dyqanit – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Kërcënoi me thikë punonjësin e dyqanit arrestohet autori
Një 44-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi kërcënoi me thikë një punonjës dyqani dhe vodhi disa pajisje elektronike.

Në pranga ka rënë Spiro Dede, i dyshuar edhe për dy vjedhje të tjera, një në një market në lagjen nr. 10 dhe një tjetër në një automjet në lagjen nr. 12.

Gjithashtu, policia ka arrestuar edhe Edison Shqarthin, i cili theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se u largua për të kryer një tjetër vjedhje.

Njoftimi:

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”. Zbardhen 3 raste të vjedhjeve në market, dyqan dhe automjet.

Kanosi me mjet prerës (thikë), punonjësin e një dyqani dhe mori pajisje elektronike, Policia identifikon, kap dhe arreston pak orë pas vjedhjes, autorin e dyshuar.
Gjithashtu, Policia kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të vjedhjes në një market. Ky shtetas, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, po për vjedhje.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit të marrë për një vjedhje me dhunë, në një dyqan pajisjesh elektronike, në lagjen nr. 4, Durrës, organizuan punën për kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, të kryera nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”, u mundësua pak orë pas kryerjes së vjedhjes, lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të rastit, shtetasit Spiro Dede, 44 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ka kanosur me mjet prerës (thikë), punonjësin e dyqanit, dhe ka marrë aty, pajisje elektronike.

Po gjatë operacionit “Fast’, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Policia ka kapur dhe vënë në pranga dhe autorin e dyshuar të 2 vjedhjeve të ndodhura në një market në lagjen nr. 10 dhe në një automjet në lagjen nr. 12.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 35 vjeç, banues në Durrës.