biznesmenit – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

SPAK zbarkon në banesën e biznesmenit të njohur, ja për çfarë dyshohet
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ushtruar kontrolle në banesën dhe biznese të biznesmenit Ergys Agasi.

Hetuesit e BKH, të mbështetur nga efektivë të Policisë së Shtetit, kanë ekzekutuar një vendim gjyqësor të lëshuar nga Gjykata e Posaçme për kontrollin e disa ambienteve në qytetin e Durrësit dhe Tiranës. Burime pranë SPAK, konfirmuan për A2 CNN, ndërmarrjen e kontrolleve për llogari të një hetimi të kësaj strukture.

Jozytarisht, mësohet se veprimi hetimor lidhet me një procedim penal mbi persona të dyshuar si të përfshirë në kontrabandën e cigareve.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar akte shkresore dhe pajisje elektronike, të konsideruara nga hetuesit me vlerë për hetimin

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/ Ja kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë (Foto)
Një ngjarje tronditëse ndodhi në Athinë, ku djali i një biznesmeni të njohur u rrëmbye në mënyrë të dhunshme nga katër burra, mes të cilëve edhe gjuetari i njohur Ivan Greko.

Katër autorët e krimit, të cilët e rrëmbyen dhe e torturuan 24-vjeçarin duke i zhvatur një shumë të madhe parash, u arrestuan nga oficerët e Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar, pas një operacioni të realizuar në tri lokacione të ndryshme të Athinës

Ngjarja e tmerrshme filloi mëngjesin e 6 majit, kur tre nga autorët sulmuan fizikisht 24-vjeçarin në rajonin e Ymittos. Ata përdorën një objekt të mprehtë për të shkaktuar dëme në gjymtyrët e poshtme të tij  dhe e kërcënuan me jetë, duke e hipur më pas në një automjet. Autorët i kërkuan djalit të biznesmenit një shumë prej 25,000 eurosh dhe një motoçikletë BMW me vlerë 25,000 euro. Gjatë rrugës, ata e goditën atë edhe me duar dhe me objekte të mprehta, duke vazhduar torturën.

Në zonën e Saronidës, ku autorët u takuan me një të katërt që udhëtonte me motoçikletë, kërcënimet vazhduan. Ata përdorën një armë zjarri për të intimduar të riun dhe e detyruan të telefononte miqtë për të mbledhur shumën e kërkuar. Autorët e pamëshirshëm tentuan të presin gishta të 24-vjeçarit me një prerës, por nuk e përfunduan operacionin pasi ai arriti të rezistonte.

Pas pesë orësh torturë, i riu arriti të shpëtonte dhe njoftoi një mik për situatën. Gjatë rrugës, autorët kishin marrë çelësat e makinës, një karikues pa tel, 740 euro në para të gatshme dhe një orë dore luksoze me vlerë nga 20,000 deri në 29,000 euro. Në ditët në vijim, ata vazhduan ngacmimin ndaj tij përmes mesazheve dhe videove në aplikacione online.

Natën e 22 majit, forcat e policisë realizuan operacione të koordinuara në zona të ndryshme të Atikës dhe arritën të lokalizojnë dhe arrestojnë anëtarët e grupit kriminal.

Katër autorët u çuan në stacionin e policisë, ku u arrestuan dhe u ngarkuan me akuza për krime dhe kundërvajtje. Ky rrëmbim ka të gjitha tiparet e të ashtëquajturit një “rrëmbimi tigri”, ku djali i biznesmenit mbahet nën kërcënime dhe dhunë për të përmbushur kërkesat financiare të autorëve pa e denoncuar krimin.

Sipas burimeve policore, Greko ka përjetuar dhunë fizike dhe psikologjike të intensifikuar, ndërsa autorët vepruan në mënyrë të organizuar dhe të planifikuar për të realizuar përfitime financiare.

Dorëzohet vrasësi i biznesmenit shqiptar në Itali
Policia italiane ka arrestuar një 50 vjeçar shqiptar, shofer kamioni, në lidhje me vrasjen e 52 vjeçarit Artan Kaja në Capannori.

Ka qenë vetë 50 vjeçari që ka shkuar në polici bashkë me avokatin e tij, duke deklaruar se ka kryer vrasjen.

Ai ka deklaruar se është ngjitur në një mur që rrethonte kompaninë, ka pritur derisa ka mbërritur 52 vjeçari dhe më pas e ka qëlluar.

Sipas raportimeve, disa javë më parë ata kishin pasur një debat të ashpër për çështjet e punës.

Publikohen pamje dramatike nga atentati mafioz ndaj biznesmenit
Është publikuar një video e momentin kur topografi grek Panagiotis Stathis u vra në një atentat mafioz në makinën e tij në Neo Psychiko më 2 Korrik.

Në pamje, shihet atentatori i veshur me rroba të zeza dhe skafandër të bardhë në kokë që afrohet pranë viktimës, i cili po parkonte automjetin pranë zyrës së tij.

Autori i krimit nxjerr armën dhe qëllon nga xhami i shoferit në drejtim të 54-vjeçarit, duke zbrazur karikatorin e armës.

Më pas, atentatori e mbush sërish karikatorin dhe qëllon me plumba biznesmenin. Pasi u sigurua që 54-vjeçari kishte ndërruar jetë, largohet i qetë nga vendngjarja.

Një 44-vjeçar është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së topografit, por ai mohon akuzat.

Ndërkohë sipas protothema.gr, 44-vjeçari kishte bërë kërkime rreth jetës së viktimës.

Autori raportohet se ka kërkuar në lidhje me vendbanimin e Stathis, nëse do të shpërngulej dhe ku (në atë kohë thuhej se kishte ndërruar shtëpinë). Ndërsa dyshohet se po kërkonte edhe adresën e saktë të kompanisë së viktimës.

Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtave burime, në celularin e të arrestuarit dyshohet se është gjetur një fotografi me armë, që ngjan me atë të përdorur në krim.

Gjithashtu një nga celularët e 44-vjeçarit është gjetur një foto e Panagiotis Stathis, që dyshohet se është bërë nga vetë autori i dyshuar pas një takimi që ka pasur me një biznesmen në Mykonos.

Klikoni linkun për të parë videon e atentatit të biznesmenit grek.

Vrasja e biznesmenit, ja me sa vite burg dënohet shqiptari
Vrasja ndodhi në 2013, teksa shqiptari po tentonte që të grabiste në karburantin e tij në Kato.

Gjykata e shpalli fajtor edhe për një sërë veprash penale, si tentativa e grabitjes ndaj viktimës, për tentativën e vrasjes së kryer më 25 shkurt 2013 në Gastouni ndaj punonjësit të karburantit të atëhershëm 26-vjeçar, pasi autori qëlloi dy herë, si dhe fajtor për armëmbajtje.

Konkretisht ai është dënuar përjetë për vrasjen, 12 vite për tentativë vrasje ndaj punonjësit, 5 vite për grabitje me armë, dhe 2 vite për armëmbajtje pa leje.

Arrestimi i 36-vjeçarit u bë në verën e vitit 2023 në Serbi, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij nga autoritetet gjyqësore të Greqisë.

Sipas mediave greke, pas ngjarjes në 2013, ai u arratis drejt Shqipërisë, nëpërmjet Zakynthos.

Ndërkohë vetë ai para trupës gjykuese, ka mohuar çdo akuzë.

“E do sakat apo të vdekur?” Zbardhen përgjimet ndaj biznesmenit
Janë zbardhur të tjera komunikime nga dosja “Metamorfoza” mes grupit që porositi 4 atentate në vitet 2020-2021. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ka siguruar dosjen me përgjime. Mes atentateve, ishte edhe ai ndaj Gjin Boriçit (Ndojit), i cili humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Atë e donte të vdekur Ervis Martinaj. Por mes tij dhe Behar Brajoviç (Bajri) është aplikuar “metoda me ndërrim”. Pra Behar Bajri ka marrë përsipër vrasjen e Gjin Ndojit, ndërsa Ervis Martinaj do të vriste Kleant Musabelliun menjëherë pas vrasjes së Ndojit (Lexo më shumë).

Për vrasjen e Kleant Musabelliut interesohej biznesmeni Pëllumb Gjoka. Për këtë ai ka kontraktuar Behar Brajoviç dhe lidhjet e tij. Në këmbim të vrasjes së Musabelliut, Gjoka do të paguante shumën prej rreth 100.000 deri në 120.000 euro. Behar Brajoviç ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen, të cilët do të ishin vrasës me pagesë.

Edmond Preka duke qenë person shumë i afërt i shtetasit Pëllumb Gjoka ka pasur dijeni për çdo planifikim për vrasjen e shtetasit Klenathi Musabelliu dhe ka kryer edhe veprime aktive për organizimin e kushteve për vrasje.

Për këtë vrasje, Bajri fillimisht ka organizuar persona të huaj (jo shqiptarë) të ardhur nga shteti i Kosovës dhe i Serbisë për vrasjen e Musabelliut. Më pas, është aplikuar metoda “me ndërrim”.

Në këtë rast, Klaodor Haka ka pasur rolin e sigurimit të informacionit në lidhje me lëvizjet, kontaktet, vendbanimin, ndjekje dhe çdo të dhënë tjetër me interes për Kleant Musabelliun.

Përgjimet

Pëllumb Gjoka i shkruan Behar Brajoviç: Vëlla, nëse edhe një javë nuk më vjen dikush që jam duke prit, a ma gjen një për me mbaru një punë në Tiranë.

Behari i përgjigjet: Po mo vlla, ça të dush, ça të kesh ti personale ta kryej unë vetë.

Pëllumb Gjoka: Jo vëlla, duhet me lek, ndonjë që nuk e ke afër.

Behar Brajoviç: A po thua për atë, për punën tënde?

Pëllumb Gjoka: Po.

Behar Brajoviç: Atë ta kryej unë vetë, nuk ke nevojë me i thënë kërkujt, vetëm leji një njeri në shpinë, se ku rrin. Du me ta kry, për qef.

Pëllumb Gjoka: Jo vëlla, nuk bëhet fjalë, duhet ndonjë që është larg.

Behar Brajoviç: Po kam edhe larg, nga Kosova, po kur të takona po flasim.

Pëllumb Gjoka: Puna është që don shofer ai i Kosovës, por flasim kur të takohemi.

Behar Brajoviç: I kam unë me shofer dhe me tana. Nuk janë nga veriu, deri sa t’ju them se janë dy veta? Sa lek ju ofron se janë dy veta?

Më datë 09.07.2020 ora 09.30 Behar Brajoviç komunikon sërish me Pëllumb Gjokën.

Behar Brajoviç: Unë fola për atë punën tënde dhe më thanë sa paguan. Donin me dit se sa, se për ta kry e kryejnë, vetëm a del.

Pëllumb Gjoka: 50-60-70-80-90-100. Del në rrugë të madhe, është i falur.

Behar Brajoviç: A të ta kryej unë dhe nuk ke detyrim me i dhënë kujt asnjë cent?

Pëllumb Gjoka: Jooo, nuk është punë për ty. Atëherë, hallexhia pagun.

Behar Brajoviç: 100 kërkojnë kto kurva, ose të ta kryej unë.

Pëllumb Gjoka: 100 me ju dhënë vlla.

Behar Brajoviç: Ta kryej unë vëlla dhe mos jep asnjë lek, ose ta paguajmë bashkë.

Pëllumb Gjoka: Jo nuk është punë për ty. Edhe 10 të tjera i kanë shpërblim për punë të pastër. Kur të takohemi do të flasim.

Behar Brajoviç: Punën e bëjnë të pastër.

Më datë 10 Gusht 2020 në orën 20.29 Behar Brajoviç komunikon me Klodor Hakën. Ky i fundit tregon se ka mbajtur çdo lëvizje të Musabelliut.

Klodor Haka: Takova ato njerëzit në Tiranë, i çova tek shtëpia e atij, ja tregova çdo gja, hyrje-dalje, rrugën që bën i dhashë dhe foto. Ato u dukën kamikaz për këtë punë, foli me siguri d.m.th ik pa merak vëlla e ke të kryme. Ishalla po e kryjmë tha për dy dit ose një javë. U futa me makinë të tyre andej. Tash fol me Visin se ja kam dhënë foto atyne unë, çdo gjë ja kam detaju. Ka një favor se aty hyn dhe aty del, s’ka rrugë tjetër. Oraret nga cila orë mund të dali, deri në çfarë ore. Foli me siguri, po tha Visi tha, i q*het motra e ke në tokë. Gjushin me motorr, ishte bashkë me një tjetër që e njoh unë, është shumë i mirë për motorr.

Në orën 20.47 shtetasi Klodor Haka komunikon me Ervis Martinaj. Klodori e pyet, “nëse e takove shokun?”

Në vazhdimësi Klodori i tregon: E takova, e çova tek shtëpia, ja tregova rrugën, oraret kur lëviz, ja dhashë dhe foton se kush është, çdo gjë e ka të qartë. Tani lidhu vetë ti me të se më tha që skam fol me “V”. Ja dhashë të gjitha infot, se vetëm një opsion, nga hyn dhe del në një vend, e ka skicën e bërë. Se e ka direkt në rrugë dhe e ka mbarë aty. Gjithsesi po erdhe ti më shkruaj, natën.

Në orën 22.10 Brajoviç komunikon me Pëllumb Gjokën ku i kërkon që të qëndrojë pranë kamerave për të pasur alibi.

Behar Brajoviç: Shpejt kryhet puna, fola me të…

Më datë 12 Gusht 2020 Brajoviç flet sërish me Pëllumb Gjokën.

Behari i shprehet duke i thënë: O vëlla afati është deri me 1 Shtator mund t’i shkoj atij, është punë orësh, punë ditësh. Këtë muaj rri nëpër kamera.

Pëllumb Gjoka: Kur e mendon ditën?

Behar Brajoviç: Unë me atë jam marrë, i thash si e kena lënë dhe më tha që nuk e kap data 1 Shtator dhe e kam pre dorën me të. Dhe pastaj kam me ja kry atë kurvën tjetër, dy për një. Ai që iku dhe ky “Manueli” duhet me ja kry meqë ta kryn ktë.

Pëllumb Gjoka: Ok vëlla.

Behar Brajoviç: Flije mendjen se nuk ma han fjalën se me fitim ka dal ky dhe nuk është se është duke bërë gjë gratis.

Pëllumb Gjoka: Shikoje vetë vetëm mos na fut në borxh tek ai.

Komunikime ka pasur edhe mes Klodor Hakës dhe Pëllumb Gjokës.

Klodor Haka: Është mirë puna vetëm më duhej noj foto se i kam pas heq atë ditë në Shkodër. I dua për “Kapedanin” se donte me i pa, se unë i kam pas fshi. Kanë has njerëzit pa merak. Kishte qef “Kapedani” me i pa, po unë i kam pas fshi, që tek puna e Shkodrës, prandaj ti lypa ty. Është çdo gjë në rregull kan has dhe njerëzit në të, nuk ngatërrohet ky se është i vecantë me njerëzit e normal. Është çdo gjë e detajuar, informacioni 10, çdo lëvizje, çdo rrugë, oraret të gjitha. E shikoj me orë të numëruara, shpejt do hamë darkën.

Ndërsa Behar Brajoviç i kërkon Pëllumb Gjokës që deri të dielën të mos shkojë në Tiranë.

Behari i shkruan: Deri ditën e diel mos hajde në Tiranë sepse do kryhet, të hënën mundesh me ardh.

Pëllumb Gjoka: Këtu kam nejt në kamera.

Behar Brajoviç: E don sakat apo të vdekur se unë ju kam thënë të vdekur, por thash të të pyes një herë.

Pëllumb Gjoka: Të vdekur vëlla.

Behar Brajoviç: Se këta më kollaj e kanë të vdekur.

Pëllumb Gjoka: Edhe unë ashtu e dua.

Pëllumb Gjoka donte të eliminonte Kleant Muasabelliun, pasi ky i fundit e kishte plagosur disa vite më parë. /tvklan.al

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, arrestohet një tjetër
Merr fund arratia e një tjetër anglezi me rrolin e vëzhguesit  në vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin.

Gazetari Muhamed Veliu mëson se Skuadra Nacionale e Ekstradimeve pran NCA, FBI-ja angleze pas shumë ditë kërkimesh arrestuan Harry Simpson.

Lokalizimi dhe arrestimi i tij u krye në qytetin e Londrës mbrëmjen e së enjtes.

“National Crime Agency” konfirmoi se Simpson me precendent penal në të shkuarën, do të dalë përpara kësaj gjykate ditën e sotëm për tu njohur me masën e sigurisë.

Hetimet në Shqipëri zbuluan se Harry Simpson ditën kur u ekzekutua Ardian Nikulaj furnizonte me informacione vrasësi  portuges Ruben Saraiva.

Po atë ditë u largua me urgjencë nga Shëngjini dhe mbërriti në Rinas përmes dy taksive. Sipas dosjes hetimore rrugës ai ndërroi rrobat dhe tentoi të kalonte kontrollin policor të kufirit në Rinas pa treguar pasaportën.

Me arrestimin e Simpson kompletohet kapja e grupit të dyshuar si vënës në jetë të planit për ekzekutimin e biznesmenit të njohur nga Shëngjini.

Arrestimi Harry Simpson nxjerr zbuluar disa media të Tiranës të cilat, ditë më parë shpërndanë lajmin me titull “Vrasja e Ardian Nikulajt, lokalizohet britaniku i fundit, por gjykata angleze refuzon të urdhërojë arrestimin”.

Në fakt vetëm pak orë pasi Gjykata Lezhës lëshoi 6 urdhër arreste, më pas Drejtoria me Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit ia dërgoi Interpolit nga ku dolën “Kartelat e Kuqe” një gjykatës i gatshëm në Londër i vlerësoi të drejta urdhër arrestet lëshuar në Shqipëri.

E shkuara kriminale e Harry Simpson

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, duke iu referuar prokurorisë angleze CPS raportoi se Simpson, ka precedentë penal dhe dënime në të shkuarën.

Harry Simpson është banues në Abbey Wood në Jug të Londrës. Një prej precedentëve penal lidhet me shitjen e drogës në rrugët e kryeqytetit anglez.

Sipas prokurorisë angleze të cilës i referohet Top Channel, në Shkurt të vitit 2015, Simpson, është arrestuar për shitje kokaine më një pastërti prej 89% dhe shitje kanabisi me vlerë 40.000 sterlina. Atëherë 24 vjeç, Simpson po udhëtonte me një makinë tip BMW kur u ndalua dhe u kontrollua nga policia.

Rezultoi se ai po drejtonte një mjet pasi i ishte hequr patenta dhe pa siguracion. Për mos të marrë një dënim maksimal ai pranoi akuzat. Gjykata e dënoi Simpson me 5 vite dhe 3 muaj burg.