Agron Tufa – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Letra Më E Bukur E Dashurisë I Dedikon Gruas Së Tijë Nga Agron Tufa..
Vanushja ime e shtrenjtë, është një orë e pazakontë për të shkruar dhe, akoma më e pazakontë, për të shkruar një letër për ty. Rëndom, me shtimin e fëmijëve dhe rritjen e tyre, vendin e dikurshëm të letrave tona e zunë mesazhet operative në celular – lista monokolonë porosish për tranguj, domate, karota, bukë, ilaçe, pije e ushqime të tjera – të vetmet “pusulla dashurie”. Ora po i afrohet katrës së mëngjesit. Bëra kontrollin e zakonshëm në dy dhomat ku flenë fëmijët tanë: si gjithmonë, jorgani ka shkarë ose e kanë hedhur mënjanë. Qesin shqelma përgjumësh ata… se s’bën… Tërë shtëpia jonë, me pikëzimet e buta shumëngjyrëshe të dritave zbukuruese të festave të fundvitit kundërmon gjumë të thellë dhe ëndrra. Konturet e orendive, edhe ato të tulatura në përgjumje, ngjajnë si ndoca magë të përralltë. Është bash ora kur shfaqen ëndrrat “profetike”.

Temperatura ka zbritur në 12 gradë. Por kam ndezur oxhakun tashmë. I pastruar nga hiri, brenda xhamit të oxhakut përpëliten e kacafyten gjela flakësh të vrullshme. Shpejt nxehtësia do të thithet nga dhomat ku flini ju, temperatura do të ngrihet, ndërsa unë do të ruaj zjarrin, ta mbaj gjallë, derisa fëmijët të ngrihen si të pirë nga gjumi, me sytë plot sklepa. Tani që po të shkruaj, jashtë po bie sërish dëbora që pati nisur në mbrëmje. E vetmja, e rralla, dëbora e sivjetshme, qe si një shpërblim bujar për fëmijët, që na luteshin, na përgjëroheshin t’i çojmë në Dibër (sidomos Shendi) këto ditë të zgjatura e të detyruara pushimesh. Nesër i nxjerrim sërish “të dehen” me bardhësinë e butë, përpara se ajo të shkrijë. Vanushe e dashur, Teksa vërtitem si një shaman mes “perandorisë” sonë të vogël, të përpirë nga gjumi, ndiej se sa vështirë do ta kemi, sa gjatë, dhe sesa varet ajo prej nesh. E qetë dhe e shqetë, gazmore e problematike, çlodhëse e acaruese, shpërblyese e sizifiane, kjo “perandoria” jonë e vogël na i përpin, në fakt, na i thith e i shteron energjitë tona çdo ditë, por ama, dashurisht, mallëngjyeshëm, “me pambuk”. Epo, me sa duket, zemër, kjo është Jeta, me gjasë, e zhveshur nga metafora e për të cilën, dëgjova mbrëmë nga një film të thuhet një frazë patetike e kuazifilozofike: “Jeta është luftë dhe varet se cilin ke zgjedhur në krah për ta përballuar”.

Me siguri, ti do të kishe prishur buzët me tallje, por unë po abstragoj nga forma për hir të thelbit të saj të vërtetë. Sa për meditim. Të kujtohen kohët e para të lidhjes sonë? S’kishim asgjë, përpos vetes tonë. Nga tarraca e kafe-restorant “Begeja” (ka qenë pranverë e vitit 2002), duke kundruar panoramën që hapej, me një pyll të lartë e të dendur pallatesh, të thashë: – A s’të vjen çudi, Vanush, që nga këto mijëra e mijëra pallate, në asnjërin prej sosh nuk ka një apartament tonin? Dhe përgjigjja jote: – …Po nga gjithë ky lumë i pandërprerë makinash, atje poshtë, s’të duket çudi, që asnjëra s’është e jona? Tani i kemi të gjitha këto dhe kjo habi nuk është më aktuale.

Tani, të zhytur kokë e këmbë në një realitet tjetër, merremi jo me artin e habisë, por të harmonizimit të situatave, artin e kontrollit të tyre, ruajtjen e ekuilibrit të njëri-tjetrit në rrethrrotullimin marramendës të ditëve të ngarkuara me kundërgoditje. …Si atëherë kur ty të kosit lodhja e shembesh në divan. Si atëherë kur të gjej pasmesnate në studio, me kokën e fjetur, rrëzuar mbi tastierë. Si atëherë kur të gjej të dëshpëruar e të pafuqishme nga shkumëzimi i panënshtrueshëm i fëmijëve në orën e tyre të marrëzisë. Na duhet të përsosim një art, kryesisht fashitës, zbutës, shtensionues midis egove të brishta e lehtësisht të cenueshme të fëmijëve tanë. Të vegjlit janë kokëngjeshur, të egër, bishëza të vogla, të dashura, acaruese, të dhembshura.

Na duhet, veç të tjerash, të shpikim, të përftojmë përvjedhtazi edhe romantikën tonë. Le të vazhdojmë t’i dërgojmë njëri-tjetrit mesazhe të fshehta: “Ke mundësi me u përvjedhë, pa rënë në sy, sa për një takim 10 minutësh në kafe, poshtë pallatit?”. Dhe sigurisht, për 10 minuta, perandoria jonë e vogël nuk kanoset të shembet nga kryengritjet e rebelimet e brendshme. Atje, midis tyre, e dimë, nuk e sosim dot deri në fund asnjë fjali nga ndërhyrjet e shumta. E ke menduar? Kjo ka ndikuar, me sa duket, në stilistikën e komunikimit në shtëpinë tonë: e ke vënë re që te ne flitet me fjali të shkurtra, njërrokëshe, imperative? Na duhet të sajojmë truke të reja…

Habitem, Vanush, si fluturuan kështu 15 vite të jetës sonë familjare. Më duket si të ishte dje. Sikur ende nuk e kemin filluar atë më të madhen, kulmin, të qenët i ngopur me ty… dhe ti je po aq e mrekullueshme, po aq e freskët, po aq e bukur dhe shpirtërore, sa në njohjen tonë të parë, kur unë nuk ngopesha duke të parë, derisa thashë atë frazën profetike: “Ti ke fytyrën e nuses sime të ardhshme…!” Me ty ia vlen, Vanushe… me ty i dilet mbanë kudo dhe kurdo.

Jeto I Lumtur

FRAGMENTE NGA “TENXHERJA” – AGRON TUFA!
Pushtetet që na shoqërojnë që nga vegjëlia, derisa fillojmë të piqemi, janë tre: pushteti i Atit, pushteti i Rrugës dhe pushteti i Shtetit. Pushteti i parë, i Atit, të ndihmon të ngrihesh në këmbë, të ecësh vetë dhe të zgjedhësh Rrugën tënde. Ai që i bishtnon këtij pushteti dhe përpiqet të çlirohet prej tij, bie në pushtetin e Rrugës. Pushteti i Rrugës të mbllaçit dita-ditës dhe pa e kuptuar, herët a vonë të lë në duart e pushtetit të Shtetit. Nëse pushteti i Rrugës të mbllaçit, atëherë pushteti i Shtetit të gëlltit, duke të fshirë nga faqja e dheut. Dy pushtetet e para i provova. Mos e dhëntë Zoti të bie në pushtetin e tretë, pasi prej andej nuk ka më kthim. Prandaj unë u ktheva nga pushteti i Rrugës dhe tani duhet të fitoj pushtetin e Atit, derisa të gjej Rrugën time. Gjithë pushtetet e tjerë janë të rrejshëm, të dëmshëm e fatalë. Vetëm Ati është i pakonkurueshëm, pasi për sakrificat e Tij, ai nuk kërkon asnjë shpërblim. Ndërsa pushteti i parë sakrifikohet për ty, dy të tjerët të sakrifikojnë”.

Im atë është ndërtues shtëpish. A e di vallë ai se çfarë çatie e ndërlikuar është çatia e një fëmije? A mund të gjendet vallë në gjithësinë e paanë një çati aq e brishtë e aq e ndërlikuar sa çatia e një koke kaçurrele?

Cili instrument në botë qenka më i përsosur e më i thyeshëm se sa çatia e një ferishtjeje, që mëton të shëtisë e të vërë në veprim tempullin e tij shëtitës? Si mund ta prishësh, ta shkatërrosh këtë çatizë, më të ndërlikuarën në kozmos? Nuk ka kuptim, nuk ka hon që e nxë këtë krim, prandaj mendoj se kjo botë është përshirë tejpërtej nga debilizmi.

Ditë për ditë përvidhesha në tavanin e plevicës dhe i gëzohesha thesarit. Nuk dija, nuk vendosja dot cilin libër të lexoja më parë. Kështu, për një kohë të gjatë, nisja disa libra njëherësh. Por nuk mund ta mbaja lumturinë vetëm për vete: ishte shumë e madhe për t’u përballuar vetëm për vetëm.

– A ban me dalë jashtë, or shoku pulic? – pyeti, gjoja me edukatë, Beni.

Ai u hoq mënjanë dhe ne dolëm, por prapë po qëndronte në derë.

Atëherë Beni hoqi drynin me çelësin e ngulur në të dhe ia zgjati policit.

– Ç’e dua? – tha ai.

– Ku ta di unë? – tha Beni. – Mendova mos të pëlqen të shohësh bagëtinë si hanë… meqë nuk po shkulesh nga dera. Si të duash… Por po më pyete mua, më mirë lëri të hanë vetëm, se i kemi bagëti me namuz, or pulic. U vjen zor i madh me hangër në sy të një të huaji.

– Pse? – pyeti polici, duke dalë jashtë pragu.

– Si pse? – tha Beni, ndërsa po ndrynte derën. – Po të thashë më parë… I kemi bagëti me namuz të madh e druaj se nuk hanë pa i thanë jabanxhiut “Hajde bujrëm! Ulu me ne në grazhd, shoku pulic!”.

Kësaj radhe unë kukurisa me zë të lartë e të papërmbajtshëm.

Polici tha:

– E paske gjuhën të rëndë e të gjatë, ti mistrec! Do të ta shkurtojmë ne, mos ki merak.

E kapa Benin nga brryli, që të mos fliste më. Por Beni nuk ma vari:

– Unë nuk të ofendova, or shoku pulic! Do t’i them shefit… Po meqë ra fjala, sa të rëndë e të gjatë e kam gjuhën dhe si e mat zotrote, me metër a me kile?

Po hynim brenda dhe polici nuk foli më.

Do t’i ndërrojmë llafet, po qe se nuk del për një minutë! – kërcënoi ai.

– Po dale more shoku polic, – thashë, – ku kam pasë nderin ndonjëherë të më shoqërojë një polic në këtë farë vendi…!

Jeto I Lumtur

Letër gruas së vërtetë të ish-burrit tim.
E dashur zonja grua e vërtetë e ish-burrit tim,

Unë e di se tash ju jeni bashkë duke kaluar muajin e mjaltit, siç më kanë thënë, diku, në Egjé, në një ishull të bukur ekzotik, me një emër të lashtë grek. Di, gjithashtu, që ju nuk dini gjë për ekzistencën time të mjerë në jetën e burrit tuaj, andaj po nxitoj vetë t’ju vë në dijeni, parasé për mua, me gjasë, t’ju flasë ish-burri im, me po atë shpërfillje të njohur, me të cilën më pati damkosë me vite e vite si “grua të pabesë”, që ndragu “shtratin e panjollë” bashkëshortor (!) Me ato që tha, më ndau nga gjithë gjinia mashkullore e botës. Foli çfarë i desh oreksi, ç’i mundësoi rangu i pushtetshëm familjar dhe fitoi: fjala e tij kundër times. Por s’dua të zgjatem rreth kësaj lufte të humbur. As kur ishte bir gjysmëperëndie, as tani që është pothuaj perëndiçkë.

Nuk kam folur as atëherë kur manteli i atllastë i pushtetit familjar i pat rrëshkitur furishëm në banjot publike; tani, e dashur grua e vërtetë e ish-burrit tim, nuk ia vlen… është vonë, për çfarëdo pretendimi.

Andaj, së pari, ju uroj sinqerisht, që muaji juaj i mjaltit të jetë menjëmend mjaltë. I tillë, që t’ua mbushë për jetë e mot hojet kujtimeve tuaja të përbashkëta. Së dyti, jua them me zemër në dorë (dhe ju s’keni pse të mos më zini besë), se burri juaj, siç kam bindjen tashmë, ka qenë i pafajshëm në një gjë, të cilën unë nuk arrita t’ia jepja në lidhjen tonë të pafat…

Isha unë, pra, ajo, që nuk diti ta mbajë. Po, e dashur: unë, si grua, nuk qeshë aq burrë sa të sajoja një tjetër kënaqësi shtrati me ia falë atij burrnisht, si burri burrit! Së treti, kjo mospërputhje e njëanshme në kënaqësitë e shtratit, ndjeva se po më bëhej pak e fije kanosëse kur hodha vështrimin dhe pashë, se përpara më priste një perspektivë e vetmuar dhe një e ardhme pa pasardhës…

Ky, e dashur, e vetëm ky ka qenë shkaku i vendimit tim për t’u tërhequr vetë, për t’i hapur udhë kënaqësisë së tij monomane, e cila, sugjeronte për mua një tip të huaj lumturie, që zor të na mbante më bashkë. E unë, e dashur gruaja e vërtetë e ish-burrit tim, doja, asokohe, me qenë gjithçkaja për të. Ajme! Tash gjykojeni vetë qysh përfunduan përpjekjet e mia n’atë luftë të vetmuar e të pabarabartë me të pamundshmen: S’mund të isha ndryshe, e dashur, përpos se një femër që luftonte për dashurinë, paçka se si grua nuk qeshë dot aq burrë, në atë kuptim, pikërisht, siç jeni ju tani me ish-burrin tim – zbulues inovatorë kënaqësish hibride me muajin e mjaltit të grerëzave…

Tani, e dashur, kushtet kanë ndryshuar tok me epokën..

S’ka më tabu. Dhe ish-burri im gjeti tjera udhë për t’u ngjitur në fron, më i pushtetshëm se kurrë, më i pushtetshëm se gjithë pema familjare me gjithë degë, degëza e piptha. Sepse tani, e dashur, për lumturinë e harmoninë familjare bëhen kalkulime të sakta. Si duket, këto i ka bërë mirë gruaja e tij e tretë zyrtare, përkrah të cilës del shpesh për të shkërbyer atë çka do populli, jo çka dëshiron ai vetë…

Dikush e do lumturinë si mall për vitrinë. Dikush i trembet vitrinës dhe nxiton ta fshehë sa më thellë, për ta shijuar vetë, larg syve të turmës së verbër. Prandaj, tek i mbyll këto radhë, e dashur e dashura e vërtetë e ish-burrit tim, më lejoni një këshillë: shijojeni, i patrazuar prej kujt, duke përfituar nga maska e pushtetit të ish-burrit tim, e sidomos, nga maska e gruas së tij të tretë zyrtare.

Ju jeni gruaja e vërtetë e tij, e mbrojtur nën banak nga syri i turmës e nga xhelozia, sepse si grua jeni aq burrë, sa ta ndani burrnisht kënaqësinë me të, si burri me burrin, përsa unë si grua, nuk qeshë dot aq burrë…

(Shkëputur nga vëllimi “Kafsha apo fantazma”)

Nga Agron Tufa

Jeto I Lumtur