Aziz Nesin – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

PUSHO, MOS FOL!
Aziz Nesin- PUSHO, MOS FOL!

Pusho, mos fol,

Qepe gojën

Hesht, më në fund.

Nëse fjala është argjend,

Flori është heshtja.

Të parat fjalë që dëgjova fëmijë,

Qaja, qeshja, lozja, më thonin:

Hesht !

Në shkollë, më fshehën gjysmën e të vërtetës,

Më thonin: ç’të rreh ty. Hesht !

Më puthte vajza e parë që dashurova dhe më thanë,

Shiko, se mos thuash gjë, shshsh…..hesht!

Qepe gojën dhe mos fol, hesht!

Dhe kjo zgjati deri në të njëzetat e mija.

Fjala e të madhit,

Heshtja e të voglit.

Shihja gjak nëpër trotuare’.

Po ty ç’të rreh, më thonin,

Do gjesh belanë, hesht!

Më vonë, bërtisnin shefat,

Mos fut hundët kudo,

Bëj sikur s’kupton, hesht!

U martova, bëra fëmijë,

Gruaja ime, ishte punëtore dhe e ndershme

Dhe dinte të heshtë.

Kishtë një nënë të matur, që i thoshte “Hesht”.

Vite të tëra, prindërit dhe komshinjtë, na këshillonin

Mos u përziej, bëj sikur nuk pe asgjë. Hesht !

Ndoshta nuk kishim ndonjë miqësi kush e di se çfarë,

me komshinjtë, por na bashkonte ajo, “Hesht”.

Hesht njëri, hesht tjetri,

Hesht ata lart, hesht ata poshtë.

Hesht, gjithë pallati.

e gjithë rrugica, Hesht.

Hesht rrugët paralele dhe rrugët vertikale.

Gëlltitëm gjuhët.

Gojë kishim e s’kishim fjalë.

Themeluam shoqatën tonë të Hesht-jes

Dhe u mblodhëm të gjithë

Një popull i tërë, një forcë e madhe, por të gjithë memecë.

Arritëm shumë, gjer majat,

Na dhanë dekorata,

Çdo gjë e gjith’ më shumë.

Lehtësisht, vetëm me Hesht

Art i madh kjo Hesht-ja.

Mësoja gruas tënde, fëmijës tënd, vjehrrës

Dhe kur të ndjesh nevojën të flasësh

Shkule gjuhën dhe bëje të hesht.

Preje në rrënx’

Dhe qenve hidhja.

Organi më i padobishëm, që nga momenti që nuk e përdor drejtë.

Ankthe, nuk do kesh, keqardhje dhe dyshime.

Nuk do kesh turp nga fëmijët dhe do shpëtosh nga ngjirjet,

Pa folur, u thuaj, “keni të drejtë, si ju jam dhe unë”.

Ah! Unë budallai, sa do desha të flisja.

Dhe nuk do flasësh

Do bëhesh llafazan,

në vend që të flasësh, do thuash pallavra.

Preje gjuhën, preje menjëherë

Zgjidhje nuk ke.

Bëhu memec.

Përderisa nuk flet, guxo më mirë,

Gjuhën tënde pri.

Për të qënë i saktë në planet dhe ëndrrat e mia

Midis dënesjeve dhe furive, unë mbaj gjuhën,

Sepse mendoj, që do vijë momenti dhe nuk do duroj më

Dhe do shpërthej e frikë nuk do kem,

por shpresë,

Që çdo moment laringun do ta mbush me një zanore,

Me një pëshpërimë, me një belbëzim,

me një ulërimë që do më thotë:

FOL!

Azis Nesin

Jeto I Lumtur