brutalisht – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

U dhunua brutalisht, kreu i Operatorëve Turistik i Sarandës flet…
Pamje ekskluzive janë zbuluar nga incidenti i dhunshëm që ka ndodhur dje me biznesmenin Arben Çipa, i cili ka përjetuar një sulm brutal pas një konflikti lidhur me një projekt biznesi.

Në pamjet që janë bërë publike, Çipa shfaqet i gjakosur dhe i dhunuar rëndë, me shenja të dukshme të grushtave dhe përdorimit të sendeve të forta, që sipas tij janë përdorur nga autorët.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të drekës dje, kur biznesmeni Çipa ishte në rrugë duke u drejtuar për në punën e tij. Sipas deklaratave të bëra nga Çipa të dy personat që e sulmuan Arben Çipën kishin të bëjnë me një projekt biznesi, për të cilin kishte pasur kundërshti.

Pamje ekskluzive janë zbuluar nga incidenti i dhunshëm që ka ndodhur dje me biznesmenin Arben Çipa, i cili ka përjetuar një sulm brutal pas një konflikti lidhur me një projekt biznesi.

Në pamjet që janë bërë publike, Çipa shfaqet i gjakosur dhe i dhunuar rëndë, me shenja të dukshme të grushtave dhe përdorimit të sendeve të forta, që sipas tij janë përdorur nga autorët.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të drekës dje, kur biznesmeni Çipa ishte në rrugë duke u drejtuar për në punën e tij. Sipas deklaratave të bëra nga Çipa të dy personat që e sulmuan Arben Çipën kishin të bëjnë me një projekt biznesi, për të cilin kishte pasur kundërshti.

Ai tregon se teksa ishte në rrugë, një prej sulmuesve, i identifikuar si Dio, e ka ndaluar dhe ka filluar të diskutonte lidhur me këtë projekt që kishte të bëjë me biznesin e Çipës.

“Unë isha duke shkuar në punë, kur papritur një person me emrin Dio më ka prerë rrugën bashkë me një tjetër dhe ka nisur të fliste për një çështje lidhur me një projekt timin. Ata ishin duke bërë gjithçka për të penguar zhvillimin e tij dhe këtë e shprehnin në formë fyerjesh,” tha Çipa në deklaratën e tij. “Në atë moment unë nuk i kam pranuar fyerjet dhe ata kanë shfrytëzuar momentin dhe më janë vërsulur brenda makinës time me grushte dhe gurë dhe e kam pasur të pamundur të mbrohem në atë moment”, tregon ai.

Pas sulmit, Çipa ka pësuar lëndime të rënda, duke përfshirë gjakderdhje dhe plagë të shumta, dhe është transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Dhu*noi brutalisht një serb, shqiptari dëbohet nga Zvicra
Një kosovar 23-vjeçar, i cili është rritur në Zvicër, do të dëbohet nga ky vend për pesë vjet, pas një vendimi të Gjykatës Federale që ka miratuar një ankesë nga prokuroria publike e Cyrihut.

Ai u shpall fajtor për sulm të rëndë, pasi rrëzoi një serb në tokë dhe e goditi tri herë me shkelma në kokë, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Ky incident ndodhi në gusht të vitit 2020, ndërkohë që i riu ishte ende në periudhën e provës për një dënim të mëparshëm me kusht

Pas fillimit të hetimeve për këtë incident, kosovari dyshohet se ka kryer edhe krime të tjera, duke përfshirë kërcënimin e një punonjësi sigurie, shmangien e kontrollit policor, dhe goditjen e një personi tjetër në fytyrë, gjithashtu në gjendje të dehur.

Gjykata e lartë kantonale e dënoi të riun me 32 muaj burgim të pjesshëm, prej të cilave 10 muaj duhet të vuajë realisht, dhe e dënoi gjithashtu me një gjobë të kushtëzuar.

Ndryshe nga Gjykata e Qarkut, Gjykata e Lartë nuk e dëboi atë nga vendi. Megjithatë, vendimi i Gjykatës Federale ndryshon këtë, duke kërkuar dëbimin e tij për pesë vjet pas përfundimit të dënimit.

Gjykata argumenton se interesi publik për dëbimin e tij tejkalon interesat personale të të paditurit, duke theksuar se dhuna e tij përbën një rrezik për shoqërinë.

Kosovari kishte shkuar në Zvicër kur ishte vetëm një vjeç e gjysmë dhe ka jetuar aty që prej atëherë.

Ai kishte braktisur dy praktika profesionale dhe kishte punuar për një periudhë të shkurtër në biznesin e babait të tij, por marrëdhënia e punës ishte ndërprerë për shkak të marrëdhënies së tensionuar me babanë e tij.

Gjykata Federale thekson se krimet e kryera gjatë periudhës së provës dhe pas hapjes së hetimeve tregojnë se ai paraqet një rrezik të lartë të përsëritjes së veprimeve kriminale.

Për më tepër, ai nuk është i integruar ekonomikisht dhe nuk ka arritur të krijojë një marrëdhënie të qëndrueshme pune, duke mos treguar vullnet për të ndryshuar situatën e tij, raportojnë meditat zvicerane, transmeton Telegrafi.