fundosën – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Përgjimet e SPAK që ‘fundosën’ oficerët e policisë rrugore!
Publikohet një pjesë nga dosja dhe disa prej përgjimeve që çuan në pranga oficerët e policisë rrugore.

Për oficerin e policisë gjyqësore Edison Tabaku, i ndaluar me iniciativë të SPAK për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, me vlerën e 2 mijë eurove, u caktua masa “arrest me burg”.

Shënjestra nuk ishte GRUAJA e “Sidit”? Misteri i “G Class-it” tjetër që kaloi në Tiranë 5 minuta pas ATENTATIT në Lundër! Ndërkohë shefi i komisariatit rrugor Roven Zeka dhe shefi i OPGJ-ve Sokol Novaku, të ndaluar gjithashtu, dalin të martën para Gjykatës së Posaçme.

Euronews mëson se SPAK po kryente përgjime në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, kur në rrjetën e transkriptimit të komunikimeve u evidentuan biseda lidhur me një ryshfet prej 2 mijë eurosh për lehtësimin e pozitës së shtetases Anisa Vrioni, e cila kishte shkaktuar një aksident.

Në aktet e dorëzuara në Gjykatën e Posaçme, SPAK nënvizon se bashkëshorti i Anisës, Ergest Vrioni, ka komunikuar me oficerin e policisë Edison Tabaku, me të cilin kishte njohje të mëparshme.

Ai ka paguar shumën e parave prej 2 mijë eurosh me qëllim që të mos arrestojnë bashkëshorten e tij.

Sipas materialeve të dorëzuara në GJKKO, SPAK thotë se nga të dhënat e përftuara nga komunikimet telefonike rezulton se Vrioni ka kërkuar para tek persona të ndryshëm për t’ia dhënë oficerit të policisë gjyqësore.

Shuma është dhënë pranë banesës së punonjësit të policisë rrugore, në orët e vona të natës, duke shtuar se janë administruar dhe pamje filmike, i tha SPAK gjykatës.

Prokuroria e Posaçme nënvizon gjithashtu se nga këqyrja e aparatit të telefonit të personit nën hetim Edison Tabaku, rezulton se ai ka komunikime me shefat e tij eprorë, Sokol Novaku dhe Roven Zeka.

Nga komunikimet që ai ka me personin nën hetim Sokol Novaku, rezulton se i ka bërë me dije atij se personi “ka vetëm një njëshe dhe nëse pret puna deri të nesërmen, se sa ka ardhur nga Ksamili dhe se e ka shok”.

Ai i thotë “ok” dhe se “mos del keq me shefin”, sipas dyshimeve të SPAK.

Në kërkesën e dorëzuar në gjykatë, SPAK evidenton se të tre oficerët e dyshuar për korrupsion janë transferuar në kryeqytet nga strukturat e policisë Elbasan, ku kanë shërbyer më parë, shkruan euronews.

SPAK thotë se në banesën e OPGJ-së Edison Tabaku janë gjetur dhe 2.5 milion lekë dhe 26 mijë euro, ndërsa shefat e tij kanë mohuar dijeninë mbi veprimet e vartësit, duke deklaruar para agjentëve të BKH-së se për rastin janë zbatuar procedurat standarde dhe për shkaktuesen e aksidentit janë referuar materialet në prokurori, duke u hetuar në gjendje të lirë.

Nga aksidenti i ndodhur më 16 prill, në spital janë paraqitur 5 persona të lënduar lehtë, të cilët pasi kanë kryer kontrollet e nevojshme janë larguar për në banesë.