Balliu – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Rama sulmon gjykatësin Balliu! Ja arsyeja?
Pas prokurores Elsa Gjeli, kryeministri Edi Rama adreson kritika ndaj një tjetër përfaqësuesi të sistemit të drejtësisë, gjyqtarit Hazbi Balliu, duke e akuzuar se ka marrë një vendim në favor të ndërtuesve të paligjshëm dhe në dëm të interesit publik.

Postimi i plotë:

Pas prokurores Gjeli, e cila e konsideroi krimin e ndërtimit të një fshati të tërë turistik pa leje në zemër të Thethit, si një zhvillim të natyrës dhe as nuk hapi fare hetime, duke u vendosur hapur në llogoren e Antiligjit e të Antishtetit kundër interesave të Republikës së Shqipërisë, dje u shfaq në të njëjtën llogore gjykatësi Balliu, i cili një pallat të tërë pa leje të konfiskuar nga shteti në mes të Tiranë dhe të vendosur në funksion të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e konsideroi si pronë legjitime të ndërtimtarëve të paligjshëm, duke vendosur masë sigurie në favor të tyre

Fatkeqësisht as Gjeli as Balliu, nuk janë të vetmit prokurorë e gjykatës që po mbajnë gjallë në sistemin tonë të drejtësisë forcën e vjetër brutale të Antiligjit e të Antishtetit në dëm të interesave të shtetit, të komunitetit e të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, sa herë që përballë tyre gjenden subjekte të biznesit të madh

Pyetja që rilind në vend të ulërimës së revoltës edhe në këtë rast është, ku janë institucionet e pavarura të qeverisjes së gjyqësorit e të kontrollit të këtyre shpërdoruesve të pavarësisë së drejtësisë, të cilat prej kohësh po provojnë inekzistencën e tyre në raport me abuzime ulëritëse prokurorësh e gjykatësish të çdo niveli?!

Njerëzit që na votojnë e kërkojnë llogarinë tek ne për qëndrimet Antiligj e Antishtet të njerëzve të drejtësisë së pavarësuar totalisht nga ekzekutivi.

Po ne ku ta kërkojmë llogarinë në emër të interesave të tyre dhe të vetë shtetit, për këto e shumë thika të tjera pas shpinës që Republika jonë dhe plot qytetarë të saj marrin nga Gjelat e Ballinjtë brenda sistemit të drejtësisë, të cilët paguhen prej taksave të shqiptarëve më shumë e shumë më shumë se sa të gjithë rrogëtarët e tjerë të këtij shteti!

Një gjë është pak po e sigurtë: Mandatin e fortë për ta bërë Shqipërinë 2030 shtet të së drejtës, anëtar të Bashkimit Europian, shqiptarët nuk e na e dhanë për të ngritur duart lart përballë Gjelave të prokurorive e Ballinjve të gjykatave, qoftë kur shqelmojnë Republikën qoftë kur grushtojnë njerëzit që meritojnë drejtësi, vetëm drejtësi dhe as më shumë e as më pak se sa drejtësi

Drejtësia vonon po nuk harron, thotë Populli. Për të gjithë.

Balliu: Rama, pronari faktik i Xibrakës
Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se Rama është pronari faktik i Xibrakës.

“Sot është e qartë për çdo qytetar, i majtë dhe i djathtë, se është vetë Rama i kapuri në flagrancë në dosjen Xibraka. Është Rama garantori, i atij operacioni të ndërprerë nga aleatët ndërkombetarë”, shprehet Balliu.

Postimi i ish-deputetit të PD-së Klevis Balliu:

Rama pronari faktik i Xibrakes!

Sot eshte e qarte per cdo qytetar, i majte dhe i djathte, se eshte vete Rama i kapuri ne flagrance ne dosjen Xibraka.

Eshte Rama garantori, i atij operacioni te nderprere nga aleatet nderkombetar.

Ne ceshtjen e ngritur ndaj liderit te opozites, nje nga arsyet qe gjykata ka shprehur per masen e sigurise arrest shtepie eshte mundesia e nderhyrjes ne hetim si rjedhoje e pushtetit.

Po tani, qe Rama eshte nen hetim a duhet te kete mase arresti, po tani qe Rama eshte nen hetim,a do te qendroje Rama ne kryeministri.

A mund ai me gjithe pushtetin absolut mbi marjonetat e veta te prish provat e te ndikoje ne ceshtje?!

A ka SPAK ne plan te hetoje, e ne fakt a duhet te hetoje SPAK, apo duhet nje hetim nderkombetare.

Meqenese dhe Xibraka eshte nje sukses i nje aksion te ndermarre nga aleatet tane nderkombetare.