Cristiano Ronaldo – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Largimi i papritur nga Al Nassr, reagon Cristiano Ronaldo: Faleminderit për gjithçka!
Largimi i Stefano Piolit nga drejtimi i Al Nassr ishte i papritur. Tekniku italian u emërua në stolin e arabëve në shtator të vitit 2024, por aventura nuk zgjati shumë.

Për herë të parë pas largimit të papritur të Piolit, ka reaguar edhe Cristiano Ronaldo. Sulmuesi portugez falënderon 59-vjeçarin për kontributin e tij.

“Faleminderit për gjithçka”, shkruan Ronaldo. Vlen të përmendet se Pioli me shumë mundësi do të marrë drejtimin e Fiorentinës në Serie A.

Leo Messi zbulon marrëdhënien me “rivalin” e tij të madh Cristiano Ronaldo!
SHBA – Në një intervistë që po bën xhiron e botës, Lionel Messi ka folur hapur për marrëdhënien e tij me rivalin e përjetshëm, Cristiano Ronaldo. Dy gjigantët e futbollit botëror, që kanë ndarë skenën për mbi një dekadë, sipas argjentinasit, nuk janë miq, por kjo nuk ka të bëjë aspak me ndonjë armiqësi mes tyre.

“Nuk jemi miq sepse nuk kalojmë kohë bashkë,” pranoi Messi për DSports. “Por ka gjithmonë shumë respekt dhe admirim mes nesh. E respektoj jashtë mase Cristiano-n për gjithçka që ka arritur dhe për faktin që vazhdon të konkurrojë në nivelet më të larta.”

Përtej rivalitetit që ka elektrizuar botën e futbollit, sidomos në kohën kur Messi dhe Ronaldo ndanin fushat e La Ligës, ai si lider i Barcelonës dhe CR7 si ‘yll’ i Real Madridit, marrëdhënia e tyre ka mbetur gjithmonë sportive dhe e ndërtuar mbi respekt. “Gjithçka ka mbetur në fushë. Jashtë saj, jemi dy njerëz normalë,” shtoi Messi.

Sot, të dy ikonat ndodhen në skena të ndryshme: Messi shkëlqen në MLS me Inter Miamin, ndërsa Ronaldo vijon të thyejë rekorde në Arabinë Saudite me Al-Nassr. Megjithëse tifozët vazhdojnë të ëndërrojnë një ribashkim të tyre në të njëjtën skuadër para se të varin këpucët, kjo mbetet thjesht një dëshirë e largët.

Ndërkohë, historia e tyre e përbashkët vazhdon të frymëzojë: 13 Topa të Artë, qindra rekorde dhe një trashëgimi që do të mbetet e përjetshme. Messi, që mbush 38 vjeç këtë javë, dhe Ronaldo, që në moshën 40-vjeçare ndjek ëndrrën e 1000 golave, janë ende shembulli i përjetshëm i madhështisë në futboll.

Renditja e sportistëve më të paguar, sipas ‘Forbes’. Kryeson sërish Cristiano Ronaldo
Ashtu si vitin e kaluar, Cristiano Ronaldo konfirmohet në krye të renditjes së sportistëve më të paguar në botë për 2025. Sipas revistës prestigjioze “Forbes”, portugezi i ka përmirësuar edhe më tej të ardhurat e tij, duke kaluar nga 260 në 275 milionë dollarë, sidomos falë pagës faraonike që merr nga Al-Nassr (200 milionë në sezon).

Pas tij renditet basketbollisti Stephen Curry, i cili ka fituar 156 milionë dollarë, ndërsa Lionel Messi zbret nga podiumi. Vendi i tretë është zënë nga boksieri Tyson Fury. Benzema është i teti, Mbappé i 16-ti, ndërsa në listë nuk figuron Yannick Sinner.

Top 50 përbëhet kryesisht nga sportistë që luajnë në SHBA, mes tyre LeBron James, i gjashti në renditje. Nuk ka sportiste femra në pozicionet e para të kësaj renditjeje.

Ja top-10 sipas “Forbes”:

1. Cristiano Ronaldo, futboll: 275 milionë dollarë

2. Stephen Curry, basketboll: 156 milionë dollarë

3. Tyson Fury, boks: 146 milionë dollarë

4. Dak Prescott, futboll amerikan: 137 milionë dollarë

5. Lionel Messi, futboll: 135 milionë dollarë

6. LeBron James, basketboll: 133.8 milionë dollarë

7. Juan Soto, bejsboll: 114 milionë dollarë

8. Karim Benzema, futboll: 104 milionë dollarë

9. Shohei Ohtani, bejsboll: 102.5 milionë dollarë

10. Kevin Durant, basketboll: 101.4 milionë dollarë

Ronaldo: ‘Dua të jem pronar i një klubi të madh, kjo është e sigurt’!
ARABIA SAUDITE – I pranishëm të premten në mbrëmje në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Globe Soccer Awards në Dubai, Cristiano Ronaldo u shpreh se do të dëshironte të kishte një klub të madh. Me një ton të sigurt, portugezi i mori gjërat si të mirëqena për të ardhmen e tij, pasi i kishte varur këpucët.

Për dikë si ai, pra, ideja për t’u larguar shumë nga futbolli, nuk është diçka që e tërheq, kështu që, duke pasur parasysh faktin se ideja për të qenë trajner nuk e tërheq shumë, portugezi do ta shohë veten në petkun e pronarit:

“Jam ende i ri, kam shumë projekte dhe ëndrra,”- tha ai në periferi të ceremonisë, – “por më besoni, dua të jem pronar i një klubi të madh, kjo mundësi do të varet nga momenti dhe mundësitë për të pasur tashmë një klub në pamjet tona, por ne duhet të presim. Ende jo,”- thotë ai teksa vazhdon,- “ndokush ndoshta”.

Më pas duke folur për situatën në Manchester United, Cristiano Ronaldo tha: “Unë po i mbaj gishtat të kryqëzuar që gjithçka të shkojë mirë. E thashë një vit e gjysmë më parë dhe do të vazhdoj ta them: problemi në Manchester United nuk është trajneri.

Nëse keni brenda një akuariumi një peshk të sëmurë, ju e hiqni atë. Nëse e kuroni atë në akuarium, ai do të sëmuret përsëri dhe do të infektojë të tjerët. Kjo për mendimin tim nuk është e drejtë.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë, i jep fitoren me dy gola
Dygolëshi i Cristiano Ronaldos zgjidh gjithçka. Al Nassr i Stefano Piolit fluturon mbi krahët e një CR7 të përjetshëm, i cili sot shënoi golin e tij të 915-të në karrierë.

Goli i parë i Ronaldos

Golin e parë Ronaldo e realizoi me 11-metërsh në minutën e 17-të, për të vulosur më pas rezultatin 2-0 në minutën e 79-të, pas pasimit të dhënë nga Boushal.

Goli i dytë i Ronaldos

Në këtë sezon, ‘ylli’ portugez numëron gjithsej 20 gola dhe 4 asistime mes klubit dhe kombëtares.
Kështu, skuadra saudite renditet në kuotën e 25 pikëve, në vendin e tretë dhe vetëm -3 pikë larg Al Hilalit të Neymarit, ndërsa Benzema dhe Al Ittihadi i tij kryesojnë me 30 pikë dhe ende kanë një ndeshje për të luajtur.

Cristiano Ronaldo shpërthen në lot, çfarë e preku CR7-ën?
Kanë startuar prej orës 20:45, tetë duelet interesante të Ligës së Kombeve. Në fushë zbresin kombëtare të rëndësishme në futbollin Europian, Spanja, kampionia në fuqi e Europës, Portugalia, Kroacia, pa harruar këtu Danimarkën dhe Zvicrën.

Kombëtare këto që i kanë dhënë tonusin futbollit europian. Duele interesante edhe në Ligën C. Së fundmi janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të 4 përballjeve interesante, ku trajnerët kanë hedhur në fushë lojtarët më në formë të momentit.

Uli rrahjet e zemrës, Cristiano Ronaldo dhe vetëkontrolli
Kristiano Ronaldo mban një rrip të veçantë gjatë ndeshjeve. Grafiku tregon të dhënat mbresëlënëse të rrahjeve të zemrës së tij gjatë sekuencës së fundit të penalltive që kualifikoi Portugalinë në çerekfinalen e Kampionatit Evropian kundër Sllovenisë.

Në atë moment Ronaldo ka hyrë në “Flow State (gjendjen rrjedhëse). Le të shpjegojmë se çfarë është. Ronaldo ka aftësinë të hyjë në “gjendjen e rrjedhës”, domethënë një gjendje të vetëdijes në të cilën njeriu është i zhytur plotësisht në një aktivitet dhe çdo gjë tjetër – përfshirë komponentin emocional – minimizohet.

Të qenit në “rrjedhë” – ose siç thuhet ndryshe edhe “në zonë” – shpreh kështu një gjendje të ekstazës konkurruese në të cilën të gjitha burimet e dikujt drejtohen drejt objektivit, ndërsa gjatë gjithë kohës koha duket se pothuajse ndalon.

Të jesh në gjendje të ulësh rrahjet e zemrës është padyshim një pjesë e rëndësishme e këtij procesi, veçanërisht kur nuk jeni në veprim dhe ka një pauzë që ju lejon ta bëni këtë. Kristiano Ronaldo mundet, por kjo nuk e bën të mbinatyrshëm. Në fakt ky është një proces që mund të mësohet.

Shumë atletë elitarë e praktikojnë, sidomos në momentet vendimtare të përformancave të tyre. Pikërisht në atë çast, rrahjet minimizohen duke dhënë një gjejnë qetësie e cila mundëson përqendrimin në një aktivitet të caktuar.

Ronaldo drejt çerekfinales, ‘superylli’ portugez synon tjetër sukses
Është njëri nga më të kërkuarit. Cristiano Ronaldo mbetet “superyll” i futbollit botëror edhe në moshën 39-vjeçare, ndërsa ndaj Belgjikës shpreson të vazhdojë rrugën drejt “Olimpit”, me liderin e “Luzitanëve” portugezë, që do të udhëheqë ekipin e tij, në përballjen e mbrëmjes së kësaj të hëne, përballë Sllovenisë, ku padyshim objektivi është kalimin në çerekfinalet e Euro 2024.

“Veterani” i sulmit dëshiron titullin mbi çdo gjë tjetër, diçka që e ka bërë në 2016, i pari trofe i madh i Portugalisë, ndonëse në “Deutsche Bank Park”, të Frankfurtit do të kërkojë më shumë, ku pavarësisht se është vërtet i vjetër, ai ndjek dy rekorde, njëri është për golat, pasi 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, mund të bëhet i vetmi futbollist që ka shënuar në gjashtë edicione të Evropianit, ndërsa rekordi tjetër është për asistet me ish- “yllin” e Real Madrid, Manchester United e Juventus, që është në kuotën e 8 asistime, po aq sa çeku Karel Poborsky e nëse shërben vetëm një, do të jetë rekordmen i vetëm.

Natyrisht, tifozët portugezë nuk do të shohin vetëm rekordet e kapitenit të tyre. Për ta ka rëndësi fitorja dhe çerekfinalet, për të cilën Portugalia është rëndshëm favorite dhe ku tekniku Roberto Martinez pritet të kthehet tek formacioni titullar, që u la pushim ndaj Gjeorgjisë, dhe Ronaldo do të jetë në fushë edhe pse është paraqitur dobët deri tani.

Pas pezullimit rikthehet edhe “ylli” tjetër i sulmit, Rafael Leao, ndërsa Sllovenia do të luajë shanset e saj, ku deri më tani nuk ka asnjë fitore në historinë e saj, no kampionatet evropiane.

Ballkanasit kanë mbrojtësin Janza të pezulluar, ndërsa pritet që sulmuesi kryesor, Sesko, të arrijë të shënojë më në fund, sepse deri tani kanë realizuar vetëm lojtarët e prapavijës.

Cristiano Ronaldo i jep fitoren Al Nassr në Champions-in aziatik
Nëse në Europë vëmendja është në kompeticionin e Champions League, një nga më të rëndësishmit në Kontinentin e Vjetër, një i tillë zhvillohet edhe në Azi.

Al Feiha humbi 0-1 me Al Nassr dhe goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Cristiano Ronaldo. Ylli portugez vendosi ndeshjen në minutën e 81 të sfidës, pas asistit të Marcelo Brozovic.

Ky është dueli i parë mes tyre në fazën e 1/16-ve, me ndeshjen e kthimit që do vendosë se kush kalon më tej. Duket se Ronaldo kur dëgjon fjalët Champions League, nuk harron të shënojë edhe pse në Azi.

38-vjeçari Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë i vitit 2023,
Cristiano Ronaldo shënoi dy herë të martën në Superligën Saudite për t’u bërë golashënuesi më i mirë në vitin kalendarik 2023 me 53 gola.

“Kapiteni i Al Nassr, Cristiano Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë në botë në vitin 2023, pasi arriti golin e tij të 53-të kundër Ittihad sot, – shkroi klubi i portugezit në “X”. – Ai kaloi Kylian Mbappe dhe Harry Kane, të cilët shënuan nga 52 gola secili”.

38-vjeçari portugez ka shënuar dy herë në fitoren 5-2 ndaj skuadrës së Karim Benzema. Të dy ishin kapitenët respektivë në këtë përballje, teksa kanë bërë historinë edhe së bashku në një ekip, te Real Madridi.

Harry Kane i Bayern Munich dhe Kylian Mbappe i PSG e mbyllin këtë vit me nag 52 gola secili, ndërsa Erling Haaland, i cili luan për Manchester City, ka 50 gola.

Sidoqoftë, sulmuesi norvegjez, Haaland, ka të ngjarë të luajë edhe dy ndeshje në Premier League, në pjesën e mbetur të vitit 2023, pasi Manchester City është planifikuar të përballet me Everton të mërkurën dhe Sheffield United më 30 dhjetor. Pra, teorikisht mund ta parakalojë 38-vjeçarin portugez.