Disa shprehje që nuk duhet t’ia thuash fëmijës – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Disa shprehje që nuk duhet t’ia thuash fëmijës
Prindërimi është një punë e vështirë, pasi përpos përkujdesjes, një tjetër detyrë shumë e rëndësishme është edhe kontributi në krijimin e karakterit të një fëmije. Në jetën, mendjen dhe personalitetin e një vogëlushi/ eje ndikojnë shumë sjellje dhe veprime, por edhe fuqia e fjalëve është një tjetër aspekt që duhet përzgjedhur me kujdes.

Cilat janë disa shprehje që nuk duhet t’ia thuash fëmijës?

“Nuk bëhet ashtu. Prit të ta tregoj”

Nëse fëmija po mëson diçka të re, duhet ta mësojë në mënyrën e vet, pasi ndërhyrja jote i jep një mesazh të qartë që ai/ ajo nuk di dhe nuk mund të bëjë diçka. Kjo ndikon edhe në mungesën e vetëbesimit të një fëmije.

“Çfarë nuk shkon me ty?”

Kjo frazë mund të duket e kujdesshme, por për fëmijën është shumë acaruese. Nëse ti mendon se një fëmijë po përjeton “diçka që nuk shkon”, një fëmijë do të krijojë bindjen se ka një problem, do ta besojë këtë bindje dhe do të veprojë në bazë të saj. Kjo, e çon në mendimin se nuk është kurrë mjaftueshëm dhe se është një individ i keq.

“S’do ndryshosh kurrë”

Në përgjithësi, fjalët “gjithmonë” dhe “kurrë” duhen shmangur, sepse e bëjnë fëmijën të ndihet i pashpresë. Kjo formon një “re” negativiteti në mendimet dhe sjelljet e një fëmije.

“Hë, se mirë je”

Nëse fëmija po qan, i dhemb diçka apo ndikohet nga një situatë e caktuar, do të thotë që nuk është mirë. Ajo që mund të bësh, në vend që të thuash këtë fjali, është ta lësh të qajë, ta përqafosh dhe ta inkurajosh sepse është mirë t’i shprehë emocionet.

“E mirë, unë po iki, po të lë vetëm”

Nëse fëmija nuk do të largohet nga shtëpia e gjyshes, parku, apo një kënd lojërash, kërcënimi “do të të lë këtu” mund ta bëjë të të ndjekë, por do t’i japë edhe një traumë të re: pasigurinë dhe ndjesinë sikur të gjithë, një ditë do ta braktisin.

“Më lër rehat

”Patjetër që të duhet pushim, por mund të gjesh një tjetër formë. Sipas Suzzete Haden Elgin, CEO e “Ozark Center for Language Studies”, kur ti i thua fëmijës të të lërë vetëm, në fakt po dëmton mënyrën si ai e koncepton shpenzimin e kohës së lirë me ty.

“E bëre shumë mirë, pse nuk e bën gjithmonë kështu?”

Kur nis si kompliment dhe përfundon si kritikë, ndryshon të gjithë kursin e vlerësimit të një fëmije. Për rrjedhojë, ai do të ndihet i veçuar dhe se gjithmonë s’arrin të bëjë më të mirën.

“9 është mirë, por 10 më mirë”

Në një pikë të caktuar, të gjithë prindërit mendojnë se fëmija e tyre do të bëhet një gjeni dhe kërkojnë gjithmonë shumë prej tij. Kjo e vendos fëmijën në një presion të vazhdueshëm.

“Mos e ha se do shëndoshesh”

Kur bëhet fjalë për motivimin e fëmijës për të ngrënë vakte të shëndetshme, nuk ka ndonjë shkencë: fokusohu te ushqimet e mira, por mos ia ndalo ëmbëlsirat apo picat. Te një fëmijë nuk diskutohet kurrë pesha, pasi i ul vetëvlerësimin.

“Pse, qajnë çunat/ gocat e rritur/ a?”

Të gjithë qajnë, edhe ti që je prind. Fakti që ti e vë në dyshim diçka të tillë, e bën të mendojë fëmijën që askush nuk e dëgjon. Të lidhësh emocionet me moshën është një gabim, i cili më vonë ndikon në pamundësinë e shprehive.

LIFE STYLE

Jeto I Lumtur.al