjerëve se mund ta përfundoni atë që keni filluar.

Akrepi

Energjia juaj është e fokusuar në inovacion dhe kjo do të sjellë shpërblim të jashtëzakonshëm. Do të ndjeni një tërheqje të natyrshme drejt ideve të reja. Bashkojuni personave që e nxisin suksesin tuaj dhe do ta shikoni veten shume përpara.

Shigjetari

Arritja e një ekuilibri të mirë midis lëvizjes përpara dhe këmbënguljes dhe pranueshmërisë dhe pasivitetit është një koncept kyç për ju sot. Këto dy pjesë të personalitetit tuaj në fakt po funksionojnë mjaft harmonikisht, duke e bërë më të lehtë për ju që ta arrini këtë.

Bricjapi

Mbështetja që keni pritur do të jetë e suksesshme për ju. Ju mund të jeni të sigurt se të tjerët janë vërtet pranë jush kur keni nevojë për ta – veçanërisht në lidhje me situatat e lidhura me punën. Ju nuk jeni vetëm. Besoni dhe kini besim te të tjerët.

Ujori

Integroni idetë që zakonisht i shpërfillni. Në vend që të ulni hapur konceptet që janë të huaja për ju, tani është koha për t’i integruar ato në mënyrë krijuese në regjimin tuaj të punës. Suksesi është i juaji kur ju hapni derën për mundësi të tjera.

Peshqit

Ju po kaloni një periudhë të vështirë në lidhje me karrierën tuaj dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Mos pretendoni se gjithçka është e mrekullueshme sepse nuk është ashtu. Kërkoni nga të tjerët ndihmë dhe këshilla, por në fund kuptojeni se vetëm ju mund ta bëni veten të lumtur.

Arrestohet mundësi në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’!
Mohamed ‘Kesho’ Ibrahim, një mundës olimpik egjiptian, është arrestuar në Paris për një sulm të dyshuar seksual. Prokuroria e Parisit njoftoi se më 9 gusht, rreth orës 5 të mëngjesit, Ibrahim, i lindur në mars 1998 në Egjipt dhe pjesë e delegacionit olimpik, u ndalua para kafenesë Oz.

Ai dyshohet se ka prekur të pasmet e një klienti në kafene. Komiteti Olimpik Egjiptian (EOC) ka konfirmuar se Ibrahim, i cili fitoi një medalje bronzi në Lojërat Tokio 2020, ishte anëtar i ekipit. EOC njoftoi se ai do të hetohet nga komiteti i etikës dhe mund të përballet me një ndalim të përjetshëm nga konkurrimi.

“Nëse pretendimet vërtetohen, mundësi do të përballet me pezullim të përhershëm dhe do të ndalohet nga pjesëmarrja në garat vendase dhe ndërkombëtare,” thuhet në njoftim.

“2024 si 1945”, Malltezi: Komunistët burgosin nacionalistët
Dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka akuzuar ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja se ka emëruar militantë të PS në sistemin e drejtësisë.

Pas reagimit të Manjës për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke u shprehur ‘të flasë drejtësia’, Malltezi ka postuar një foto të një militanti socialist Besmir Karaxha, i cili është emëruar Oficer i Policisë Gjyqësore nga ministri i Drejtësisë.

“Ky në të majte tha sot për Beqjen “të flasë drejtësia” por në drejtësi ka emëruar këtë Karaxhën në të majtë që e ka si kamikaz. Emëruan nga gjyqtarët, prokurorët, hetuesit, deri tek policët të gjithë monizëm edramist”, shkruan Malltezi në Facebook.

Viti 2024 nis me ulje pagash si në shtet dhe në privat
Viti 2024 ka nisur me ulje pagash si në sektorin shtetëro ashtu dhe atë privat në krahasim me fundin e 2023.  Sipas INSTAT, Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2024, është 73.641 lekë nga 75 mijë lekë në fund të vitit të kaluar, me një rënie prej gati 2%.

Ulja e pagave në tremujorin e parë të vitit përgjithësisht është e lidhur me faktin se në tremujorin e fundit shumë kompani japin shpërblime për punonjësit, duke bërë që paga e tyre të rezultojë më e lartë në tremujorin e fundit të vitit.

INSTAT sqaron se shpërblimet dhe shtesat mbi pagë janë një pjesë e pagës mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, të cilat në fund të çdo gjashtëmujori rrisin ndjeshëm pagën mesatare mujore bruto.

Pagat në shtet u ulën me 3.2% në tremujorin e parë në krahasim me fundin e vitit dhe ato në privat me rreth 1%. Megjithatë, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, paga në ekonomi u rrit me 13,8 %.

Ndryshimi vjetor, pagat në shtet rriten shumë më shpejt se në privat

Paga mesatare në shtet në tremujorin e parë arriti në 85 mijë lekë, me një rritje prej 14% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e pagave u udhëhoq nga reforma e qeverisë për barazimin e pagave me rajonin. Një tjetër arsye ishte “nxitja” e privatit për të paguar më shumë punonjësit.

Por, privat e ka ndjekur shtetin me ritme më të ngadalta. Paga mesatare mujore në privat në tremujorin e parë ishte 68.7 mijë lekë, me rritje 10% me bazë vjetore.

Bankat dhe komunikacioni paguajnë më shumë

Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të parë 2024, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të parë 2024 paga mesatare bruto për grup- aktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 15,3 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti Informacioni dhe komunikacioni prej 6,9 %.

Gjatë tremujorit të parë 2024, grup-profesionet e “Manaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar./Monitor

Denaj: Eksportet e perimeve, rritje me 23,9 % në janar-prill 2024
Eksportet e perimeve kanë shënuar rritje në vlerë dhe sasi edhe gjatë këtij viti, duke treguar ecurinë e qëndrueshme të sektorit të bujqësisë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se “katërmujori i parë i këtij viti ka dhënë një sinjal të fortë pozitiv për eksportin e perimeve, me një rritje prej 23,9% në sasi dhe 12,5% në vlerë, krahasuar me një vit më parë”.

Denaj tha se, treguesit pozitivë afirmojnë cilësinë dhe rritjen e prodhimit të perimeve vendase, falë punës së palodhur të fermerëve tanë.

“Më shumë prodhime vendase dhe një Shqipëri krenare në tregjet ndërkombëtare në sajë të politikave tona për bujqësinë e qëndrueshme”, u shpreh ministrja.

Klima e favorshme, afërsia me tregjet evropiane, mundësia për mbulimin e tregjeve rajonale me potenciale të pashfrytëzuara, si dhe fuqia punëtore me kosto të ulët, e bëjnë Shqipërinë një vend me potencial premtues në disa sektorë, por veçanërisht në bujqësi.

Luani: Horoskopi vjetor për 2024
Pjesëtarët e shenjës së Luanit janë dinamikë, të fuqishëm, mbresëlënës, posesivë… Të ndershëm dhe fisnikë, të kujdesshëm në çështjet e dashurisë dhe emocioneve.

Luanët janë mjaft erotikë dhe kanë mjaft përvojë dashurie.Përpiqen vazhdimisht të plotësojë dëshirat më të fshehura të personit të tij të dashur, duke treguar dhe shprehur dashurinë vazhdimisht. Luanët janë të zjarrtë, si në dashuri ashtu edhe në grindje. E meta e tyre është posesiviteti.

Shikoni horoskopin vjetor të pjesëtarëve të shenjës së Luanit për vitin 2024.
Në përgjithësi

Viti do të fillojë me vullnetin dhe entuziazmin tuaj dhe disa ëndrra të papërfunduara deri më tani do të realizohen në vitin 2024. Këtë vit mund të ketë disa strese, por guximin nuk do ta humbisni. Sukses me mundësi të reja, i pret të angazhuarit në lloje të ndryshme kërkimesh. Marrëdhënia juaj me personin që e dashuroni mund të zhvillohet në martesë. Kini kujdes në tetor, sepse mund të largoheni nga bashkëshorti për shkak të një konfuzioni, ndaj do t’ju duhet të veproni me shumë kujdes.

Nëse jeni beqarë, fillimi i vitit është i dobishëm, shumë optimist dhe shumë energjik dhe jeni në formë të shkëlqyer. Do t’i shumëfishoni shanset për të krijuar një marrëdhënie romantike. Stabiliteti dhe ekuilibri gjejnë vendin e duhur në jetën tuaj. Përpjekjet tuaja shpërblehen. Mendja juaj e fuqishme i bën ëndrrat tuaja realitet. Vera e vitit 2024 paralajmëron takime të paprecedentë, flirte të ndryshme, si dhe dashuri me shikim të parë. Marrëdhëniet janë premtuese dhe ju bëni plane afatgjata. Ju dashuroni me gjithë shpirt. Nëse ëndërroni të krijoni familjen tuaj, me afrimin e vjeshtës, dëshirat tuaja do të plotësohen.

Ju nuk lini askënd indiferent. Përkundrazi, karizma juaj tërheq shumicën e atyre që ju afrohen nga afër ose larg. Ju nuk keni asgjë për t’u frikësuar. Në pranverë, mund të dëshironi të krijoni rregull në kopshtin tuaj. Mbani lidhjet më pozitive, ato që ju bëjnë të lumtur. Ju përfitoni nga një jetë e kënaqshme në një marrëdhënie që përmbush pritjet tuaja. Sigurohuni që të rregulloni orarin tuaj nga fundi verës për të shfrytëzuar sa më shumë kohën me miqtë tuaj. Në vjeshtë krijohen marrëdhënie të reja me njerëz të rinj.

Hiperaktiviteti juaj nuk është gjithmonë më i dëshiruari, sidomos gjatë pranverës. Përveç alergjive të vogla, me siguri do të pasojë një rënie energjie dhe një humbje motivimi. Kujdesuni, merrni vitamina, mbroni veten nga alergjitë, ajrosni mirë shtëpinë tuaj. Mendja juaj qëndron në gjendje relaksimi për një pjesë të mirë të vitit. Duhet të mbani optimizmin dhe buzëqeshjen në fytyrën tuaj. Dukja juaj e mrekullueshme ndoshta do t’i bëjë disa njerëz xhelozë. Gjatë vjeshtës keni nevojë për pushime, ndaj rezervoni kohën e nevojshme. Mos e teproni me aktivitetet, sepse edhe ju keni limitet tuaja.

Lëvizjet planetare sugjerojnë se ky vit do të jetë i bekuar në shumë aspekte të jetës për Luanin, ndaj 2024-ra do të jetë një vit i mrekullueshëm për ju. Yjet tuaja duket se shumë shkëlqejnë që nga fillimi i vitit deri në maj. Jupiteri do ju mundësojë të arrini përfitime të mëdha financiare. Nëse dëshironi të bëheni prindër, fati do t’ju bekojë këtë vit. Ky bekim do t’ju japë kënaqësi të pamasë. Ky vit do të jetë i suksesshëm për ata që provojnë fatin në bursë dhe në biznesin privat. Në frontin e punës, njerëzit e punësuar ka të ngjarë të kenë rezultate të shkëlqyera në vendin e tyre të punës dhe do të shpërblehen në përputhje me rezultatet. Biznesi i tregtarëve do të rritet ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme. Ky vit do të sjellë shumë dashuri, gëzim dhe lumturi në jetën e dashurisë së çifteve të Luanëve. Ky vit do t’ju çojë në nivele të reja. Nëse keni fëmijë të rritur, ata mund të gjejnë një punë ose do t’ju kërkojnë ndihmë për të bërë ndonjë punë

Të punësuarit, mund të transferohen në angazhime tjera gjatë dy muajve të parë të vitit. Përveç kësaj, nëse punoni në sektorin privat dhe jeni në kërkim të një pune të re, dëshira juaj mund të plotësohet në këtë periudhë, pra në tremujorin e parë të vitit, si dhe është e mundur të transferoni vendin e punës në një vend tjetër.

Mesi i vitit mund t’ju ofrojë mundësi të shumta pune. Ju mund të keni aq shumë perspektiva të mrekullueshme për punë sa është e pamundur të zgjidhni midis tyre. Por përpara se të bashkoheni me ndonjë kompani, sigurohuni që të keni informacion të plotë për të. Korriku do të jetë një muaj i ngarkuar dhe do të jeni jashtëzakonisht të ngarkuar në punë. Ka mundësi që gjatë kësaj periudhe të keni mundësi të udhëtoni në një shtet tjetër, qytet, apo edhe jashtë vendit për punë dhe kjo mundësi t’ju ndihmojë në karrierën tuaj, ndaj mos e humbisni.

Muaji gusht mund të jetë i vështirë për biznesin tuaj. Në një situatë të tillë, duhet të vazhdoni me përpjekje të mëdha. Mos u mashtroni nga askush dhe merrni të gjitha vendimet bazuar në përvojën dhe mençurinë tuaj. Megjithatë, muajt tetor dhe nëntor do të jenë idealë për ju. Gjatë kësaj kohe do të keni situata të mira në punë dhe në muajin e fundit të vitit mund të ketë një ndryshim tjetër pune, ndaj mund të thoni se do të keni një pozicion të mirë gjatë gjithë vitit.

Situata ekonomike do të jetë shumë e përmirësuar këtë vit dhe projektet që janë ndërprerë për mungesë parash do të përfundojnë këtë vit. Edhe këtë vit ëndrra juaj për të bërë shtëpinë tuaj do të realizohet, prandaj do të investoni. Paratë do të përdoren edhe për blerjen e një automjeti të ri. Këtë vit do të jeni bujarë edhe me të tjerët.

Në disa periudha mund t’ju duhet të përballeni me sfida të vogla në jetën tuaj financiare, por megjithatë do të arrini rezultate të shkëlqyera. Pozicioni juaj financiar do jetë i fortë edhe pse është me plot sfida, megjithatë, nëse tregoheni të kujdesshëm në çështjet financiare, atëherë mund të shmangni situata të tilla të pakëndshme. Shpenzimet mund të rriten në shkurt dhe mars. Paratë do t’i shpenzoni për shumë gjëra, megjithatë, rrethanat do të mbeten ende nën kontrollin tuaj. Sidoqoftë, mos i shpenzoni paratë kot.

Në periudhën prill-maj do të merrni shenja të favorshme për sektorin tuaj ekonomik. Gjatë kësaj periudhe të ardhurat tuaja do të rriten sidomos nëpërmjet fitimeve nga biznesi. Do bëni plane për të ardhmen tuaj. Shihni shanse të mëdha për financat tuaja. Nëse keni një mosmarrëveshje ligjore në lidhje me pronën, atëherë vendimi mund të vijë në favorin tuaj. Ka shumë gjasa që të përfitoni nga lidhjet tuaja me jashtë. Përveç kësaj, ju mund të shlyeni kreditë tuaja të vjetra.

Shëndeti

Shëndetin do të keni kryesisht të mirë këtë vit. Në muajt e parë të vitit mund të keni probleme me ftohjen dhe gripin, ndaj bëni kujdes. Do ndjeni lodhje fizike dhe mungesë energjie. Megjithatë, nga mesi i shkurtit do të mund të ndjeni ndryshime shëndetësore për mirë dhe shëndeti do të jetë në fokusin tuaj. Në këtë moment do të dukeni më seriozë. Disiplina do t’ju mbajë të shëndetshëm. Lutja dhe meditimi do ta mbajnë mendjen tuaj të qëndrueshme dhe të lumtur, ashtu si edhe rekreacioni.

Këtë vit mund të përballeni me probleme me dhimbje stomaku, dispepsi, dhimbje koke, kollë etj. Asnjëherë mos i merrni lehtë sëmundjet e vogla, por trajtojini ato menjëherë. Miratimi i zakoneve të mira bëhet shumë i nevojshëm për shëndetin tuaj të mirë. Qëndroni larg pirjes së duhanit dhe pijeve. Jepini rëndësi ushqimit vegjetarian dhe ushtrimeve të përditshme. Meditoni për paqen tuaj mendore. Këtë vit mund të keni presion në punë, ndaj merrni kohë të mjaftueshme për të pushuar. Gjithashtu, përveç temperaturës dhe artritit, mund të keni edhe probleme me sytë. Mos jini të pakujdesshëm për shëndetin tuaj në asnjë mënyrë.

Duhet të kujdeseni për një shëndet më të mirë, çdo problem me stomakun mund t’ju shqetësojë. Këtë vit mund të vuani edhe nga infeksioni i stomakut, ndaj kujdeseni veçanërisht për ushqimin dhe pijen. Nëse keni diabet ose gjëndër tiroide, atëherë konsultohuni me mjekun me kohë, sepse pakujdesia vetëm do t’ju dëmtojë. Nëse në mes të vitit ndjeni dhimbje në këmbë ose në shpinë, atëherë merrni patjetër pak kohë për të pushuar.

I gjithë stresi, ankthi dhe presioni në punë do t’ju kthehen dhe mund të ndikojnë seriozisht në shëndetin tuaj, ndaj gjeni mënyra për të neutralizuar këtë stres.

Dashuria

Jeta juaj e dashurisë do të jetë sfiduese, ndaj do të duhet të jeni më të kujdesshëm këtë vit. Mund të ketë një mosmarrëveshje me partnerin tuaj të dashurisë për diçka ose për shkak të ndonjë keqkuptimi. Ndonjëherë do të jeni të pakënaqur me marrëdhënien tuaj. Nëse ka ndonjë debat me partnerin, përpiquni ta zgjidhni së bashku. Në vend që të zemëroheni, përpiquni t’i zgjidhni gjërat me një kokë të ftohtë. Në këtë kohë, mos i bëni asnjë presion partnerit tuaj, ose përpiquni t’i impononi atij pikëpamjet tuaja. Të kuptuarit e ndjenjave të partnerit është thelbësor në çdo marrëdhënie, përfshirë edhe tuajën. Nëse partneri juaj është i mërzitur për shkakun tuaj, atëherë mund ta gëzoni duke i bërë një dhuratë të këndshme.

Megjithatë, rrethanat nuk do jenë gjithmonë të këqija për jetën dashurore. Do të jenë të shumta raste të tilla ku do të kaloni momente romantike. Mund të shkoni në një udhëtim së bashku, një udhëtim më i gjatë që do të forcojë marrëdhëniet mes jush. Ruani besimin e partnerit tuaj.

Nëse keni një lidhje prej kohësh, disa do ta shënojnë me martesë këtë vit. Nëse jeni beqar, atëherë mos nxitoni në marrëdhënie të reja dhe kontrolloni emocionet tuaja.

Nëse tashmë jeni i martuar dhe keni një familje, ky vit do të jetë i mrekullueshëm për jetën tuaj familjare në të cilën do të ketë një atmosferë paqeje. Me gjithë këtë do të ketë lumturi në shtëpi. Harmonia dhe uniteti do të mbretërojë mes anëtarëve të shtëpisë. Nëse ka disa rënie të lehta, kjo situatë do të jetë vetëm për një kohë të shkurtër. Ky vit duket shumë i mbarë edhe për vëllezërit e motrat, nëse i keni. Performanca e tyre në arsim dhe karrierë do të jetë e lavdërueshme dhe disa mund të shkojnë jashtë vendit. Kujdesuni për shëndetin e familjes suaj. Këtë vit ju mund të shkoni me familjen tuaj në një udhëtim shpirtëror ose të vizitoni ndonjë vend tjetër.

Ky vit do të jetë padyshim më i mirë se zakonisht për ju. Jo vetëm që marrëdhënia juaj me bashkëshortin do të jetë më e mirë, por mund të përfitoni edhe financiarisht nga bashkëshorti këtë vit. Ata mund të arrijnë një lloj arritjeje të madhe. Nëse bashkëshorti punon diku, atëherë ekziston mundësia e promovimit ose rritjes së pagës.

7 parashikimet e Baba Vangës për vitin 2024
Baba Vanga duke iu referuar astrologut të famshëm francez, thuhet se ka parashikuar 11 shtatorin dhe luftën në Ukrainë.about:blank

Baba Vanga gjithashtu ka thënë disa pretendime rreth vitit 2023, duke përfshirë një parashikim tronditës se një shpërthim i centralit bërthamor do të shkatërronte planetin tonë dhe një pretendim të skicuar se orbita e Tokës do të ndryshonte në mënyrë dramatike këtë vit, me efekte shkatërruese. (Qartë, asnjëra nuk ka ndodhur në këtë pikë.)

Megjithëse Baba Vanga vdiq 26 vjet më parë kur ishte 85 vjeçe, ndjekësit thonë se ajo ka ende shumë parashikime për të zbuluar për vitin 2024, teksa bënte profeci para vdekjes së saj.

Ja shtatë parashikimet e saj për vitin 2024:

Vrasja e Putin-it
Presidenti rus Vladimir Putin do të vritet nga një nga bashkëkombësit e tij në 2024, sipas Baba Vangës.
Rastësisht, muajin e kaluar, dikush në një kanal telegram rus të quajtur “General SVR” pretendoi në mënyrë të rreme se Putini kishte vdekur. Megjithatë, Kremlini e mohoi këtë, duke e quajtur atë absurde.
Andrii Yusov, një zëdhënës i Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës, akuzoi më vonë Rusinë për përhapjen e një thashethemi për vdekjen e Putinit për të testuar popullaritetin e tij.

Terrori evropian
Vanga hamendësoi se Evropa do të shihte një rritje të terrorizmit dhe se një “vend i madh” ose do të kryente teste të armëve biologjike ose sulme vitin e ardhshëm.

Katastrofat klimatike
Ajo parashikoi se katastrofat natyrore do të jenë me bollëk vitin e ardhshëm.
Vanga tha se përveç ngjarjeve të motit, mund të ketë edhe një rritje të nivelit të rrezatimit.about:blank

Kriza ekonomike
Vanga parashikoi se rritja e borxhit, tensionet globale dhe zhvendosja e pushtetit nga Perëndimi në Lindje do të nxiste një krizë ekonomike.

Sulmet kibernetike
Ajo tha se hakerat do të fillojnë të synojnë infrastrukturën si rrjetet elektrike dhe impiantet e trajtimit të ujit, të cilat do të amplifikojnë kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.about:blank

Revolucioni teknologjik

Vanga tha se informatika kuantike do të shihte një përparim të madh, pasi kompjuterët kuantikë përpunojnë informacionin më shpejt se kompjuterët standardë.
Ajo gjithashtu parashikoi një rritje të përdorimit të inteligjencës artificiale (AI).about:blank

Zbulime mjekësore
Vanga pati një lajm të mirë, së shpejti do të kemi kurën si për kancerin, ashtu edhe për sëmundjen e Alzheimerit.

Ajo parashikoi gjithashtu se komunizmi do të kthehej në vitin 2076.
Parashikimet e saj ndalen në vitin 5079 , që është kur ajo parashikon se bota do të marrë fund.