Amnistia – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Marrëveshja PS-Rithemelim, amnistia penale votohet në Kuvend
Pas një seance maratonë, në Kuvendin e Shqipërisë u votua amnistia penale. PS dhe Rithemelimi finalizuan dakordësinë e arritur disa ditë më parë.

Në amendamentet e dorëzuara në Kuvend, parashikohet falja e të gjithë protesuesve të opozitës, përjashtuar ata që kanë goditur punonjësit e policisë.

Por edhe ata që nuk fitojnë lirinë, do të përfitojnë ulje dënimi, më të madhe sesa në variantin e parë. Opozita propozoi që nga vitet e dënimit, prej kësaj amnistie, t’u zbriten dy vite nga dënimi i mbetur për gratë dhe 1 vit e gjysmë për burrat.

Prej amnistisë pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe rreth 2500 persona në shërbim prove.

Amnistia Penale, Rithemelimi paraqet 3 propozimet për PS
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike mbështet amnistinë penale dhe me gjasë do të miratohet në seancën e së enjtes të Parlamentit. Me anë të një reagimi, grupi i PD thekson se kanë kërkuar që të përjashtohen nga aministia të gjithë funksionarët e lartë të hetuar dhe gjykata nga strukturat e posaçme antikorrupsion. Miratimi i aministisë kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash.

Grupi Parlamentar i PD mbështet amnistinë, dhe propozon:

1. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar që të përjashtohen nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale të gjithë personat e gjykuar apo hetuar për vepra penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të kryera deri në datën 31 Mars 2024, pavarësisht datës së regjistrimit të tyre.

2. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar përjashtimin nga amnistimi, qoftë sa i përket vuajtjes së dënimit, uljes së dënimit apo ndjekjes penale, të gjithë funksionarët e lartë të hetuar dhe/ose gjykuar nga strukturat e posaçme antikorrupsion apo që janë subjekt i deklarimit të pasurisë, si deputetë apo kryebashkiakë.

3. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar një rritje të masës së përfitimeve nga amnistia, qoftë në drejtim të uljes së dënimit me 2 vite për gratë dhe 1.5 vite për burrat, qoftë në drejtim të datës së dënimit, fillimit të hetimeve apo kryerjes së veprës penale deri në 31 Mars 2024, nga 31 Janari 2024 qê parashikonte versioni aktual i projektligjit.

A M E N D A M E N T

PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN “PËR DHËNIE AMNISTIE”

Në mbështetje të nenit 75, pika 4, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, propozoj amendamentet me përmbajtje si më poshtë vijon:

Neni 1

Kudo në projektligj data “31.01.2024” zëvendësohet me datën “31.03.2024”.

Neni 2

Në nenin 3 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

Pas pikës 1, shtohet pika 1/1 me përmbajtjen si vijon:
“1.1 Përjashtohen nga vuajtja e dënimit, pavarësisht masës së dënimit, personat e dënuar për veprat penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të zhvilluara deri në datën 31.03.2024, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, të parashikuara në nenin 150, në paragrafin e parë të nenit 151, në paragrafin e parë të nenit 235, në paragrafin e parë të nenit 236, në paragrafin e parë të nenit 237, në paragrafin e parë të nenit 282, në nenin 293, dhe nenin 325 të Kodit Penal.”.

Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Pavarësisht nga parashikimet e pikës 1, të këtij neni, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit:

personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas përcaktimeve të shkronjave “b”, “c” dhe “c” nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.
personat, të cilët i janë shmangur drejtësisë, sipas përcaktimit të pikës 2, të nenit 2, të këtij ligji.”.
Neni 3

Në nenin 5, bëhet shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

Në pikën 1, shkronja “a”, togfjalëshi “1 vit e gysmë” zëvëndësohet me togfjalëshin “dy vite”.
Në pikën 1, shkronja “b”, togfjalëshi “1 vit” zëvëndësohet me togfjalëshin “1 vit e gjysmë”.
Shkronja “c”, e pikës 2, ndryshohet si më poshtë:
“c. personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas përcaktimeve të shkronjave “b”, “c” dhe “ç” nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.”.

Neni 4

Në nenin 6, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

Pas pikës 1, shtohet pika 1/1, me përmbajtjen si vijon:
“1/1. Përjashtohen nga ndjekja penale të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe kallëzimet që ndodhen në organet përkatëse, për veprat penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të zhvilluara deri në datën 31.03.2024, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, të parashikuara nga nenet 150, paragrafi i parë i nenit 151, paragrafi i parë i nenit 235, paragrafi i parë i nenit 236, paragrafi i parë i nenit 237, paragrafi i parë i nenit 282, nenit 293 dhe nenit 325 të Kodit Penal.”

Pika 3 bëhet:
“3. Nuk përfitojnë nga pika 1 e këtij neni subjektet që kanë detyrimin për të deklaruar sipas ligjit nr.9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe subjektet e posaçme, akuzat penale ndaj të cilëve gjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sipas përcaktimeve të shkronjave “b”, “c” dhe “ç” nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.”

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE

KRYETARI

Gazment BARDHI