Andi Bushati – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

‘Ik o pirdhu! Andi Bushati shpërthen dhe largohet nga emisioni
Gazetari Andi Bushati ka braktisur studion e emisionit “Të Paekspozuarit” teksa po diskutohej lidhur me përgjimet e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK. Në studio ishin të ftuara edhe dy gazetaret Klodiana Lala, Ola Xama dhe kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Teksa Bushati po argumentonte mendimin e tij, fjala i është ndërprerë disa herë nga gazetaret. Kjo ka bërë që ai të përplasë tavolinën në nerva e sipër.

“A ta mbaroj? Nuk flas dot me kor histerik. Ik pirdhu tani. Po ik”, tha Bushati dhe u largua nga studio e emisionit.

Përplasja e plotë:

Andi Bushati: Cfarë më shqetëson mua këtu? Fakti që pavarësisht se çfarë birbo maskarai krimineli është Pëllumb Gjoka, para gjykatës ai dhe SPAK janë palë të barabarta. Si do të ndiheshim ne, kur dy palë të barabarta, njëra nga palët ka të drejtën të përgjojë, të shantazhojë dhe të ndikojë mbi gjykatësit? Që këtu jemi në proces të barabartë? Më duket se jo. Thonë e lejon ligji. E lejon ligji por dëgjova argumentin që thonë për SPAK, GJKKO që kur ka filluar përgjimi e kishte marrë vendimin dhe ai u vonua të zbardhet. Ngre pyetjen…

Klodiana Lala: Nuk thotë këtë SPAK-u…

Andi Bushati: Ky është argumenti publik.

Ola Xama: Atë argumentim kanë te vendimi….

Andi Bushati: Me kore histerikësh nuk flas dot. Kore kineze… Ik, pirdhu! (largohet)

Ylli Rakipi: Bushat…Publicitet të lutem!

Andi Bushati: Kush e ngriti grushtin i pari?
Sherri me grushta, sot në parlament, është interpretuar në mënyra diametralisht të kundërta nga palët e përfshira në të. Nga njëra anë, qeveria dhe mbështetësit e saj e kanë përshkruar atë si një përpjekje për radikalizim nga Berisha, për të mbrojtur interesat personale dhe ato të familjarëve të tij të goditura nga SPAK.about:blank

Nga ana tjetër, për PD, ky është thjeshtë një reagim vetëmbrojtës, ndaj mekanizmit të shtypjes të çdo lloj të drejte që i takon me ligj dhe kushtetutë opozitës. Po ti vesh në peshore të dyja versionet, nuk është e vështirë të mbërrish në një përfundim.

Në pamje të parë, duket sikur argumenti kundër Berishës ka logjikë. Në një situatë, kur ai po preket për herë të parë realisht nga drejtësia, në kushtet kur po shqyrtohehen me themel përfitimet financiare të njerëzve pranë tij, ajo çka do i interesonte atij qe kaosi i demostruar përmes ushtrimit të forcës. Por kjo logjikë duket e tillë vetëm në sipërfaqe, pasi konkretisht gjërat janë shumë më ndryshe.

Së pari, rebelimi i demokratëve daton përpara se drejtësia të shpallte goditjen e saj ndaj shefit të opozitës. Pra përplasjet në parlament filluan që në 19 tetor dhe ato u pasuan me përjshtimin nga kuvendi të dy duzina deputetësh demokratë. Megjithëatë, më thelbësorja nuk është alibia kohore, por thelbi real i rebelimit opozitar. Po të vëzhgohen me vëmendje ngjarjet e fundit në parlament, aty vërehen tre mëkate të mëdha nga shumica rilindase. Së pari, me votat e tyre, socialistët po tentojnë të caktojnë se kujt i takon përfaqësimi i PD në kuvend.

Së dyti ata po i mohojnë afro 50 deputetëve demokratë të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në komisionin e reformës zgjedhore. Dhe së treti, ata po shkelin me të dyja këmbët kushtetutën, duke e zhveshur minorancën nga e drejta për të ngritur komisione hetimore.about:blank

Le të marrim dy shembuj ilustrues për të kuptuar më mirë atë që po ndodh. Deputetët e PD kanë dështuar të ngrejnë komisione hetimore parlamentare për koncesionet në shëndetësi, për konfiktin e interesit në investimet strategjike të tipit Xhaçka, për pretendimin e vjedhjes të të dhënave të sistemit TIMS, për udhëtimet me çarter të Edi Ramës etj.

Po le të ndalemi tek ky i fundit. Opozita pretendon se kryeministri ka shpenzuar mbi 20 milionë euro duke udhëtuar si sulltan i një vendi naftëmbajtës me avionin e tij personal. Nga ana tjetër Edi Rama pretendon se e ka kursyer buxhetin me këtë metodë, duke harxhuar shumë më pak se në kohën e qeverisjes Beisha. Tani a ka të drejtë publiku të marrë vesh se kush gënjen dhe kush thotë të vërtetën? A jemi ne të denjë si popull për të pasur transparencë mbi paratë tona të përbashkëta? A duhet të ushtrojë parlamenti kontroll mbi shpenzimet e luksit të qeverisë?about:blank

Kaq po kërkon opozita dhe kjo është ajo që asaj po i mohohet.

Një patate tjetër e nxehtë është ajo se cili do të përfaqësohet në reformën zgjedhore, grupi i Berishës, me 43 deputetë apo ai i Bashës me 7 – 8. Socialistët pretendojnë të ruajnë Lulin si një atu me vlerë për ta, duke përdorur si justifikim, se vula ende i takon atij. Dhe thonë ata, reformat zgjedhore nuk bëhet nga deputetët, por nga partitë kryesore në pozitë dhe opozitë. Por edhe këtu thjesht mashtrojnë, sepse më parë emrat e anëtarëve të Komisionit hetimor gjithnjë i ka vendosur grupi parlamentar.about:blank

Kush e mban mend kohën kur opozita dogji mandatet, pra kur PD-ja ishte jashtë kuvendit për ndryshimet kushtetuese, mes partive u ngrit një mekanizëm jashtë parlamentar, si Tryeza politike, por në kuvend vazhdoi të funksiononte komisioni me deputetë fallco. Pra edhe e shkuara e afërt e rrëzon tezën që socialistët po duan të përdorin si alibi tani.

Djalli që fshihet në këto detaje e nxjerr në pah qëllimin kryesor të asaj që po ndodh kohëve të fundit. Ajo është një strategji e qartë për ti ulur kokën dhe për ta zhbërë opozitën duke e zhveshur atë edhe nga ato pak mundësi që i jep sistemi. Rebelimi dhe ngritja e tensionit nga deputetët e PD-së ka në gjenezë këtë frustrim. Prandaj shtrimi i çështjes sikur kjo po bëhet për kalkulimet personale të Berishës është më shumë një tezë që do të shmangë thelbin.about:blank

Natyrisht Berisha, ashtu si tek e fundit çdokush, nuk është i zhveshur nga hallet dhe synimet vetjake, por në këtë rast edhe po të ketë të tilla, ka rastisur që ato ti përkojnë me interesin e opozitarizmit. Sepse, fatkeqësisht, për mungesë force apo vetëbesimi, nuk është ai që po e radikalizon opozitën, por janë deputetët e saj që po vetëmbrohen nga grushtet e njëpasnjëshme të regjimit.

T’i hiqet dekorata babait të Andi Bushatit’/ Shpërthen Megi Pojani: Një gjakpirës! Ai ka torturuar xhaxhain dhe gjyshin tim..
Mëngjesin e sotëm, e ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në ‘Syri Tv’, në një lidhje me Skype, ishte Megi Pojani.

Megi Pojani një blogere, moderatore, madje dhe aktore, është një ndër vajzat më të komentuara e më të pëlqyera në showbizzin shqiptar.

Ajo e ka nisur karrierën në Hostel by Anabel dhe më pas si aktore në “LLT” ku ka rezultuar e suksesshme.

Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim Megin, si një vajzë mjaft seksi dhe plot humor, në këtë lidhje me ‘Skype’ në ‘Kafe Shqeto’, biseda u përqëndrua në një qasje krejt tjetër: Komunizmin.

Megi Pojani, është përfaqësuese e të rinjve anti-komunistë, dhe pas kësaj, duket se fshihet një histori e trishtë familjare, pasi familja e saj ka qenë e përndjekur politikisht.

Këtë qajse të saj, Megi nuk ka tentuar ta mbajë as larg rrjeteve sociale, ku ka reaguar shpesh në lidhje me këtë temë.

‘Kushdo që më njeh e di shumë mirë që jam shumë e ndjeshme ndaj temave që lidhje me komunizimin se i kam të dy prindërit e prekur nga regjimi, nuk më ka rastisur të flas për këtë gjë pasi nuk më ka lidhur puna. Kjo është një temë për të cilën nuk flitet askund, unë isha e vetmja në shkollë që kam folur hapur për komunizmin se të tjerët nuk e njihnin.Nuk flitet aq sa duhet për këtë temë, un do të doja që fëmija im të njihte periudhën e komunizmit dhe jo të pushtimit Osman.

Ka akoma njerëz që thonë se ajo ishte një periudhë e mirë, dhe këto fëmijë janë rritur nga prindër që kanë menduar njëlloj” u shpreh Megi.

Ajo foli gjithashtu për ‘plagën’ e saj vjetër dhe akoma të mbyllur nga komunzmi, e cila duke se u ngacmua akoma më shumë kur Presidenti Meta i dha titullin ‘Kalorës i Flamurit’, Mehdi Bushatit, i cili ka torturuar në mënyra nga më ç’njerëzoret meshkujt e familjes Pojani, gjatë vuajtjes së dënimit të tyre.

Megi, tregoi se babi saj ka qenë 17 vjet , gjyshi 24 vjet, ndërsa xhaxhai 22 vjet në burg për agjitacion dhe propagandë.

“Gjyshi dhe xhaxhai im kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me Mehdi Bushatin dhe ai ka qenë dy herë hetues për gjyshin tim. Dhe ai është një sadist, përbindësh, gjakpirës, përfitonte dhe ndjente kënaqësi duke sulmuar djem të rinj dhe të pafajshëm, gjyshi im ka pasur akoma shenja në trup nga dhuna që i ka ushtruar Mehdi Bushati.

Xhaxhai im ka qenë një nga iniciatorët e revoltës së Spaqit dhe ka pas një tjetër histori të frikshme me Mehdi Bushatin”, u shpreh ajo.

Megi gjithashtu lexoi disa rreshta nga një rrëfim i xhaxhait të saj , ku ai rrëfente se Mehdi Bushati edhe e kishte kafshuar, duke e torturuar atë dhe jo vetëm.

E rritur me këto histori, Megi thekson dhe nuk ka mundur të jetë vetëm spektatore e saj, pasi e ka përjetuar shumë atë, duke treguar se kishte ardhur koha të bënte diçka për këtë përvojë të jetës së saj, dhe vendosi të kërkojë minimumi, heqjen e dekoratës së Mehdi Bushatit.

E pyetur nga Flavio, nëse ngritja e zërit dhe revoltimi i saj ka sjellë ndonjë reagim deri më tani, Megi tregoi:

“Ne kemi deri tani 11,000 vota në peticionin për heqjen e dekoratës së Mehdi Bushatit dhe kam marrë shume mesazhe mbështetëse nga njerëz që kanë trauma të tilla, dhe nuk kanë me kë ta flasin. Kriminelë dhe vrasës si Mehdi Bushti vazhdojnë të qëndrojnë të lirë, duke shijuar diellin, kafen dhe nipërit, dhe titulli aq i lartë është shumë i padrejtë. Unë po përpiqem ta justifkoj dekorimin e tij nga Presidenti me faktin se ky është një gabim dhe ai nuk e ka ditur.”

Megi Pojani gjithashtu premtoi se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kjo nismë.

“Dua ti shkojmë deri në fund, sepse kemi shumë të drejtë dhe minimumi që duam është t’i heqim dekoratën Mehdi Bushatit.

Ne nuk mund të lejojmë që këto njerëz të trajtohen kaq mirë dhe e shkuara jonë të harrohet”, u shpreh ajo. /R.D.syri.net