arrestohet 18 vjeçari – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Katër vjedhje brenda javës në Tiranë, arrestohet 18 vjeçari. Nën hetim dy bashkëpunëtorët e mitur, vepronin gjatë orëve të natës..
Një 18-vjeçar është vënë në prangat e policisë ndërkohë që janë vënë në hetim dy bashkëpunëtorët e tij të moshave 15 dhe 17 vjeç.

Ata akuzohen për katër vjedhje në biznese të ndryshme në kryeqytet të ndodhura në harkun kohor të një jave.

Në pamjet e publikuar nga policia të marra nga kamerat e sigurisë pranë një biznesi duken të rinjtë të cilët futen në orët e natës në një biznes dhe marrin të ardhurat nga kasa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2.

Zbardhen 4 raste të vjedhjes në disa biznese, të kryera në Tiranë, gjatë javëve të fundit.

Vihet në pranga një 18 vjeçar dhe procedohen penalisht dy të mitur, 15 dhe 17 vjeç.

Sekuestrohen veshje të cilat dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cleaning”.

Më të lexuarat

Kishin fshehur kokainë brenda jastëkëve dhe 25 mijë euro në çarçaf, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Vrasësi i Nikulajt qëndroi 2 muaj në shtëpinë e saj, flet nëna e…

Finalja e “BBVA” do të mbahet në stadium? Luiz Ejlli nxjerr zbuluar skenaret…

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi M. B., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë dy të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer disa vjedhje, gjatë javëve të fundit, në disa biznese në Tiranë. 4 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht:

– Më datë 21.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një market, në rrugën “Brigada e VIII”;

– Më datë 26.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një market, në rrugën “Fejzi Hizmo”;

– Më datë 27.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një market, në rrugën “Bab Rexha”;

– Më datë 28.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një piceri, në rrugën “Teodor Keko”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.