dënimit – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Avokatët e Cassie Ventura reagojnë pas dënimit të Sean “Diddy” Combs
ë premten, më 3 tetor, Gjykata Federale dënoi Combs me 50 muaj burg pas një gjyqi gati dy mujor që përfundoi në korrik me shpalljen fajtor për dy akuza të transportimit për të kryer prostitucion.

Ai u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut seksual dhe të zhvatjes. Duke marrë parasysh kohën e qëndrimit në paraburgim, Combs do të vuajë 36 muaj burg real dhe më pas pesë vite mbikëqyrje, ndërsa gjyqtari Arun Subramanian i vendosi edhe gjobën maksimale prej 500 mijë dollarësh.

Ndërsa asgjë nuk mund ta fshijë traumën e shkaktuar nga Combs, dënimi i sotëm njeh seriozitetin e veprave të tij,” thanë avokatët Douglas Wigdor dhe Meredith Firetog (Wigdor LLP) në deklaratën për media. “Ne jemi të bindur se me mbështetjen e familjes dhe miqve, zonja Ventura do të vazhdojë procesin e shërimit, duke ditur se guximi i saj ka qenë frymëzim për shumë njerëz,” shtuan ata.

Cassie, e cila nga viti 2007 deri më 2018 ishte në një marrëdhënie të ndëprerë me Combs, në nëntor 2023 ngriti një padi për abuzim seksual dhe dhunë fizike, e cila u zgjidh një ditë pas depozitimit. Më vonë, publikimi i një videoje të vitit 2016 që supozohet se tregonte Combs duke e dhunuar fizikisht në një hotel solli në dritë akuza të tjera.

Ventura, tashmë shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, dëshmoi gjatë gjyqit federal për trafikun seksual, duke dhënë detaje të forta mbi marrëdhënien dhe festat e ashtuquajtura “Freak Off”.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës arratiset pas dënimit nga Apeli
Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, i cili u dënua të hënën me vendim të formës së prerë nga Apeli i GJKKO, raportohet të jetë arratisur për t’iu shmangur arrestimit.

Burime bëjnë me dije se pasi SPAK nxori urdhrin për ekzekutimin e dënimit me 2 vite e 8 muaj burg, ish-zyrtari i lartë nuk është gjetur në banesën e tij nga autoritetet.

Sipas informacioneve dhe verifikimeve të Prokurorisë së Posaçme në sistemin TIMS, Frrokaj ndodhet ende në territorin e Shqipërisë. Vijojnë kërkimet për gjetjen e tij dhe zbatimin e vendimit të gjykatës.

Ish-zyrtari vendor u gjet fajtor për shpërdorim detyre në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e njohur si Rana e Hedhun. Frrokaj u dënua nga shkalla e parë me 1 vit e 4 muaj burg, ndërsa Apeli e dënoi me 2 vite e 8 muaj heqje lirie.

Përveç Frrokajt, gjykata ndryshoi vendimin edhe për Bledar Carën, të cilin shkalla e parë e kishte liruar nga akuzat. Apeli e dënoi atë me 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Po ashtu, për Juxhina Memën u dha i njëjti vendim, por dënimi me burg u pezullua dhe u caktua shërbim prove për 5 vitet e ardhshme.

Një sipërfaqe toke prej 66 mijë metrash katrorë në zonën e Ranës së Hedhun u konfiskua dhe kaloi për llogari të shtetit. Hetimet për përvetësimin e kësaj sipërfaqeje, me vlerë rreth 13 milionë euro, nisën në vitin 2019. Nga hetimi ka rezultuar se punonjës të administratës së ish-Komunës Shënkoll, mes të cilëve dhe Fran Frrokaj, i cili ishte kryetar i komunës në atë periudhë, kanë favorizuar regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona.

Frrokaj është dënuar edhe nga Gjykata e Shkodrës, gjithashtu për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Ai u lirua nga qelia pak kohë më parë pasi përfitoi nga amnistia, por tashmë do të rikthehet në burg për të vuajtur dënimin e ri.