dorë – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga sheqeri?
Nëse po mendoni të hiqni dorë nga sheqeri, mund të pyesni veten se si do të ndikojë në trupin tuaj. Këtu janë disa gjëra që mund të vini re kur vendosni të ulni ose eliminoni sheqerin nga dieta juaj.

Simptomat fillestare

Në fillim, mund të përjetoni disa simptoma fillestare. Kur hiqni dorë nga sheqeri, trupi juaj mund të fillojë të bërtasë për ëmbëlsirat. Mund të ndiheni të lodhur ose të keni dhimbje koke. Kjo ndodh sepse trupi juaj është mësuar me sheqerin dhe ka nevojë për kohë për t’u përshtatur me ndryshimin.

Më shumë energji dhe humor më të mirë

Por mos u shqetësoni, sepse pas disa ditësh do të filloni të ndiheni më energjikë. Ndryshimet e papritura të niveleve të energjisë të shkaktuara nga sheqeri do të reduktohen dhe do të keni një humor më të qëndrueshëm. Jeta juaj e përditshme do të duket më e ndritshme dhe më e këndshme.

Lëkurë më e mirë

Nëse keni vënë re se lëkura juaj nuk është aq e qartë sa do të dëshironit, shmangia e sheqerit mund të bëjë mrekulli. Shumë njerëz që e ndërprenë sheqerin raportojnë se lëkura e tyre bëhet më e ndritshme dhe më e shëndetshme. Inflamacioni dhe njollat ​​shpesh reduktohen dhe lëkura juaj do t’ju falënderojë për këtë vendim.

Humbje peshe

Nëse po përpiqeni të humbni peshë, të hiqni dorë nga sheqeri është padyshim një ide e mirë. Sheqeri përmban shumë kalori boshe që nuk ofrojnë asgjë ushqyese. Duke hequr dorë nga sheqeri, ju mund të zvogëloni marrjen e përditshme të kalorive dhe të filloni të humbni peshë pa u uritur.

Zemër më e shëndetshme

Sheqeri mund të ndikojë në zemrën tuaj. Duke ulur sasinë e sheqerit, ju mund të zvogëloni rrezikun e presionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit të lartë. Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në një zemër më të shëndetshme dhe shëndet më të mirë të përgjithshëm.

Përqendrim më i mirë

Sheqeri gjithashtu ndikon në aftësinë e trurit për të funksionuar siç duhet. Duke hequr dorë nga sheqeri, ju mund të përmirësoni përqendrimin dhe qartësinë e mendimit.

A ishte “dorë” e grupit të Vis Martinaj? (Detajet)
Teksa po bëhet rreth 48 orë nga atentati i regjistruar në fshatin Larushkë të Fushë Krujës, ku humbi jetën Ramazan Sino, kunati i  Gentjan Bejtjas, si dhe mbetën të plagosur dy djemtë e mitur të këtij të fundit, hetimet janë në udhëkryq, pasi nuk ka asnjë person të dyshuar.

E vetmja shpresë e hetuesve për identifikimin e autorëve, janë një kamer sigurie në banesën e Bejtjas dhe disa kamera sigurie në rrugë.

Shënjestër e atentatit për hetuesit duket se nuk ka më dyshimet se ka qenë Gentjan Bejtja, një personazh me shumë “drit hije”, i cili konfirmohet nga djali i tij, se ka qenë bashke me ta në automjet, por ka zbritur pak momente para se ndaj tyre të zbrazeshin breshëritë e kallashnikovit.

Me pretendimin se ndihet i kërcënuar nga miqtë e dikurshëm me të shkuar kriminale Gentjan Bejtja së bashku me bashkëshorten dhe 4 fëmijët tentoi të marrë azil në 2 vende europiane por iu refuzua dhe vetëm pak ditë më parë ishte rikthyer në Larushkë, ku duket se vrasësit e prisnin për ta eliminuar me çdo kusht duke mos kursyer as fëmijët.

Nëse ai do të pranojë të flasë, jo vetëm atentatin ndaj tij, por ndoshta mund të zbardhë dhe shumë krime të tjera. Për vendndodhjen e tij, policia ka marrë informacione në rrugë operative se fshihet në Laç, megjithatë nuk janë bërë kontrolle.

Përveç 3 atentateve ndaj tij, Gentjan Bejtja dyshohet si i përfshirë dhe në shumë atentate të tjera, jo në rolin e qitësit, por në atë të informatorit dhe ndihmësit të autorëve për t’i larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po verifikon për aktivitetin e Gentjan Bejtes jashtë vendit, por duket se pista më konkrete është ajo e hakmarrjes për atentatin e 17 korrikut të vitit të kaluar në mbikalimin e Fushë Krujës, ku u vranë Brilant Martinaj, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxha.

Hetuesit dyshojnë se Gentjan Bejtja mund të ketë qenë i përfshirë si informator në vrasjen e trefishtë. Brilant Martinaj ishte kushëri i parë i të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj, i cili prej rreth 1 viti është zhdukur dhe nuk ka asnjë shenje prej tij.

Atentati ndaj Gentjan Bejtjas dyshohet si një hakmarrje e grupit të Ervis Martinaj për vrasjen e Brilant Martinajt vitin e kaluar.

Po ashtu, vlen të theksohet fakti se dhe në atentatin e regjistruar më 12 Mars në Tiranë, ndaj familjarëve të Fation Muratit, ku u vra aksidentalisht Mimoza Paja, si autorë dyshohet grupi i Vis Martinajt. Për atë krim, arresti është caktuar vetëm për një prej anëtarëve të grupit, Nikoll Sherrnikun, i cili rezulton se ka siguruar targat e automjetit të përdorur në atentat.

Nuk dihet nëse Ervis Martinaj është gjallë apo jo, por Policia ka dyshime të forta se grupi i tij është aktiv për hakmarrje.

Gjithsesi, për Gentjan Bejtjan, grupi hetimor ka informacioni se dhe tre personazhet që u shoqëruan pas krimit, Durim Bami, Valter Bami dhe Marklen Haka e donin të vdekur me çdo kusht.