Ekspertët – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Ekspertët e basteve thonë fjalën e tyre, nuk kanë dyshim për favoritin e Serbi-Shqipëri
Shqipëria do të masë forcat me Serbinë, më 11 tetor ora 20:45. Ndeshja e ditës së shtunë është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Ekspertët e basteve kanë publikuar kuotat e para për këtë takim. Serbët janë dukshëm më të favorizuar për të fituar në ndeshje, pikërisht me koeficientin 1.7.

Triumfi i Shqipërisë mund të gjehet deri në kuotën 5.5. Barazimi ndërkohë mban koeficientin 3.5

Ekspertët të alarmuar: Situata me blegtorinë në Shqipëri është…
Rënia e ndjeshme në sektorin e blegtorisë pasqyron zhvillimet social-ekonomike gjatë viteve të fundit në Shqipëri. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë për ulje të ndjeshme të numrit të bagëtive, kryesisht gjatë tre viteve të fundit. Kështu, numri i gjedhëve u pakësua me 65 mijë krerë, delet me 186 mijë, ndërsa numri i dhive u pakësua me 50 mijë krerë.

Drejtori i Programit të Mbështetjes së Zonave Rurale, Petrit Dobi, i tha Zërit të Amerikës se emigracioni ka patur një ndikim të thellë në sektorin e blegtorisë.

“Jo vetëm të dhënat statistikore, por të gjithë ne që punojmë në zonat rurale dhe që kemi kontakte me këto zona dhe barinjtë, e shikojmë këtë ndryshim. Është një ndryshim i madh, veçanërisht vitet e fundit duke filluar nga pandemia. Si duket, njerëzit kanë menduar seriozisht për të bërë një ndryshim në jetën e tyre dhe fakti që këto popullata në zonat e vështira për të jetuar nuk janë mbështetur, është një nga arsyet kryesore që popullsia ka lëvizur dhe ky aktivitet, blegtoria, po braktiset”, thotë ai.

Drejtori i Programit të Mbështetjes së Zonave Rurale, Petrit Dobi, thotë se largimi i njerëzve, veçanërisht i të rinjve nga zonat malore, po ndikon drejtpërsëdrejti në rënien e sektorit të blegtorisë, por edhe pamundësinë e transmetimit të një kulture të veçantë, të ndërtuar ndër shekuj, siç është ajo e barinjve.

“Barinjtë janë ata që kanë krijuar një kulturë të tërë që lidhet jo vetëm me prodhimin bujqësor, por edhe me nënproduktet. Djathërat e ndryshëm; mishavina në veri, ose salca e shakullit në jug, janë krijuar nga barinjtë, nuk janë krijuar nga teknologët. Po ashtu mund të themi që instrumentat, veglat e punës, këmborët, fyelli ose gajdja janë instrumenta të krijuar nga këta njerëz. Dhe me këtë lidhet edhe folklori shumë i pasur”, thotë ai.

Përveç emigracionit dhe largimit të një pjese të madhe të banorëve nga zonat malore, sipas profesor Arsen Proko, në sektorin e blegtorisë kanë shfaqur ndikimin e tyre edhe ndryshimet klimatike, pasi pjesa më e madhe e kullotave janë në zona shumë të ndjeshme nga këto ndryshime.

“Dihet që temperatura mesatare vjetore është rritur me 1.5 gradë çka do të thotë që pylli i ahut do të ngjitet 200 metër më lart. Kështu që kullotat alpine do të ngushtohen. Natyrisht që ka edhe plane menaxhimi të përshtatshme në kushtet e ndryshimeve klimatike. Por, përgjithësisht kullotat vuajnë nga keqpërdorimi më shumë. Ka shumë bimë të rralla të kërcënuara nga aktiviteti i njeriut”, thotë profesor Arsen Proko.

Për profesor Prokon, zjarret thuajse të përvitshëm, sidomos në zonat malore ku gjendet pjesa më e madhe e kullotave, ndikojnë drejtpërsëdrejti me ecurinë e sektorit të blegtorisë.

“Edhe zjarret janë një nga fenomenet shumë negative që influencojnë në degradimin e kullotave. Prandaj kjo është një çështje shumë e rëndësishme me të cilën duhet marrë për të bërë restaurimin e vegjetacionit të kullotave”, thotë ai.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2020 Shqipëria kishte një fond prej 478 mijë hektarë kullota, ndërsa tre vite më pas, kjo sipërfaqe u zvogëlua me 29 mijë hektarë, çka dëshmon për ndikimin e thellë dhe të shpejtë në sektorin e blegtorisë të ngrohjes globale, zjarreve në pyje dhe kullotave si dhe veprimtarisë njerëzore në dëm të mjedisit natyror.

Marrë nga VOA

Euro bie nën 100 Lekë, ekspertët zbulojnë detajet: Nuk është çudi
Nisja e sezonit turistik duket se ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në dobësimin e monedhave të huaja dhe forcimin e mëtejshëm të lekut. Kështu, monedha europiane e ka nisur kursin e këmbimit në operatorët e tregut me një rënie të ndjeshme, duke kapur vlerën e 99.8 lekëve.

Ndërkohë sipas Bankës së Shqipërisë monedha europiane ka humbur 0.09 pikë dhe këmbehet me 100.29 lekë. Ekspertët e ekonomisë e lidhin këtë situatë me kërkesën e lartë për përdorimin e kësaj valute.

“Me turistët hyjnë edhe më shumë euro. Kjo tendencë së paku gjatë verës do të vazhdojë. Pra tani kursi i këmbimit shkëmbehet me 99, nuk është çudi që të ulet dhe më tej. Në perspektivë ndoshta Banka e Shqipërisë të ulte normat bazë të interesit”, shprehet eksperti Mateo Spaho.

Spaho thotë se në kushtet e një normaliteti të ri në tregun valutor, ekonomia duhet të shoh modele të reja investimi, në mënyrë që humbjet të jenë sa më të pakta.

“Nuk duhet të harrojmë që ka edhe disa pluse potenciale, që është mundësia që kemi për t’u futur në qarqe të reja që lidhen me turizmin dhe me shpenzime të larta, pra me investime që janë të përqendruara, në fusha që kanë një vlerë të shtuar të lartë dhe këto natyrisht që nuk stepen nga kursi i këmbimit”, shton eksperti.

Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë që prej fillimit të vitit ka planifikuar që përmes 20 ankandeve të blejë në total 330 milion euro me qëllim rritjen e rezervës valutore.

Euro zbret në 102.05 lekë! Ekspertët tregojnë arsyet
Muaji prill ka bërë që monedha evropiane të vazhdojë zhvlerësimin duke u këmbyer në nivelet më të ulëta.

Në nivelin e këmbimit 102.05 kundrejt lekut, monedha evropiane është zhvlerësuar me gati 10% në krahasim me një vit më parë, ndërsa nga fillimi i këtij viti zhvlerësimi është me 3%. Në nivele kaq të ulëta monedha evropiane këmbehej vetëm në periudhën e nëntor-dhjetor atëherë kur dhe prurjet e diasporës në Shqipëri janë të shumta. Sipas ekspertëve zhvlerësimi i monedhës përgjatë periudha të ndryshme të vitit vjen nga një sërë faktorësh

“Turizmi po merr një formë më të qëndrueshme dhe po vijën ta vizitojnë vendin tonë përgjatë gjithë kohës. Faktor tjetër është dhe sektori i ndërtimit që kemi parë në të gjithë raportime e fundit që janë bërë se pjesa e ndërtimit zë një pjesë të rëndësishme bashkë me investimin në pasurinë e paluajtshme gjë që reflektohet dhe në kursin e këmbimit.”-shprehet Edison Zaçaj, ekspert ekonomie.

Banka e Shqipërisë në raportin e saj vjetor shpjegon se zhvlerësimi i euros nga të gjithë analizat vjen vetëm bazuar mbi rritjen e vëllimit tregtar dhe përmirësimit të disa faktorëve të ekonomisë, siç janë rritja e investimeve të huaja, remitancave dhe prurjeve nga turizmi, Por, ekspertët janë të mendimit se edhe pastrimi I parasë në forma të sofistikuara ka ndikimin e tij.

“Në lidhje me këtë duhet të themi që institucionet kur raportojnë, raportojnë në bazë të informacioneve që ata regjistrojnë ku ata marrin një pjesëz të veprimtarisë së këtyre sektorëve. Nuk janë plotësisht të vërteta të gjitha këto raportime pasi ka shumë faktorë të tjerë dhe leku i pisët padyshim vijon të qëndrojë në vendin tonë, veprimtari të ndryshme dhe forma të ndryshme se si mund të depërtojnë janë të ndryshme qoftë dhe në raportime e fundit ku janë future edhe kompanitë e mëdha tregtare në skemë, pasi këto kompani duke që se qarkullojnë vlera të mëdha të parasë kesh I bën ato të favorshme për tu përdorur ndaj grupeve kriminale për pastrimin e parasë.”

Analizat e BSH tregojnë se këmbimi i euros do të vijojë të jetë në këto nivele të ulëta, ndërsa ekonomia shqiptare përmirëson parametrat e saj. Por, FMN në vlerësimin që i ka bërë treguesve makroekonomikë ka ngritur shqetësimin se kursi duhet të mbahet në vrojtim pasi mund të ketë sërish një forcim të monedhës evropiane, gjë që do të sillte një sërë rreziqesh.