FSHF – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

FSHF konfirmon publikimin e listës së Kombëtares, Silvinjo shpjegon zgjedhjet për duelin me Serbinë
Nesër do të publikohet lista e Kombëtares, për ndeshjet e qershorit në kualifikueset e Botërorit. FSHF ka konfirmuar këtë fakt në njoftimin ku tregon po ashtu se Silvinjo do të dalë në konferencë.

“Nesër, e hënë (datë 26 maj), në ora 11:00 trajneri i Kombëtares, Sylvinho, do të dalë në konferencë për median, ku do të flasë për listën e lojtarëve që do të grumbullohen për dy ndeshjet e kualifikueseve të Botërorit 2026 në qershor ndaj Serbisë dhe Letonisë”, shkruhet në njoftimin e FSHF.

Kështu nga “Shtëpia e Futbollit” do të kthehet trajneri brazilian, para dy ndeshjeve të rëndësishme. E para do të jetë me Serbinë në “Arenën Kombëtare”, ndërsa tjetra ndaj Letonisë në transfertë.

Dhuna serbe ndaj futbollistit shqiptar, FSHF dënon ngjarjen
Federata Shqiptare reagoi ndaj ngjarjes së turpshme të ndodhur në 6 prill në Bosilegrad të Serbisë në sfidën mes Mladost dhe KF Tërnocit.

Atë ditë policia serbe ushtroi dhunë fizike ndaj futbollistit Veton Zeqiri, ndërkohe që përdori fyerje e kërcënime për të shkuar më pas e bastisur dhomën e zhveshjes së lojtarëve duke kontrolluar sendet personale të tyre.

Qeveria e futbollit në vendin tonë dërgoi një letër zyrtare në drejtim të Federatës Serbe të futbollit duke shprehur shqetësimin për të gjithë këtë incident shumë të rëndë

“Ndajmë shqetësimin tonë në lidhje me një incident të ndodhur së fundmi me ekipin KF Tërnoci gjatë ndeshjes së zhvilluar më 6 prill në Luginën e Preshevës-lexohet ndër të tjerat në letrën e Federatës Shqiptare të futbollit-Ky incident ka shkaktuar shqetësim të konsiderueshëm dhe ngre pikëpyetje serioze mbi kushtet në të cilat ekipet dhe lojtarët marrin pjesë në veprimtaritë futbollistike.

Situata të tilla jo vetëm që rrezikojnë mirëqenien e të përfshirëve, por mund të ndikojnë edhe në frymën e lojës së ndershme dhe respektit të ndërsjelltë — elemente thelbësore për sportin tonë, sidomos në kuadër të përgatitjeve tona të përbashkëta për UEFA Euro U21 2027”, thuhet në deklaratë.

Federata shqiptare e Futbollit e mbyll reagimin e saj duke deklaruar se do të ndjekë me vëmendje zhvillimet në vijim dhe mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të të gjithë aktorëve të futbollit shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve të vendit.

Emërtimi i stadiumit/ FSHF del me njoftimin e rëndësishëm
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar hapjen e një procesi publik për ofertat lidhur me të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë, aktualisht të njohur me emrin “Air Albania”.

Procesi ka për qëllim gjetjen e një partneri për të ofruar të drejtat e emërtesës, duke mundësuar sponsorizimin dhe promovimin e markës së stadiumit.

JOFTIMI I FSHF:

Qendra Kombëtare Kuq e Zi (QSKZ), njofton publikisht shpalljen e hapjes së një procesi publik për ofertat, në lidhje me të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë, Shqipëri.

Stadiumi Kombëtar, i njohur aktualisht me emrin komercial “Air Albania Stadium”, me një kapacitet prej 22,500 vendesh, është impianti më i rëndësishëm sportiv në Shqipëri.

Kjo godinë prestigjioze, në qendër të Tiranës, është jo vetëm shtëpia e ekipit kombëtar të futbollit, por edhe qendra më e rëndësishme për zhvillimin e aktiviteteve futbollistike kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo shërben edhe për evente të ndryshme si koncerte, prezantime si edhe për ngjarje të ndryshme komunitare.

Prej nëntorit të vitit 2019, kur është inauguruar, stadiumi është shndërruar në një pikë referimi dhe qendër e rëndësishme që grumbullon çdo ditë rreth objekteve të tij, me qindra e mijëra persona dhe shumë turistë të huaj, të cilët popullojnë ambientet rreth tij, nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të natës. Dhe kjo në shtatë ditët e javës dhe jo vetëm, ditët e eventeve sportive.

Të drejtat e emërtimit për Stadiumin Kombëtar, ofrojnë një platformë unike, për të përforcuar dukshmërinë, rritjen e popullaritetit të markës tuaj dhe për të angazhuar një audiencë shumë të gjerë dhe të apasionuar. Partneri i suksesshëm do të përfitojë nga:

Ekspozimi i gjerë mediatik:

Stadiumi pret aktivitete me profil të lartë, përfshirë ndeshjet e futbollit të ekipeve kombëtare, ndeshjet kombëtare me profil të lartë, garat ndërkombëtare sportive dhe ngjarjet kulturore, duke tërhequr një mbulim të konsiderueshëm mediatik brenda dhe jashtë vendit.

Integrimi dhe prezantimi i dukshëm i markës:

Integrim i plotë i markës brenda stadiumit, përfshirë tabela të dukshme, ekrane digjitale dhe marka në bileta, tabela në flesh zona, sallat e konferencave të shtypit dhe zonat mix (ku zhvillohet i gjithë proçesi i intervistave të cilat transmetohen jo vetëm live gjatë zhvillimit të eventit, por edhe më pas në të gjitha edicionet informative, në emisionet e tjera, që i bëjnë jehonë eventit). Kjo garanton shikueshmëri të lartë dhe siguron dukshmëri të gjerë të markës.

Angazhimi digjital dhe në mediat sociale:

Angazhim me një komunitet shumë të madh online, përmes kanaleve digjitale të stadiumit dhe sidomos atë të FSHF dhe ekipit kombëtar, përfshirë përmbajtje të bashkë-markuar dhe aktivitete interaktive me tifozët.

Mundësi Ekskluzive të Sponsorizimit dhe Paketat e Mikpritjes:

Shijoni paketa VIP, akses në vendet premium dhe mundësi për të organizuar evente korporative, duke ofruar një mjedis unik për rrjetëzim dhe argëtim klientësh.

Iniciativa të komunitetit dhe përgjegjësisë sociale:

Lidhuni me komunitetin lokal përmes përfshirjes në programe për zhvillimin e të rinjve, projekte sportive të nivelit bazë dhe aktivitete të tjera të fokusuara në komunitet, duke demonstruar përkushtimin tuaj ndaj përgjegjësisë sociale.

Përfitimet e partneritetit afatgjatë:

Një marrëveshje afatgjatë ofron dukshmëri të vazhdueshme të markës dhe lidhje me trashëgiminë e stadiumit. Në fund të fundit, stadiumi është një pjesë e rëndësishme e historisë dhe sa më afatgjatë të jetë bashkëpunimi aq më shumë rritet vlera e emrit. Kjo siguron përfitime të vazhdueshme të marketingut dhe duke përforcuar pozicionin e markës tuaj në sektorët sportiv dhe kulturor.

Paraqitja e Shprehjes së Interesit

Palët e interesuara janë të ftuara të dorëzojnë një Shprehje Interesi brenda datës 30 Nëntor 2024 e cila të përfshijë:

Profili i Kompanisë: Një përmbledhje e shkurtër e organizatës, përfshirë përvojën dhe arritjet përkatëse.
Kontaktin: Ju lutemi të siguroni të dhënat e kontaktit të përfaqësuesit ligjor të kompanisë dhe referencave kryesore të përfshira në këtë projekt.
Përmbledhje e vizionit dhe objektivave të markës: Një përmbledhje e vizionit të markës dhe objektivave të komunikimit, duke shpjeguar se si ky partneritet përputhet dhe përmirëson strategjinë tuaj të përgjithshme të markës.

Përmbledhje e propozimit:

Një përmbledhje e nivelit të lartë të partneritetit të propozuar për të drejtat e emërtimit, përfshirë objektivat kryesore, strategjitë për shfrytëzimin e partneritetit dhe çdo ide inovative për aktivizim.
Oferta financiare: Një propozim financiar indikativ që përshkruan kushtet e investimit për të drejtat e emërtimit.

Informacion shtesë:

Çdo informacion shtesë që mbështet propozimin, si raste studimore të sponsorizimeve të mëparshme etj.

Vlerësimi i propozimeve

Dorëzimet do të vlerësohen bazuar në këto kritere:

Përputhja me vlerat dhe vizionin e Stadiumit Kombëtar dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Aftësia e propozuesit për të maksimalizuar vlerën e partneritetit të të drejtave të emërtimit.
Përkushtimi financiar dhe kushtet e propozuara.
Krijimtaria dhe inovacioni në strategjitë e propozuara të aktivizimit.

Ju lutemi të paraqisni propozimet tuaja në format elektronik në qskz@fshf.al brenda datës 30 nëntor 2024. Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, jeni të lutur të na kontaktoni në qskz@fshf.al.

Për t’u njohur më shumë me atë që ofron Stadiumi Kombëtar mund të klikoni në linkun bashkëngjitur: Prezantimi i National Arena Stadium

Superiorja ndërron emër, FSHF
Federata Shqiptare e Futbollit dhe Liga Profesioniste e Futbollit njoftojnë të gjitha organizatat dhe kompanitë e interesuara se ka filluar procesi për tregtimin e të drejtave të emërtimit.

Përmes sigurimit të së Drejtës së Emërtimit të kampionatit elitë në vend, organizata bëhet partnere me FSHF-në dhe klubet anëtare, fiton ekspozim të gjerë në mediat tradicionale (përmes emisioneve të ndryshme televizive, kronikave në edicionet informative etj.) dhe ato “online”, si edhe promovim në të gjithë skenën kombëtare dhe jo vetëm.

FSHF dhe Liga Profesioniste e Futbollit ftojnë të gjithë të interesuarit të paraqesin interesimin e tyre pranë Departamentit të Marketingut të Federatës Shqiptare të Futbollit. Propozimi juaj duhet të përshkruajë vizionin tuaj për partneritetin, duke theksuar përfitimet reciproke që do të sillte për të dyja palët.

Shfaqja e interesit duhet të shoqërohet me detaje në lidhje me organizatën tuaj, objektivat e marketingut dhe çdo përvojë të mëparshme në sponsorizimin sportiv ose bashkëpunime të ngjashme.

Afati i fundit i dorëzimit:

Propozimet duhet të dorëzohen brenda datës 23.03.2024 në: info@fshf.al.

Për pyetje ose detaje të mëtejshme në lidhje me këtë mundësi, përfshirë dokumentet informative, listën e mundshme të përfitimeve dhe kontratën tip, ju lutemi na kontaktoni në: marketing@fshf.al.

FSHF del kundër Superligës Europiane: S’ka vend për të
Federata Shqiptare e Futbollit, ka dalë kundër krijimit të Superligës Europiane, pas vendimit të fundit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë.about:blank

Në qëndrimin zyrtar përmes një postimi të bërë, FSHF shkruan se futbolli është për të gjithë dhe duhet merituar në fushë.

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me projektin në të ardhmen, ndërkohë që edhe 3 skuadra të mëdha, Bayerni i Mynihut, Mançester Junajtid dhe Atletiko Madrid, dolën kundër krijimit të Superligës Europiane.

“Tifozët, lojtarët, trajnerët, federatat, klubet, ligat dhe të gjithë ata që e duan lojën e bukur të futbollit thonë njëzëri: ‘Nuk ka vend për asnjë lloj Super League në Europë. Meritat sportive janë ato ku bazohemi. Futbolli është për të gjithë, i hapur për të gjithë”. MERITOJENI NË FUSHË!”, shkruan FSHF.