drejtuesit – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Përplasen kokë më kokë dy automjete te ‘Ura e Gjoricës’, drejtuesit përfundojnë në spital
Gjoricë, Bulqizë – Një aksident rrugor i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në “Ura e Gjoricës”, në Rrugën e Arbrit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e automjeteve janë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Bulqizës për trajtim mjekësor.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shkarkimi i zyrtarëve të burgut të Drenovë, emërohen menjëherë drejtuesit e rinj
Pas shkarkimit të dy zyrtarëve të burgut të Drenovës, për shkak Laert Haxhiut i burgosur i sigurisë së lartë iu gjet telefon, emërohen dy drejtues të rinj në këtë burg.

Sipas burimeve të saj, ministri i drejtësisë Ulsi Manja ka emëruar si drejtor në këtë burg Lorent Nakon.

Ndërkohë, shef i policisë së burgut Drenovë është emëruar Artan Kocibelli.

Zgjedhjet/ Drejtuesit politikë të PS do të jenë në listat e sigurta
Drejtuesit aktualë politikë të cilët do të punojnë për t’i sjellë fitoren socialistëve, do të jenë në listat e mbyllura duke siguruar një vend të sigurt në garën elektorale të 11 majit. Përvec 4 kryebashkiakëve, thonë se 11 drejtuesit e fushatës në qarqe do të bëjnë përjashtim nga deputetët me më shumë se dy mandate, për të cilët siç kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët, do të jenë në listën e hapur duke luftuar për një ulëse në parlament.

Nga 8 shtatori kur Rama prezantoi se cilët do të ishin ekipi që do të mbante peshën elektorale për zgjedhje, lista ka pësuar rrugës disa ndryshime. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, peshën për qarkun më të rëndësishëm të vendit, Tiranën, Rama nuk ia la vetëm Erion Veliajt. Punën organizative të strukturave në bashkinë Tiranë ia caktoi Ogerta Manastirliut, ndërsa për 4 bashki të qarkut, Kavajën, Vorën, Rrogozhinën e Kamzën, zgjodhi Elisa Spiropalin.

Ndonëse kjo ndarje për kryeqytetin u duk e mjaftueshme, rrugës Rama vendosi ta blindojë me përforcime. Fillimisht largoi Blendi Gonxhen nga drejtimi politik i Dibrës dhe i ngarkoi atij specifikisht njësinë 6 në kryeqytet, zonën e Kombinatit. Vitin e nisi më një tjetër ndryshim, largoi Pandeli Majkon nga drejtimi i Kukësit dhe e dërgoi për mbështetje në Kavajë, zonë jo fort komode për socialistët që në 2023-shin humbën dhe bashkia drejtohet tashmë nga një demokrat. Pas largimit të Majkos, Kukësin do ta drejtojë Eduart Shalsi, ndërsa Dibrën Blendi Klosi.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ndër të paktët ministra ende të paangazhuar do të mbulojë në kryeqytet njësinë nr1.

Përforcimet Rama nuk i shtoi vetëm në Tiranë, por edhe Belinda Ballukut në Fier i çoi ministrin e Financave Petrit Malaj, i cili ka nisur angazhimin në Lushnje. Ndërsa Bledi Çuçit që drejton qarkun e Vlorës, i çoi për suport Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vëngun, bashkë me Anila Denajn që do të mbulojë Sarandën.

Shkodra, Durrësi dhe Berati do të drejtohen nga kryetarët e bashkive që e njohin mirë terrenin, Benet Beci, Emiriana Sako dhe Ervin Demo.

Ndërsa qarqet e tjera deri më tani nuk janë prekur nga ndryshimet, me ministrat Manja në Lezhë, Kumbaro në Gjirokastër, Mazniku në Elbasan Niko dhe kreu i grupit Peleshi në Korçë.

Përforcime Rama ka dërguar edhe në diasporë, ku përveç Taulant Ballës të cilin e ka caktuar përgjegjës për diasporën, ka angazhuar edhe disa prej drejtuesve të tjerë politikë.

Drejtuesit politikë të PS në qarqe Tiranë 1-Erion Veliaj 2-Ogerta Manastirliu 3-Elisa Spiropali Durrës Emirjana Sako Elbasan Arbian Mazniku Shkodër Benet Beci Dibër Blendi Klosi Kukës Eduart Shalsi Lezhë Ulsi Manja Fier Belinda Balluku Berat Ervin Demo Vlorë Bledi Çuçi Gjirokastër Mirela Kumbaro Korçë Niko Peleshi Diaspora Taulant Balla.

Gazetari padit në SPAK drejtuesit e RTSH: Shpërdoruan detyrën
Teksa dorëheqja e ish-drejtorit Alfred Peza u shoqërua me akuza për ngacmim seksual, një tjetër skandal ka shpërthyer ne RTSH.

Moderatori Ardit Murataj ka paralajmëruar një padi në SPAK për drejtuesit e Radio Televizionit Shqiptar, pasi pretendon se është hequr në mënyrë të padrejtë nga drejtimi i emisionit të mëngjesit në RTSH.

Ai ka ndarë një video në rrjetin e tij social “Instagram”, ku shprehet se do ta hedhë në gjyq këtë institucion për këtë largim në mënyrë të padrejtë dhe pa arsye.

Sipas tij, kontrata ishte për një sezon të plotë televiziv ndërkohë që ai ka realizuar vetëm 20 emisione. Po ashtu, flet se ka edhe prova se është shantazhuar, por nuk jep detaje apo emra për mënyrën sesi është kërcënuar. Megjithatë, shton se është i gatshëm që të gjitha provat që ka grumbulluar, t’i paraqesë pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Të dashur miq, por edhe nga ju keqdashës. I udhëhequr thellësisht nga parimet institucionale dhe ato të shtetit ligjor, i përkushtuar në detyrën për të cilën RTSH më kontraktoi për një sezon por që nuk zgjati më shumë se 20 puntata, si autor dhe drejtues i programit “Mirëmëngjes Shqipërisë”, sot ju njoftoj se rrugëtimi në RTSH ka përfunduar. I gjendur përballë paligjshmërisë, por edhe shantazhit të faktuar me dokumente dhe prova audio-vizive, po ju njoftoj se do t’i drejtohem SPAK-ut, me çdo informacion, provë apo fakt. Për të çuar në vend drejtësinë dhe integritetin tim dhe po ashtu edhe të nëpunësve apo ish-nëpunësve të nëpërkëmbur nga lidershipi i RTSH-së. RTSH, të cilët, sipas juristëve me të cilët jam këshilluar kanë bërë një shpërdorim detyre. Po i informoj në këto momente burrërisht duke i dalë përballë dhe jo në mënyrë të pabesë siç ata bën ata. Pa asnjë pikë respekti i përshëndes të gjithë ata. Dhe mbi të gjitha i përulur nga mesazhet solidarizuese ndaj miqëve dhe kolegëve të mi. I juaji Ardit Murati,”-deklaron ai.