Bajramin – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

“Aspak fajtor për Bajramin, i uroj suksese”, Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, s`kemi shpresa për Botërorin
Kombetarja shqiptare do të zhvillojë një miqësore përballë Gjibraltarit në Europa Point të enjten e 4 shtatorit, pesë ditë përpara duelit me Letoninë në Tiranë, e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026.

Tekniku i Kombëtares kuqezi, Sylvinho, ka folur në një konferencë për mediat përpara këtij dueli, nga i cili kërkohet fitorja.

“Sa i përket ndeshjes, është shumë e rëndësishme. Luajmë me Letoninë në Tiranë. Një kundërshtar i vështirë, skuadër fizike dhe shumë e organizuar. U konstatua që kemi vuajtur në ndeshjen ndaj Letonisë në mbrojtje. Unë mendoj se kemi vuajtur si skuadër. Kur ke lojtarë që të mungojnë. Është më e vështirë.

Unë kam punuar me Brazilin dhe ka qenë e vështirë dhe për Brazilin. Na ka ndodhur edhe ne më përpara. Duhet të përgatitesh dhe të kalojmë te lista e dytë e Kombëtares. Duhet të bëjmë më të mirën me lojtarët që kemi dhe ne besojmë te ata.

Sa i përket situatës me Adrian Bajrami, ne e kemi plotësuar listën e pritjes dhe nuk kemi pasur ndonjë reagim. Pas reagimit për shtyp, kur nxorëm listën e plotë të 23 lojtarëve, prapë nuk kishte ndonjë ndryshim. Dy ditë më pas dikush na telefoni nga Federata dhe na tha që Adrian Bajrami zgjodhi të përfaqësojë Zvicrën. Fola 30 minuta me të. Kjo gjë ndodh kudo në botë. Edhe me Brazilin, kishte lojtarë që zgjidhnin Italinë dhe jo Brazilin.

Kur punon në një ekip Kombëtar, ndodh që disa lojtarë të dëmtohen. Jam i kënaqur me lojtarët që kanë ardhur, Kacurri, Shpendi, Çokaj. Kanë ardhur ta shijojnë Kombëtaren dhe ndihen krenar për këtë. Janë dy ndeshje të ndryshme. Një miqësore dhe një e rëndësishme për rezultat. Unë nuk besoj në miqësore, sepse duhet të përgatitemi mirë për fitore. Është një ndeshje e rëndësishme. Pas ndeshjes së nesërme, do të mendojmë për 11-shen që do të hedhim në fushë me Letoninë.

Kemi të bashkuar me ekipin dhe portierin Simon Simoni, i cili zëvendëson Elhan Kastratin. Ai erdhi dhe u bë pjesë e grumbullimit, bëri një stërvitje dhe nuk ishte në 100% të tij. Prandaj thirrëm Simon Simonin dhe ne besojmë shumë te ai.

Broja është mirë. Nuk ka probleme. Broja e di që është e rëndësishme për të që duhet btë vijojë të luajë. Është një lojtar i ri dhe është e rëndësishme që të futet në fushë, të ndihmojë skuadrën, të fitojë eksperiencë. Ka ndryshuar në 15 ditët e fundit. Akoma jeton në Angli, por ka ndryshuar mentalitet. Po bëhet shumë mirë. Nuk ka asnjë problem fizik, momentalisht është shumë mirë.

Është ndeshje e rëndësishme, ju a thashë më parë. Jemi mësuar me presionin, madje dhe lojtarët. Është një ndeshje e rëndësishme për ne. Në ndeshje të tilla duhet të përballesh. Duhet të luash mirë. E dimë që nuk kemi asnjë shans tjetër nëse marrim një rezultat të ndryshëm nga fitorja.

Fajtor për Bajramin? Pyetje shumë e mirë. Nuk ndihem fajtor. Mundohem të bëj më ytë mirën për gruoin dhe ekipin. Përpara dy vitesh kemi folur në gjuhën portugeze. Bajrami ka pasur probleme te Benfica atë kohë. Jemi munduar ta ndihmojmë. I është bashkuar Kombëtares në qershor. Kemi folur. Pas vendimit të tij kam folur më përpara në telefon. Është një bisedë private që kemi bërë mes nesh. E kam përjetuar dhe në Brazil. E di si histori. Suksese lojtarit, por nuk ndihem në faj.

Siç thashë më përpara, ne punojmë të gjithë në Federatë. Kemi 3-4 muaj që diskutojmë për këtë miqësore. Nuk mund të ankohem, sepse çdo gjë ka qenë e rregullt. E vështirë të përgatitesh për miqësoren, kur pas pesë ditësh ke një ndeshje zyrtare. Futbolli duhet shijuar. Nuk besoj te miqësoret, në çdo ndeshje ka rëndësi rezultati dhe duhet të futesh në fushë dhe të japësh më të mirën.

Unë nuk besoj në miqësore, sepse kur futesh 90 minuta në fushë, duhet të japësh më të mirën. Rëndësi ka performanca dhe rezultati. Nuk besoj se një problematikë mund të ndikojë në ndeshjen tjetër. Ka lojtarë të rinj që nuk kanë luajtur shumë minuta me ne dhe unë dua t’i shoh si performojnë.

Dua që ata ta shijojnë dhe të japin më të mirën e mundshme. Të shohim kush do të jetë titullar me Letoninë, edhe pse 11-shen për këtë ndeshje nuk e kemi ende. Por lojtarët duhet ta shijojnë në maksimum”, tha Sylvinho.

Besimtarët muslimanë festojnë sot Kurban Bajramin
Tiranë- Qindra besimtarë myslimanë u mblodhën në orët e para të mëngjesit të së premtes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë per faljen e namazit të Kurban Bajramit. Ceremonia nisi në orën 06:15 në një atmosferë përkushtimi shpirtëror.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu mbajti një fjalim të shkurtër duke theksuar rëndësinë e unitetit, dashurisë për njëri-tjetrit dhe ndihmës për ata në nevojë.

“Si rrallëherë, sot bashkohet dita më e bukur e javes, e xhumasë, me ditën më të bukur të vitit, atë të Kurban Bajramit, një gëzim i dyfishtë.”, tha Spahiu.

Falja e namazit të Kurban Bajramit është zhvilluar në të gjithë vendin.

Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramë, që do të thotë “Festa e Flijimit”. Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë.

Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit. Kurban Bajrami është festa e mposhtjes së egos sonë, mposhtjen e nepsit që gjithmonë kërkon të jetë para. Akti i Kurbanit konsiston në therjen e një kafshe si flijim për të shënuar këtë rast në përkujtim të flijimit të Profetit Ibrahim për Zotin.

Palestinezët në Gazë festojnë Bajramin në situatë surreale
Gaza- Palestinezët në Rripin e Gazës nuk kishin shumë për të festuar të dielën, kur nisi shënimi i festës treditore të Fitër Bajramit, pasi furnizimet me ushqim janë duke iu pakësuar me shpejtësi, ndërsa luftës mes Izraelit dhe Hamasit nuk po i shihet fundi.

Hamasi, grup militant palestinez, është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Shumë njerëz e falën namazin e Bajramit jashtë xhamive të shkatërruara të dielën.

Fitër Bajrami shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit dhe duhet të jetë një ngjarje e gëzueshme, kur familjet mblidhen për festa dhe blejnë rroba të reja për fëmijët – por shumica e 2 milionë palestinezëve në Gazë po përpiqen thjesht të mbijetojnë.

“Është Bajrami i Trishtimit”, tha Adel al-Shaer pasi mori pjesë në faljen e Bajramit në natyrë në qytetin qendror të Deir al-Balah.

“Humbëm të dashurit tanë, fëmijët tanë, jetën tonë dhe të ardhmen tonë. Humbëm studentët tanë, shkollat dhe institucionet tona. Humbëm gjithçka”, tha ai.

Ai tha mes lotësh se 20 anëtarë të familjes së tij të zgjeruar janë vrarë nga sulmet izraelite, përfshirë katër nipër të tij të vegjël vetëm disa ditë më parë.

Izraeli i dha fund armëpushimit me Hamasin dhe e rifilloi luftën në fillim të marsit, pasi grupi militant nuk i pranoi ndryshime në marrëveshjen e arritur në janar.

Sulmet izraelite kanë vrarë qindra palestinezë, dhe Izraeli nuk ka lejuar hyrjen e ushqimit, karburantit apo ndihmës humanitare për katër javë.

“Ka vrasje, zhvendosje, uri dhe një rrethim”, tha Saed al-Kourd, një tjetër besimtar.

“Ne dalim për të kryer ritualet e Zotit vetëm sa për t’i gëzuar fëmijët, por në lidhje gëzimin për Bajram? Nuk ka Bajram”, shtoi ai.

Lufta filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 251 pengje.

Hamasi ende po mban 59 pengje – 24 prej të cilëve besohet se janë ende gjallë – pasi shumica e të tjerëve u liruan përmes armëpushimeve apo marrëveshjeve të mëparshme.

Bombardimet dhe sulmet tokësore të Izraelit kanë vrarë mbi 50.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve në statistikat e saj.

Izraeli thotë se i ka vrarë rreth 20.000 militantë, pa dhënë prova për këtë.

Lufta e Izraelit ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës dhe, në kulmin e tyre, e ka detyruar rreth 90% të popullsisë të zhvendoset brenda vendit, në raste disa herë. /REL/