Britanik – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Zjarr në shtëpinë e kryeministrit britanik/ Bie në prangat e policisë 21-vjeçari
Në banesën e kryeministrit britanik Keir Starmer, e cila ndodhet në pjesën veriore të Londrës, një i ri 21-vjeçar është vënë në pranga nën dyshimin se ka ndezur zjarrin. Sipas Policisë, besohet se zjarri është shkaktuar me qëllim të rrezikimit të jetës së njerëzve.

Zyrtarët e Policisë Metropolitane konfirmuan se arrestimi është kryer në orët e para të mëngjesit dhe i dyshuari aktualisht ndodhet në paraburgim. Sipas autoriteteve, arrestimi është i lidhur me tre incidente zjarri që kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të veriut të Londrës gjatë javës së fundit – përfshirë një banesë në zonën Kentish Toun, një automjet që është përfshirë nga flakët dhe një tjetër zjarr pranë hyrjes së një ndërtese.

Për shkak se një nga vendngjarjet është banesa e një figure të njohur publike, hetimet janë marrë përsipër nga Njësia kundër terrorizmit e Policisë Metropolitane, raporton Sky. Hetimet janë ende në vazhdim për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e zjarreve.

“Të tre rastet po trajtohen si të dyshimta për momentin,” njoftoi Policia. Edhe pse Keir Starmer aktualisht është banor i Douning Street për shkak të detyrës së tij si kryeministër, ai ende zotëron adresën e tij private në veri të kryeqytetit. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, edhe pse hyrja e banesës është dëmtuar. Një prej banorëve të lagjes deklaroi se dëgjoi një zhurmë të fuqishme që i ngjante shpërthimit të një koktej molotovi.

Bardhi ‘zbarkon’ në Parlamentin Britanik, zbardhen detaje nga vizita
Postimi i plotë:

Kënaqësi që gjatë vizitës në Parlamentin Britanik të takoheshim me deputetët Martin Vickers dhe Stephen Gethins, miq të Shqipërisë dhe me një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Britania është një shëmbull i demokracisë dhe ne kemi shumë për të mësuar prej tyre

Nevoja për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes një qeverie kujdestare që adreson rekomandimin kyç të OSBE-ODIHR për ndalimin e përdorimit të shtetit në zgjedhje; shteti ligjor dhe një sistem drejtësie i pavarur; si dhe shqetësimi për largimet masive të shqiptarëve, kryesisht të rinjve për shkak të pamundësive ekonomike dhe meritokracisë, ishin disa nga çështjet që diskutuam.

Deputetin Martin Vickers e falënderova edhe për mbështetjen që Partia jonë simotër e Konservatorëve Britanikë i dha Partisë Demokratike në Mbledhjen Ekzekutive të IDU për miratimin e Rezolutës për Shqipërinë, që ishte një skanim realist i situatës dhe mbështetje e fuqishme për kauzat e PD, përfshirë kërkesën për krijimin e një Qeverie Kujdestare për zgjedhjet sipas modelit të Maqedonisë së Veriut.

Në fillim të vitit të ardhshëm një delegacion i Partisë Konservatore Britanike do të vizitojë Shqipërinë dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë, me qëllim thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit, si dhe mbështetjen e ndërsjelltë mes dy partive tona.

Bardhi vizitë në Parlamentin Britanik: Në fillim të vitit