arrestuarve – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Dy kg kokainë, dhjetëra mijëra paund e shtëpi bari. Policia britanike godet grupin, mes të arrestuarve edhe shqiptarë
Një fermë kanabisi me vlerë rreth 80,000 paund është zbuluar në një shtëpi në Dudley pas një bastisjeje në agim. Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit (NCA) zbuluan një fermë kanabisi në Corser Street, Dudley, si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm mbi krimin e organizuar të imigracionit. Oficerët arrestuan gjashtë persona si pjesë e operacionit të koordinuar sot (4 shtator), gjatë të cilit u bastisën edhe prona në të gjithë Birminghamin. Askush nuk ishte i pranishëm në shtëpinë në rrugën Corser, por oficerët zbuluan pothuajse 80 bimë kanabisi.

Si pjesë e hetimit, një burrë 34-vjeçar shqiptar u arrestua në një adresë në Cornbrook Road, Birmingham, së bashku me një grua 29-vjeçare dhe një burrë 21-vjeçar të cilët u arrestuan për vepra penale të imigracionit. Oficerët zbuluan afërsisht 50,000 paund në para të gatshme në shtëpi dhe rreth 20 kilogramë kanabis bimor në papafingo.

Armatim dhe shumë euro në mes të Tiranës, emrat e të arrestuarve
Tiranë – Finalizohet operacioni “Kontigjenti”: arrestime dhe sekuestrime pas kontrolleve për armëmbajtje pa leje

Policia e Tiranës ka zhvilluar gjatë 24 orëve të fundit një operacion të gjerë në kuadër të kontrollit të territorit dhe ndalimit të personave që qarkullojnë me armë zjarri. Operacioni i koduar “Kontigjenti” është ndërmarrë nga Komisariati Nr. 5, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin për Gjurmimin e Aseteve Kriminale, duke u mbështetur te informacionet e siguruara në rrugë operative.

Si rezultat i këtij operacioni:

Janë goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Janë sekuestruar dy pistoleta, sasi municioni luftarak dhe rreth 40 mijë euro, të dyshuara si të ardhura nga veprimtari të paligjshme.

Janë arrestuar dy shtetas, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë për pengim të drejtësisë.

Rastet konkrete:

1. Në rrugën “George W. Bush”, u ndalua për kontroll shtetasi Petrit Kurti, 21 vjeç, i cili u kap në posedim të një pistolete me municion. Ai ndodhej në shoqërinë e xhaxhait të tij, A. K., 46 vjeç, i cili është proceduar në gjendje të lirë për dhënie të deklaratave të rreme dhe pengim të hetimeve.

2. Në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit në automjetin e drejtuar nga Halit Ajazi, 30 vjeç, u gjet një armë zjarri për të cilën kishte leje vetëm për mbajtje në banesë, si dhe 40 000 euro, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion. Paratë dyshohen se mund të jenë produkt i veprimtarive kriminale.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vijimin e hetimeve dhe ndjekje të mëtejshme penale.

Operacion antidrogë në Itali/ Mes 14 të arrestuarve, 9 shqiptarë
ITALI- Një mega operacion është zhvilluar së fundmi nga autoritetet italiane. Sipas raportimeve nga mediat italiane rreth 100 karabinierë janë përfshirë në një operacion për ekzekutimin e 14 masave sigurie, 9 prej të cilave në burg. Më tej bëhet me dije se nga të arrestuarit 9 janë shqiptarë, 3 italianë e 2 rumunë. Grupi merrej me shitjen me shumicë të lëndës narkotike të sjellë nga Shqipëria. Organizate kriminale drejtohej nga një 40-vjeçar shqiptar, i cili lëvizte kilogramë kokaine në qytet për t’u dërguar në zonën e Bolonjës.

Karabinierët e Njësisë Operative të Kompanisë Centro të Bolonjës, të udhëhequr nga toger Guido Rosati, i prenë kokën sistemit. Në dy vite hetime, ata rindërtuan mekanizmat dhe hierarkitë brenda grupit që merrej me shitjen me shumicë të substancës, të sjellë nga Shqipëria.

Në dy vite, nga sa kanë mundur të rindërtojnë oficerët, në Bolonjë u zhvendosën 70 kilogramë kokainë, me një vlerë totale prej 2 milionë eurosh. Një shumë e “rikthyer” me sekuestrimin parandalues të 4 banesave të përdorura nga grupi. Hetimi i koordinuar nga DDA e Prokurorisë me prokurorin Roberto Ceroni lejoi edhe demaskimin e një rrjeti prostitucioni, të drejtuar gjithmonë nga anëtarë të bandës.

Hetimet filluan tre vjet më parë nga Karabinierët e Kompanisë Bologna Centro kundër individëve që operonin në Bolonjë dhe pothuajse të gjithë pa precedentë penalë. Gjatë operacionit që nisi mbrëmë, u kryen edhe masa të vërteta pasurore, konkretisht aplikimi i urdhrave parandalues të sekuestrimit për shtatë makina, katër prona dhe 11 marrëdhënie financiare me një vlerë totale rreth 2 milionë euro që mendohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës.

Sipas mediave italiane, kokaina dyshohet se prodhohet në zona të thella në jug të Shqipërisë, por për këtë po vijojnë hetimet për të zbuluar kanalet e furnizimit. Droga ruhej në garazhe në periferi të Bolonjës, transportohej në makina me dy funde, ndërsa paratë e marra në Bolonja dërgoheshin me autobus në Pulia, ngarkoheshin në tragete për në Shqipëri dhe ktheheshin në Itali, pastroheshin, si pagesa nga familjet.