Beleri – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Beleri takohet me Janullatosin, merr dhuratën e veçantë
Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, është takuar me Kryepeshkopin Janullatos këtë të shtunë, i shoqëruar edhe nga kandidati për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria.

Në një postim në gjuhën greke në Facebook, Beleri zbuloi edhe dhuratën e veçantë që Janullatosi i kishte bërë.

“Menjëherë pas lirimit tim, vizitova Eminencën e tij Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas. Ai më dhuroi të njëjtin imazh të Virgjëreshës Mari që u var në qelinë time për 16 muaj dhe më jepte forcë çdo ditë”, tha Beleri.

Me pranga në duar, Beleri mbërrin në Gjykatën e Fierit
Fredi Beleri ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Fierit me pranga në duar. Ai kërkon lirinë me kusht. Seanca e së hënës, u shty për shkak të mungesës së dokumentacionit. Pas përfundimit të lejes 5 ditore, ku u betua si eurodeputet në Parlamentin Evropian, Beleri deklaroi se do të kërkonte lirinë me kusht.

“Kam kërkuar lirinë me kusht, e drejtë e imja, dhe shpresoj që drejtësia këtë herë të mos ndikohet”, u shpreh ndër të tjera Beleri.

Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, për blerje votash. Ndërkohë në 5 mars të këtij viti Beleri u dënua me dy vite burg nga GJKKO, duke u shpallur fajtor për veprën “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Bollano në krye të Himarës, reagon Beleri nga burgu
Kreu i zgjedhur i Bashkisë Himarë Fredi Belri ka reaguar nga burgu, në lidhje me emërin në krye të bashkisë të Arqile Bollanos.

Beleri shkruan se u grabit sovraniteti i popullit të Himarës dhe se u emëruar ndihmësi dështak i ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, i cili po ashtu ndodhet prapa hekurave.

Në fund Beleri thekson se ‘banda’ që ka uzurpuar Bashkinë Himarë, do të dalë para drejtësisë.

Sot , Partia Socialiste  dhe Kryeministri Rama , nepermjet veglave qorre qe i sherbejne ne menyre te paskrupullt dhe nepermjet  forces se pushtetit politik , konsumuan grabitjen e radhes se sovranitetit te popullit te Himares duke caktuar si “kryetar te emeruar” nje te pavotuar , nje njeri qe nuk perfaqeson askend , nje sherbetor te pushtetit dhe nje deshtak ne administrimin e Himares .

Vendosja ne krye të Bashkise e ndihmesit nr 1 te deshtakut Jorgo Goro , servilit Arqilea Bollano , tregon se Rama do pasurite e Himares , pronat e saj , ujin e saj , detin dhe vegel me te mire per te grabitur se ky lake i verber nuk mund te gjente !

Hajdutlleku i “kryetarit te pavotuar” i faktuar ne 200 faqe raport nga kontrolli i KLSH-së dhe 10 milione euro abuzime  me tendera, eshte unaza qe e mban per hunde te perzgjedhurin e Partise ne pushtet .

I premtoj popullit te Himares se  shume shpejt kjo bande qe ka uzurpuar Bashkine Himare dhe abuzon cdo dite me pushtetin e pamerituar , te vjedhur dhe te sajuar nepermjet makinacioneve politike te ulëta, do te dale para drejtesise me cdo kusht !

Falenderoj nga zemra cdo qendrestar , cdo keshilltar te ndershem , cdo qytetar te Himares qe po i kundervihet autokracise se instaluar ne vend dhe premtoj se do te angazhohem personalisht më fuqishem se kurre per te demaskuar dhe luftuar kete kaste dhe regjim autokratik .

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë

Çështja Beleri, flet pedagogu i njohur: I përket drejtësisë
Pedagogu për marrëdhëniet ndërkombëtare, Emilio Çika thotë se Shqipëria, në aspektin teknik, i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.about:blank

Në një intervistë televizive, Çika u shpreh se çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i përket drejtësisë.

Megjithatë, sipas Çikës, mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të ketë dialog politik, pasi vetoja e Athinës zyrtare po e pengon hapjen e negociatave.

“Çështjet e integrimit duhen ndarë në dy faza. Përpjekja e Shqipërisë dhe të gjitha arritjet e diplomacisë shqiptare në lidhje me integrimin, në aspektin teknik, duhet të flasim kryesisht për përmbushjen e kushteve teknike, nuk duhet të ketë dyshim, është e pranuar nga Bashkimi Evropian dhe liderët e Bashkimit Evropian, që Shqipëria e ka përmbushur pjesën teknike për hapjen e negociatave, kjo është faza e parë. E dyta është çështje politike, që ka të bëjë në parim me pranimin që bëjnë shtetet e Bashkimit Evropian për t’i dhënë dritën jeshile vendeve që janë aplikante. Në këtë rast flasim për Shqipërinë dhe bllokimin e Greqisë për çështjen Beleri. Një veto e cila ishte e paralajmëruar nga qeveria greke, nga kryeministri i Greqisë. Kjo është një çështje që është një ngërç në marrëdhëniet mes dy vendeve. Nga deklarata e ministrit shqiptar, shohim se mund të jemi në fazën e diskutimeve. Nuk mund t’i hiqet dimension politik që ka kjo çështje dhe është dimensioni politik që ka penguar Shqipërinë. Nga deklarata e djeshme e ministrit shqiptar, shihet se ka një angazhim nga palët. Kjo është diçka e cila është në rang të gjerë. Propozimi i Scholz lidhet edhe me reformën që do të bëjë Bashkimi Evropian, që ka sjellë në lidhje me heqjen e vetos, me procesin e zgjerimit. Kjo është në shkallë më të gjerë. Ajo që duhet parë është negociatat mes palëve. Procesi politik mes dy palëve nuk duhet shmangur dhe duhet të ketë negociata paralelisht me vendimin e gjyqësorit në Shqipëri.

Kjo është diçka shumë pozitive në momentin që të dyja palët kanë vendosur që të negociojnë për çështjen. Si çështje politike, duhet të ketë negociata mes dy vendeve. Për arsye të këtij ngërçi, janë lënë çështje më të rëndësishme që janë pezull mes dy vendeve. Është hap shumë i rëndësishëm nga ana e qeverisë shqiptare. Në aspektin teknik, Shqipëria nuk ka se çfarë të diskutojë më, të gjitha detyrat e Shqipërisë në lidhje me përshtatjen e kapitujve, është në një fazë të mirë dhe Shqipëria i ka përmbushur kushtet. Pengesë është procesi politik dhe heqja e vetos nga qeveria greke për të shkuar në hapat e mëtejshëm.

Reforma në drejtësi është nga investimet shumë vjeçare që ka bërë qeveria shqiptare dhe partnerët tanë, Bashkimi Evropian dhe SHBA, po jep rezultatet e para, në lidhje me atë që ka qenë një kërkesë nga ndërkombetarët, por edhe opinioni i brendshëm në Shqipëri, për ndjekjen e peshqve të mëdhenj të korrupsionit”, theksoi ai.