Basha – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Pas ‘sagës’ së dështimeve të konstituimit, Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës!
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës të martën.

Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Basha i mori 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenime./REL

Basha në timon, i përgjigjet Ramës: Ku të mbetën Lali me shokë
Drejtuesi politikë i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur ndryshe kësaj radhe kryeministrit Edi Rama.

Basha ka postuar një video duke drejtuar makinën dhe me këngën e Unikkatilit “Ku t’metën shokt”, dhe pyet kryeministrin ku e ka Lalin, Benin, Terin, Beqën, Sajen dhe Çyrben.

O Rame, ku i ke shokët?
Ku e ke Lalin?
Ku e ke Benin?
Ku e ke Terin?
Ku e ke Lir Beqen?
Po Sajen?
Po Çyrben?
Ku t’mbetën shokët Rame???

A i kanë mbetur më njerëz të besuar në PD? Ja si përgjigjet Basha
Ish-kreu i PD-sw Lulzim Basha në një intervistë për një emision televiziv, u pyet se me çfarë merret tani që nuk drejton më PD-në dhe për braktisjen nga mbështesit dhe miqtë në këtë parti, disa prej të cilëve njerëz qe vetë Basha u dha pushtet dhe i nxorri nga anonimati.

Ish kreu i opozitës, deklaroi se tashmë ai është drejtues i Demokratëve Euroatlantikë, një formacion që e përshkruan si ish PD-ja zyratare, duke shtuar se ka një axhendë të ngjeshur çdo ditë dhe se do të kandidojë në zgjedhjet palamentare të 2025.

Pjesë nga biseda:

Lulzim Basha: Që kur ka ndodhur gjyqi i 11 qeshorit, PD zyrtare e deri atij momenti është riformatuar në atë që e quajnë edhe mediat Demokratët Euroatlantikë, që është një strukturë me njerëz nga jugu në veri, në çdo qendër votimi dhe që aktualisht pasi ka shpallur programin në Konventën e 1 qershorit, aktualisht është në proces të finalizimit të kandidaturave për deputetë.

Siç mund ta imagjinosh, ky është një proces shumë intensiv edhe në rrethana normale, sigurisht nuk ndodhemi në rrethana normale. Kemi nga njëra anë një qeveri të kalbëzuar si kjo e Edi Ramës, të vërtetuar që mandatin e 2021 e ka marrë në bashkëpunim me bandat kriminale, sic tregojnë përgjimet e rastit Cyrbja, me bandat e Durrësit dhe Elbasanit. Apo sic tregoi VOA, ku një në katër votues pranoi se kishte votuar për qeverinë nën presion për vendin e punës. Nga ana tjetër kemi një opozitë me një problem të madh brenda, të shkaktuar nga ish drejtuesi i PD, zoti Berisha, për shkak të interesave dhe problemeve që ka me SHBA dhe MB, ashtu edhe me drejtësinë shqiptare.

E gjithë kjo ka krijuar një situatë ku aktorët e vjetër të politikës duan që Shqipëria të mos ndryshojë. Këtë e bëjnë në një pakt të ndërsjelltë me njëri tjetrin. Zoti Berisha është pajtuar thuajse edhe publikisht me faktin që në rrethanën ku ndodhet opozita për fajin e tij, nuk ka ai vetë asnjë mundësi të largojë Ramën, ndonëse për tr evite i gënjeu demokratët se ai ishte zgjidhje për të larguar Edi Ramën.

Është goditur rëndë shpresa e demokratëve dhe shqiptarëve, ndaj nuk është e lehtë të ndërtosh një program dhe ekip për të dalë para shqiptarëve.

Kurrë nuk e kam parë atë pjesë të misionit që më angazhoi në politikën aktive, të lidhur me një karrike apo me një funksion të vecantë. Veprat e mia, jo vetëm fjalët kanë folur qartë se kam vendosur misionin mbi karriken.

Në këtë kuadër kam një axhendë të ngjeshur nga mëngjesi deri në darkë, në takime në Tiranë dhe jashtë Tiranë, që para shqiptarëve të dalim me një alternativë.

Ylli Rakipi: Këto fjalë janë njëlloj si fjalët që thoshte Lulzim Basha kur ishte kryetar i PD.

Lulzim Basha: Nuk kanë lidhje me postin.

Ylli Rakipi: Jo kanë, me fuqinë. Se ju thoni do bëjmë këto gjëra. Tani hajde të them edhe unë, do ti bëj, por nuk më dëgjon njeri. Po nuk pate njerëz… Ja tani çfarë përkhrahësish të kanë mbetur ty aty? Edhe miqtë e tu, që i krijove ti, janë vërsulur të gjithë te doktori. Gaz Bardhi përshembull, ishe hija juaj, shkeltë këmba e Lul Bashës dhe një hap më mbrapa vinte Gaz Bardhi. Sot, ai të “vret” për Sali Berishën. Të flet Gazi sot apo nuk ti hedh sytë? E mora si shembull Gazin se është më tipiku por mund ti marrë edhe të tjerët. Kishte të tjerë atje, kur afrohesha te PD që të takoja ty për intervistë, kishin frikë të fliste njeri se dëgjonin ata dhe ta thoshin ty menjëherë… Pra, kush të ka mbetur aty?

Lulzim Basha: Ke të drejtë kur e shtron nga kjo pikëpamje. Kjo është pikëpmaja e stilit politik që ka dominuar Shqipërinë dhe aktorët e vjetër duan ta dominojë sërish. Pra, kë ke, ku e ke, kë të fortë ke nga mbrapa, kë oligark ke nga mbrapa, cilat media ke, cilat mund të kapësh.

Ylli Rakipi: Unë nuk thashe për oligarkët, thashë për Gazin dhe këta të tjerët..

Lulzim Basha: Është një mënyrë e të menduarit në raport me personin apo me objektivin e personit në qendër të veprimtarisë politike. Ka një qasje tjetër, që është dominuese në perëndim dhe mua më ka frymëzuar. Nuk ka lidhje me kë ke dhe ku e ke, ka lidhje me idetë. Nëse idetë janë të fuqishme, të duhura, ato kanë aftësinë të frymëzojnë një numër të madh njerëzish, një shumicë njerëzish. Mund të marrim shembuj sa të duash, jo nga starti i Demokratëve Euroatlantikë që kanë strukturë të shtrirë në gjithë vendin…

Ylli Rakipi: Po ide, e di çfarë ideje kam unë sot? Të jem kryetari i Evropës… Po pyet njeri?

Lulzim Basha: Ajo është ambicie për një karrike.

Ylli Rakipi: Jo jo, kam idenë që unë mund ta bëj Europën më mirë se këta… Po ti çfarë ke në dorë ta bësh këtë punë?

Lulzim Basha: Unë kam në dorë ti ofroj dhe kam për detyrë ti ofroj shqiptarëve një rrugë tjetër nga ajo që ofron Edi Rama dhe Sali Berisha, që realisht nuk ofrojnë më asgjë. Kam detyrë të ofrojë një rrugëdalje nga situate ku ndodhen. Është e paimagjinueshme që Shqipëria në 2024 të vinte prapë në këtë ditë, ku ke një shtet të privatizuar tërësisht.

Ylli Rakipi: Ke njerëz në PD ti?

Lulzim Basha: Padiskutim që po.

Ylli Rakipi: Jo popull, se mund të thuash kam gjithë popullin. Edhe Edi Rama thotë, Saliu… Ata që ishit në PD, kë ke?

Lulzim Basha: Demokratët Euroatlantikë ka një strukturë, që vepron në gjithë vendin, me degë, kryetarë degësh, Këshill Kombëtar. Janë njerëz që kanë vijuar të qëndrojnë. Është fakt i njohur.

Ylli Rakipi: Jo, jo, edhe sot madje gjykata ka shkruar Saliun kryetar të PD. Edhe po ka mbetur aty ndonjë që është me ty, fshihet…

Lulzim Basha: Kush ka vendosur fatin personal mbi kauzën politike, e ka ndarë mendjen prej kohësh. Kush ka qëndruar me Demokratët Euroatlantikë, vazhdon të qëndrojë pavarësisht cdo sfide.

Basha flet pa dorashka për rininë e tij: Isha i apasionuar pas…
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka dhënë një intervistë të veçantë në emisionin “Fit”, ku ka ndarë kujtime nga jetën e tij studentore në Holandë.

Basha u shpreh se studimet në Fakultetin e Juridikut ishin një zgjedhje që e kishte pasion, ku përveç lëndëve të detyrueshme, ai ishte i fokusuar në fushën e Drejtësisë Ndërkombëtare.

Ai theksoi se eksperienca e tij universitare ishte një periudhë e bukur, e pasuruar me njohuri mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rolin e Shqipërisë në këtë fushë, duke përmendur aktet madhore si incidenti i Kanalit të Korfuzit dhe aktin e pavarësisë së Kosovës.

Basha shtoi se jeta studentore, përveç aspekteve akademike, ka qenë po ashtu një periudhë shumë e bukur e jetës së tij.

“Lëndët që kam zgjedhur të studioja në Fakultetin e Juridikut, kanë qenë lëndë për të cilat kisha pasion. Kishte dhe lëndë që ishin të detyrueshme, por nuk i kisha pasion. Juristët apo studentët e juridikut e dinë për çfarë e kam fjalën. Fjala bie tek detyrimet. Por në tërësi studimet i mbaj mend si një kohë shumë të bukur.

Edhe nga ana e Universitetit, pra asaj që kam studiuar, ka qenë si me thënë një botë e tërë që hapej para meje, bota e të Drejtës Publike Ndërkombëtare, marrëdhënieve mes shteteve, se si impaktonte kjo jetët e njerëzve, fatet e njerëzve, historia e këtyre marrëdhënieve ku Shqipëria ka një rol të veçantë në doktrinën e të Drejtës Ndërkombëtare.

Që nga incidenti i kanalit të Korfuzit që është një nga aktet e para të jurisprudencës, të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e deri tek akti i pavarësimit të Kosovës dhe opinioni këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Të dyja janë akte madhore në doktrinën e jurisprudencës ndërkombëtare, të drejtës publike ndërkombëtare.

Siç e shikoni e kam pasion, i jam rikthyer pjesërisht këtij pasioni vitin e kaluar kur u emërova reporter për çështjen e konfiskimit, e ligjshmërisë së konfiskimit të aseteve të ngrira ruse për t’ia vënë ato në dispozicion Ukrainës.

Pra, ana profesionale, domethënë ana përmbajtësore e studimeve e mbaj mend si një kohë shumë shumë të bukur. Por do të isha i pavërtetë po mos të thoja që po kaq bukur, në disa aspekte edhe më e bukur ka qenë jeta studentore”, – u shpreh Basha.

A do të krijojë parti të re? Ja si përgjigjet Basha
Cili është objektivi për zgjedhjet 2025, deri ku do të shkojë Lulzim Basha? A do të krijojë parti të re? Këto dhe të tjera, Basha përgjigjet në “Të Pashoq”.

Përveç marrjes së një tjetër mandati si deputet në Kuvend, deri ku shkojnë ambiciet e Lulzim Bashës?

Lulzim Basha: Këto janë për ato që u quajtët forca të reja. Unë nuk jam këtu si një individ, përfaqësoj një strukturë të shtrirë në 5 mijë qendra e votimit në gjithë Shqipërinë, me kryetarë degësh me Kryesi Partie, Këshill Kombëtar, vendimmarrje dhe program. E vetmja forcë politike që ka një program të shpalosur tashmë. Këtu ka vend edhe për ato forca politike që numerikisht mund të përbëhen nga disa individë, përsa kohë qëndrojnë kundër qeverisë së Edi Ramës dhe janë në shërbim të shqiptarëve.

A humbet shansi për kandidat për Kryeministër?

Lulzim Basha: Jo, nuk humbet fare shansi sepse gjithçka varet nga performanca elektorale. Ne do ti qasemi njerëzve pa asnjë kompleks nga e kaluara. Do kemi kandidatë që përballen me problemet dhe e janë njësh me qytetarët dhe që jetojnë me hallet e njerëzve. Do t’iu japim fuqi atyre që kanë qëndruar me aftësi personale dhe që nuk kanë marrë tenderë dhe kanë qëndruar përballë joshjeve të krimit dhe bashkëpunimit me qeverinë.

Basha i kthehet Metës: Mos harro atë bllokun me 700…
Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur Ilir Metës për deklaratat e tij për 21 janarin.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha shprehet se drejtësia ka shumë për të zbardhur 21 janarin dhe ky hetim nis që nga Ilir Meta që është njeriu me bllok, tek Edi Rama që është organizatori i saj.

Në videon e shpërndarë në facebook kur Meta dhe Berisha përplaseshin në Parlament për 21 janarin me akuzat më monstruoze, kreu i Demokratëve Euroatlantikë shkruan se sot i njëjti person mbron Berishën.

Reagimi i Lulzim Bashës:

“Drejtësia ka shumë për të zbardhur për 21 janarin. Nga Ilir Meta, njeriu me bllok, te Edi Rama, organizatori i protestës me sebepin e bllokut, i cili më pas çuditërisht e bëri Ilir Metën pjesë të pushtetit dhe ata që i akuzonte si pjesë e grupit të zjarrit i emëroi kryetar të PS dhe të Bashkisë. E më pas e gjithë e vërteta deri në fund.

Mashtrimet ordinere dhe zig-zaget e përditshme nuk mund t’i fshehin faktet të cilat janë para syve të çdo shqiptari. I njëjti person që sot bën sikur mbron Sali Berishën, ka bërë akuza nga më monstruozet ndaj tij edhe në këtë rast.

Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. Pazaret, deliret dhe ankthet e tij kanë dëmtuar rëndë opozitën, ndërsa distancimi nga ai dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për fitoren e saj.”

Basha takim me eurodeputetin austriak, zbardhet biseda
Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me deputetin e Parlamentit Europian nga Austria, Lukas Mandl, një mbështetës i fortë dhe i vendosur i shqiptarëve dhe i Kosovës.

Pjesë e bisedës ka qenë situate në rajon, ku Basha shprehet se kërcënimet që vijnë nga Serbia dhe lidhjet e saj me Rusinë dhe akti terrorist i Banjskës është një ëmbanë alarmi për paqen dhe sigurinë që meriton vëmendjen e BE.

Ai gjithashtu thotë se njohja e Kosovës nga vendet e BE-së dhe NATO-s, që ende s’e kanë njohur, dhe anëtarësimi i saj në institucionet euroatlantike, është kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Europë.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Kënaqësi të takohesha sot me anëtarin e Parlamentit Europian nga Austria, Lukas Mandl, një mbështetës i fortë dhe i vendosur i shqiptarëve dhe i Kosovës.

Biseduam për situatën në rajon, kërcënimet që vijnë nga Serbia dhe lidhjet e saj me Rusinë. Akti terrorist i Banjskës tregoi se Rusia po mbështet taktika dhe strategji të njëjta me Krimenë, që më pas i hapi rrugë luftës pushtuese ndaj Ukrainës. Kjo është një këmbanë alarmi për paqen dhe sigurinë në rajon dhe Europë ndaj meriton vëmendje prioritare nga Bashkimi Europian dhe vendet anëtare.

Njohja e Kosovës nga vendet e BE-së dhe NATO-s, që ende s’e kanë njohur, dhe anëtarësimi i saj në institucionet euroatlantike, është kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Europë.

Pse flisni sikur i keni hyrë sot politikës? Ja si i përgjigjet Basha
Lulzim Basha i ftuar në një emision televiziv u pyet nga moderatorja Eni Vasli se përse flet sikur i ka hyrë sot politikës, ndërkohë që më herët ka mbajtur edhe poste të rëndësishme në vend.

Basha tha se ai përfaqëson demokratët euro-atlantikë, duke shtuar se Rama tmerrohet nga programi i grupimit të tij. Më tej, Basha deklaroi se ai kur ka mbajtur poste iu ka dhënë shqiptarëve Rrugën e Kombit dhe vizat.

Eni Vasili: Pse flisni sikur i keni hyrë sot politikës, pasi ju keni qenë ministër, keni mbajtur poste të larta në Shqipëri?

Lulzim Basha: Dinosaurët politikë duan të zhdukin programet e partive. Ne jemi demokratët euro-atlantikë, që Rama na ka kaq shumë tmerr. Iu kam dhënë shqiptarëve Rrugën e Kombit, vizat. Berisha ka thënë vetë se të kesh tre jetë, nuk bën dot ato që ka bërë Lulzim Basha. Rama, Berisha, Meta janë politikanët e vjetër të Shqipërisë. Nuk jam bërë pjesë e lojërave politike.

Arion Sulo: 21 janari qenka i Berishës, e vizat qenkan tuat. Opozita u përça nga ty se përjashtove Berishën. Ti hoqe Berishën dhe fitoi Berisha, ai i fitoi demokratët.

Lulzim Basha: Unë i kam hyrë politikës me mision.

Pas vendimit për rekurs, Basha prezanton ndryshimet
Pas përfundimit të mbledhjes me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, në të cilën u vendos për rekurs të vendimit të Gjykatës të Apelit në Gjykatën e Lartë, Lulzim Basha ka prezantuar shtesën që i është bërë logos së Partisë Demokratike.

Bashkë me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”, me të cilën u prezantua programi elektoral në 1 qershor, siglës së PD i është shtuar edhe “DEMOKRATËT EUROATLANTIKË”.

Pas një diskutimi të gjatë me strukturat drejtuese, Basha deklaroi se në çdo rast shqiptarët do të kenë alternativën që presin në zgjedhjet e ardhshme.

“DEMOKRATËT EUROATLANTIKË” identifikon tashmë Partinë Demokratike, duke nënvizuar vazhdimin e angazhimeve themelore dhe identitare me të cilat kjo forcë politike ka lindur, si forca e parë properëndimore e pluralizmit shqiptar. Duke mbajtur të qartë edhe një nga dallimet parimore që ishin në qendër të përplasjeve të brendshme që nisën pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës dhe pezullimin e këtij të fundit nga grupi parlamentar i PD.

Qëndrim që ka qenë koherent në këto 3 vite, i cili u nënvizua edhe ditën e sotme nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, ku u shpreh se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar në lidhje me personat e përcaktuar si “non grata”. Në po të njëjtin mesazh, Ambasada e SHBA deklaroi se të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA.

Bojkoti i opozitës në Komisionin Antikorrupsion, Çupi zbardh detaje: Mazhoranca nuk e krijon dot besimin për t’u ulur dhe për të negociuar me ne

Gjykata e Tiranës rrëzon Bardhin. Basha mbetet kryetar i PD
Gjykata e Shkallës së Parë, ka vendosur që të mos pranojë kërkesën e Këshillit Kombëtar të PD, për ta çregjistruar Lulzim Bashën si kryetar i Partisë Demokratike.

Kjo për shkak të Këshilli Kombëtar, i thirrur nga Gazment Bardhi në korrik të vitit 2023, nuk legjitimohet.

Gjyqtari Gentjan Marku, vendosi kështu mos të legjitimojë Këshillin e thirrur nga Bardhi, kërkesë që u bë nga 6 deputetë të PD.

Gazment Bardhi, mblodhi online në 27 korrik 2023 Këshillin Kombëtar të PD, mbledhje të cilën ai e drejtoi nga Kryesia e Kuvendit.

Bardhi njoftoi atëherë se në mbledhje morën pjesë 245 anëtarë.

Partia Demokratike zyrtare, nuk e njohu mbledhjen e Këshillit nga Gazment Bardhi dhe e akuzoi atë për falsifikim dokumentesh.

Në një nga seancat në Gjykatën e Tiranës për çështjen e statutit të PD, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi dhe ai për Çështjet Ligjore, Indrit Sefa, në cilësinë e përfaqësuesve ligjorë, deklaruan se “kemi dyshime se Këshilli Kombëtar i datës 27 i mbledhur online, nuk është mbledhur kurrë”.

“Ne kemi dyshime të arsyeshme se në dosje mungon dokumentacioni i nevojshëm për të legjitimuar procesin. Ne na rezulton që të mos jetë mbledhur Këshilli Kombëtar, pasi nuk mbështet askund në legjislacion. Ne kemi dyshime të arsyeshme se kjo mbledhje nuk ekziston dhe jemi në kushtet e falsifikimit të dokumenteve“, pretenduan përfaqësuesit ligjorë të PD.