Botërore – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025
Ekonomia botërore po përballet me sfida që pritet të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mirëqenien globale

1. Donald Trump 2.0 fillon në janar

Mënyra se si do të shkojë viti 2025 për ekonominë botërore varet kryesisht nga një njeri: Donald Trump, presidenti i zgjedhur i ekonomisë më të madhe në botë. Kjo do të thotë se zhvillimet e mëtejshme – edhe përtej vitit 2025 – janë të paparashikueshme dhe të vështira për t’u vlerësuar.

Pasojat e të ashtuquajturit koncept “Amerika e Para” do të shtrihen shumë përtej kufijve të SHBA-së dhe humoret e Trump-it do ta ndryshojnë rendin global që njohim.

Prosperiteti, globalizimi dhe luftërat e largëta do të vendosen kryesisht në kryeqytetin amerikan të Uashingtonit. E re është vetëm pasiguria dhe kaosi që mund të shoqërojë vendime të tilla.

Trump ka vënë në dyshim bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ka kritikuar ashpër aleatët dhe NATO-n. Aleanca të reja tregtare dhe një Amerikë e orientuar nga vetja mund të kenë pasoja të gjera. Mungesa e një roli të qartë udhëheqës të SHBA-së do t’u japë mundësi vendeve si Kina, India dhe Rusia të mbushin boshllëqet ushtarake, politike dhe ekonomike.

Doganat, luftrat tregtare dhe çmime më të larta

Kompanitë preferojnë të planifikojnë paraprakisht dhe prandaj kërcënimi që mund t’u vijë nga rritja e doganave është shqetësues. Trump e sheh idenë e tij si një mundësi për të ndëshkuar vende të tjera për deficitet tregtare të SHBA-së. “Fjala tarifë doganore është fjala më e bukur në fjalor”, tha ai në tetor.

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024, Trump kërcënoi me tarifa të përgjithshme prej 10 deri në 20 përqind për të gjitha mallrat e importuara në SHBA dhe deri në 60 përqind për mallrat kineze që nga dita e tij e parë në detyrë. Kohët e fundit, ai ka thënë se synon një tarifë prej 25 përqind për të gjitha mallrat nga Meksika dhe Kanadaja.

Për mallrat kineze do të vendosej vetëm një tarifë prej 10 përqind. Meksika ndërkohë ka kërcënuar me tarifa doganore për prodhimet amerikane. Kina mund të bëjë të njëjtën gjë. Kryeministri i Kanadasë vizitoi Trump-in në Florida për të parandaluar një gjë të tillë.

Për kompanitë e përfshira në zinxhirët globalë furnizimit, një rritje e taksave doganore do të ishte një lajm i keq. Ato do të dëmtonin fqinjët e Amerikës dhe me gjasë do të shkatërronin marrëveshjen e tregtisë së lirë midis SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë (USMCA), e cila u përfundua gjatë mandatit të parë të Trump-it.

Aktualisht, rreth 80 përqind e eksporteve meksikane dhe mbi 75 përqind e eksporteve kanadeze shkojnë në SHBA. Më shumë se gjysma e importeve amerikane të frutave dhe perimeve vijnë nga Meksika. SHBA importon çdo ditë dru dhe miliona fuçi naftë të papërpunuar nga Kanadaja.

Në fund, konsumatorët amerikanë do të përballen me çmime më të larta ose me rafte bosh nëpër dyqane. Ka zëra që pretendojnë se Trump do ta përdorte kërcënimin e tarifave kryesisht si mjet negocimi. Por një blof i tillë mund të çojë në masa hakmarrëse dhe të përshkallëzohet shpejt në një luftë globale tregtare.

Imigrimi në kritikë në mbarë botën

Nuk janë vetëm mallrat që mund të përballen me një mur tarifash ndëshkuese. Edhe migracioni global po përballet gjithnjë e më shumë me mure – në kuptimin e plotë të fjalës. Udhëheqësit e shteteve dhe qeverive në mbarë botën ndiejnë nevojën për të treguar se kanë kontroll mbi kufijtë e tyre, duke vepruar më ashpër ndaj emigrantëve. Kjo do ta bëjë botën më pak të hapur dhe më pak dinamike.

Gjatë fushatës zgjedhore në SHBA, republikanët premtuan të kryejnë “deportimin më të madh në historinë amerikane”. Këtë ide e ka përvetësuar edhe Trump.

Përveç deportimeve dhe një qëndrimi më të ashpër në kufirin me Meksikën, ai premtoi në një intervistë në fillim të dhjetorit se do të heqë shtetësinë automatike për të gjithë ata që lindin në SHBA.

Presidenti amerikan ka kompetenca të gjera kur bëhet fjalë për migracionin e parregullt. Megjithatë, shumica e propozimeve të tij pritet të përfundojnë në gjykatë. Ai gjithashtu ka fuqinë për të vështirësuar migracionin e ligjshëm, duke kufizuar numrin e migrantëve ose duke ndërlikuar procesin e dhënies së vizave apo të Green Cards.

Mbajtja larg e imigrantëve – ose kthimi i tyre në vendet e origjinës – do të ndikonte në tregun e punës në vend. Të korrat mund të kalben dhe sipërmarrësit mund të zhvendosen në vende të tjera.

Një kufi më i mbyllur me Meksikën do të ketë ndikime tek njerëzit nga Amerika Latine, veçanërisht nga vende si Kuba, Haiti dhe Venezuela.

SHBA-të nuk janë të vetmet që i bëjnë rezistencë migracionit. Bashkimi Evropian ka premtuar të luftojë kundër migracionit të parregullt. Italia po përpiqet të trajtojë kërkesat për azil të refugjatëve në Shqipëri dhe në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani, imigracioni do të jetë një temë e rëndësishme.

Lufta në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe përtej

Gjatë kalimit në vitin 2025, bota po përballet me një seri konfliktesh të armatosura. Këto luftëra kanë shkaktuar shkatërrime dhe katastrofa humanitare. Përveç kësaj, ato konsumojnë fonde që mund të përdoren në mënyrë më produktive.

Trump ka deklaruar se do ta përfundojë luftën e Rusisë në Ukrainë brenda 24 orëve. Ai mund të ndërpresë ndihmën financiare amerikane që ka mbajtur vendin në këmbë që nga pushtimi tre vjet më parë. Meqenëse SHBA-ja është financuesi më i madh i Ukrainës, kjo mund ta detyrojë Ukrainën të ulet në tryezën e negociatave.

Lufta e Izraelit kundër Hamasit, e cila po zhvillohet në Rripin e Gazës dhe kohët e fundit edhe në Liban, gjithashtu vazhdon dhe mund të përhapet më tej. Në Azi, Republika Popullore e Kinës vazhdon të kërkojë të drejta mbi Tajvanin demokratik, i cili ka frikë nga një pushtim i afërt.

Për dekada, lidershipi i SHBA-së ka formësuar politikën botërore. Megjithatë, Trump ka vënë në pikëpyetje rolin e Amerikës si “polici i botës”. Nëse Amerika nuk i ndihmon aleatët e saj të mbrohen, kjo politikë e trashëguar ndër dekada mund të shuhet. Një rend i ri botëror i tillë mund të inkurajojë Iranin ose Korenë e Veriut të testojnë kufijtë e veprimeve të tyre ushtarake.

A do të shpërthejë tani bota e Inteligjencës Artificiale (IA)?

Lansimi i ChatGPT nga OpenAI në fund të nëntorit 2022 shënoi fillimin e një përdorimi më të gjerë të Inteligjencës Artificiale (IA). Brenda pak javësh, kjo platformë arriti 100 milionë përdorues.

Megjithatë, IA ka ndryshuar jetën e punonjësve dhe bizneseve vetëm gradualisht. Përdorimi i kësaj teknologjie për zhvillimin e ilaçeve ose mbështetjen e mbrojtjes ushtarake mbetet një sfidë e madhe. Kompanitë duhet të përcaktojnë si dhe kur të përdorin IA – dhe të nxisin punonjësit e tyre ta përqafojnë atë.

Për të mbajtur hapin me zhvillimet, ofruesit e IA-së po investojnë masivisht në qendra të mëdha të dhënash. Për t’i ftohur dhe mbajtur ato në funksion, nevojiten sasi të mëdha energjie. Microsoft po mbështet planet për rifillimin e një centrali bërthamor në Pensilvani, ndërsa Google po investon në reaktorë të vegjël bërthamorë për të furnizuar qendrat e tij të të dhënave.

A do të jetë viti 2025 ai kur IA më në fund do të sjellë ndryshimin e premtuar nga mbështetësit e saj? Investitorët, zhvilluesit dhe përdoruesit do të duhet të presin për të parë nëse i gjithë ky konsum energjie do të justifikohet – ose thjesht mund të pyesin ChatGPT për këtë./DW

Ndalimi i TikTok, jehonë në mediat botërore
Vendimi i qeverisë shqiptare për të mbyllur për një vit TikTok-un ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve Reuters ka cituar deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe shprehet se ndalimi është pjesë e një plani më të gjerë për t’i bërë shkollat më të sigurta dhe do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm.

BBC shkruan se bllokimi i TikTok vjen pas një muaji nga vrasja e nxënësit 14-vjeçar në një shkollë në Tiranë, e cila i kishte fillesat në një konflikt që nisi në rrjetet sociale. Vrasja ndezi një debat në Shqipëri mes prindërve, psikologëve dhe institucioneve arsimore për ndikimin që kanë rrjetet sociale tek të rinjtë.

Britanikja “The Guardian” citon gjithashtu deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë që ka fajësuar mediat sociale, dhe TikTok në veçanti, për nxitjen e dhunës mes të rinjve brenda dhe jashtë shkollës.

Ndërkaq në artikullin e saj britanikja “The Guardian” citon deputeten e opozitës Ina Zhupa që e cilëson këtë një vendim diktatorial dhe akt të rëndë kundër lirisë së fjalës dhe demokracisë. Lajmi u publikua edhe në Asociated Press, Al Jazeera, etj.

Në një reagim për këto media, platforma TikTok u shpreh përmes zëdhënësit të saj se kërkon “sqarime urgjente” nga qeveria shqiptare.

“Ne nuk gjetëm asnjë provë që autori ose viktima të kishin llogari në TikTok dhe raportimet e shumta kanë konfirmuar në fakt se videot që çuan në këtë ngjarje po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok”.

TikTok është tashmë i ndaluar në Indi, i cili ishte një nga tregjet më të mëdha të kësaj platforme. Është gjithashtu i bllokuar në Iran, Nepal, Afganistan dhe Somali.

TikTok po lufton gjithashtu kundër një ligji të miratuar nga Kongresi Amerikan, i cili do ta ndalojë aplikacionin nga 19 janari, nëse nuk shitet nga ByteDance – kompania e saj mëmë kineze.

Disa vende evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Belgjikën, kanë vendosur kufizime në përdorimin e mediave sociale për fëmijët. Australia miratoi në nëntor një ndalim të plotë të mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Polonia shënon 85 vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore
Polonia përkujtoi të dielën 85 vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore me një ceremoni që shënoi sulmet e para të Gjermanisë naziste të cilat shkaktuan konfliktin vdekjeprurës. Rreth gjashtë milionë polakë vdiqën në konfliktin që la më shumë se 50 milionë njerëz të vrarë në të gjithë botën, përfshirë gjashtë milionë hebrenj që vdiqën në Holokaust, gjysma e të cilëve polakë.

Ceremonia përkujtimore të dielën u mbajt në Westerplatte, në bregun baltik të Polonisë, ku 85 vjet më parë një luftanije naziste hapi zjarr mbi një fortesë polake. Kryeministri polak tha në fjalimin e tij të dielën se mësimet e dala nga Lufta e Dytë Botërore “nuk ishin abstraksion” ndërsa bëri krahasime me luftën në Ukrainën fqinje. “Kjo luftë po vjen përsëri nga lindja”, tha ai.

Ai u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s që të jenë, siç tha ai, “plotësisht të përkushtuara ndaj mbrojtjes… kundër agresionit që po shohim sot në fushat e betejës në Ukrainë”. Sulmet e Adolf Hitlerit kundër Polonisë bënë që Britania dhe Franca t’i shpallin luftë Gjermanisë naziste. Më 17 shtator të vitit 1939, Bashkimi Sovjetik pushtoi Poloninë.

Pasi nazistët prishën paktin me Moskën, aleanca e udhëhequr nga Gjermania, Italia dhe Japonia u përball me aleatët fitimtarë të udhëhequra nga Britania, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara. Presidenti Andrzej Duda mori pjesë në ceremoninë e mbajtur në qytetin perëndimor polak Wielun, ku ranë bombat e para naziste 85 vjet më parë.

Presidenti Duda tha se “kërkimi i faljes” nga Gjermania nuk ishte i mjaftueshëm ndërsa bëri thirrje për dëmshpërblime, duke shtuar se: “Kjo çështje nuk është zgjidhur”. Edhe pse kanë kaluar 85 vjet që nga fillimi i luftës, sipas Polonisë ka ende çështje të pazgjidhura.

Qeveria polake pro-evropiane, e udhëhequr nga Kryeministri Donald Tusk, i ka kërkuar Gjermanisë dëmshpërblime financiare për shkatërrimet e trupave naziste. Edhe qeveria e mëparshme populiste, e cila humbi zgjedhjet në tetor, ka bërë thirrje të ngjashme më parë.

Gjatë vizitës për të shënuar përvjetorin e kryengritjes së Varshavës të vitit 1944, një revoltë e shtypur nga forcat pushtuese naziste ndërsa trupat sovjetike qëndruan duarkryq, Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier foli lidhur me planet për të ndërtuar një memorial në kujtim të viktimave polake nga forcat naziste.

“Po ndërmerren shumë përpjekje të tjera, përfshirë për të mbijetuarit e pushtimit gjerman. Dy qeveritë tona po bashkëpunojnë ngushtë për këtë”, tha ai. Megjithatë, Presidenti Steinmeier nuk dha detaje të mëtejshme mbi mundësinë e masave të kompensimit.

Sipas mediave polake, Varshava dhe Berlini po zhvillojnë bisedime për kompensim financiar të mbijetuarve të luftës naziste. Polonia vlerëson se rreth 70,000 njerëz do të përfitonin./ VOA