braktisin – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

‘Shi’ me kartmonedha nga qielli në Detroit. Shoferët braktisin makinat dhe mbledhur paratë
Detroit- Një skenë e pazakontë surprizoi kalimtarët në anën lindore të Detroitit të premten, kur kartëmonedha filluan të bien nga qielli mbi Gratiot Avenue, duke shkaktuar kaos të përkohshëm në trafik dhe reagime të shumta nga qytetarët.

Ky “shi i parave”, që për shumë dukej si një ngjarje e pabesueshme, ishte në fakt një homazh i veçantë për Darrell Thomas, i njohur në komunitet si “Plant” – një pronar lavazhi makinash dhe figurë e dashur e lagjes, i cili humbi jetën së fundmi si pasojë e sëmundjes së Alzheimerit.

Ngjarja u organizua nga djali i tij, “Smoke”, në përmbushje të dëshirës së fundit të babait, i cili kishte kërkuar që pas vdekjes të bënte edhe një dhuratë të fundit për komunitetin që aq shumë e deshi.

“Detroit, mund të mos e dini kush ishte babai im, por ai ishte një njeri i madh,” tha Smoke gjatë homazhit. “Ai ishte një legjendë në komunitetin e tij, ai i bekoi të gjithë dhe kjo ishte dhurata e tij e fundit. Asgjë më shumë.”

Darrell Thomas ishte i njohur jo vetëm për dashurinë ndaj familjes dhe fqinjëve, por edhe si një koleksionist pasionant i makinave klasike, i cili për vite me radhë kontribuoi për mirëqenien e lagjes së tij.

Për shkak të situatës së krijuar, ku shumë qytetarë braktisën makinat për të mbledhur kartëmonedhat, policia detyroi bllokimin e përkohshëm të trafikut në Gratiot Avenue për rreth 30 minuta.

Ngjarja mbetet një nga ato momente të rralla që përçon bujari, dashuri dhe kujtim të përjetshëm, në stilin më të veçantë të një njeriu që e jetoi jetën për të tjerët.

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin? Zbulohet shkaku
Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ka sjellë ndikimin e parë në frekuentimin e bregdetit të Durrësit.

Dikur pushuesit më besnikë, sot shqiptarët e Kosovës e kanë kaluar atë në plan të dytë, si një destinacion për pushimet e tyre verore.

“Ky vit ka filluar ndryshe. Mund ta quajmë një fillim të mbarë, sepse ka filluar shumë herët, pra që nga fundi i marsit në fillim të prillit kanë filluar rezervimet e para me turistë të huaj nga grupe të organizuara gjermanësh e nordikësh, të cilët po e shohin Shqipërinë si një destinacion të ri dhe shumë interesant, por ndryshimi është që ka një mungesë të turistëve kosovarë, të cilët ishin turistët besnikë tanët, që na kanë suportuar në çdo periudhë të vështirë. Kjo ka ndodhur direkt pas hapjes së vizave, pra turistët kosovarë kanë preferuar të eksplorojnë pak Europën dhe kanë lënë në njëfarë mënyre pas dore Shqipërinë. Kjo është ndjerë shumë nëpër hotelet e Durrësit, që mbushnin fundjavat e tyre me turistët nga Kosova”, thotë për një program televiziv Blerim Norja, operator turistik.

Sipas tur-operatorëve, vakuumi i krijuar është mbushur me turistët e huaj, që këtë fillim-sezoni kanë qenë të shumtë në qytetin bregdetar.

“Mund të themi se është zëvendësuar me rritjen e turistëve nga shtetësi të huaj, nga të cilët pjesa më e madhe janë gjermanë dhe norvegjezë”, shprehet Norja.

Turistët e parë të këtij sezoni janë kryesisht turistë që vijnë të organizuar në grupe me paketa të mbyllura, por një rritje të shpejtë po sheh edhe numri i turistëve elitarë, të cilët vijnë në grupe të vogla individuale a familjare.

Debate të ashpra socialistët braktisin mbledhje e komisionit hetimor
Pas debateve të shumta mes demokratëve dhe socialistëve, këta të fundit braktisën komisionin hetimor parlamentar për ndërhyrjen në të dhënat e sistemit TIMS.

Shkak i debatit u bë kërkesa e komisionit për të thirrur ministrin e Brendshëm, Taulant Balla.

Ky i fundit kërkoi që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura pasi disponon dokumente të klasifikura, kërkesë e cila nuk u pranua nga kryetari i Komisionit, Ervin Salianji.

Kryetari i Komisionit Ervin Salianji kërkoi që Taulant Balla të paraqitet të dëshmojë e jo të fshihet.

“Shpallim në kërkim Ballën, punonjësit e gardës ta gjejnë se ku është fshehur. Duhet të vijë. Pasi të vijë Balla dhe të marrë fjalën atëherë do flasim. Ejani këtu dhe të flasim. Nuk bëhet kjo me sufler dhe me njerëz që bëjnë si të shqetësuar. Kur të vijë ministri dhe ta parashtrojë kërkesën atëherë e vendosim”, tha Salianji.

“Cojini sms Edi Ramës që të nisë Ministrin në Komision se po lini nam e po turperoheni. Do dal e do ta gjej vetë e do t’i them, pse fshihesh?, tha Salianji.

Ndërsa nënkryetari Toni Gogu i kërkoi Salianjit të hidhte në votim kërkesën e ministrit të Brendshëm, që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar.

“Ky komision është vend punë e jo spektakli. Spektakli i këtij komisioni janë vendimet e komisionit jo sa herë del ti në televizor. Hidh në votim kërkesën siç të detyron ligji sepse nuk e mbar ti pushtetin e komisionit. Te je një i parë në mes të barabartëve, drejton mbledhjet e këtij komisioni e thërret mbledhjen e këtij komisioni. Për kërkesën e Ballës duhet të informosh komisionin. Jam i indinjuar që po shkelet ligji në sytë tanë. I bëtë kërkesat e paligjshme që herën e kaluar. Si do lexoni serverin kur nuk lexoni ligjin. Urgjentisht të mbyllen dyert dhe të fitojë hetimi. Dëshmohet qartë që ky zotëria nuk do hetim. Shkelet ligji me të dyja këmbët para shqiptarëve”, tha Gogu.

“Përpjetë hidhuni, këtu ku jeni zhytur. Unë jam dorëheqjen nëse kam gënjyer. Anëtarët e mazhorancës do të kërkojnë me dyer të mbyllura. Sa më shumë të flisni me ton dhe të papërshtatshëm, aq të mëdha i keni hallet. PS ja ku e keni, e ka shpërndarë njoftimin për shtyp 15 min përpara sesa kjo mbledhje të ndodhte. I nderuar, gjatë gjithë fjalës sime bëra leximin e ligjit dhe asnjë interpretim. Rendi i ditës ka thërritur si dëshmitar ministrin e Brendshëm Balla. Të vijë ta diskutojmë siç e thatë dhe ju më përfaqësuesin tuaj të pyesim ekspertët. Gjeneral aman mos fol se trembemi nga taktikat luftarake, njëri me armë tjetri me citate është pak e vështirë. Ju lutem sipas rendit të ditës të këtij komisioni hetimor, ju lutem njoftoni dëshmitarin e parë këtij komisioni. Këtë mbledhje nuk e merrni dot peng., u përgjigj Salianji.