fuqi – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së Gjirokastrës (Emri)
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 5 dhjetor, lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjirokastrës, Mirela Iliopullo. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Albana Shtyllën, Ina Ramën e Mimoza Tasin, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Iliopullos ndaj vendimarrjes së Komisionit.

KPK e shkarkoi nga detyra gjyqtaren Mirela Iliopullo më 13 korrik 2021, pasi arriti në përfundimin se kishte mungesë të burimeve financiare në vlera të mëdha për pasuritë dhe shpenzimet e kryera; se kishte kryer në mënyrë të përsëritur deklarime të pamjaftueshme dhe se kishte fshehur pasurinë, duke cënuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë.

Mirela Iliopullo e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 si ndihmësgjyqtare në Gjykatës e Sarandës. Prej vitit 2000 dhe deri në momentin e shkarkimit, ajo e ushtroi funksionin e saj pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër./ BIRN

Psikologjia e vullnetit: kur besimi është fuqi
Besimi në veten tuaj është një ushtrim i vazhdueshëm që nuk duhet ta lini kurrë mënjanë. Askush nuk duhet të largohet nga shtëpia pa një dozë të mirë vetëvlerësimi dhe besimi të fortë, që i thotë se meriton gjithçka që dëshiron ose synon. Prandaj, dhe nga kuadri i psikologjisë së vullnetit, është interesante të merren parasysh sugjerimet e mëposhtme, të cilat padyshim mund të frymëzojnë.

Tabula rasa

Ne e bëjmë këtë shpesh me pajisjet tona. Nuk ka asgjë më të mirë se të rikthesh në gjendje fillestare sistemin e një celulari ose kompjuteri për ta bërë atë të funksionojë më shpejt dhe më lehtë. Megjithatë, një veprim i tillë kërkon fillimisht të dimë se cilët skedarë do të mbahen dhe cilët zgjedhim të fshijmë.

Për të besuar në veten tonë, duhet të braktisim shumë qëndrime të trashëguara, ide që të tjerët na kanë përcjellë dhe atribute që mund të kemi ndërtuar. Njerëzit e bojkotojnë veten shumë shpesh dhe e bëjnë këtë kur e nënvlerësojnë ose e krahasojnë me të tjerët. Të gjitha këto qasje të padobishme duhet të eliminohen: le të bëjmë një pastrim.

Për të arritur një qëllim, ne duhet të besojmë në veten tonë. Megjithatë, psikologjia e vullnetit na kujton se, siç thoshte Konfuci, gjërat e mëdha arrihen duke arritur së pari fitore të vogla.

Përpara se të vendosni objektiva të tepërta ose shumë të larta, është më mirë të nisni me sfida të vogla ditore me të cilat mund të fitoni siguri personale, më shumë besim dhe një imazh më pozitiv për veten.

Siç kemi thënë tashmë, arti i të besuarit në veten tuaj është si një muskul që duhet ushtruar çdo ditë. Prandaj, mos hezitoni ta përdorni duke lënë mënjanë mendimet e të tjerëve. Guxoni të merrni vendime dhe të dilni nga zona juaj e rehatisë ditë pas dite. Përballuni me pasiguritë pak nga pak dhe pa nxitim.

Kudo që të shkoni, jini gjithmonë vetvetja
Për të besuar te vetja, mos u largoni kurrë nga vetja. Kudo që të shkoni, mos e humbni thelbin tuaj, mos lini pas vlerat, pasionet apo identitetin tuaj. Lëreni thelbin tuaj të shënojë secilin nga hapat dhe vendimet tuaja, pa pasur frikë se çfarë mund të mendojnë të tjerët. Të jesh vetvetja në çdo kohë dhe në çdo situatë nuk është gjithmonë e lehtë, prandaj përkushtimi i përditshëm është edhe një ushtrim vullneti, me të cilin mund të fitosh edhe besimin dhe sigurinë personale.

Për të përfunduar, megjithëse nuk do të jemi kurrë në gjendje të kontrollojmë atë që jeta na sjell, ne mund të kontrollojmë se si reagojmë ndaj çdo rrethane. Nëse besojmë në veten tonë, vështirësitë do të jenë më pak të rënda dhe malet më pak të larta. Reflektoni!