Arrestohet fieraku – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Do të shfrytëzonte për prostitucion 29-vjeçaren, arrestohet fieraku
Një 29-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Fierit në kuadër të një operacioni të koduar “Tranzit 16”.

Policia sqaroi se shtetasit F. S do të trafikonte drejt Belgjikës dhe më pas drejt Gjermanisë një 29-vjeçare me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 16”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Rinas. Vihet në pranga një shtetas që i siguroi një 29-vjeçareje, dokumente identifikimi të falsifikuara. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas do ta trafikonte 29-vjeçaren, në Belgjikë dhe më pas në Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion.

I arrestuari, person me rekorde të mëparshme, për të njëjtën veprimtari kriminale. Procedohet penalisht 29-vjeçarja. Sekuestrohen mjete identifikimi të shtetësive të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe ato të Komisariatit të Policisë Rinas, në zbatim të planit të masave të përbashkët për goditjen e krimeve kufitare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se në pkk Rinas, do të kalonte një shtetase, e cila dispononte dokumente të falsifikuara, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tranzit 16”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit F. S., 29 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja E. H., 29 vjeçe, banuese në Fier. Shtetasi F. S. i ka siguruar dokumente të dyshuara të falsifikuara shtetases E. H., të cilat kjo e fundit, do t’i përdorte në vendet e BE-së.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. S., i kishte siguruar dokumentet e falsifikuara kësaj shtetasje, me qëllim për ta trafikuar në Belgjikë dhe më pas Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete identifikimi të shtetësive të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.