euros – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Rritet vlera e euros në treg, këmbehet më shumë se…
Monedha europiane ka fituar pikë këtë javë, duke u këmbyer në tregun valutor për më shumë se 100 lekë. Ky vlerësim i shpejtë mund të ngjallë optimizmin tek bizneset që janë dëmtuar gjatë viteve të fundit. Euro po fuqizohet shpejt. Pas një periudhe të gjatë, me rënie të qëndrueshme, monedha europiane ka fituar gjatë ditëve të fundit më shumë se 2 pikë, duke kaluar nivelin e 100 lekëve në tregun valutor vendas.

Në kursin zyrtar të Bankës Qendrore, këtë mesjavë një euro këmbehet për 100.06 lekë, vlerë e cila përkon me nivelin më të lartë të arritur që nga shtatori i vitit të kaluar. Nëse vazhdon me këtë ritëm, ky mbicmim do të shërbejë pozitivisht për një sërë sektorësh të prodhimit dhe eksportit, të cilët kanë parë humbje domethënëse në aktivitetin e tyre gjatë 3 viteve të fundit. Në vitin 2024, monedha europiane regjistroi nivelin më të lartë në 2024 në muajin janar kur u këmbye 104.7 lekë, ndërsa nisi të binte me ritme të shpejta pas muajit maj, deri kur arriti pikun në nëntor, me kursin 98.2 lekë.

Banka e Shqipërisë i shtoi ndërhyrjet në tregun valutor në fund të vitit 2024 me qëllim stabilizimin e euros. Por institucionet ndërkombëtare, nuk rekomandojnë ndërhyrje, me argumentin se kursi i këmbimit duhet të përshtatet me tregun.

Pse shqiptarët po zgjedhin lekun para euros?
Bizneset dhe qytetarët në Shqipëri janë orientuar në marrjen e huave në monedhën kombëtare. Sipas raportit të Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë rezulton se gjatë vitit të kaluar ka pasur një ndryshim të tendencës së kredive që jepen në lekë duke tejkaluar ato në valutë, kryesisht në euro. Portofoli i kredive sipas monedhës, për vitin 2023, në ndryshim nga viti 2022, evidenton se kredia në lekë ka peshën më të madhe në totalin e kredisë me 53.7% duke pësuar një rritje me 4 %.

Ndërkohë që pesha e portofolit të kredisë në valutë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë evidenton një rënie krahasuar me vitin 2022 .Ky fenomen është ndikuar nga efektet e kursit të këmbimit. Gjatë vitit të kaluar monedha europiane ka pasur luhatje të forta duke pësuar një dobësim me gati 13 pikë. Ndërkohë një ndër sektorët që kanë marrë më shumë mbështetje nga bankat rezulton të jetë tregtia.

Sipas Bankës së Shqipërisë struktura e kredisë sipas sektorëve të ekonomisë për vitin 2023, evidenton kreditim më të madh të bizneseve kundrejt individëve.

Sektorët më të kredituar të ekonomisë vazhdojnë të mbeten “Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave” me një peshë prej 30.3% të portofolit, pasuar nga sektori i “Ndërtimit” me një peshë prej 17.3% dhe sektori i “Industrisë përpunuese” me një peshë prej 12.4%.

Analiza e kredisë sipas llojit të subjektit evidenton një përqendrim më të lartë në sektorin privat, rreth 60.8%.Edhe kredia për individë rezulton në rritje me 23 miliardë lekë ndërsa huaja dhënë sektorit publik ka regjistruar një rënie me 8.4 miliardë lekë .

Kreditimi sipas monedhave në 2023:

Kredia në lekë 53.7%

Kredia në valutë 46.3%

Kursi i euros e nis javën në rënie drastike, ja historiki ri historik
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur këtë javë me një tjetër rënie të lehtë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të hënën me 100.26 lekë, që përfaqëson edhe nivelin më të ulët historik të kursit të këmbimit, ndërkohë që rekordi i mëparshëm kishte qenë vlera e 100.27 lekëve, më datë 11 qershor.

Gjatë fundjavës, megjithatë, kursi i këmbimit ka rënë në nivele edhe më të ulëta. Disa pika të këmbimit valutor, duke përfshirë subjektin më të madh, Iliria ’98, e kanë tregtuar euron me 99.6 lekë në blerje dhe 100.4 lekë në shitje. Në mesatare, ky kurs do të rezultonte në nivelin e 100 lekëve, duke regjistruar një rekord të ri faktik të kursit të këmbimit.

Megjithatë, duke qenë se Banka e Shqipërisë nuk e llogarit dhe publikon kursin e këmbimit gjatë fundjavës (kur banka qendrore dhe subjektet kryesore raportuese, bankat tregtare, janë pushim), zyrtarisht kursi më i ulët mesatar është i regjistruar ditën e sotme, prej 100.26 lekësh.

Këtë verë, ashtu siç parashikohej, kursi i euros po përballet me presione reja rënëse, për shkak të flukseve të larta valutore hyrëse të sezonit turistik. Kursi mesatar i këmbimit nuk ka rënë poshtë nivelit të 100 lekëve vetëm falë ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, që gjatë muajve maj dhe qershor ka kryer disa herë blerje të drejtpërdrejta të euros në tregun valutor.

Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë ka tërhequr një pjesë të valutës nga tregu, duke frenuar rënien e mëtejshme të monedhës europiane, por paralelisht ka dhënë edhe një efekt piskologjik, duke përcjellë mesazhin se banka qendrore nuk dëshiron të lejojë rënien e kursit poshtë kufirit të 100 lekëve.

Në kushtet e inflacionit të ulët, poshtë objektivit prej 3%, Banka e Shqipërisë mund ta justifikojë këtë ndërhyrje në funksion të objektivit të saj kryesor, të stabilitetit të çmimeve. Një forcim i mëtejshëm i lekut do të ulte edhe më shumë çmimin e produkteve të importuara dhe do të forconte më tej trysninë dizinflacioniste në ekonomi.

Forcimi i lekut ka ndikuar ndjeshëm në uljen e inflacionit në ekonominë shqiptare, ndërsa ka ndihmuar ruajtjen e aftësisë paguese të huamarrësve me të ardhura në lekë dhe kredi në valutë. Por, nga ana tjetër, rënia e kursit në këto nivele ka dëmtuar ndjeshëm sektorët eksportues të mallrave dhe të shërbimeve në ekonomi, veçanërisht fasonerinë.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se deficiti i llogarisë korrente në tremujorin e parë të vitit arriti vlerën e 371 milionë eurove, në rritje me 190% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, kjo nuk ndikoi në zhvlerësimin e lekut gjatë tremujorit të parë të vitit, kur kursi i këmbimit ngeli në nivele relativisht të qëndrueshme. Ndërkohë, tremujori i dytë është shoqëruar me një tjetër cikël rënës, i nxitur nga shtimi i flukseve valutore hyrëse në ekonomi./ Monito