emigrimin – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Biden bisedon me homologun meksikan për emigrimin
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka biseduar me homologun e tij meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, lidhur me bashkëpunimin për politikën e emigrimit, teksa lideri amerikan ende nuk ka vendosur nëse do të ndërmarrë ndonjë veprim ekzekutiv për të ulur numrin e emigrantëve që hyjnë në SHBA përmes kufirit jugor të shtetit.

Pas bisedës telefonike, që u zhvillua me kërkesë të Bidenit, përmes një deklarate të përbashkët, dy udhëheqësit thanë se biseduan për përpjekjet e përbashkëta për të “menaxhuar në mënyrë efektive” emigrimin dhe për të “forcuar efikasitetin operacional” në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës.

“Ne bisedojmë në mënyrë periodike. Ai më thërret, unë e thërras”, tha Lopez Obrador gjatë një konference për media të hënën.

Udhëheqësi meksikan tha se të dyja shtetet kanë bërë përparim në kontrollin e emigrimit të pautorizuar, duke i bindur shumë emigrantë që të mos përdorin metoda të paligjshme për të lëvizur nga shteti në shtet. Ai po ashtu mirëpriti vendimin e Gjykatës Supreme amerikane, që u mor në janar. Sipas këtij vendimi, agjentët e kontrollit kufitar mund të heqin telat me gjemba që shteti i Teksasit vendosi përgjatë kufirit, si mënyrë për të penguar emigrantët.

Në deklaratën e përbashkët, Biden dhe Lopez Obrador thanë se kanë urdhëruar këshilltarët e tyre të sigurisë kombëtare që “menjëherë” të marrin masa konkrete për të ulur numrin e kalimeve të paligjshme kufitare, megjithëse nuk dhanë më shumë detaje. Por, në deklaratë u tha se kjo politikë do të mbrojë të drejtat e njeriut.

Që nga kolapsimi i legjislacionit për kufirin në Kongres më herët gjatë këtij viti, Shtëpia e Bardhë nuk e ka përjashtuar mundësinë që Biden të lëshoi një urdhër ekzekutiv për rregullat e azilit, me qëllim që të ulë numrin e emigrantëve në kufirin jugor të SHBA-së.

Sipas shifrave të fundit, numri i kalimeve ilegale të kufirit ka rënë, pasi në dhjetorin e vitit të kaluar u arrit rekordi prej 250.000, teksa zyrtarët meksikanë kanë rritur përpjekjet e tyre për të parandaluar emigrimin ilegal.REL