divorcin – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Divorci i PAPRITUR pas 29 vitesh/ Këngëtari i famshëm ndahet nga bashkëshortja
Gruaja e Akon ka kërkuar kujdestari të përbashkët ligjore për vajzën e tyre 17-vjeçare, Journey

Bashkëshortja e këngëtarit të famshëm amerikan, Akon, Tomeka Thaim, ka paraqitur kërkesë për divorc, vetëm katër ditë para përvjetorit të 29 të martesës së tyre.

Mediat amerikane shkruajnë se Tomeka dorëzoi dokumentet të enjten, më 11 shtator, duke përmendur dallime të papajtueshme. Data zyrtare e ndarjes do të përcaktohet më vonë.

U zbulua me shefin në Kiss-Cam, një muaj më vonë kërkon divorcin
Çifti kishte blerë një vilë luksoze 2.2 milionë dollarëshe vetëm pesë muaj para incidentit, por tani gjithçka po shpërbëhet dhe disa pranë tyre thonë thjesht: “karma”.

“Ajo nuk duket si materiale për grua,” – u shpreh Julia Cabot, ish-bashkëshortja e tretë e Andrew-it dhe një nga personat që u prononcua pas skandalit.

Kristin, 52 vjeçe, punonjëse në një kompani teknologjike, u kap nga kamera teksa përkëdhelej me shefin e saj, Andy Byron, CEO i Astronomer, gjatë një momenti romantik në “Kiss Cam”, ndërkohë që bashkëshorti i saj ndodhej në një udhëtim biznesi në Japoni, i pavetëdijshëm për skenën virale që po ndodhte.

Julia Cabot, 63 vjeçe dhe ish-bashkëshorte e Andrew-it, nuk kurseu fjalët: “Ai është një ‘Boston Brahmin’ klasik me ego të lartë dhe të ftohtë emocionalisht. Më shumë se ndjenja, mendoj se u lëndua krenaria e tij. Të gjithë më shkruanin pas videos me një fjalë: karma.”

Divorci mes Kristin dhe Andrew u depozitua më 13 gusht në New Hampshire, sipas dokumenteve të siguruara nga Daily Mail. Kjo është martesë e tretë për Andrew Cabot, CEO i kompanisë së rumit Privateer dhe pasardhës i një familjeje të pasur bostoniane.

Burime të afërta me çiftin thonë se Kristin dhe Andrew nuk kishin asnjë shenjë ndarjeje vetëm një muaj para skandalit.

“Ata flisnin për dashurinë e tyre. Tani thonë që martesa po shkërmoqej prej muajsh? Tingëllon si justifikim,” tha një burim për Mail.

Kristin dhe Andrew Cabot nuk kanë komentuar publikisht për ngjarjen. Por një gjë është e qartë: jo çdo puthje publike vlen çmimin që vjen më pas.

Burri mban “peng” gruan prej 2 vitesh! Nuk i jep divorcin!
TIRANË – Divorci mes një çifti, është një e drejtë shoqërore, por edhe juridike e pamohueshme për çdo individ që ka vendosur t’i japë fund një lidhjeje martesore. Por nganjëherë kjo e drejtë, nuk është kaq e thjeshtë të pranohet nga partneri. Si në rastin e Eglës. Një gruaje 40-vjeçare, e cila prej dy vjetësh po kërkon të ndahet përfundimisht nga ish-burri i saj, Kastrioti.

“Çfarë thoshte ai do bëhej. Me një thashethem Shqipërie që ai e merrte nga telefoni, më vinte në shtëpi, jo ta diskutonte, por bërtiste. Kam qenë e mërzitur që në fillim. Iu shpjegova pak prindëve të mi. Thashë, nuk po shkoj mirë. Atëherë ishte dhe turp e ç’është ai llaf edhe mos e diskuto për t’u ndarë, edhe mirë e mbylla, nuk e diskutova më me askënd”, tregoi Egla për “Piranjat”.

Dhe nga kjo martesë që nuk premtonte aspak ditë të mira për Eglën, erdhën në jetë edhe dy fëmijë, në fillim një djalë dhe më pas vajza.

“Në një rast i thashë, po qan goca, nuk do që të rrije te gruaja huaj (dadoja). Thashë, një gjë do e ketë, qante, nuk donte. Gjithë fëmija qajnë thoshte, lëre atje. Edhe unë i thashë, jo nuk do e lë. Do i mbaj vetë, i thashë të dy. Ti nëse nuk shkon në punë, tha, nuk ha bukë këtu. Ti do ikësh nga kjo shtëpi”, rrëfeu gruaja 40-vjeçare mes lotësh.

Dhe pasi duroi për vite të tëra, Egla vendosi të ndante rrugët me ish-bashkëshortin, duke u larguar fillimisht nga shtëpia bashkë me dy fëmijët. Njëkohësisht, ajo hapi dhe një process gjyqësor në Shqipëri për t’u divorcuar, i cili u zvarrit për 2 vite me radhë. Egla pretendon se proceset gjyqësore janë mbajtur “peng” nga ish-bashkëshorti i saj, i cili kishte njohje me avokatët e të dy palëve dhe jo vetëm.

Ndërkohë në lidhje me këto pretendime, ish-burri I Eglës, Kastrioti u shpreh për “Piranjat” se ai nuk e lë të lirë, sepse sipas tij ajo i ka vjedhur një shumë parash prej mijëra eurosh. Ndërsa për kërcënimet që ai ka bërë për familjarët e ish-gruas, ai tha se nuk janë të vërteta dhe se ishin montazhe të Eglës. Por pasi Kastrioti u përball me “Piranjat”, gjykata doli me një vendim, duke i dhënë divorcin Eglës dhe kujdestarinë e dy fëmijëve. Por ky vendim duket se Kastriotit nuk i ka pëlqyer dhe ai ka menduar ta apelojë për ta mbajtur “peng” ish-gruan edhe për disa vite të tjera./Piranjat

‘Vendimin e mora unë’! Xhensila flet për divorcin me Besin
E ftuar në ”Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka thyer heshtjen për ndarjen e bujshme me aktorin e humorit, Bes Kallaku, një proces divorci që ka qenë i mbushur dhe vijon të jetë i tillë me një mal me thashetheme. Ajo tha se mes tyre nuk kishte më bashkëpunim, dhe është ajo që e mori hapin për të çuar çiftin e tyre në divorc. Nga ana tjetër Xhensila ndau edhe një histori shumë të fortë familjare, pasi tregoi se nëna e saj është goditur me thika nga babai i saj, pasi ai nuk pranoi divorcin me bashkëshorten e tij. Xhensila tregon edhe pjesën që nëna e saj e ka falur babain e saj.

”Ka disa vite që ishim përpjekur të sistemonim pakënaqësitë në martesën tonë me dëshirën për të mos i dhënë fund. Por kriza ka gjithmonë në çift. Ne nuk e kishim ndarë akoma nëse donim të ishim ndarë apo bashkë. Por mendoj se në çdo marrëdhënie kur veprat me fjalët nuk kanë shumë përputhshmëri, kur në marrëdhënie ka debate, bëhet toksike. Bëhet e dëmshme për mua, fëmijët, edhe për të. Kështu unë mora vendimin për t’u ndarë.

Në çift duhet bashkëpunim, duhet punë nga dy partnerët. Kam kuptuar që nuk duhet të luftojë veç njëra palë, por nga të dyja. Ishte një vendim i marrë nga unë. Më duhej mua ta bëja si hap pasi nuk shihja asnjë mundësi tjetër. Nuk është i lehtë divorci.

Disa hapa sado e vështirë të jetë, duhet gjetur guximi për t’i marrë. Unë e gjeta forcën te fëmijët e mi, sepse doja që në të ardhmen fëmijët të kishin qetësi. Shumë barrë kam marrë mbi supe. Çfarë nuk është thënë për mua, çfarë nuk kam lexuar. Por unë nuk e ndryshoj dot boten, nuk e ndryshoj dot mendësinë e tyre”, thotë Xhensila.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Ky është vendi i vetëm në botë që ndalon divorcin!
Filipinet janë deri tani i vetmi vend në botë pas Vatikanit, nëse ky mund të merret si i tillë, ku divorci është ilegal, por kjo mund të ndryshojë së shpejti për 116 milionë banorët e tij, me një ligj që ndryshon traditën e vjetër.

Parlamenti i vendit me popullatën 80 përqind katolike, ka miratuar tashmë ligjin e liberalizimit të divorcit dhe masa pritet të kalohet në senat.

Prej më shumë se 500 vjetësh, qe kur spanjollët kolonizuan fillimisht Filipinet, vendi nuk ka lejuar çiftet të divorcohen dhe ata duket se kanë jetuar më së miri së bashku.

Por prej vitit 2018 politika ka nisur lëvizjet për ndryshim, duke thënë se kjo ‘nuk cënon doktrinat e shumicës katolike’.

Kisha katolike dhe politikanët anti-divorc e përshkruajnë nxitjen e politikës dhe aktivistëve pro-divorc si “irracionale dhe e pakuptueshme”.

“Nuk do të ketë më stabilitet në martesë me legalizimin e divorcit”, shprehet Gina Rama, anëtare e grupit katolik vendas “Bijat e Shën Paulit”.

“Betimet e martesës bëhen në emër të Zotit dhe premtimi solemn për të qëndruar bashkë në të mirë e në të keq, do të kthehet vetëm në një fjalë goje”.

Kisha katolike vendosi influencën e saj që prej kohës së kolonizimit në Filipine dhe ligjet e moralit të saj u thelluan fort në kulturën e ligjet vendase.

Kodi civil spanjoll i ndalonte filipinasit të divorcoheshin, sipas doktrinës katolike të ‘pamundësisë së shpërbëries së martesës’.

Pas marrjes së pavarësisë nga Spanja në 1898, filipinasit përshtatën legjislacionin kolonial amerikan ku përfshihej dhe liberalizimi i divorcit, por në 1935 vendi ra nën influencën e mbretërisë angleze ku asokohe kisha katolike kishte fuqinë për të ndaluar përsëri divorcin në 1950.

Në vitin 1977, ish presidenti Ferdinand Marcos Sr legalizoi divorcin vetëm për muslimanët, por jo për Protestantët, Budistët dhe besimet e tjera, shkruan rrjeti britanik The Independent.

Viktimat e abuzimit fizik dhe te tradhtisë bashkëshortore mund të merrnin ndarjen ligjore, por mbeteshin gjithsesi në kontratë martese me bashkëshortët e tyre.

Presidenti Ferdinand Marcos Jr mbështeti ligjin e divorcit që kur erdhi në pushtet në 2022 edhe pse shtonte se kjo nuk do të ishte “diçka e thjeshtë si në vende të tjera”.

Tashmë duket se nxitja ndërkombëtare e miratimit të divorcit nuk mund të ndalet nga tradita vendase, edhe pse pritet që ligji të sfidohet në të gjitha gjykatat e vendit, shkruan The Independent.

Burri hedh gruan nga lartësia pasi i kërkoi divorcin
Një ngajrje e rëndë ka ndodhur në Brescia në Itali, ku një grua ka humbur jetën pasi partneri i saj e hodhi nga lartësia.

Mediat italiane raportojnë se Andrea Favaro, 39 vjeç, ka partneren e tij nga një hendek 15 metra mëngjesin e djeshëm.

Gruaja fatkeqe vdiq disa sekonda më vonë, kur një shofer kamioni nuk mundi ta shmangte dhe e përplasi duke e plagosur për vdekje.

Favaro fillimisht u përpoq të bindte prokurorët se bëhej fjalë për një vetëvrasje, duke treguar mesazhet që i kishte dërguar në celularin e viktimës për të zbuluar se ku ndodhej.

Megjithatë hetimet e karabinierëve zbuluan se ishte një burrë që ushtroi kontroll të jashtëzakonshëm dhe kufizoi partneren e tij, e cila i kishte njoftuar se kishte vendosur të divorcohej.

Giada ishte nënë e një fëmije tre vjeç dhe sapo kishte nisur punën në një pikë karburanti, gjë që kishte rritur edhe më shumë agresionin e sulmuesit. 39-vjeçari, i cili ra në një sërë kontradiktash, akuzohet për vrasje me dashje.