arsyeja – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Delinda Disha largohet nga MCN TV, arsyeja: ” Pse kërkoja rrogën time”!
Moderatorja Delinda Disha ka njoftuar publikisht largimin e saj nga emisioni investigativ “Xhadat” në MCN TV. Në një postim në rrjetet sociale, ajo zbuloi se arsyeja kryesore e vendimit lidhet me mospagesën e rrogës, ndonëse sipas saj kolegët e tjerë e kanë marrë pagën për muajin prill.

“Miq, ndjekës, dua t’ju lajmëroj se nuk do jem më pjesë e MCN TV tek emisioni investigativ ‘Xhadat’ si moderatore. Arsyeja e largimit: pse kërkoja rrogën time, ndërkohë tashmë ish-kolegët e mi kanë marrë rrogën që në muajin prill”, shkroi ajo në një story të parë.

Çfarë i ndodhi? Olsi Bylyku përfundon në spital, ja arsyeja
Aktori Olsi Bylyku ka ndarë me ndjekësit një moment shqetësues nga jeta e tij. Përmes një postimi në Instagram, ai ka treguar se ndodhet në spital duke marrë serum për shkak të një problemi shëndetësor të lidhur me bajamet.

“Me 39 sot po hajde se ka vend ke makina për serum… Këshillë, këto bajamet mos i nënvlerësoni se kanë nja 7 vjet që ma kanë shkurtuar jetën,” ka shkruar Olsi, duke paralajmëruar ndjekësit për rrezikun që mund të sjellë nënvlerësimi i shëndetit të bajameve.

Ky mesazh vjen si një thirrje për kujdes ndaj shenjave të mundshme të infeksioneve të bajameve, që duket se kanë qenë një problem i përsëritur për të.

Ministri i njohur jep dorëheqje, ja arsyeja
Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i Serbisë, Goran Vesiq, njoftoi të hënën se do të japë dorëheqje nga posti zyrtarisht më 5 nëntor, pas incidentit vdekjeprurës në Novi Sad javën e kaluar. Megjithatë, Vesiq tha në një konferencë të jashtëzakonshme për media se nuk e pranon fajin për incidentin, por se po tërhiqet si “njeri i përgjegjshëm”.

Së paku 14 njerëz humbën jetë si pasojë e shembjes së një strehe prej betoni në stacionin hekurudhor në qytetin verior të Serbisë të premten. Tre njerëz u lënduan dhe ende janë në gjendje të rëndë. “Nuk mund ta pranoj fajin për vdekjen e 14 personave, sepse as unë dhe as personat që punojnë me mua nuk kemi as më të voglën përgjegjësi për tragjedinë që ndodhi”, tha Vesiq.
Vesiq tha se si ministër “nuk ka miratuar asnjë akt që mund të ketë ndikim në rezultatin e projektit” të rindërtimit të stacionit hekurudhor në Novi Sad. Ai i bëri thirrje prokurorisë të përcaktojë se kush e ka përgjegjësinë për vdekjen e 14 personave. Vesiq tha se dorëheqjen ia ka ofruar kryeministrit të vendit Millosh Vuçeviq në të njëjtën ditë kur ka ndodhur aksidenti dhe se synimin ia ka komunikuar edhe presidentit Aleksandar Vuçiq.

Qindra njerëz u mblodhën të dielën para Ministrisë së Ministrisë së Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës në Beograd, ku kërkuan dorëheqjen Vesiqit dhe llogaridhënie nga Qeveria për incidentin në Novi Sad. Nuk dihen ende arsyet e shembjes së mbulesës së betonit të Stacionit Hekurudhor.

Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad tha se i ka dëgjuar dëshmitë e 40 njerëzve deri më 3 nëntor, duke përfshirë ministrin Vesiq dhe ata që janë përgjegjës për “Hekurudhat e Serbisë” dhe “Infrastrukturën e Hekurudhave të Serbisë”, si dhe ata që janë përgjegjës për kryerjen e punëve.

Presidenti serb Vuçiq tha të hënën se është “i sigurt” se autoritetet kompetente shtetërore do ta gjejnë se kush është përgjegjës për tragjedinë.

Ndërtesa e stacionit kryesor hekurudhor në Novi Sad është hapur në korrik të vitit 2024, pas tre vjetësh të rindërtimit. Institucioni i hekurudhave serbe ka thënë në ditën e incidentit se streha e betonit që është shembur “nuk është rindërtuar dhe nuk ka qenë pjesë e renovimeve”. Megjithatë, ekspertët deklarojnë se edhe ajo pjesë ka qenë subjekt i rindërtimit. Punimet për rindërtim janë kryer nga një konsorcium kinez./ REL

Rama niset drejt Brukselit, ja arsyeja
Kjo pritet të jetë edhe çështja kryesore e diskutimeve në këtë tryezë, për të parë ecurinë e përgatitjeve të secilit prej vendeve në mënyrë që komisioni Evropian të miratojë agjendat në muajin tetor, ndërsa pagesat e para të bëhen para fundit të këtij viti.
Përmes Planit të Rritjes, Bashkimi Evropian planifikon të ndajë rreth 6 miliardë euro për vendet e rajonit në periudhën prej vitit 2024 deri në vitin 2027. Prej kësaj shume, dy miliardë do të jenë grante nga BE-ja ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të buta.

Shqipëria pritet të përfitojë nga ky fond afro1 mld euro, ndërsa Kosova 880 mln euro. Përllogaritja për shumën financiare që do t’i takojë secilit vend do të bëhet në bazë të GDP-së, numrit të banorëve dhe disa kritereve të tjera, por në rast se vendet e rajonit nuk përmbushin reformat pas një apo dy vitesh, atëherë shuma do t’u shpërndahet vendeve tjera.

Kroacia shpall ‘non grata’ 3 zyrtarët e lartë të Malit të Zi! Ja arsyeja
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë ka njoftuar sot Malin e Zi përmes një note drejtuar Ambasadës së Malit të Zi në Zagreb se Zagrebi ka shpallur kryetarin e Parlamentit malazez, Andrija Mandiç, deputetin Millan Knezheviç dhe zëvendëskryeministrin Aleksa Beçiç, persona të padëshirueshëm.

Zagrebi tha se ky vendim u mor për shkak se këta politikanë kanë kryer veprime të vazhdueshme për prishjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe për shkak të, siç u tha, abuzimit të Kroacisë për qëllime të brendshme politike.

“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhjen që shumica në Parlamentin e Malit të Zi vendosi të shpërfillë thirrjet e vazhdueshme të Republikës së Kroacisë për të mos ndërmarrë lëvizje që mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe në rrugën evropiane të Malit të Zi. Në këtë kontekst, vihen në pah veprimet e zyrtarëve politikë të përmendur, të cilët nuk mund të konsiderohen dashamirës dhe fqinjësorë në raport me Republikën e Kroacisë dhe as nuk janë në përputhje me qëllimin e deklaruar për anëtarësim të Malit të Zi në Bashkimin Evropian”, u tha në njoftim.

Sipas Ministrisë kroate, fqinjësia e mirë është një ndër elementët kyçë të procesit të zgjerimit dhe atij të stabilizim asociimit “dhe një nga kriteret kryesore për vlerësimin e përparimit në procesin e anëtarësimit të Malit të Zi” në Bashkimin Evropian. Kroacia tha se e mbështet anëtarësim e Malit të Zi në BE.

“Republika e Kroacisë pret që Mali i Zi të sillet në përputhje me vlerat evropiane dhe në frymën evropiane dhe se të përqendrojë përpjekjet e tij në përmbushjen e mëtejshme të kushteve dhe kritereve në procesin e anëtarësimit”, u tha në njoftim.

Mandiç dhe Knezheviç udhëheqin dy parti të ish-Frontit Demokratik prorus, ndërkaq Beçiç është udhëheqës i demokratëve. Më herët gjatë kësaj jave, Fronti Demokratik u bë pjesë e Qeverisë të Malit të Zi, që udhëhiqet nga kryeministri Millojko Spajiç.

Hyrja në ekzekutiv e Frontit Demokratik dhe të Partisë së Boshnjakëve nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë u prit me shqetësim, pasi Uashingtoni tha vuri në pah se në ekzekutiv kanë hyrë parti që nuk e dënojnë agresionin rus kundër Ukrainës dhe janë kundër sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.

Politika e Frontit Demokratik është në kundërshtim me politikën zyrtare të Malit të Zi, i cili është kandidati më serioz për anëtarësim në Bashkimin Evropian./REL

Netanyahu ngre akuzën ndaj SHBA-ve, ja arsyeja
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka thënë kabinetit të tij të dielën që po vërehet “rënie dramatike” në dërgesat e armëve amerikane për përpjekjet e Izraelit në luftën në Gazë. Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, e ka mohuar këtë pretendim ditë më parë.

Deklarata e Netanyahut është parë si shenjë për rritje të tensioneve mes dy vendeve aleate. Netanyahu i ka thënë kabinetit të tij se mungesat e para janë vërejtur katër muaj më parë, pa përmendur diçka konkrete, dhe se “disa pajisje kanë arritur në mënyrë sporadike, mirëpo municionet kanë mbetur mbrapa”. Mospajtimet mes dy vendeve kanë të bëjnë me luftën në Gazë, kryesisht lidhur me qasjen e izraelitëve në këtë konflikt dhe për sigurinë e palestinezëve atje.

Presidenti Biden e ka vonuar dërgimin e disa bombave të rënda qysh prej majit, mirëpo administrata e tij i ka hedhur poshtë deklaratat e Netanyahut se bëhet fjalë edhe për dërgesa tjera. “Pas asaj që kam dëgjuar në ditët e fundit, shpresoj dhe besoj që kjo çështje do të zgjidhjet shpejt”, ka thënë të dielën Netanyahu, pa dhënë më shumë hollësi. Ai i ka bërë këto deklarata disa orë pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka udhëtuar në Uashington për t’u takuar me zyrtarë të lartë.

Lufta në Gazë, e nxitur nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – më 7 tetor në jug të Izraelit, ka sfiduar marrëdhëniet Izrael-SHBA, si kurrë më parë.

Në atë sulm janë vrarë rreth 1.200 izraelitë dhe janë marrë peng mbi 240 të tjerë. Ministria e Shëndetësisë në Gazë deklaron se prej nisjes së luftës janë vrarë më shumë se 37.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë. Ndonëse SHBA-ja ka thënë se mbështet fuqishëm synimet e Izraelit për lirim të pengjeve dhe mposhtje të Hamasit, autoritetet amerikane janë të shqetësuara për numrin e viktimave palestineze dhe krizën humanitare të krijuar prej luftës./REL