Burgjeve – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Berisha: Votat që shkojnë për princeshën e burgjeve, Sara Mila, janë të dokumentuara
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD ka dokumentuar që në disa qendra votimi për zgjedhjet e 11 majit është votuar nga komisionerët në favor të deputetes Sara Mila. Duke folur në konferencë më gazetarët, Berisha theksoi se zgjedhjet zhvillohen në kushtet e një terrori të paparë politik, të karteleve të drogës dhe organizatave më të rrezikshme kriminale.

“Kjo është një çështje hetimi. Por aty ku Sara Mile, Arkend Balla, shkojnë me hanxharët e Troplinëve dhe Suel Çelës, komisionerit i ngelet shumë pak hapësirë. Pra këtu është problemi. Problemi është se zgjedhjet zhvillohen në kushtet e një terrori të paparë politik. E një terrori të paparë të karteleve të drogës dhe organizatave më të rrezikshme kriminale. Kjo është.

Do të tregoj ju nesër, qendra votimi, ku gjatë gjithë ditës votojnë komisionerët dhe ato vota të gjitha shkojnë për princeshën e burgjeve, Sara Mila. Po. Janë të dokumentuara. Ne këtë po bëjmë. Ne me automatik, me kallashnikov nuk i mbrojmë, se ajo është rrugë tjetër pastaj, por ne do të dëshmojmë gjithçka para shqiptarëve dhe shqiptarët do të marrin një vendim për qëndrimin e tyre,” tha Berisha.

Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?
Nga Frrok Çupi

Të thuash se e bën për t’i dhënë vetes gajrete epike, kjo edhe mund të merret si e mirëqenë..

Epike? Po ja, si në një luftë të një shekulli e gjysmë më herët, kur ‘heroi’ idolatronte me zërat e natës, me flamuj apo me varre. Si për shembull, Jakup Ferri, ose më saktë kali i Jakup Ferrit… Jakup Ferri (1832 – 4 dhjetor 1879) ishte një luftëtar dhe lider shqiptar i Lidhjes së Prizrenit që luftoi në Plavë e Guci dhe u vra në përpjekje me ushtrinë e Malit të Zi. Kali çfarë bëri? Legjenda trillon sikur kali e ngriti mbi jele kufomën e të zot’t dhe nisi t’i vinte rrotull varrezës së fshatit. Sot e kësaj dite ka mbetur jehona e veprës së kalit në këngën ‘Jakup Ferri mor ku je!…’. Shtëpia e Saliut ndodhet vetëm një mal larg varrezave të Jakup Ferrit… Nuk ka dyshim se folklori ndikon në rrugëtimin që ka nisur Berisha rrotull burgjeve.

Të thuash se ka një asosacion mes varrezave atëherë me burgjet sot, padyshim që ka.

Sot nuk janë në modë këngët e varrit, sot janë në modë heroizmat e burgjeve; me ‘burgje politike’ dhe me ‘diktaturë’ tentojnë t’i mashtrojnë njerëzit ‘atavistë’. Saliu u ngrit në mëngjes para dy ditësh dhe iu drejtua burgut të Fierit. ( Në një imazh si kali i Jakup Ferrit). Nuk i interesonte aspak nëse aty brenda do të ishte Salijanji apo çfarëdo Sali- Ane tjetër. Nuk e vërejtët një moment kur ky urdhëron Mulin të mbajë distancë dhe Saliu mori pamje pikëlluese, si hije pak e shtrembër dhe i kërrusur. Kjo ishte pjesa epike, por edhe motiv prej varrimi. Një herë më parë,  ka qenë 8 Janari 2022, Saliu i ka ‘varrosur’ të tijtë: Salianj, Dumë, Bardh, Bashë, Gjek, Gjuk, Vuk…, të gjithë pinjollët e tij politik. 8 Janar është dita e kobshme e sulmit me çdo armë për të vrarë në selinë e PD këdo që ishte aty. Tani Saliu, këta i di të vdekur dhe iu shkon t’i verifikojë në burgje. Çdonjëri prej tyre ka të hapura çështje për në burg.

Pse u vjen rrotull burgjeve Sali Berisha? Për të kuptuar se ku do të jetë familja e tij nesër?…

Të thuash se është penduar për çfarë ka bërë me gjithë familje, kjo nuk ndodh. Të thuash se familja e mori në qafë!, as kjo nuk mund të jetë. Por që po e kupton se krimi i tij është edhe krim familjar edhe shtetëror, kjo nuk ka dyshim. Familja dhe qeveria e Berishës janë konsideruar si një ‘grup i organizuar kriminal’. Britania e Madhe, që e kishte quajtur ‘gangster’ në vitin 1997,  sapo e ka quajtur kryesues të krimit të organizuar. Tani janë ngushtuar kohët. E bija, Argita, pardje doli nga dyert e hetuesisë së SPAK duke turfulluar, tamam si i ati. Domethënë se e ka afër dënimin. Burri i saj ndodhet nën arrest e pritet vendimi gjyqësor. Babai i saj, po i pandehur. I vëllai shumë afër dënimit të ashpër, aq të ashpër sa dënohet dikush që vret 26 vetë duke i djegur të gjallë… Saliu hyn e del në derën e Gjykatës Speciale Kundër Krimit edhe për të ngulitur në kujtesë ku do të jenë familja dhe ai vetë nesër ‘sa pa gdhirë’.

Të thuash se u shkon rrotull burgjeve edhe për arsye lirike e jo vetëm epike!…., si ta kuptosh këtë.

Në burgun e Fierit, sigurisht mund të gjenden detaje lirizmi; por ku tjetër, vallë. Se, mirë, mund të thuhet se te Salijanji i burgut të Fierit ka shkuar për ‘të fituar Gridën!’. Për ta fituar si anë mediatike, domethënë, si monitoruese televizive. Po për këtë pse Saliu do t’i shtrinte dorën Salijanjit; Grida e ka dorën vetë të shtrirë…. Atëherë, i bie që lirizmi i Berishës manifestohet, thuajse në mënyrë histerike, kur i vijnë ca militantë në derë e gjykatës sa herë thërritet ky për të bërë apelin para gavetës:

-I pandehuri Sali Ramë Berisha!

Pjesë e Policisë së Burgjeve, ky është 21-vjeçari që vdiq
Personi që shihni në foto është 21-vjeçari Gjeto Gjonaj, nga fshati Reç i Malësisë së Madhe, i cili humbi jetën në një aksident tragjik të regjistruar mbrëmjen e djeshme.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:30 në aksin rrugor Koplik – Dedaj. Gjeto Gjonaj humbi kontrollin e automjetit të tij dhe për pasojë makina doli nga rruga, ku i riu mbeti i plagosur rëndë. Sipas burimeve zyrtare, ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

21-vjeçari ishte pjesë e stafit të Policisë së Burgjeve dhe këtë gjë e ka bërë me dije vetë Drejtoria e Burgjeve përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i shpreh ngushëllime dhe mbështetje familjes së të ndjerit.