Erich Maria Remarque. – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Fragment Nga Romani “Obelisku i zi” Nga Erich Maria Remarque…
“Obelisku i zi”, mendoj se është romani më i bukur i Remark, edhe pse ndër veprat e tij më të arrira rendisin “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”. I kam lexuar të dy këta romane, bashkë me shumë të tjerë të të njëjtit autor: “Kohë për të jetuar dhe kohë për të vdekur”, “Tre shokë”, “Harku i triumfit” etj. Por në veçanti më ka bërë përshtypje “Obelisku i zi”. I shkruar bukur, si çdo vepër tjetër e Remark, në këtë roman ai vendos në qendër Ludvikun dhe Izabelën.

Romani vendoset në periudhën pas Luftës së Parë Botërore, kur ende ndiheshin pasojat e inflacionit. Ludviku punonte në një firmë që merrej me varrimet dhe përgatitjen e qivureve për të vdekur. Jeta e tij i dukej e pakuptimtë, mendonte se kishte shumë më tepër në jetë për të përjetuar, se sa puna që bëntë. Jeta e Ludvikut filloi të merrte kuptim kur njohu Izabelën, një vajzë të re e të bukur, edhe pse e prekur nga demenca. Përshkrimet fantastike të ndjenjave të të rinjve, harresa e Izabelës dhe mundimet e Ludvikut, janë disa nga aspektet që e bëjnë këtë roman të jashtëzakonshëm, krahas gjuhës së pasur të autorit dhe përkthimit fantastik të Robert Shvarc. Një nga fragmentet më të bukur është dhe i mëposhtmi:

“Unë s’di ta luaj pjesën për së mbari, as në piano dhe as në jetë. Kurrë, kurrë s’kam ditur; gjithmonë kam qenë tepër i rrëmbyer, gjithmonë tepër i paduruar, gjithmonë më futej diçka në mej, gjithmonë më këputej diçka… po cili është ai që di ta luajë pjesën ashtu siç duhej dhe, në qoftë se di, për çfarë do t’i hyjë në punë? Mos vallë mjegulla e dendur do të jetë pastaj më pak e dendur, pyetjet pa përgjigje do të jenë pastaj më pak të pashpresa, dëshpërimi për shkak të pafuqisë së përjetshme do të përvëlojë pastaj më pak dhimbshëm dhe do të mund ta shpjegosh e ta rrokësh e ta kalërosh pastaj jetën si një kalë të zbutur – apo jeta do të shëmbëllejë përherë me një vel të stërmadh mes shtrëngatës që na mban dhe qëm sapo të zgjasim dorën për ta prekur, na flak në tallaze? Më hapet ndonjëherë një hon përpara syve, që duket sikur zgjatet deri në qendër të tokës. Me çfarë mund të mbushet? Me mall? Me dëshpërim? Me lumturi? Po me ç’lumturi? Me kapitje? Me dorëzim? Me vdekje? Përse jetoj unë? Po, përse jetoj vallë?”

Jeto I Lumtur

Fragment nga romani “THUAMË SE MË DASHURON” – Erich Maria Remarque.
E dashura ime, mora prej teje një letër që më ka lumturuar.

Në të thuhet çdo gjë që një njeri mund t’i thotë një tjetri e sidomos thuhen ato që vetëm ti mund të m’i thuash.

Secili nga ne është bërë tashmë aq shumë fat i tjetrit saqë fjalët mund të shkojnë këtu fare pak. E prapë se prapë çdo herë çuditem pa masë dhe jo për gjë, por nga fakti që në një kohë të rrëmujës së madhe, dy jetë kaq të ndryshme që kishin bërë aq e aq kërkime që shpesh hiqni dorë nga këto kërkime, u bashkuan kokërr për kokërr.

Sa ngrohtësi të pashpenzuar kam ende në veten time, kjo ngrohtësi është aq e madhe, sa mund të mbajë brenda zemra ime. Është e çuditshme si u kthye çdo gjë në dashuri. Si ndodhi që shumë gjëra që gjithë jetën i kam urryer, u bënë të rëndësishme e tërheqëse e të tjera gjëra që më parë i lakmoja e i kërkoja, u zhytën në harresë.

E ç’mund të jetë më i mrekullueshëm se zakoni, më e dëshirueshme se shpresa, çfarë mund të lumturojë më tepër se përputhja e plotë e ndjenjave tona.

Si ka mundësi që për mua çdo gjë që ekziston në këtë botë, ndriçohet nga këto rreze, të një ndjenjësi e të pafund!

Sa larg e pa vlerë duket tani shkëlqimi i rremë i aventurave, shqetësimet, prirja fëminore për të prishur, shpenzim të parave pa kriter e harresë.

Nuk dua të harroj më, por të kujtoj që të mbledh sa më shumë për ne të dy.

Ti je kupë, je zemër e hapur për të tjerët, ti që je gjithmonë e gatshme. Unë të dua dhe çdo gjë tek unë rritet e turret prapë drejt teje.

Era fryn e lëkund kallinjtë që fëshfërijnë si krahë të mëdhenj. Përqafomë fort e dashur, përqafomë, sepse nganjëherë më kaplon frika nga gjerësia e plotësia e ndjenjave, aq të reja janë ato për mua. Mund të mendosh se malli i ngarkuar është më i rëndë se vetë anija dhe se tani po i çon era në det të hapur.

Kjo është një frikë e kotë dhe në përgjithësi nuk është fare frikë, vetëm se është grumbulluar aq shumë dashuri, saqë mbrëmjeve më erren sytë e çdo gjë mbulohet me hije; ja pra, sa shumë përulem e gjunjëzohem para asaj që ndiej.

Kjo është pjekuria e stinës së verës që ka mbjellë lulëzimin, megjithëse askush nuk ka mbjellë asgjë, kjo është një verë me bimë të egra e një dashuri e harlisur, një lule e bukur dhe e fortë e jetës, lule që ka qëndruar shumë kohë e vetmuar…

Jeto I Lumtur