Artur Zheji – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

‘Kjo Zonjë Madhështore’! U nda nga jeta para kohe, çfarë i shkruante vdekjes gazetari Artur Zheji?
TIRANË- Gazetari Artur Zheji është ndarë nga jeta ditën e sotme në Sarandë, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Publicisti, i cili humbi jetën para kohe, vetëm një vit më parë ka bërë një shkrim të vetin drejtuar vdekjes. Në shkrimin e tij, Zheji e quan vdekjen si një Zonjë Madhështore, që sipas tij vendos Drejtësi Hyjnore mbi tokë.

Shkrimi i plotë:

Ka pak raste të rralla, ku njeriu i vogël, apo njeriu i vetëpandehur i madh, zhubroset, tkurret dhe vjen befas në vete!

Sepse Vdekja shfaqet!

Krenare dhe me vështrim të tejpërtejshëm, duke kërrusur në trup dhe në fytyrat e vrerosura, madhështitë e rreme të viktimave të saj të ardhshme. Dhe zagarët ndjehen zagarë dhe jo ndonjë kafshë tjetër.

Dhe kobrat ndjehen nëpërka tinzare e të pabesa, kokëulura dhe banuese të vrimave të fshehta ku thurrin planet e kafshimeve të ardhshme helmuese…

Dhe titullarët e pushtetit trullosen dhe ndjehen Askushi, kur shohin në sytë pa sy Mbretëreshën e Zezë.

Këtë Zonjë madhështore që një ditë vendos Drejtësi Hyjnore, mbi vampirët hipokritë të së përditshmes, ngjeshur dhe fshehur fort mirë, mbas kostumeve dhe kollareve të shtrenjta.

Ata, kinse të vrerosur, parakalojnë kokëulur, në funeral, buzë Zonjës Madhështore, Mbretëreshës së Zezë, me duart me unaza të arta, që ju fshehin paq njollat e gjakut që nuk ju lahen dot.

Ajo qëndron mbi krye të udhëtarit të rradhës për në Botën tjetër dhe i kqyr të gjithë si i kqyr Shqiponja, minjtë brejtës të Vendit tim.

Dhe Mbretëresha, që lodron si fllad në atë log të përzishëm, dëgjon lutjet e tyre të heshtura, që ta shtyjnë sa më shumë takimin me të, të Pakorruptueshmen Absolute!

Por Ajo, e Madhërishmja, vazhdon të lodrojë si fllad, mbi atë gumëzhitje milingonash, gjarpërinjsh e hienash dhe përkëdhel ëmbël veç ata, që njerëzisht vuajnë vërtetë për të ndjerin që Ajo ka ardhë të marrë me vete…

Këtë perceptim ndjeva kur sodisja Funeralin e Shtetit për Ismail Kadarenë në udhëtimin e tij ndërmjet dy Botëve.

Shkrimtari i mprehtë dhe ironik, virtuoz dhe vetmitar në më të shumtën e jetës së tij, vështroi së fundmi shumë nga personazhet që kishte qesëndisur dhe tallur, të mbanin rradhën në funeralin e tij.

Në të vërtetë, kjo është hakmarrja e tmerrshme e mikrobotës, ndaj atyre që i kanë shpërfillur së gjalli, ju vijnë në funeral, duke ja trazuar qetësinë që lipset në këto raste.

Ndaj dhe e mirëkuptova thellësisht Helena Kadarenë, që largoi turmën e Hiçave të shumtë, në çastet e shkurtra të ndarjes me Ismailin e saj.

Kush kupton, kupton.

Kush nuk kupton, nuk është më puna ime!

Policia: Artur Zheji ndërroi jetë gjatë transportit me ambulancë
SARANDË- Gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji, është ndarë nga jeta pasditën e sotme. Mësohet se Zheji është dërguar pa shenja jete në spitalin e Sarandës. Sipas njoftimit të Policisë, familjarët kishin telefonuar urgjencën për ndihmë, por pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:10 ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë ka marr në afërsi të Restaurant Layos në rrugën Butrinti shtetasin Artur Petro Zheji i datëlindjes 26.09.1961 banues në Tiranë, i cili kishte probleme shendetesore. Ky shtetas ka ndrruar jetë gjatë transportit me Ambulancë.

Artur Zheji ishte gazetar, publicist dhe analist shqiptar. Ai është i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit. Zheji është angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media. Ndërkohë që nga viti 2017, ai është drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë

Ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji
Ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji.

Ai ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti”, kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak.

Zheji u transportua me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit “Petro Nako” në Sarandë, por fatkeqësisht mbërriti atje i pa jetë.