Drogë – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

EMRAT/ Arrestohen në Angli dy shqiptarë të shpallur në kërkim për drogë
Dy shqiptarë, Eduart Elezi, 28 vjeç, dhe Xhuljano Hoxha, 30 vjeç, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për kultivim kanabisi, janë arrestuar në Angli.

Sipas burimeve, seanca e ardhshme e ekstradimit për Elezin është parashikuar më 16 shkurt 2026, ndërsa për Hoxhën, i cili kërkohet nga drejtësia shqiptare për të njëjtën akuzë, gjykata e Manchesterit do të vendosë masën e dënimit më 20 nëntor 2025.

Arrestimi i tyre është pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve ligjzbatuese për të ndaluar veprimtaritë kriminale jashtë vendit.

Arrestohet polici që shiste drogë në Tiranë

Po transportonin drogë me Audi dhe Jaguar për ta shitur, arrestohen 5 persona në Tiranë, mes tyre dy vëllezër
Pesë persona janë arrestuar në Tiranë pasi ishin të përfshirë në shitje të lëndëve narkotike.

Mësohet se janë sekuestruar dy pako me 5 kg kanabis ndërsa gjatë momentit që janë pikasur nga policia kanë tentuar të arratisen.

Njoftimi i policisë:

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 5 shtetas të përfshirë në një rast të shitjes së 5 kg Cannabis Sativa. 2 prej tyre po transportonin lëndën narkotike, me automjet, ndërsa 3 të tjerët i shoqëronin me një automjet tjetër. Sekuestrohen 2 pakot me Cannabis Sativa, 2 automjetet dhe 5 celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur lëndë narkotike. Si rezultat i operacionit të koduar “Valiasi”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. P., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-E. G., 22 vjeç, Sh. N.(G.), 20 vjeç (vëllezër), E. P., 26 vjeç dhe E. B., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga burimet operative, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Valias, 2 automjetet e dyshuara, automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjer shtetasin E. P. dhe automjetin tip “Jaguar” që e ndiqte nga pas, me drejtues shtetasin E. B. dhe pasagjerë shtetasit Sh. N.(G.) dhe E. G, të cilët tentuan të largoheshin në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 5 kilogramë e 300 gramë, që dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drogë me postë, kapen në flagrancë dy të rinjtë në Vorë! Emra
y të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen se trafikonin lëndë narkotike nga SHBA drejt vendit tonë, nëpërmjet postës me qëllim shitjen.

Në pranga kanë rënë shtetasit Kevin Qorpasha,24 vjeç dhe Dion Hoxha 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Policia bën me dije se dy të rinjtë u kapën, sapo morën pakon me 1 kg e 52 g Cannabis me përqindje të lartë THC,në një degë postare në Vorë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të aksioneve policore intensive,me fokus goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, nga ShBA, me qëllim shitjen në vendin tonë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale,Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare,f inalizoi operacionin “Pako 5”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. Q.,24 vjeç dhe D. H.,22 vjeç,të dy banues në Tiranë.

Ata u kapën në flagrancë, menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë, një pako me 1 kg e 52 g Cannabis me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga ShBA, me qëllim shitjen në Shqipëri”, njoftojnë uniformat blu.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pako 5”, kundër trafikimit të lëndëve narkotike nga ShBA,nëpërmjet postës.

U kapën nga Policia, sapo morën pakon me 1 kg e 52 g Cannabis me përqindje të lartë THC,në një degë postare në Vorë,vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohet pakoja me lëndën narkotike. Në vijim të aksioneve policore intensive,me fokus goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, nga ShBA, me qëllim shitjen në vendin tonë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale,Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare,finalizoi operacionin “Pako 5”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Kevin Qorpasha.,24 vjeç dhe Dion Hoxha 22 vjeç,të dy banues në Tiranë.

Ata u kapën në flagrancë,menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë, një pako me 1 kg e 52 g Cannabis me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga ShBA, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drogë nga Amerika nëpërmjet Postës Shqiptare, arrestohet autorja
Një 23-vjeçar me shtetësi italiane ka rënë në prangat e policisë teksa është kapur duke tërhequr nga një pikë postare në kryeqytet një pako ku në brendësi mbante një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Manurel Morella u arrestua nga forcat e policisë teksa tërhoqi nga një pikë postare në Tiranë një pako të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ishin futur rreth 475 gramë lëndë narkotike me përqindje të lartë TCH me vlerë rreth 20 000 euro.

Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara në banesën e Manurel Morellës, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 442 gramë kannabis sativa, një shumë e konsiderueshme parash si dhe 7 celularë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike.

U kap në flagrancë duke marrë një pako me lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, që ishte trafikuar nga SHBA, nëpërmjet shërbimit postar, vihet në pranga 23-vjeçari.

Sekuestrohen 917 gramë cannabis sativa me përqindje të lartë TCH (me vlerë rreth 20 000 euro), një shumë e konsiderueshme parash dhe 7 celularë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, si rezultat i hetimeve disamujore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Dërgesa”.

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi italian M. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare, duke marrë një pako me rreth 475 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 442 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë e konsiderueshme parash dhe 7 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Me 10 kg drogë në çantën e shpinës, arerstohet shqiptari në Itali
ITALI- Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Rovigo të Italisë pasi u kap me lëndë narkotike me vete. I riu u ndalua nga policia teksa po ngiste një motoçikletë që vinte nga një provincë tjetër.

Në momentin e ndalimit, shqiptari është shfaqur i shqetësuar. Kjo sjellje e tij i ka bërë oficerët të dyshojnë dhe të kryejnë një kontroll të përgjithshëm.

Në çantën e tij të shpinës u gjetën 20 pako, të mbështjella me celofan, me hashash me peshë totale 10 kilogramë. Për këtë arsye 28-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burg.

U kap me mbi 60 kg drogë, “Arrest shtëpie” shqiptarit në Itali
Një shqiptar dyshohet se drejtonte një biznes të lulëzuar të shpërndarjes së drogës së bashku me një bashkëpunëtor dhe me urdhër përfundoi në burg në zonën e Arezzo-s, ku jetonte në atë kohë Fabio Kallashi, një 27-vjeçar me origjinë shqiptare, por banues në Lecce.

Hetuesit konstatuan një rrjet veçanërisht të lulëzuar droge: shtetasit shqiptar iu sekuestruan 45 kilogramë hashash nga i cili u siguruan 332 mijë e 499 doza dhe 11 kilogramë marijuanë nga e cila mund të merreshin 21 mijë e 171 doza, nga të cilat u sekuestruan 21 mijë e 171 doza.

Dhe ai u arrestua në fillim të marsit. Ai ndodhej në burg për shkak të indikacioneve të rënda të fajit dhe elementëve të shumtë të grumbulluar që mbështetnin hipotezën e një aktiviteti të lulëzuar të trafikut të drogës, të menaxhuar së bashku me bashkatdhetarët e tjerë. Gjykata rishikuese e Firences pranoi pjesërisht ankimin e avokatit Umberto Leo dhe zëvendësoi masën e sigurimit arrest me burg me atë të arrestit shtëpiak.

Drogë miliona euro, SPAK godet grupin me ndihmën e Francës
SPAK, në bashkëpunim me Eurojust, Europol dhe autoritetet ligjzbatuese të Francës dhe Greqisë, godet një grup kriminal të trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Greqisë

Një operacion i gjerë ndërkombëtar ka çuar në goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në Shqipëri dhe Greqi, duke u përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht kanabis sativa.

Hetimet e SPAK kanë dokumentuar aktivitetin e grupit në zonat e Sarandës, Tepelenës dhe Gjirokastrës, me destinacion përfundimtar tregun grek.

10 të arrestuar, mes tyre ish-efektivë policie

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lëshuar 10 urdhër-arreste për shtetas shqiptarë dhe të huaj, përfshirë ish-punonjës të policisë që dyshohet se ndihmonin grupin në aktivitetet e tyre të jashtëligjshme.

Të arrestuarit kryesorë përfshijnë:

K.Q (alias J.H, alias J.Q) dhe E.A (alias K.A), të dyshuar si drejtuesit e grupit.

B.T, SH.K, XH.B, L.B (alias E.S), E.H, E.D, SH.R dhe E.A, anëtarë të tjerë të rrjetit kriminal.

Sipas hetimeve, ish-efektivët e policisë kanë shpërdoruar detyrën duke mbështetur këtë rrjet me informacione dhe mbrojtje, duke i lehtësuar atij veprimtarinë kriminale të trafikimit të drogës.

Sekuestrime të mëdha droge dhe pasuri të paluajtshme

Gjatë hetimeve është zbuluar një sasi e konsiderueshme droge me vlerë rreth 1.7 milionë euro, e sekuestruar gjatë tentativave për trafikim nga Shqipëria në Greqi. Konkretisht, më 7 mars 2020, përmes Pikës së Kalimit Kufitar “Qafë Botë”, u sekuestruan:

1144.9 kg kanabis sativa e papërpunuar

4.068 kg kanabis e përpunuar (çokollatë)

0.916 kg vaj kanabisi

Gjithashtu, hetimet kanë dokumentuar raste të pastrimit të parave nga aktiviteti kriminal. Drejtuesit e grupit dhe disa anëtarë të tij kanë investuar të ardhurat e përfituara në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, duke tentuar të legalizojnë fitimet nga trafiku i drogës.

Përfshirja e efektivëve të policisë

SPAK ka identifikuar disa ish-efektivë policie të përfshirë në skemën kriminale:

E.H, ish-punonjës i Drejtorisë së Forcës Operacionale, i larguar nga Policia e Shtetit në 2022.

SH.R, ish-punonjës i sektorit të narkotikëve në Gjirokastër, aktualisht shef i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Himarës.

E.A, ish-shef i Hetimit të Krimeve në Sarandë, më pas në Lushnjë.

E.D, ish-shef i Pikës Kufitare Qafë Botë, në kërkim nga autoritetet.

Operacioni dhe kontrollet e vazhdueshme

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, duke rezultuar në sekuestrimin e provave materiale si telefona dhe armë. Hetimet vazhdojnë, me kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera, për të identifikuar anëtarë të tjerë të rrjetit kriminal dhe për të ndaluar ata që janë ende në arrati.

Të dhënat e plota:

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar më 23.09.2022, proçedimin penal nr.169 të vitit 2022, si dhe aktualisht po vazhdon hetimet paraprake për veprat penale; “Fallsifikim i dokumentave”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” , “Shpërdorim i detyrës” , “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Trafikimit të lëndëve narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal, “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal , “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar Kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal“ , të parashikuar nga nenet 186, 245/1, 248, 283/a e 28/4, 284 e 28/4, 287 e 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim të ngushtë me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese franceze dhe greke ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në Shqipëri dhe Greqi.

Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është bërë i mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe veprave penale, një pjesë e të cilave është kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal si vijon:

Gjatë viteve 2019-2021, evidentohet fakti se në Sarandë ka vepruar një grup i strukturuar kriminal, i cili merrej me kultivimin dhe trafikimin e bimëve dhe lëndëve narkotike, ndërsa, krijuesi, drejtuesi dhe organizuesi i tij dyshohen se janë shtetasit nën hetim; K.Q (alias J.H, alias J.Q) dhe E.A (alias K.A). Nga hetimi del në pah fakti se gjatë viteve 2019-2021, pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal, kanë pasur detyra të caktuara me qëllim kultivimin e bimëve narkotike, cannabis sattiva në zonën e Sarandës dhe rrethinat e saj, duke e mbjellë në zona të caktuara dhe kultivuar në ambiente të mbyllura.

Në bashkëpunim mes tyre, anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar bimën narkotike, ndërsa anëtarë të caktuar, personat që do të kryenin transportin e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë. Ajo që vihet re është se në rastet kur anëtarët e këtij grupi arrestoheshin nga agjencitë ligjzbatuese, anëtarët e tjerë interesoheshin për t’i garantuar ndihmë ekonomike personave të arrestuar si edhe sigurimin e mbrojtjes në proceset gjyqësore.

Përveç krijuesit, drejtuesit dhe organizuesit që dyshohen se janë shtetasit nën hetim; K.Q (alias J.H, alias J.Q) dhe E.A (alias K.A), anëtarë të tjerë të këtij grupi të strukturuar kriminal që kryente trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Greqi, dyshohen se janë:

Shtetasit italianë L.B dhe D.C, të cilët janë dënuar në Republikën e Greqisë për këtë veprimtari të kundraligjshme, si dhe shtetasi nën hetim B.T. Punonjësit e policisë së shtetit E.D dhe E.H, të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre të atëhershëm si punonjës të policisë së shtetit, rezulton të kenë ndihmuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, me këshilla dhe informacione të vazhdueshme për mirëfunksionimin e veprimtarisë kriminale në lidhje me trafikimin e narkotikëve, si dhe duke u siguruar anëtarëve të tjerë të grupit të strukturuar kriminal siguri në këtë veprimtari të kundraligjshme. Disa shtetas shqiptarë të tjerë, të paidentifikuar deri më tani nga hetimi. Nga hetimi është arritur të dokumentohet rasti i trafikimit për në Greqi, më 07.03.2020, përmes pikës së kalimit kufitar, “Qafë Botë”, të një sasie prej 1144.9 kg cannabis sativa të papërpunuar, 4.068 kg cannabis të përpunuar (çokollatë) dhe 0.916 kg cannabis i përpunuar (vaj), me vlerë rreth 1.700.000 euro, sasi kjo që u është sekuestruar dy shtetasve italianë të dënuar në Greqi.

Përveç krijuesit, drejtuesit dhe organizuesit që dyshohen se janë shtetasit nën hetim K.Q (alias J.H, alias J.Q) dhe E.A (alias K.A), anëtarë të tjerë të këtij grupi të strukturuar kriminal në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike, dyshohen se kanë qenë:

Shtetasit nën hetim XH.N dhe SH.K ; Punonjësit e policisë së shtetit E.A dhe E.H, të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre të atëhershëm si punonjës të policisë së shtetit, rezulton të kenë ndihmuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal me këshilla dhe informacione të vazhdueshme për mirëfunksionimin e veprimtarisë kriminale në lidhje me kultivimin e bimëve narkotikëve, si dhe duke u siguruar anëtarëve të tjerë të grupit të strukturuar kriminal siguri në këtë veprimtari të kundraligjshme. Disa shtetas shqiptarë të tjerë të paidentifikuar ende deri më tani nga hetimi. Nga hetimi, evidentohet fakti i pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nga të ardhura të dyshuara prej përfitimit nga trafikimi i lëndëve narkotike dhe kultivimi i bimëve narkotike nga personat nën hetim K.Q (alias J.H, alias J.Q) , E.A (alias K.A) dhe SH.K, të cilët si gjatë periudhës së veprimtarisë kriminale në trafikimin dhe kultivimin e lëndëve narkotike, ashtu dhe pas kësaj periudhe, kanë investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, me qëllimin e vetëm, pastrimin e produkteve të veprës penale.

Nga hetimet është evidentuar fakti se gjatë viteve 2019-2021, në zonën Tepelenë-Gjirokastër ka vepruar një grup i strukturuar kriminal i destinuar për kultivimin e bimëve narkotike, ku krijuesi, drejtuesi dhe organizuesi i këtij grupi të strukturuar kriminal dyshohet se është shtetasi nën hetim L.B (alias E.S), ndërsa anëtarë të tjerë të këtij grupi dyshohet të kenë qenë:

Punonjësi i policisë së shtetit SH.R, i cili duke shfrytëzuar pozicionin e tij të atëhershëm si punonjës të policisë së shtetit , rezulton se ka ndihmuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal duke dhënë këshilla dhe informacione të vazhdueshme për mirëfunksionimin e veprimtarisë kriminale në lidhje me kultivimin e bimëve narkotikëve, si dhe duke u siguruar anëtarëve të tjerë të grupit të strukturuar kriminal siguri në këtë veprimtari të kundraligjshme. Disa shtetas shqiptarë të tjerë të paidentifikuar deri më tani nga hetimi, të cilët nën drejtimin e krijuesit, organizatorit dhe drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal, L.B (alias E.S), merreshin drejtëpërdrejtë me kultivimin e bimëve narkotike. Nga hetimi është arritur të dokumentohet fakti se në datën 01.10.2020, nga shërbimet e policisë gjyqësore te Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në rrugën mes fshatit Dukaj dhe fshatit Salari, Tepelenë, (në një distancë rreth 1000 metra nga fshati Dukaj për në fshatin Salari), në një furgon tip “Iveco”, me ngjyrë të bardhë të mbyllur janë gjetur dhe sekuestruar bimë narkotike cannabis sattiva në formën e bimëve, me kërcell, degë, gjethe dhe boçe, në gjendje të njomë, me peshë totale 1280 (një mijë e dyqind e tetëdhjetë) kilogram dhe e përberë nga 1360 (një mijë e treqind e gjashtëdhjetë) bimë me gjatësi 30 – 120 cm.

Nga veprimet hetimore në kuadër të procedimit penal nr.169 të vitit 2022 të regjistruar në Prokurorinë e Posaçme, ka rezultuar se bimët narkotike ishin kultivuar nga grupi i strukturuar kriminal i drejtuar nga L.B (alias E.S).

Është evidentuar fakti se më datë 17.09.2020 në qytetin e Sarandës shtetasi nën hetim XH.N ka qarkulluar me një makinë në përdorim të tij, duke mbajtur pa leje të organeve kompetente shtetërore në automjet një armë zjarri e llojit pistoletë me mulli, të kalibrit 9.5 mm, si dhe 17 fishekë të kalibrit 9.5 mm, të futur në një kuti. Është evidentuar fakti se personi nën hetim E.A (alias K.A) ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek punonjësi i policisë personi nën hetim E.A, si dhe pas këshillave të këtij të fundit, është arritur që mbajtjen pa leje të armës së zjarrit në automjet e ka marrë përsipër një shtetasi tjetër i mitur, i cili më pas është arrestuar nga oficerët e policisë gjyqësore, ndërkohë që realisht shtetasi i mitur ka qenë duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin e mësipërm ku ndodhej dhe arma, mjet i cili i ishte dhënë nga shtetasi nën hetim XH.N disa çaste më parë. Gjithashtu nga hetimet paraprake evidentohet se gjatë periudhës së viteve 2019-2021, shtetasit nën hetim E.H, E.A, E.D dhe SH.R, punonjës policie, me veprimet e tyre të kundraligjshme të kryera me dashje, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, duke kryer/apo moskryer me dashje në vazhdimësi veprime apo mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës së tyre si punonjës të policisë së shtetit, i kanë sjellë një dëm të konsiderueshëm interesave të ligjshëm të shtetit, duke cënuar sigurimin e veprimtarisë së rregullt ligjore të punonjësve të policisë së shtetit, si dhe duke cënuar besueshmërinë e policisë së shtetit përpara publikut në lidhje me misionin e saj për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare, sic përcaktohet dhe në ligjin nr.108/2014 dt.31.07.2014 “Për policinë e shtetit” të ndryshuar, si dhe në aktet nënligjore “Rregullorja e Policisë së Shtetit” . Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.17, datë 28.02.2025 ka vendosur caktimin e masave të sigurisë personale “arrest në burg” për 10 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale, konkretisht për shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q) , E.A (alias K.A), B.T, SH.K, XH.B, L.B (alias E.S), E.H, E.D, SH.R dhe E.A.

Më datën 01.03.2025 nga Agjencia e Mbikqyerjes Policore dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, janë ekzekutuar urdhërat për ekzekutimin e vendimit penal nr.17, datë 28.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shtetasit:

-E.H, i cili në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë ndër të tjera dhe punonjës policie në Drejtorinë e Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Shtetit, si dhe është larguar nga Policia e Shtetit në vitin 2022. -SH.R, i cili në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë me detyrën pranë Sektorit të Luftës Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, ndërsa në momentin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg” ishte me detyrën e Shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë. -E.A, i cili në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë me detyrën e Shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndërsa në momentin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg” ishte me detyrën e Shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje. Është shpallur në kërkim punonjësi i policisë E.D, i cili në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë me detyrën e Shefit të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Botë, Sarandë, ndërsa aktualisht ishte me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë.

Gjithashtu nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë kryer veprimet e mundshme proçeduriale dhe operative për lokalizimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.17, datë 28.02.2025 ka vendosur caktimin e masave të sigurisë personale “arrest në burg” dhe zbatimin e masave të sigurimit, por ka rezultuar se një numër i konsiderueshëm ndodhej jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sende të ndryshme si telefona, armë etj, dhe po vazhdojnë kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera…”. /noa.al

Drogë dhe armë/ Aksion në shtëpinë e një shqiptari në Greqi
GREQI- Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kap në një shtëpi në qendër të Lamisë me drogë dhe armë. Gjithashtu mediat vendase bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 4 pako kokaine, me një peshë totale bruto 19.7 gram, 3 pako të improvizuara që përmbajnë një sasi marijuane me një peshë totale bruto 200.5 gram, 1 pistoletë kalibër 9mm me karikator bosh, shufër metalike e palosshme, shuma prej 150 euro, 2 celulare si dhe një mori ambalazhesh bosh najloni.

Hetimi paraprak u krye nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimit Lamia, ndërsa i arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë.

U kap duke shpërndarë drogë, arrestohet në 30-vjeçari shqiptar
Policia e Riminit arrestoi në flagrancë një 30-vjeçar shqiptar për trafik kokaine.

Karabinierët që po kontrollonin zonën e Colonnella, kanë vënë re një makinë të vogël duke bërë lëvizje të dyshimta pranë një pallati, duke pikasur edhe shitjen e lëndëve narkotike.

Shoferi i ka dorëzuar një pako një personi që ka hipur në bord dhe në këmbim ka marrë një kartëmonedhë 50 euro.
ë dy u ndaluan menjëherë. Blerësi, një 50-vjeçar nga Rimini, kishte me vete një mbështjellës kokaine të blerë së fundmi. 30-vjeçari shqiptar, banues në provincën e Veronës, por me banim të përkohshëm në San Marino, kishte fshehur tetë doza të së njëjtës substancë në pjesët e tij intime.

Oficerët sekuestruan edhe 700 euro para të gatshme dhe një peshore precize. Nga hetimet rezultoi se i arrestuari dërgonte drogë në shtëpi me porosi të marra përmes WhatsApp. Nga kontrolli i banesës së tij në San Marino u zbulua material paketimi dhe 3000 euro të tjera cash, informon media e vendit fqinj.

Shqiptari është vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë dhe do të gjykohet menjëherë.