Erion Veliajt – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Rama i hap rrugën Erion Veliajt për daljen nga burgu
Njoftimi që Rama bëri më 11 shtator për zgjedhje të parakohshme në Tiranë, pasoi vendimin sot të Këshillit Bashkiak për t’i propozuar kryeministrit që të shkarkojë kryetarin aktual Erion Veliaj.

Ndërkohë, në fillim të muajit të ardhshëm, Gjykata do të mblidhet edhe një herë për të shqyrtuar kërkesën e radhës së Veliajt për t’iu hequr masa e sigurisë së arrestit në burg pa afat.

Deri sot, çdo përpjekje e Veliajt për të lënë qelinë ka dështuar, pasi gjyqtarët kanë konsideruar të drejtë argumentin e SPAK se lirimi nga burgu në kushtet kur Veliaj është ende kryetar bashkie, mund të ndikojë në prishjen e provave ose dëmtimin e procesit të ngritur nga prokuroria e Posaçme.

Por tani, gjërat kanë ndryshuar. Brenda të enjtes, pritet që ai të shkarkohet përfundimisht në mbledhjen e parë të qeverisë së re.

Ky shkarkim i heq SPAK-ut, armën kryesore që ka pasur deri tani, për të mbajtur Veliajn në burg.

Shtoji kësaj dhe faktin se dosja është kopsitur sipas SPAK dhe tashmë rezulton të jetë dorëzuar në gjykatë, duket se i hapin rrugën lirimit nga burgu të Erion Veliajt.

Ajo që ndodhi shtatë muaj më parë me arrestimin në zyrë të Veliajt, shënoi dhe ndërprerjen e karrierës së tij politike dhe profesionale.

Që në atë kohë u bë e qartë se Veliaj ishte kthyer në kartë e djegur për Ramën, i cili ditët e para ishte dukshëm i shqetësuar për të ardhmen e socialistëve dhe fatin e zgjedhjeve në prag, duke iu sulur SPAK-ut dhe gjykatësve, por shpejt u largua nga kjo strategji dhe e mënjanoi Veliajn dhe jehonën për të.

Zgjedhjet treguan se Rama nuk pësoi asnjë disfatë dhe as ulje numrash në Tiranën e Veliajt, duke e bindur kryesocialistin se lufta që nisi për të, nuk kishte më as fuqi dhe as vlerë.

Ndaj Rama duket se vendosi ti bëjë një dhuratë të fundit Veliajt, për t’i hapur rrugë nxjerrjes nga burgu duke e shkarkuar nga detyra.

Tani, mbetet të shohim nëse gjasat e shtuara për të rifituar lirinë, do të konkretizohen muajin e ardhshëm. /noa.al

Nis seanca në Apelin e GJKKO për çështjen ndaj Erion Veliajt
Tiranë, 9 qershor 2025 – Në Gjykatën e Posaçme të Apelit ka nisur sot shqyrtimi i çështjes që përfshin kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj nuk është paraqitur personalisht në seancë, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Ermir Beta. Në sallën e gjyqit ka qenë i pranishëm gjithashtu Elman Abule, i shoqëruar nga avokatja Romina Zano.

Seanca po zhvillohet në prani të të gjitha palëve dhe mbrojtësve ligjorë, ndërsa gjykata pritet të japë vendimin për këtë çështje në vijim. Nuk janë bërë publike ende detajet konkrete të akuzave apo kërkesave të mbrojtjes dhe prokurorisë.