energjetike – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

103 milionë dollarë për infrastrukturën energjetike
Norvegjia njoftoi të dielën se do t’ia dhurojë Ukrainës 103 milionë dollarë, për t’i ndihmuar në rregullimin e infrastrukturës së energjisë.

“Rusia po kryen sulme të mëdha sistematike për ta shkatërruar rrjetin energjetik, por ukrainasit po punojnë ditë e natë për të siguruar furnizim të nevojshëm me rrymë për popullsinë”, tha kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store.

Sipas vlerësimeve të reja, më shumë se 50 për qind e kapacitetit të Ukrainës për prodhimin e rrymës është shkatërruar, tha Qeveria.

“Ne jemi në bisedime të ngushta me Ukrainën për mënyrën se si ajo mund t’i përdorë këto të holla. Ukrainasit e dinë më së miri se çfarë nevojitet”, tha Store.

Ai shtoi se është e rëndësishme të fillojë ndreqja e rrjetit energjetik para së të vijë dimri.

Ai shtoi se është e rëndësishme të fillojë ndreqja e rrjetit energjetik para së të vijë dimri.

Një pjesë e parave do të përdoren për riparime në rajonin e Harkivit, i cili është goditur në veçanti nga sulmet ruse muajt e fundit, tha ai.

Ukraina njoftoi më herët këtë javë se do ta vazhdojë importimin e rrymës në sasi rekorde, për ta plotësuar mungesën e energjisë elektrike, e cila vjen si pasojë e sulmeve të vazhdueshme të Rusisë në infrastrukturën e saj energjetike.

Operatori i rrjetit energjetik të Ukrainës, Ukrenerho, tha më 14 qershor se do t’i importojë 31.904 megavat rrymë në orë, duke e thyer rekordin e kaluar prej 29.796 megavat në orë të importuara në fillim të kësaj jave.

Rusia i ka rritur sulmet me raketa dhe dronë kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës prej marsit, duke shkaktuar reduktime të shpeshta të rrymës.

Kievi është detyruar të importojë rrymë nga Bashkimi Evropian për t’i mbajtur dritat ndezur.