çon në pranga xhaxha – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

“Tempulli” çon në pranga xhaxha e nip, ja akuzat që
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 55-vjeçar, pasi është kapur me armë zjarri dhe metadon, ndërsa nipi i tij, 26-vjeç po procedohet penalisht se shpërndante doza kanabisi në formë çokollate.about:blank

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar pistoletën, metadonin dhe kanabisin.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet për të goditur veprimtaritë kriminale që janë fokus i megaoperacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”.

Bazuar në inteligjencën policore, goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe një rast i shitjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, një sasi metadoni dhe një sasi kanabisi në formë çokollate.

Vihet në pranga 55-vjeçari që dyshohet se posedonte armën e zjarrit dhe metadonin, procedohet penalisht 26-vjeçari (nipi i tij) që dyshohet se shpërndante doza lëndësh narkotike.about:blank

Si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, bazuar në inteligjencën policore, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe një rast të shitjes së lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve për këto raste u vu në pranga shtetasi 55 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin  26 vjeç (nipi i 55-vjeçarit), banues në të njëjtën banesë, në Elbasan.about:blank

Gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi metadoni, të cilat dyshohet se i posedonte 55-vjeçari. Gjithashtu, 26-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis në formë çokollate.