burgun – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka marrë të pandehur 6 gardianë të Burgut të Reçit, të cilët kanë rrahur për vdekje një të dënuar.

Rasti u denoncua në emisionin Fiks Fare në datën 3 korrik 2024, pas ankesës të babait të të burgosurit Edmond Piraniqi. Në atë kohë, burgjet mohuan ngjarjen në fjalë. Ndërkohë pas denoncimit të Fiksit, nisi një hetim penal dhe pas 1 viti hetimesh, Prokuroria e Shkodrës, ka konfirmuar se “gardianët e kanë rrahur të burgosurin”.

Në atë kohë, Fiksi denoncoi veprimet e gardianëve dhe drejtuesve të Burgut të Reçit, në Shkodër, të cilët rrahën dhe dhunuan Edmond Piraniqi. Sipas babait të të dënuarit, në datën 29 qershor 2024 djali i tij është gjetur pa shenja jete dhe është dërguar më pas në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Ai tha se stafi i burgut ka shkruar në letra se djali i tij ka tentuar vetëvrasjen. “Një gjë e tillë është e pavërtetë dhe se djali është gjetur në dysheme dhe me shenja të mëdha të dhunës në trup” shotë ai.

“E vonuan shumë për të çuar. Ata në letra e kanë shkruar se ka tentuar të vrasë veten në qeli, por jam 1000 % i bindur se e kanë dhunuar. E kanë çuar në spital dhe që prej 29 qershorit. Ka shenja të mëdha në trup dhe s’ka bërë tentativë vetëvrasje, por e kanë dhunuar dhe torturuar. Mjekët e Spitalit të Shkodrës na kanë thënë se e kanë dhunuar dhe tani është në intubim. Unë kërkoj drejtësi që të zbardhet kjo ngjarje, se djali ishte 44 vjeç dhe deri më sot s’kishte pasur probleme” pohoi në korrik 2024 Lulzimi.

Pas ankesës, familjarët shkuan në atë kohë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku biseduan me një mjek. “Është shumë keq. Ka pasur probleme dhe se doktoresha i ka shkruar në kartelë” u tha doktori, “hapni kamerat dhe atje duket gjithçka, merrni avokat dhe ndiqeni”. Fiksi kontaktoi në korrik 2024 me Burgun e Reçit, i cili ktheu përgjigje se “nuk konstatohet se është ushtruar dhunë, por ky rast i takon prokurorisë për ta hetuar, e cila ka sekuestruar edhe pamjet filmike”.

Ndërkohë, një vit pas hetimeve, Prokuroria e Shkodrës ka dërguar dosjen në gjykatë për 6 gardianë. Ata akuzohen për “kryerje e veprimeve arbitrare” dhe “shkaktim vetëvrasje”. Sipas hetimeve, të pandehur janë marrë gardianët Besmir Likaj, Elvis Bajrakurtaj, Fatmir Bushati, Indrit Duli, Senadi Bajrakurtaj dhe Fatjon Bajrakurti. Në akt-akuzë shkruhet se ngjarja ka ndodhur në datën 29 qershor 2024, ku fillimisht Piranaqi është gjendur me shenja jete dhe më pas është dërguar në spital.

“Nga verifikimet ka rezultuar se në orën 20:48, ndaj këtij të dënuari, ishte përpiluar një ‘raport incidenti’ dhe ishte dërguar në izolim nga grupi i sigurisë. Ai kishte debatuar me infermierët dhe një punonjës policie të rolit bazë, Altin Shaba. Ky polic ka deklaruar se i dënuari ka kundërshtuar shoqërimin e tij dhe më pas është kapur nga krahët nga grupi i sigurisë, të cilët e futën te dhoma. Grupi i sigurimit ka qëndruar në dhomën nr. 11 për rreth 5-6 minuta. Shaba deklaron se ka dëgjuar vetëm fjalët nga i dënuari ‘…nuk dua të shkoj në izolim….’” thuhet në dosje.

Prokuroria e Shkodrës ka marrë në pyetje, një sërë zyrtarësh, të cilët kanë dhënë dëshmi të ndryshme. Disa prej tyre kanë dëshmuar se këta gardianë kanë ushtruar dhunë ndaj këtij të burgosuri. Ndërkohë, prokuroria shkruan se të gjithë të pandehurit kryejnë veprime konkrete në drejtim të shoqërimit dhe të ushtrimit të dhunës ndaj të dënuarit. Madje, ata paraqiten dhe veprojnë si një grup!

Në dosje saktësohet se janë këqyrur pamjet filmike, ku në qeli futen 5 punonjës policie dhe njëri prej tyre i ruan jashtë. “Më pas, punonjësit e policisë dalin nga dhoma dhe mbajnë me forcë të dënuarin, i cili vërehet në gjendje të rëndë emocionale, ndërsa disa nga punonjësit shfaqen duke qeshur gjatë shoqërimit në korridor. Në këto pamjet duke i dënuari Edmond Piraniqi që ulet në pjesën e dyshemesë, ku kapet nga Fatmir Bushati nga flokët. Po ky gardian, në momentin që i dënuari futet në izolim, shfaqet duke e qëlluar të dënuarin me shkelma” vijon akuza.

Prokuroria shkruan në dosje se në datën 3 korrik, pasi materialet ishin referuar në prokurori, rasti u denoncua edhe nga Fiks Fare. Fillimisht gardianët janë ndaluar dhe gjykata caktoi ndaj tyre detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit. Si dhe pezullim detyre. Por, më vonë masa e pezullimit të detyrës është hequr dhe gardianët kanë rifilluar punën sërish në Burgun e Reçit.​“Është faktuar se gardianët rrahën djalin tim. I shkruajnë mjaft qartë të gjitha veprimet. E kanë goditur dhe kapur prej flokësh. Djali kishte shumë shenja në trup, fraktura të mëdha dhe ata donin që çështjen ta nxirrnin si vetëvrasje” thotë babai i Edmondit, në një intervistë për Fiks Fare. Lulzimi ndodhet aktualisht në Francë, ndërsa kërkon edhe masa ndaj gardianëve.

“Deri tani kanë bërë 1 % të hetimeve. Djali im në dhe’, kurse ata vijojnë punën. Asnjë i arrestuar” shton ai, ndërkohë që thotë se, edhe këto hetime, erdhën falë emisionit “Fiks Fare”.

“Do ju jem mirënjohës për gjithë jetën, jo unë por edhe fëmijët e mi. Falë jush u hetua kjo ngjarje, pasi Burgu dhe të gjithë donin që të dilte vetëvrasje. Ajo është një vrasje e pastër. E vranë dhe donin ta mbyllnin. Vetëm falë jush u zbulua. Unë do e ndjek në të gjitha hallkat e gjyqësorit, edhe në Strasburg. Tani presim gjykatën të vendosë” përfundon babai i të dënuarit që u rrah për vdekje 1 vit më parë në Burgun e Reçit.

Mafiozi shqiptar merr peng rojet dhe tenton të vrasë bashkëkombasin në burgun famëkeq të Greqisë!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun famëkeq të Korydallos në Greqi, ku një i burgosur shqiptar ka marrë peng dy roje dhe ka tentuar të kryejë një vrasje brenda ambienteve të sigurisë së lartë.

Sipas raportimeve të televizionit grek ALPHA, i burgosuri arriti të neutralizonte rojet, duke u marrë atyre çelësat, radiot dhe telefonat, dhe më pas u nis drejt një reparti tjetër për të kërkuar një tjetër të burgosur shqiptar me qëllim eliminimin e tij.

Autori i incidentit është i njohur për autoritetet greke si pjesë e niveleve të larta të mafies shqiptare dhe aktualisht vuan dënimin për tentativë vrasje.

Vrasja e shqiptarit në burgun grek, zbulohet shkaku absurd i sherrit
Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Alfons Doçi në burgun grek të Koridhalos. 35-vjecari i dënuar përjetë për një vrasje të dyfishtë u godit me thikë nga Xhilian Halili, shoku i tij i qelisë, një shqiptar me të cilin kishte pasur një njohje të vjetër.

Të dy së bashku u arratisën në vitin 2018-të gjatë transportimit nga një burg në tjetrin. Arratia zgjati vetëm 48 orë pasi u vunë sërish në pranga nga policia greke. Sipas asaj që kanë zbardhur hetimet, sherri mes dy shqiptarëve nisi për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi temperaturën e kondicionerit.

Fjalët e ashpra që shkëmbyen me njëri – tjetrin ua lanë vendin grushteve. Në një moment 42-vjeçari me nofkën “Niko” rrëmbeu një thikë kuzhine dhe e goditi ndaj shqiptarit disa herë. Nga përleshja u plagos edhe një i dënuar tjetër, Altin Vokrri nga Gjakova e Kosovës.

Ai ka marrë një goditje në shpatull dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Zyrtarët e burgut kanë gjetur edhe armën e krimit, thikën e kuzhinës me të cilën është kryer vrasja. Viktima Alfons Doçi ishte i dënuar për dy vrasje. Në vitin 2017 ai vrau një biznesmen në Atikën Perëndimore gjatë një grabitje. Pak kohë më vonë ai vrau një grua gjatë një tjetër grabitjeje.

Edhe autori Xhilian Halili është i dënuar për vrasjen e një shqiptari në 2011-ën në Peloponez, vrasje e porositur nga një kriminel grek. Viktima ndodhej në shoqërinë e djalit të tij, 2-vjeçar, por Halili nuk nguroi ta qëllonte me thikë në fyt duke i marrë jetën.

Goditet me send të fortë efektivi në burgun e Fierit
Një efektiv i burgut të Fierit, mbrëmjen e djeshme (30 prill) është goditur me një send të fortë nga shtetas i paidentifikuar.

Policia bën me dije se 64-vjeçari ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka goditur me send të fortë Nazmi Doku, 64 vjeç (efektiv i IEVP Fier), duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Çfarë e lidh Ulsi Manja-n me ngjarjen në burgun e Peqinit
Në dëshminë e të pandehurit një njoftim i ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja ka shtyrë Sokol Mjacajn të kryejë vrasjen e Arben Lleshit të premten e kaluar, brenda burgut të Peqinit. Pohimi, sipas hetimeve, i është bërë nga vetë Macaj drejtorit të burgut të sigurisë së lartë pas krimit.about:blank

Në dosjen hetimore të prokurorisë, paraqitet dëshmia e drejtorit të burgut të Peqinit Kamber Hoxha, i cili tregon se Mjacaj i ka pohuar se e kreu vrasjen “kur mora lajmin nga mediat që u futa në 41-Biz”. Lajm që u njoftua dhe pompua nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Ai e përmendi Sokol Mjacajn të premten, para se i burgosuri të kryente krimin që dëshmoi dështimin e sigurisë në burgun e Peqinit. Në një njoftim publik, ministri zbuloi se kishte firmosur vendimin që Sokol Mjacaj do të futej nën regjimin e rreptë “41 Bis” për cënim të sigurisë në burg. Njoftimin e veshi me mesazhe të theksuara propagande si “asnjë tolerancë” apo “do të zbatoj me rigorozitet ligjin”.

Megjithatë, ajo që ndodhi më pas do ti kthehej në bumerang. I burgosuri që Manja njoftoi se do të futej nën regjimin e rreptë, brenda një burgu të sigurisë së lartë ekzekutoi një person dhe plagosi një tjetër, ndërsa bilanci mund të kishte qenë edhe më tragjik. Tanimë, vetë Mjacaj konfirmon që ishte njoftimi i Manjës që ndikoi te ai për të kryer vrasjen e Arben Lleshit, për të cilën dyshohet se është paguar.

Pas vrasjes, Manja bëri një vizitë të detyruar në burgun e Peqinit dhe në përfundim të saj dha një prononcim për gazetarët, duke shmangur përgjegjësinë nga vetja për ngjarjen. Interesit të gazetarëve se pse Mjacaj nuk u fut nën regjimin e posaçëm siç njoftoi vetë ministri, por në vend të kësaj kreu një vrasje, Manja iu përgjigj duke ia ‘vënë fajin’ burokracive procedurale. “Ka një procedurë, për vendosjen e një personi në regjimin e posaçëm, jam i detyruar ta zbatoj sipas ligjit. Edhe mënyra e komunikimit ka një procedurë të caktuar”, tha ministri.