çmimet – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Kadastrës, çmimet rriten ndjeshëm! Lista e pagesave për secilin shërbim
Publikohen në fletore zyrtare (4 gusht) tarifat e reja të rritura për shërbimet e Kadastrës, pas përditësimit më të fundit që i është bërë VKM-së përkatëse në shkurt të vitit 2021.

Sipas vendimit të qeverisë me Nr.462, datë 31.7.2025 tarifat të cilat pësojnë një rritje të ndjeshme hyjnë në fuqi menjëherë sapo publikohen në Fletore Zyrtare. Kështu regjistrimi i kontratave të shitjes, të dhurimit, të shkëmbimit, të heqjes dorë nga pronësia, pjesëtimi i pasurisë etj. do të kushtojë 5000 lekë me tarifat e reja, nga 3500 që kushton aktualisht, pra një rritje me 30%.

Tarifa e regjistrimit të aktit të trashëgimisë do të dyfishohet, nga 1000 lekë do të bëhet 2000 lekë. Tarifat për regjistrimet e kontratave në procesin e kredimarrjes dhe hipotekimit do të pësojnë rritjen më të madhe në vlerë, deri në 5000 lekë më shumë.

Rregjistrimi i kontratës se hipotekës për garantimin e kredisë se dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës, për kredi me vlerë deri në 1 milion lekë do të kushtojë 8000 lekë nga 7500 që ishte deri më sot; e njëjta kontratë por për shumën e kredisë deri në 10 milionë lekë do të kushtojë 17,000 nga 15,000 që ishte dhe regjistrimi i një njëjtës kontratë për kredi me vlerë mbi 10 milionë lekë do të kushtojë 30 mijë lekë ose 5 mijë lekë më shumë nga aktualisht.

FIFA ndan çmimet për trajnerin më të mirë dhe formacionin e vitit
Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA ka shpërndarë këtë të martë çmimet “The Best”.

Numri një i stolit të Real Madrid, Carlo Ancelotti mori çmimin “trajneri më i mirë”. Ancelotti, dërgoi madrilenët drejt sukseseve të lavdishme në Spanjë dhe Champions.

Emma Hayes u zgjodh trajnerja më e mirë, ndërsa lojtarja spanjolle e Barcelonës, Aitana Bonmati u vlerësua si futbollistja më e mirë.

Ndërsa në formacionin e vitit bëjnë pjesë: Martinez; Karvahal, Rudiger, Dias, Saliba, Belingham, Rodri, Kros, Yamal, Haaland, Vinicius.

Kërcënimet e qeverisë, a do të rriten çmimet?
Në vitin 2023, numri i bizneseve në shkallë vendi arriti në mbi 130 mijë, me rritje 4.1% kundrejt një viti më parë. Por teksa trendi në rritje i hapjes së bizneseve të reja është pozitiv, problem mbetet struktura.

Aktualisht, vetëm 1.6% e bizneseve në vend janë ndërmarrje të mëdha me më shumë se 50 të punësuar. Shumica dërrmuese janë subjekte të vogla, që kanë nga 1 deri në 4 të punësuar.

Shqiptarët preferojnë më shumë të merren me tregti dhe shërbime dhe më pak me prodhim. Kjo pasi të bësh biznes në këta sektorë është më e lehtë dhe me risk më të ulët. Përveç kësaj, nuk nevojiten të ardhura të mëdha për të hapur një aktivitet të tillë dhe as njohuri të thelluara apo eksperiencë.

Të dhënat tregojnë se në fushën e tregtisë janë aktive mbi 44 mijë biznese dhe në atë të shërbimeve më shumë se 62 mijë. Në total, vetëm në këta dy sektorë janë të përqendruar mbi 82% e totalit të bizneseve në vend.

Por si ka qenë ky vit për bizneset e vogla? Cilat janë problemet kryesore, me të cilat ata përballen?

Kjo duke pasur parasysh se për t’i ndihmuar, në qershor të vitit 2020 qeveria i përjashtoi nga taksat deri në vitin 2029.

Por ndërsa bizneset e vogla janë të rëndësishme kryesisht për punësimin, ndërmarrjet e mëdha janë ato që prodhojnë, kontribuojnë më shumë në buxhetin e shtetit me taksa dhe lënë vlerë të shtuar në ekonomi. Viti 2024 nuk ka qenë i lehtë për to.

Të dhënat tregojnë se në 10 mujorin e parë të këtij viti, eksportet arritën vlerën e 369.8 miliardë lekëve, me rënie 53 miliardë lekë ose 14.3% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Për një pjesë të prodhimit “Made in Albania” humbjet kanë qenë edhe më të mëdha.

Rënien më të fortë këtë vit e kanë pësuar grupet “Minerale, lëndë djegëse, energji”, “Tekstile dhe këpucë”, që ndryshe i njohim edhe si fasonët, si dhe “Materiale ndërtimi, metale”.

Të bësh biznes në Shqipëri nuk e lehtë. Një refren që drejtuesit e kompanive të mëdha e përsërisin vazhdimisht teksa rendisin gamën e vështirësive që duhet të përballin çdo ditë,

Disa probleme janë të trashëguara e disa të tjera të krijuara vitet e fundit, si mungesa e fuqisë punëtore, zhvlerësimi i fortë i euros, informaliteti; marrëdhëniet jo të lehta me institucionet; korrupsioni dhe mungesa e financimeve.

E kësaj panorama i shtohen edhe disa nga nismat e fundit të qeverisë, të cilat kanë pasur fokus biznesin. Iniciativa që nuk kanë qenë gjithmonë të mirëpritura. Pas rritjes së pagës minimale vitin e kaluar, gjë që shtoi kostot për sipërmarrjen, qeveria ka rikthyer luftën kundër informalitetit në tregun e punës. Me një gjuhët të ashpër, kryeministri gjatë muajve të fundit ka kërkuar nga biznesi të deklarojë pagat reale të punonjësve, si e vetmja mënyrë për të rritur pensionet.

Por sa është konsultuar qeveria me biznesin për nismën anti-informalitet, por jo vetëm? A ekziston sot një dialog real mes palëve? Ku qeveria jo vetëm dëgjon, por merr edhe parasysh atë që sipërmarrja thotë dhe kërkon?

Bizneset po përballen sot me presionin e rritjes së kostove. Kjo pasi mungesa e punëtorëve përkthehet në kosto shtesë për biznesin. Rritja e pagës minimale është një tjetër kosto shtesë. Korrupsioni është një taksë e fshehtë, që rrit gjithashtu kostot. E këto kosto të shtuara sipërmarrja nuk i mban vetë, pasi synon fitimin. Ato i transferohen qytetarit me rritje të çmimeve.

E kur çmimet rriten, ashtu siç ka ndodhur veçanërisht dy vitet e fundit, as rritja e pagave dhe as bonusi i pensionistëve nuk bën më fajde. Ndaj dhe çdo nismë, sado me qëllim të mirë, duhet të konsultohet e jo të imponohet, pasi qeveria i shkarkon kostot tek biznesi dhe biznesi tek qytetarët. E për këta të fundit që duhet të mendojnë të gjithë, nuk mendon askënd.

Çmim rekord i vajit të ullirit
Më pak sasi, por cilësi më e mirë. Prodhuesit e vajit këtë vit ankohen për rënie të rendimentit të ullirit. Si ngushëllim po shërben, të paktën për momentin, po shërben cilësia dhe çmimi.

“Prodhimi i vajit këtë vit ka qenë shumë dobët. Ka një rënie nga vjet. Po vijnë te fabrika me 4-5 KV ullinj nga 40 KV që kishin vjet. Shirat prishën lulet e vera e thatë i rrëzoi kokrrat”, thotë përpunuesi i ullirit Xhezo Lame.

Një litër vaj ulliri i paambalazhuar po shitet mesatarisht për 700 deri në 800 lekë, 100 lekë më shtrenjtë se në po të njëjtën kohë të një viti më parë. Kjo për shkak se në treg po ka pak prodhim.

“Unë kam 250 rrënjë ullinj ulli i ri dhe kam 20 rrënjë ulli shekullor. Ulliri shekullor bën një herë në tre vite. Një KV nga ulliri shekullor nxjerr 25 litra vaj, ndërsa nga këta të rinjtë 15 litra”, shprehet Bujaq Luci, kultivuesi i ullirit.

Rënia e prodhimit vihet re edhe te eksportet. Nga mbi 3 mijë e 800 litra vaj të eksportuar në janar tetorin e një viti më parë, këtë vit shitjet jashtë vendit kanë rënë në rreth 2 mijë e 400 litra. Tkurrja përllogaritet në rreth 58 për qind.

“Ulliri si pemë fillon e lulëzon nga java e dytë e majit e përfundon nga fundi i muajit. Më pas nis formimi i frutit. Këtë vit ne nuk rritëm të kishim një prodhim të lartë për shkak se polenizimi i lules nuk u mund për shkak të shirave”, thekson Onejda Kyçyk, pedagoge në UBT.

Veç kushteve klimatike, si shkak i rënies së prodhimit të vajit renditet edhe mungesa e plehëruesve. Kjo pasi fermerët ankohen se gjenden në pamundësi ekonomike.

“Asnjëherë për ullishten nuk jepet asgjë. Jepet vetëm për prodhimet në ar dhe sera. Ne kemi nevojë për ndihmë”, deklaron Aranit Cajri, kultivuesi i ullirit.

Shqipëria ka afro 11 milion pemë ulliri, ku afro 8 milionë pemë llogariten në prodhim. Sipas shifrave më të fundit sasia e prodhuar regjistrohet në afro 100 mijë ton ullinj në vit. Kultivimi i ullirit dhe prodhimi i vajit të ullirit është i bazuar kryesisht në biznese familjare. Shqipëria ka rreth 450 fabrika përpunimi ulliri për vaj dhe nga këto vetëm 2/3 janë të regjistruara. Italia është shteti kryesor drejt së cilit shkon vaji i prodhuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Në Shqipëri, çmimet 80% më të larta se në Evropë
Intervistë me profesor Ilir Ciko, autor i studimit “Bëhuni Europianë! Një udhëtim transformues përmes ëndërrave, modeleve, pritshmërive, dhe realitetit”.

Studimi tregon se çmimi mesatar i produkteve të shitura në tregun shqiptar nga tre kompani europiane ishte +79.7 për qind më i lartë se çmimi mesatar i të njëjtave produkte, të shitura në të njëjtën kohë dhe nga të njëjtat kompani, në tregjet e BE-së.

Profesor Ciko, si i përzgjodhët mostrat e 150 produkteve që analizuat? A kishte ndonjë kriter të veçantë për këtë përzgjedhje?

“Studimi përmban metodologjinë e plotë të ndjekur për përzgjedhjen produkteve që janë pjesë e analizës, përfshirë kriteret e ndjekura në proces. Mund ta përmbledh me pak fjalë duke treguar se produktet janë përzgjedhur në mënyrë të njëjtë nga secila prej tre kompanive europiane që janë pjesë e studimit (50 produkte nga secila kompani), si dhe pjesë e 13 kategorive të ndryshme produktesh (ushqim, detergjente, kozmetikë, ndriçim, pajisje dhomash, ilaçe pa recetë, kujdesi për flokët e lëkurën etj.), duke përzgjedhur në mënyrë rastësore 10 produkte për çdo kategori dhe, për nga rëndësia që ka për konsumatorin shqiptar, 30 produkte për kategorinë e produkteve ushqimore. Kritere të tjera të përdorura ka qenë larmia sa më e madhe e produkteve të përzgjedhura (produkte të ndryshëm brenda së njëjtës kategori) dhe kriteri domethënës (produkte që blihen rregullisht nga konsumatori shqiptar dhe jo të veçantë). Gjithashtu, nga studimi janë përjashtuar produktet në oferta, si në Shqipëri ashtu dhe në vendet nga importohen, produktet e luksit, produktet sezonalë (fruta apo perime të freskëta) si dhe produktet mbi të cilat aplikohen taksa specifike (cigare, pije alkoolike), e gjithë kjo për të mundësuar një krahasim sa më objektiv të çmimeve dhe shmangur në maksimum efektet e faktorëve jo-thelbësorë. Së fundi, për të mundësuar krahasimin e çmimeve, janë përfshirë në listë ato produkte për të cilat janë të disponueshme çmimet e shitjes online në tregun vendas, dhe atë europian nga e ka origjinën secila kompani, apo vendet e tjera të përfshira në studim.”

Cili është produkti me diferencën më të lartë në çmime?

“Nga lista prej 150 produktesh, diferenca më e lartë (në përqindje) rezulton për një pako ushqimi mëngjesi, cornflakes, e cila në Shqipëri shitet me një çmim 212% më të lartë, ose mbi 3 herë sa çmimi që shitet nga e njëjta kompani në vendin europian nga ajo vjen. Ndërsa si kategori, ushqimi për bebe, rezulton me mesataren më të lartë të ndryshimit të çmimit. Për këtë kategori, mesatarja e çmimeve të produkteve të shitura në Shqipëri është 147% më shumë, ose 2 herë e gjysëm sa çmimi i të njëjtëve produkte të shitura në vendin e BE nga vjen kompania që i tregton këto produkte.”

Po ai me diferencën më të ulët?

“Diferenca më e ulët nga 150 produktet rezulton për një aksesor banjoje, i cili shitet në Shqipëri 24% më shumë se çmimi i të njëjtit produkt shitur nga e njëjta kompani në vendin europian nga ajo vjen.”

A mund të na jepni disa shembuj të faktorëve që kontribuojnë çmimet më të larta në Shqipëri krahasuar me BE-në?

“Janë plot faktorë por ndër më të rëndësishmit do të rendisja: mungesa e kontrollit të kompanive të mëdha; mungesa e shembujve realë të ndëshkimit të kompanive të mëdha që abuzojnë me konsumatorin; paragjykimi e besimi i gabuar se kompanitë e njohura ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri nuk përfshihen në praktika të dëmshme për konsumatorin vendas; mungesa e frikës ndaj shtetit e kompanive të mëdha; mungesa e konkurrencës në treg dhe kopjimi i modelit monopol midis atyre pak kompanive që zotërojnë tregun; varësia dhe lidhjet e politikës me interesat e bizneseve të mëdha; burokracia, paaftësia dhe korrupsioni i përhapur në institucione; pamundësia e konsumatorit për zgjedhje alternative; mungesa e prodhimit vendas; marrëveshjet e fshehta mes operatorëve që dominojnë tregun; mungesa e informacionit për konsumatorët; pajtimi dhe bashkëjetesa me të keqen; mungesa e shpresës; politizimi ekstrem i çdo çështjeje publike; gojëmbyllja e intelektualëve; mungesa totale e reagimit qytetar; mungesa e mekanizmave mbrojtës dhe interesit për të mbrojtur konsumatorin, shtetërore, e ca më tepër ato të pseudo-shoqërisë-civile. Pas këtyre mund të flasim për nivelin e taksave të konsumit, kostot e transportit, vlerësimin e lekut ndaj euros, madhësinë e tregut apo elementë të tjerë që në këtë diskutim, janë tepër dytësorë.”

A ka pasur ndonjë reagim zyrtar lidhur me studimin tuaj?

“Jo, asnjë reagim zyrtar deri më tani. Di që studimi është lexuar me interes të lartë nga drejtues e përfaqësues të institucioneve që duhet të merren me këtë problem të çdo qytetari shqiptar, por më ngjan se për shumë syresh studimi është si një elefant tepër i madh brenda hapësirës së komoditetit ku rrinë.”

Çfarë masa rekomandoni që të merren në këtë drejtim?

“Mund të duket paradoksale por besoj se ndryshimi mund të vijë nga kompanitë, sigurisht nën presionin e zërit të qytetarëve. Në studim e kam trajtuar gjerësisht se pse institucionet janë realisht të pafuqishme për të bërë ndryshim, edhe sikur befas të marrin vullnetin e plotë që u jep, e kërkon ligji. Por deri më sot, ende nuk ka asnjë reagim nga kompanitë, çmimet mbeten të pandryshuara nga tre muaj më parë, kur u realizua studimi.”

A mendoni se politika e qeverisë dhe subvencionet mund të ndihmojnë në uljen e çmimeve dhe, nëse po, si mund të implementohen më mirë këto masa?

“Së pari mendoj se ka plot vend për të zbatuar pa vonesë e hezitim ligjin, e më pas ndoshta për të rishikuar me kujdes legjislacionin mbi konkurrencën, kjo as duke u shfajësuar përjetësisht se është legjislacioni që na kufizon, e as duke mos u kufizuar në kopjimin shabllon të modeleve që na serviren. Është një fushë e brishtë por tepër e rëndësishme për funksionimin e tregut dhe është thelbësore që Shqipëria të adaptojë legjislacionin që i përshtatet më së miri kontekstit specifik të saj, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, se sa kërkesave të burokratëve të Brukselit. Hapja e tregut, promovimi i konkurrencës, vënia e interesit publik mbi interesat e kompanive private janë hapat e domosdoshëm për trajtimin afatgjatë të problemit. Për subvencione nuk bëhet kurrsesi, nuk kanë asnjë lidhje me këtë problem. Çmimet mund dhe duhet të ulen në normalitet, dhe jo të kompensohen konsumatorët po nga taksat që ata paguajnë.”

A duhet të ulet TVSH-ja për ushqimet bazë? Mendoni se do të zbuste disi shtrenjtimin e buxhetit të familjeve?

“Është një ndër politikat fiskale që e kam mbështetur në studim, për të ndjekur praktikën e vendeve europiane si Itali, Gjermania etj. që për të mbështetur konsumatorët e veçanërisht shtresën e mesme dhe të varfër të shoqërisë, zbatojnë TVSH më të ulët për produktet ushqimore. Fiskalizimi dhe digjitalizimi i bizneseve dhe administratës tatimore sot e mundëson krejt lehtë këtë gjë, nëse gjendet vullneti. Kjo masë lehtëson, por sigurisht nuk është zgjidhja e problemit që po diskutojmë.”

Si mund të kontribuojnë sektorët e bujqësisë dhe industrisë për të përmirësuar situatën e çmimeve në Shqipëri?

“Prodhimi vendas e gjen ende me vështirësi rrugën e hyrjes në marketet e mëdha që operojnë sot në Shqipëri, disa prej tyre tregtojnë thuajse ekskluzivisht vetëm produkte të importuara dhe rrallë e tek ndonjë produkt vendas. Sigurisht prodhimit vendas i duhet shumë punë për të arritur cilësinë dhe afrimin me konsumatorin për të qenë i kërkuar nga operatorët e tregut që ta vendosin atë krah më krah me produktet e importuara që ata tregtojnë, pa përmendur këtu skepticizmin e tepruar të konsumatorit shqiptar ndaj prodhimit vendas dhe besimin e lartë të tij në cilësinë e produkteve europiane. Në fakt, studimi tregon se pikërisht kjo është nyja që mundëson sot kompanitë që të tregtojnë në vend produktet europiane, t’i shesin ato me një çmim shumë më të lartë se sa në të vërtetë duhet të ishin – shfrytëzimi i besimit që konsumatori ka ndaj këtyre produkteve dhe mundësisë së kufizuar në zgjedhje. Dhe së fundi, marketet e mëdha nuk kanë interes të lartë për prodhimin vendas pasi me të nuk mund të realizojnë marzhe fitimi të larta, krahasuar me produktet që ato sot importojnë.”

Si e parashikoni evoluimin e çmimeve të ushqimeve në Shqipëri në të ardhmen?

“Mendoj se është çështje që kërkon vëmendje, debat dhe veprim. Se përshembull, sa vlerë ka të diskutohet për një rritje 5 apo 10 përqind të pensioneve apo pagave, kur kemi një problem kolosal me çmimet e produkteve ushqimore që rezultojnë sa dyfishi i atyre që duhet të jenë në treg. Ulja e çmimeve drejt çmimeve europiane është në dobi të pensionistëve e patronazhistëve, të arsimtarëve e gazetarëve, të nëpunësve të shtetit e atyre që punojnë çdo ditë me punë të ndershme për të mbajtur familjet e tyre, por dhe për turistët që jo rrallë habiten me çmimet kur vijnë në Shqipëri, e në fund të fundit edhe për kompanitë, që duke ofruar çmime europiane mund dhe do e kuptojnë se mund të shesin më shumë në Shqiperi, edhe për ata që sot janë të privuar apo që blejnë më pak, se aq munden.”

Fluturojnë’ çmimet e hoteleve, ja sa rritje kanë pësuar
Të pushosh në Shqipëri këtë vit është më shtrenjtë se një vit më parë. Çmimet e hoteleve janë rritur mesatarisht nga 5% deri në 90%. Kërkesa e lartë, që erdhi si efekt i rritjes së interesit për Shqipërinë dhe zhvlerësimi i Euros, bëri që strukturat akomoduese të reflektonin me një rritje fillestare të çmimeve kudo, por sidomos në bregdet. Rritja nisi me një nivel modest në maj, por që në fillim të qershorit kërcimi i çmimeve ishte i menjëhershëm, në nivele që nuk shiheshin më si të logjikshëm as nga tur-operatorët të cilët e reklamojnë Shqipërinë në tregjet e huaja, e as nga klientët, që vijnë individualisht.

Vala e dytë ishte në prag dyfishimi të çmimeve në disa zona. Sinjalin e parë të “refuzimit” të këtij kërcimi ekstrem çmimesh, e dhanë vendasit, të cilët reduktuan fundjavat e zakonshme në bregdet, teksa nisën të mendonin për pushimet verore, ku rezervimet jashtë kufijve, sipas agjencive janë në nivelet më të larta ndonjëherë. Ndërkohë një grup i rëndësishëm i të huajve, që kishin kaluar pushime të cilësuara “të mrekullueshme” në Shqipëri vitin e shkuar, këtë verë janë ndeshur me çmime të reja që nuk e bëjnë më ekonomik në syrin e tyre vendin tonë. Operatorët turistikë pohojnë se bëhet fjalë kryesisht për turistët italianë, të cilët në shifra do të ishin shumë më lart në qershor dhe korrik, por i kanë anuluar ardhjet e tyre për shkak se në rajonin e Vlorës dhe Jugut janë ndeshur me çmime më të shtrenjta se një vit më parë në të njëjtat struktura ku kishin qëndruar.

Strukturat akomoduese në Vlorë dhe në Sarandë presin gjithsesi që muaji gusht të ketë një dyndje të italianëve në këto zona. Pavarësisht rritjes së çmimeve, Shqipëria vijon të shënojë një numër rekord vizitorësh që vetëm në qershor ishin 1.24 milionë të huaj, me një total prej 4.5 milionësh në 6 muajt e parë. Tur-operatorët presin që në total, viti 2024 të jetë sërish më mirë se viti 2023 në shifër vizitorësh, kjo edhe si efekt i tureve kulturore dhe rigjallërimit të turizmit që dominoi në pranverë dhe pritet të jetë në nivele mjaft të mira edhe gjatë vjeshtës. Gjithsesi, sezoni veror në vetvete, nuk cilësohet si më i miri deri më tani, për shkak të lëkundjes që solli rritja e çmimeve dhe tipologjisë së turistit që edhe pse shënon numra më të lartë, është tepër i kursyer në shpenzime.

Pse vera 2024 ndahet në dy pjesë sa u takon çmimeve dhe tendencave

Vera 2024, sipas tur-operatorëve, duhet të ndahet në dy pjesë. Fillimi i sezonit, që është cilësuar kryesisht maji, ishte në nivele mjaft të mira dhe strukturat akomoduese do të shpreheshin të kënaqura në atë kohë me rezervimet, duke rritur pritshmëritë për muajt në vazhdim. Por rritja e menjëhershme e çmimeve, kryesisht në Jug dhe sidomos në Sarandë dhe Ksamil, për shkak të promovimit të gjerë ndërkombëtar dhe rritjes së kërkesës, krijoi efekt të menjëhershëm frenues. Në grupe turistike në rrjete sociale apo në komente të influencerave të ndryshëm, Shqipëria, e cila deri dje komentohej në mënyrë unanime pozitivisht, nisi që të komentohej edhe negativisht. Për ditë me radhë, në qershor dhe korrik, në rrjete sociale nisën të bënin xhiron e rrjetit video me shezlone të boshatisura.

Në fakt, realiteti ishte disi më ndryshe. “Braktisja” nuk ishte për gjithë Jugun por për disa zona specifike, ku rritja e çmimeve kishte krijuar pakënaqësi të përgjithshme, ndërkohë që këto raste të izoluara, shërbyen si “marketing” negativ në tërësi, për të anatemuar gjithë rajonin. Pikënisja e gjithë kësaj ishte rritja e çmimeve që deri më 10 korrik bëri që plazhet të ishin nën potencialin e tyre. Vetë kryeministri Edi Rama do të kërkonte që bizneset të tregoheshin të kujdesshëm, pasi kjo ishte një strategji vetëvrasëse. Nisja e periudhës që njihet si piku i sezonit 15 korriku-20 gushti, në fakt i gjeti një pjesë të strukturave me rikthim me këmbë në tokë. Jo të gjitha ulën çmimet, madje ato të cilësuara si segment luksi, nuk reflektuan aspak mbi këtë dhe as ato që janë struktura me çmimet e ulëta.

Reflektimin e bënë hotelet e kategorisë së mesme, të cilat nisën një fushatë promovimi në rrjetet sociale por edhe ofrimin e paketave gjithëpërfshirëse, që e bënin çmimin e tyre ekonomik në syrin e pushuesve. Këto të fundit nisën ofrimin e dhomave me dy vakte të paguara, me shezlone në plazh, parkim apo edhe lehtësi të tjera. Edhe pse me vonesë, tur-operatorët vlerësojnë se Shqipëria ka mundësi të rikuperojë disi nga imazhi i saj në muajin gusht dhe fillim shtator, për ta bërë mbyllur sezonin veror me sukses dhe me një shije të mirë për verën e ardhshme. Gjithsesi, Shqipëria duhet të kuptojë se ende nuk është pozicionuar e sigurt në tregun global turistik dhe çdo lëvizje e pamenduar mund t’i kushtojë shumë në një kohë të shkurtër.

Çmimet e hoteleve, Veriu mbetet ende pjesa më ekonomike e bregdetit

Bregdeti në Veri mbetet ende edhe sot pjesa më ekonomike për ata që duan të pushojnë. Ka një rritje të investimeve në akomodim, por edhe në përshtatje të njësive individuale të banimit për funksione akomodimi, të cilat mund t’i gjesh me çmime mjaft të lira, por kushtet e tyre mbeten ende bazë. Nga bisedat me struktura hoteliere por edhe me operatorë turistikë që operojnë në këtë rajon, pushuesi që ka dominuar në këtë periudhë është ai i Kosovës, por edhe vendasit dhe emigrantët që rikthehen në vendlindje. Po kështu është rritur numri i polakëve që udhëtojnë individualë apo në një pjesë më të vogël, të italianëve. Çmimet për këtë rajon, në strukturat hoteliere të nivelit mesatar të ulët, janë rritur me 50%. Një dhomë standarde dyshe në hotele kushton 45 euro, nga 30 euro që ishte një vit më parë në Velipojë. Të nxitura nga fluksi turistik, strukturat e mëdha kanë investuar në lehtësi, por edhe në staf, duke bërë kështu që për shkak të kostove të rrisin çmimet me 30%.

Një pjesë e strukturave që deri një vit më parë operonin me paketa ku përfshihej në çmim edhe mëngjesi dhe darka, kanë kaluar kryesisht në paketën fjetje dhe mëngjes. Çmimi në nivelin mesatar të lartë të strukturave në zonën e Velipojës llogaritet në 120 euro. E njëjta situatë duket se paraqitet edhe në zonën e Shëngjinit. Sipas të dhënave të mbledhura nga strukturat hoteliere, tur-operatorët por edhe në rrjetet sociale e platformat e rezervimeve vihet re rritje me 50% edhe në këtë bregdet sa i takon mesatares së hoteleve me çmime të ulëta. Një dhomë hoteli dyshe, e cila nuk ndodhet pranë plazhit dhe ka vetëm gjëra elementare, mund të sigurohet për 45 euro nga 30 euro një vit më parë. Sigurisht, si në Velipojë, edhe në Shëngjin, mund të gjesh njësi edhe më të lira se këto, por që janë apartamente individuale të përshtatura ose që nuk kategorizohen si hotele. Çmimet mesatare të larta në Shëngjin janë gjithashtu në 120 euro nata. Ajo që vihet re është që mes Shëngjinit dhe Velipojës, ku kjo e fundit në strukturat luksoze ka qenë më ekonomike në të shkuarën tashmë janë në të njëjtin nivel.

Golemi dhe Durrësi, modeli më i suksesshëm, çmimet rritje të moderuar

Kampionët e qëndrueshmërisë në aspektin turistik duket se po rezultojnë Golemi dhe Durrësi. Modeli që po zbatohet prej vitesh në këtë pjesë të vendit ku turizmi i organizuar po zgjerohet vit pas viti, po tregon në njëfarë forme shembullin që mund të ndjekin disa rajone, që kanë hapësira për zhvillim. Për tur-operatorët, Durrësin e favorizojnë një sërë faktorësh ku së pari është kapaciteti i lartë i strukturave akomoduese. Besnik Vathi, nga ATHS, shprehet se sot për sot, Durrësi ka strukturat më të organizuara në bregdetin shqiptar. Golemi, që është pjesë e Kavajës, dhe Durrësi kanë disa nga hotelet më të mëdha që prej vitesh presin përmes paketave “half board” apo “all inclusive” qindra mijë turistë. Interesi nga agjencitë e huaja ka ardhur në rritje nga viti në vit për kontrata garancie, ku dominon tregu polak. Kërkesa është madje në rritje edhe për vitin tjetër, pasi renditja si destinacion është në nivele të kënaqshme. Turizmi i organizuar i fut strukturat në një rrjet mbikëqyrje, ku stafi duhet të trajnohet vazhdimisht, diçka që edhe cilësinë e shërbimit e ka në nivelet më të larta.

“Në këto struktura (në Durrës dhe Golem) jemi me vlerësim shumë të mirë, si për cilësinë edhe për shërbimin. Janë hotele të kontraktuara, që mbikëqyren herë pas here, për shkak të kontratave me garanci. Vetë hotelet janë të sigurta, kur kanë kontrata dhe tregohen të kujdesshme dhe me stafin, e mbajnë, e trajnojnë edhe kur s’ka sezon. Si vlerësim destinacioni, jemi me një mesatare mbi 8. Problemi është për ata pa kontrata garancie dhe kryesisht Jugu. Ka mungesë të kulturës së shërbimit, të eksperiencës. Turizmi i organizuar ka sjellë diçka shumë të mirë te ne, ku hotelet janë edukuar të shërbejnë sipas standardeve më të mira ndërkombëtare, kurse Vlora dhe Riviera u duhet punë ta arrijnë këtë” do të nënvizonte Rrahman Kasa, Kreu i Unionit Turistik Shqiptar për “Monitor” në një intervistë të pak ditëve më parë.

Sa u takon çmimeve të këtij viti, për strukturat akomoduese që nuk janë brenda kontratave me garanci ka një rritje me 5% në strukturat luksoze, pra të nivelit mesatar të lartë. Rritja realisht është më e lartë pasi këto struktura që deri dje ndoshta ofronin edhe paketën mëngjes dhe darkë, sot ofrojnë vetëm mëngjes. Për strukturat mesatare të ulëta ka një rritje me 15%, ku nëse në verën 2023 mund të gjeje një strukturë hoteli me çmimin 35 euro, sot rastet kur mund të gjesh një me 40 euro janë të kufizuara dhe pozicionimi është dukshëm larg nga deti. Në Durrës, strukturat hoteliere raportojnë për një prani më të pakët të shqiptarëve të Kosovës këtë vit, por për një numër më të lartë të diasporës së saj.

Jugu mes ekstremeve, nga Vlora në Himarë çmimet rriten ndjeshëm

Zona e Vlorës është ndoshta pjesa ku ende ka disa pika ekonomike për të pushuar nëse llogarisim këtu ecurinë e përgjithshme të Jugut. Konkretisht, në zonën e Zvërnecit apo të Plazhit të Ri, duke u vendosur me strukturë hoteliere brenda qytetit, apo në periferi, mund të të kushtojë disi më lirë. Por disa zona të tjera të qytetit, sidomos së fundmi Radhima, ku edhe është investuar, nuk cilësohen më ekonomike. Tur-operatorët pohojnë se një hotel me çmim mesatarisht të ulët mund ta gjesh në nivelet e 50 eurove në Vlorë, me një rritje prej 25% në raport me një vit më parë. Kurse strukturat me çmime mesatarisht të larta variojnë në 250 euro me mëngjes. Edhe për këto struktura, rritja është po me 25% në raport me një vit më parë. Më në Jug, pasi kalon Llogoranë ku ndodhet Palasa, epiqendra janë vilat turistike.

Këto të fundit mund të sigurohen për një çmim 350 euro nata për ato me 2 dhoma gjumi deri në 1000 apo 1500 euro nata për ato me katër dhoma gjumi dhe lehtësi të tjera. Çmimet në këtë zonë duket se kanë mbetur të njëjta në raport me një vit më parë për vilat e vogla dhe kanë shënuar rritje për ato me kapacitet akomodues më të lartë. Në Dhërmi duket se rritja është edhe më e dukshme. Në vitin 2023, një dhomë dyshe kushtonte 60 euro. Ndërsa sot, çmimi minimal që mund të gjesh për një hotel është 85 euro, pra me një rritje 42%, teksa për hotelet e segmentit më luksoz (jo më të shtrenjtët), mesatarja e hoteleve të shtrenjta rezulton në 300 euro me mëngjes apo një rritje me 50%, në raport me një vit më parë.

Në Jal ende numri i strukturave akomoduese hoteliere është i kufizuar ndaj referencë përgjithësisht kanë shërbyer vilat në një prej plazheve më të frekuentuara ku për një natë kostoja është 350 euro me rritje prej 16%. Në Himarë ka gjithashtu rritje të çmimeve për hotelet mesatare të ulët, të cilët nga 45 euro që ishin vitin e shkuar kanë shkuar në 80 euro, kurse çmimet mesatare të larta janë rritur me 12.5%. Një dhomë e këtij standardi mesatarisht kushton 180 euro, edhe pse nuk mungojnë raste ekstreme ku në këtë rajon, në hotele të caktuara, çmimi për një natë arrin mes 500 dhe 700 euro. Në Qeparo, hotelet e mesatares së ulët kushtojnë 70 euro me rritje 40%, ndërkohë që një hotel tek mesatarja e lartë mund ta gjesh për 120 euro, me rritje. Edhe në Borsh, çmimet kanë shënuar rritje 30% për hotelet e mesatares së ulët në raport me një vit më parë ndërsa për hotelet e segmentit më të lartë, rritje me 20%.

Saranda dhe Ksamili, hotelet luksoze rritën çmimet me 60-90%

Saranda dhe Ksamili, që u kthyen dy pikat më të frekuentuara të vendit për shkak të promovimit, u përballën edhe me kritikën më të madhe për çmimet, që duket se fluturuan sidomos në segmentin e hoteleve me çmime mesatare të larta. Në Sarandë, hotelet e kësaj kategorie u rritën me gati 60% duke kapërcyer nga çmimi 160 euro, ku në disa raste përfshihej darka dhe mëngjesi te 250 euro, ku përfshihej vetëm mëngjesi. Një hotel me çmim mesatar të ulët në Sarandë sot mund ta gjesh për 60 euro, edhe pse mundësitë janë të limituara. Kjo gjithsesi erdhi pas një reflektimi të strukturave që bënë një ulje të lehtë javëve të fundit. Ndërkohë në Ksamil, hotelet me çmime mesatare të ulëta i rritën çmimet me 40%, duke kaluar nga 50 euro në 70 euro nata, kurse hotelet me çmime mesatarisht të larta kërcyen me gati 90%. Në Sarandë dhe në Ksamil, paralelisht ka një lulëzim të apartamenteve dhe vilave luksoze që janë përshtatur për turizëm, çmimet e të cilave luhaten mes 300-700 euro nata. Bëhet fjalë për vila apo apartamente të cilat janë përshtatur në funksion të turizmit dhe ofrojnë akomodim për më shumë se dy persona.

Një shezlon sa një hotel, çmimet deri në 500 euro, por mundësi për të gjithë, edhe plazhe publike

Çmimet e hoteleve, pavarësisht se të rritura këtë vit në gjithë bregdetin, duket se nuk kanë arritur të marrin vëmendjen e shezloneve. Këta të fundit janë bërë “hit” i verës ku foto e video kanë qarkulluar pafund sa i takon nëse ka pushues apo jo dhe kostos në disa herë të paperceptueshme, gati-gati e njëjtë me një dhomë hoteli. Gjithsesi edhe këtë vit, sa u takon çadrave dhe shezloneve në plazh pjesa më ekonomike në vend mbeten Velipoja, me 500 deri në 700 lekë, Shëngjini në disa raste me 700 lekë, Zvërneci në Vlorë, me 500 lekë. Ndërkohë plazhe të tjerë si Durrësi dhe Golemi, Jali, Qeparo e Borshi kanë ofruar çadra që nisnin nga 1 mijë lekë. Edhe në Ksamil apo në Sarandë, të lakuar aq shumë për kostot sërish mund të gjesh plazhe ku çadra dhe shezlonet ofrohen për 1 mijë lekë.

Në Dhërmi, nga ana tjetër, kryesisht kostoja për çadrën nis nga 1500 lekë, në Palasë kryesisht 3000 lekë. Subjektet që kanë fituar të drejtën e shfrytëzimit të bregut përmes stacioneve të plazhit kanë aplikuar në raste të veçanta çmime të larta për çadra, shezlone apo struktura që nuk janë të zakonshme. Në disa raste, mekanizimi i vendosjes së çmimit funksionon me rreshta ku në rreshtin e parë kostoja nis nga 3000 lekë. Në disa raste ka struktura të njohura si gazeboo që nisin nga 5000 deri në 7000 lekë. Në të tjera të quajtura zona Prive, brenda strukturave luksoze, kostoja mund të shkojë edhe në 50 mijë lekë, ku ka të përfshira edhe disa benefite të tjera në kuptimin e pijeve apo aksesit në plazh.

Çmimet në disa zona janë shtrenjtuar dukshëm, duke u dyfishuar sa u takon shezloneve dhe në të tjera kanë mbetur të njëjta, ajo që mund të thuhet është që ofrohen opsione për të gjithë. Në disa rajone ka vijuar të ketë edhe plazhe publike, duke nisur nga Velipoja, në Vlorë, Dhërmi, Himarë apo Sarandë./ Monitor