akuzuarit – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Sekuestrohen 26 milion euro pasuri, 19 prona dhe 20 llogari bankare të akuzuarit për trafik
Vilat e sekuestruara të Kristjan Konit, i njohur edhe me emrin Olsi Meta

Plot 19 prona, mes tyre vila në zona luksoze të Tiranës dhe Palasës, janë sekuestruar në një operacion të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, të cilat i përkasin një 45-vjeçari të dënuar për vrasje dhe trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Bëhet fjalë për Kristjan Koni, i njohur edhe me emrin Olsi Meta, të cilit i janë sekuestruar 19 prona, 2 makina luksoze dhe 20 llogari bankare, që në total kapin vlerën e 26 milionë eurove.

Vilat e sekuestruara të Kristjan Konit, i njohur edhe me emrin Olsi Meta

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fortesa”.

Sekuestrohen pasuri me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro, në pronësi të një 45-vjeçari, i dënuar për vrasje dhe për pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, nga autoritetet italiane.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e pasurive në pronësi të shtetasit K. K., alias O. M., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Pasuritë e sekuestruara janë konkretisht: 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare, të regjistruara në emër të 45-vjeçarit ose të familjarëve të tij, me vlerë tregu rreth 26 milionë e 500 mijë euro.

Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi.