Deputetja – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Pse shkoi deputetja e PS në SPAK? Klodiana Lala tregon…
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në një emision televiziv, duke komentuar zhvillimet lidhur me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, foli edhe për deputeten e PS-së, Klotilda Bushka, e cila u paraqit sot në SPAK. Lala tha se ajo ka dhënë shpjegime si person nën hetim, për dyshimet se ka intimiduar një dëshmitare në çështjen ndaj Veliajt.

“Deputetja e Partisë Socialiste dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë shpjegime si person nën hetim dhe jo thjesht si person në dijeni.

Sipas burimeve, Bushka ka qenë e shoqëruar nga avokati Enrik Ligori dhe është marrë në pyetje për dyshimet se ka intimiduar një dëshmitare në çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Prokuroria dyshon se ajo ka ndikuar në mënyrën se si dëshmitarja do të dëshmonte në SPAK.

Ka dyshime të arsyeshme sipas prokurorëve që kompani të kontrolluara nga Ajola Xoxa kanë marrë fonde. Po ta shikosh me kujdes hetimet, rezulton edhe një fond i Bashkimit Europian, pra fonde që janë përfituar nga kompanitë e lidhura me Ajola Xoxën.

Përveç fondeve që kanë të bëjnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë edhe fonde të Bashkimit Europian që janë marrë në bashki të tjera, siç është rasti pranë Bashkisë së Fierit. Ky është një hetim, ose më saktë, një verifikim që po kryhet aktualisht nga prokurorët e posaçëm.”- tha Lala.

Pse nuk krijoni parti të re? Orjola Pampuri habit me përgjigjen e saj
Deputetja Orjola Pampuri ishte këtë të hënë e ftuar në një intervistë për një emision televiziv deputetja ka komentuar zhvillimet e fundit në kampin opozitar.

E pyetur se përse grupi i deputetëve të udhëhequr nga Lulzim Basha ende nuk po krijojnë një parti të re, Pampuri u përgjigj se ata kanë vendosur të bëjnë rekurs vendimit të gjykatës që i dha vulën e PD-së “Rithemelimit”.

Ajo tha se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për të fituar të drejtën e tyre, ndërsa ndërkohë, siç u shpreh ajo, po punojnë e po marrin mendimet edhe të drejtuesve të degëve në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

“Pa diskutim ne do të ndërmarrim hapa të mire menduar me të mire kalkuluar në bashkëpunim me të gjithë ata që na kanë mbështetur deri më sot. Janë kryetarët e degëve në të gjitha qarqet e Shqipërisë, duhet dëgjuar edhe zëri i tyre, pasi në fund fare çdo iniciativave e re, merret me mbështetjen e tyre, ne nuk mund të ecim askund vetëm. I përket o një grupimi, o tjetrit, vetëm nuk ecet, vetëm është hipokrizi dhe lojë e pistë.

Vetëm do ecim në fjalën e atij grupi me të cilin kemi ecur sot, ai grup është shumë i madh, janë strukturat e partisë të cilat kanë qëndruar deri më sot, janë njerëz të cilët kanë kontribuar dhe takimet e vazhdueshme kanë qenë pikërisht me strukturat e Partisë Demokratike. Pjesa tjetër, ne padiskutim do i bëjmë rekurs vendimit. Ne do shkojmë deri në fund për të kërkuar të drejtën tonë dhe do kemi një alternativë për shqiptarët. Agonia nuk do jetë e gjatë”,-tha Pamapuri.