BIRN – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

BIRN: Rasti Ndreca si simbol i antishtetit
Më 19 tetor, kryeministri Edi Rama pati një nga shpërthimet e tij të rëndomta të protestës kundër kritikave, të cilat ai i konsideron si shumë të padrejta në lidhje me partitizimin e tejskajshëm të administratës publike.

“E trajtojnë administratën publike si një vend ku nuk ka njerëz, por vetëm dele që janë mbledhur nga kopetë e partive, domethënë, një tmerr,” deklaroi Rama para se të deklarohej krenar për çfarë ka arritur.

Për këdo që e ka harruar, ndërtimi i një administrate publike me qëllim ndarjen e shtetit nga partia në pushtet ka qenë një nga dymbëdhjetë kushtet që Bashkimi Evropian vendosi këtu e pesëmbëdhjetë vjet të shkuara si parakusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dhe miratimi me kompromis në vitin 2012 i një ligji për administratën publike, – ku sanksionohet se një numër postesh të larta publike, plotësohen në bazë të kritereve profesionale, (nënkupto: me konkurs të hapur) dhe mbrohen nga shkarkimet e padrejta nga puna duke i garantuar shpërblime të majme apo kthim në detyrë me vendim gjykate pas pushimit të padrejtë, – u miratua nën presionin e Brukselit dhe me kompromis mes PD-së dhe PS-së.

Më shumë se një dekadë më pas, Komisioni Evropian në Pozicionin Negociues [link] veçon si problem Reformën e Administratës Publike dhe vëren se Shqipëria është mesatarisht e përgatitur në këtë fushë. Termi mesatarisht i përgatitur është në gjuhën e BE-së një nga pesë shkallët e vlerësimit të gjendjes së një vendi kandidat në një fushë të caktuar. Shkalla e parë është Hapat e parë, ndërsa shkalla më e lartë, pra pika kur vendi kandidat është gati për anëtarësim, është I përparuar. Nga gjendja aktuale Shqipëria duhet të kalojë në shkallën Nivel i mirë dhe pastaj në Nivel i përparuar.

Të jesh në një gjendje të caktuar në rrugën e integrimit Evropian është një gjë dhe drejtimi dhe shpejtësia e lëvizjes është një gjë tjetër. Me pak fjalë, në mënyrë që të përdorim kutin e Brukselit për përgatitjen e administratës, na duhet të shohim se ku ka qenë Shqipëria, fjala vjen, në ditën që Edi Rama mori pushtetin dhe ku është sot. Dhe konkluzioni është që jemi në vendnumëro. Në Raportin e Progresit të vitit 2015, kohë kur ky sistem pikëzimi filloi të përdorej nga zyrtarët e Brukselit, vlerësimi për gjendjen e administratës civile në Shqipëri ishte nivel mesatarisht i përgatitur. [Link] Ky është i njëjti vlerësim me gjendjen aktuale. Pra, ndërsa Rama pretendon se niveli i administratës së tij është që të çuditemi fare se sa mirë, diçka që atë e bën “krenar”, dukshëm ky pretendim nuk ndahet nga Bruseli.

Këtë historinë e mungesës së progresit në zhvillimin e një administrate civile profesionale, jopartiake dhe llogaridhënëse mundet ta kuptojmë më mirë nga karriera e deputetit socialist Plarent Ndreca duke parë jetëshkrimin e tij zyrtar, një tregues kuptimplotë se sa pak respekt kryeministri ka treguar për profesionalizmin dhe karrierën në shërbimin civil.

Sipas jetëshkrimit të deputetit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, [Link], Ndreca u bë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit në vitin 2013, kur socialistët erdhën në pushtet dhe katër vjet më vonë u bë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Në vitin 2019, ai u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Aktualisht ai pritet të merret i pandehur në lidhje me problemet e vërejtura në disa procedura tenderimi, probleme të identifikuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe të denoncuara në SPAK.

Për këdo që nuk ka pasur rastin të njohë strukturën e shtetit shqiptar dhe të shteteve të së drejtës në përgjithësi, posti i Sekretarit të Përgjithshëm të një institucioni është pozicioni më i lartë që mund të arrijë një nëpunës civil. Pra, një post karriere të cilin duhet ta mbajë një zyrtar që ka kaluar shumë shkallë në shërbimin civil në atë institucion që ka shërbyer. Me pak fjalë, dikush që ka bërë karrierë si nëpunës civil në Ministrinë e Arsimit, pas dekadave të shërbimit mundet, falë meritave, të arrijë në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të këtij institucioni. Dhe Sekretari i Përgjithshëm i takon anës jopartiake të një institucioni qendror si memorie institucionale dhe si post i siguruar falë shërbimit korrekt në detyra të tjera më të ulëta. Pra ky është zyrtari që, ndërsa ministri dhe zëvendësministrat dhe këshilltarët e ministrit ndërrohen në varësi të rezultatit të zgjedhjeve, Sekretari i Përgjithshëm mbetet.

Posti i Sekretarit të Përgjithshëm është gjithashtu pozicioni që mbulon prokurimet publike. Pra, nëse vendimi i qeverisjes politike është që vendi të priorizojë, fjala vjen, një sektor të ekonomisë me investime apo një punë të caktuar, zbatimi i këtyre politikave bëhet nga profesionistë jopartiakë, të cilët, në funksion të zbatimit të politikave, kryejnë procedurat e tenderimit.

Tani Rama, para se të në ankohet se po i shajmë administratën si një “kope delesh” apo një “tmerr”, (me thënë të drejtën, unë mund të përdor fjalë ku e ku më të papëlqyeshme se sa këto për ta përshkruar), duhet të na shpjegojë se me çfarë eksperience të mëparshme në sektorin e arsimit, Ndreca u bë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, me çfarë eksperience të mëparshme u bë supereksperti i çështjeve të turizmit dhe mjedisit apo supereksperti i punëve të brendshme dhe të rendit publik. Mbi të gjitha, Rama është i lutur të na shpjegojë procesin përzgjedhës të Ndrecës në secilin nga këto pozicione, të dhëna të tilla si data e hapjes së konkursit, pjesëmarrësit, kriteret e vlerësimit dhe vendimmarrjen mbi vlerësimin, për të na lënë të kuptojmë se pse nuk janë Ndrecët socialistë “tmerri” dhe “kopeja e deleve” për të cilën ai pretendon se po merr kritika të pamerituara./ BIRN

BIRN: Raporti i ecurisë së koncesioneve kthehet në një joraport
Një raport mbi ecurinë e kontratave kontroverse të partneritetit publik-privat i përgatitur nga Ministria e Financave me synim transparencën publike të kostove dhe zbatimit të këtyre kontratave duket se dështon në mënyrë dramatike të japë shifrat bazë, të tilla si volumi i investimeve të realizuara në këto kontrata, nëse investimet janë më pak se sa detyrimi kontraktor apo më shumë, apo shumat financiare të paguara nga taksapaguesi për këto kontrata. Raporti, i cili u përgatit si rrjedhojë e një detyrimi ligjor të imponuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në vitin 2019, paraqet ecurinë e kontratave koncesionare të vitit 2023, pa marrë mundimin të japë detajet për të cilat vetë raporti është konceptuar.

Kështu, koncesione të tilla si Rruga e Kombit, Aeroporti i Rinasit, Rruga e Arbrit e të tjera, mbartin përshkrime të llojit: “janë në fazë ndërtimi”, apo “punimet vazhdojnë”, por nuk përcaktohet ecuria e investimeve të dakordësuara dhe në asnjë rast nuk paraqiten të dhëna, siç ka ndodhur në raportet e viteve të mëparshme, për rastet kur kontraktori privat ka shkelur kushtet kontraktuale.

Në fakt, jo të gjitha profilet e kontratave koncesionare bien në kategorinë kur të dhënat mbi ecurinë thjesht nuk janë raportuar. Në së paku një koncesion, që duket se ka ecur sipas planit, ministria e ka theksuar se gjithçka po shkon mirë, ndërsa në një koncesion, atë të kalatës së trageteve në Portin e Durrësit, theksohet se pala koncesionare ka realizuar vetëm 23% të investimeve të planifikuara.

Rruga e Kombit

Koncesioni i një segmenti autostrade prej 60 kilometrash, i ndërtuar me paratë e taksapaguesve u dha nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në vitin 2017 për një konsorcium kompanish shqiptare, Kastrati dhe Salillari. Kontratat e koncesionit në Shqipëri ruhen si sekret i rreptë shtetëror dhe qytetarët nuk kanë të drejtë të informohen se çfarë të drejtash dhe detyrimesh kanë palët. Ajo që dihet është se, sipas Ministrisë së Financave, pala private merr përsipër të shpenzojë 5.3 miliardë lekë në shkëmbim të të ardhurave, të cilat sigurohen si nga buxheti i shtetit ashtu edhe nga tarifa e rrugës. Raporti i Ministrisë së Financave thotë: “Sipas raportimeve dhe konfirmimit të Autoritetit Kontraktues, gjatë vitit 2023 projekti është në fazën e ndërtimit dhe të operimit.” Raporti dështon të thotë nëse investimet e dakordësuara janë realizuar apo nuk janë realizuar, nëse janë realizuar në kohë apo nuk janë realizuar në kohë dhe as nuk thotë nëse të ardhurat e palës private janë në përputhje me planifikimin e koncesionit, janë më të ulëta apo janë më të larta. Kompania Albanian Highway Concession, e cila është zbatuese e kontratës, sipas të dhënave të bilanceve të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, i ka faturuar shqiptarëve 12.2 miliardë lekë (mbi 100 milionë euro) për periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2022. Të dhënat e vitit 2023 nuk janë publikuar ende. Koncesioni ka një afat 30 vjeçar.

Rruga e Arbrit

Koncesioni i Rrugës së Arbrit u nënshkrua nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në vitin 2018 me parashikimin që një investim privat prej 26.5 miliardë lekësh do të sillte ndërtimin e rrugës me gjatësi 54 kilometra brenda marsit të vitit 2022. Taksapaguesi do ta shlyejë koston e rrugës përgjatë një afati 13 vjeçar me një total prej mbi 40 miliardë lekësh. Raporti i Ministrisë së Financave mbi ecurinë e koncesionit nuk thotë se sa është shuma e investuar nga pala private, por thotë se, praktikisht pesë vite pas nisjes së punimeve dhe me 15.7 miliardë lekë të paguara nga taksapaguesi, 19 kilometra raportohen nga Autoriteti Kontraktor, pra nga Ministria e Transporteve si “të përfunduara”, ndërsa pjesa tjetër është në “në proces”. Problemet e hasura në Tunelin e Murrizit, pjesa më e kushtueshme e të gjithë veprës, janë të njohura. Qeveria raporton se probleme gjeologjike e kanë bërë që në tunel të “pezullohen punimet” për 17 muaj ndërsa aktualisht raportohet se “po punohet”. Afati i ri i caktuar nga qeveria për përfundimin e punimeve është viti 2025. Ndyshe nga punimet, të cilat nuk kanë ecur sipas kontratës, pagesat e taksapaguesit për këtë rrugë në fakt janë realizuar, sipas Ministrisë së Financave, në masën 100%.

Orikum – Dukat sipas planit

Ndryshe nga këto dy koncesione, raporti i Ministrisë së Financave ka shpjegime më koncize sa i përket koncesionit të ndërtimit të rrugës Orikum – Dukat, një rrugë 14.7 kilometra e gjatë me dy korsi, e cila pritet të kushtojë 10 miliardë lekë. Sipas raportit, “gjatë vitit 2023 punimet e zbatimit kanë ecur sipas grafikut te punimeve të cilat janë monitoruar dhe certifikuar nga inxhinieri i pavarur i kontratës.”

Aeroporti i Rinasit

Ngjashëm me raportet e koncesioneve të rrugëve, përshkrimi që i jep Ministria e Financave zbatimit të kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, nuk ka substancë. Në të nuk thuhet se sa është investimi i palës private dhe as nëse ky investim ka realizuar detyrimin kontraktor apo jo. Gjithsesi, raporti duket se merr përsipër të bëjë reklamë të mirë për kontratën, duke vënë në dukje rritjen e numrit të udhëtarëve.

Kontrata koncesionare e aeroportit u nënshkrua nga qeveria socialiste e ish-kryeministrit Fatos Nano në vitin 2005 dhe që në atë kohë ka qenë një nga koncesionet më fitimprurëse në vend, duke siguruar fitime neto prej 220 milionë eurosh për periudhën 2009-2022, për të cilën janë të disponueshme të dhënat.

Në mënyrë kontroverse, qeveria e kryeministrit Edi Rama vendosi zgjatjen e afatit të kontratës, fillimisht nga 20 në 23 vjet dhe më pas, në 35 vjet që është aktualisht. Zgjatja e kontratës u bë pa garë dhe u miratua nga shumica socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Incineratorët në ajër

Raportimi më me pak të dhëna nga raporti vjetor i koncesioneve duket se është ai i kontratës koncesionare të incineratorit të Tiranës. Ministria e Financave nuk shpjegon se sa është shuma e investuar deri më tani nga kompania koncesionare dhe as nëse kjo shumë është më e vogël apo më e madhe nga sa është rënë dakord në kontratë. Incineratori, i cili u bë simbol i korrupsionit të gjithëpërhapur në qeverinë e kryeministrit Edi Rama, është aktualisht nën administrim shtetëror që nga korriku i vitit të kaluar, kur Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, pas disa dilemash, vendosi sekuestrimin e saj. Koncesioni, i cili, sipas llogaritjeve të BIRN, i ka kushtuar shqiptarëve së paku 100 milionë euro, vijon të paguhet nga taksapaguesit njësoj sikur të ishte realizuar, ndërsa një numër i lartë zyrtarësh, të cilët, duhej të mbronin interesin publik përballë parnerit privat, janë aktualisht të hetuar, në proces gjykimi apo të dënuar për vepra penale të abuzimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave./ BIRN

BIRN: BE kërkon parlament funksional, Spiropali
Ambasadori i ri i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato apeloi të hënën për bashkëpunim mes forcave politike dhe funksionim normal të parlamentit për reformat e integrimit.about:blank

“Siç i thashë ministres Elisa Spiropali gjatë takimit tonë të parë [të premten e kaluar], zbatimi i këtyre reformave do të kërkojë një parlament që funksionon efektivisht… dhe një bashkëpunim të mirëfilltë midis të gjitha institucioneve”- shkruan Gonzato në platformën X (ish-Twitter).

Sipas tij, pas procesit screening, tashmë vendi ka një tablo të qartë për reformat që duhet të kryejë për integrimin. Por, Gonzato thekson se, “të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku për axhendën e integrimit të vendit në BE”.

Por, ministrja e qeverisë për parlamentin iu drejtohet deputetëve të opozitës me epitetin “qengja” duke i fajësuar për mosmiratimin e amnistisë penale, që parashikon lirimin e parakohshëm nga burgu të qindra të burgosurve.

Në një status të gjatë në rrjetin social facebook të dielën ajo zgjedh një gjuhë denigruese në formë ftese për opozitën që të votojë nismën e qeverisë.

“Unë nuk di nëse do të jetë Gazi apo Luli, Albana apo Enkelejdi, Dashi apo “qengja e luanë” të tjerë nga opozita që do të guxojnë të hedhin votën e parë. Të gjithë janë të mirëpritur”- shkruan Spiropali.

Sesioni i ri nis me votimin e dekreteve të presidentit për ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, sipas propozimeve të kryeministrit Edi Rama, i cili krijoi nmë strukturë dy ministri të reja duke sjell në kabinet Blendi Gonxhe si ministër i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Adea Pinderin si ministre shteti për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.about:blank

Konfliki politik mban peng nismat ligjore që kërkojnë 84 vota, si reforma zgjedhore apo ndryshimet në Kodin Penal dhe emërime në institucioneve të pavarura si Avokati i Popullit.

Prej nëntorit pjesa më e madhe opozitës proteston pasi socialistët rrëzuan kërkesat e saj për hetim parlamentar për konçensionet e qeverisë në shëndetësi dhe kërkesën për të pasur përfaqëues në komisionin e reformës zgjedhore.about:blank

Sesioni i vjeshtës u mbyll në një situatë të pazakontë ku seancat parlamentare i ngjanin më shumë një sheshi proteste, ku deputetët e opozitës ndiznin tymuese dhe përmbysnin karrtiget, ndërsa deputetët e shumicës ngrinin kartonin për të miratuar ligjet.

Socialistët në mënyrë të njëanshme ndryshuan ligjin për komisionet hetimore dhe rregulloren e Kuvendit, duke parashikuar masa ndëshkimore afatgjata deri në 60 ditë për deputetët që tentojnë prishjen e seancave plenare.about:blank

Po ashtu, PS kaloi punën e komisioneve parlamentare online me një vendim të kontestuar të Konferencës së Kryetarëve, i cili u mor pa praninë e opozitës dhe në mungesën e regjistrimit audio.