Gazë – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Sulmet ajrore izraelite vrasin 16 njerëz në Gazë
Zyrtarët palestinezë kanë thënë se sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë 16 njerëz në Rripin e Gazës të hënën, përfshirë pesë gra dhe katër fëmijë.

Një sulm ajror e bëri rrafsh me tokën një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore, duke i vrarë së paku 10 njerëz në të, përfshirë katër gra dhe dy fëmijë.

Spitali Awda, i cili i pranoi trupat e viktimave, e konfirmoi lajmin dhe shtoi se 13 njerëz të tjerë u plagosën nga ai sulm.

Sipas të dhënave të spitalit, në mesin e të vdekurve ishte një nënë dhe fëmija i saj, si dhe pesë motra e vëllezër të saj.about:blank

Një sulm tjetër në një shtëpi në Qytetin e Gazës i vrau gjashtë njerëz, përfshirë një grua dhe dy fëmijë, sipas Mbrojtjes Civile, mjekëve emergjentë të cilët punojnë nën udhëheqjen e qeverisë së Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Izraeli thotë se në shënjestër i vë vetëm militantët dhe e akuzon Hamasin dhe grupet e tjera të armatosura se po i rrezikojnë civilët duke vepruar në zonat e banimit.

Ushtria izraelite rrallëherë i komenton sulmet individuale, në të cilat shpesh vriten gra dhe fëmijë.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se më shumë se 41.000 palestinezë janë vrarë në Gazë prej se sulmi i 7 tetorit nga Hamasi në Izrael e nxiti luftën mes tyre. Ministria nuk bën dallimin mes luftëtarëve dhe civilëve në llogaritjen e numrit të të vdekurve në këtë luftë, por thotë se mbi gjysma e të vrarëve janë gra dhe fëmijë.

Izraeli thotë se i ka vrarë mbi 17.000 militantë, pa dhënë dëshmi për këtë.

Lufta ka shkaktuar rrënim të madh dhe i ka zhvendosur mbi 90 për qind të banorëve të Gazës prej 2.3 milionë.

Lufta nisi kur Hamasi kreu një sulm më 7 tetor në jug të Izraelit, ku vrau rreth 1.200 njerëz dhe rrëmbeu mbi 250 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Mijëra izraelitë protestojnë sërish për lirimin e pengjeve në Gazë
Mijëra njerëz demonstruan në Tel Aviv, duke kërkuar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gazë.

Organizatorët e tubimit thanë se protesta synon të ushtrojë presion mbi qeverinë për të arritur negociatat me Hamasin islamik palestinez dhe për të rikthyer njerëzit që mbaheshin peng në Gazë.

Gjatë sulmit, në jug të Izraelit më 7 tetor, Hamasi dhe grupet e tjera ekstremiste vranë 1200 njerëz dhe morën peng 250 të tjerë në Rripin e Gazës. Izraeli beson se rreth 120 pengje janë ende atje, por shumë prej tyre ndoshta nuk janë më gjallë.

Masakra e paprecedentë shkaktoi luftën në Gazë, me udhëheqësit izraelitë që thanë se ata ende synojnë të zhdukin Hamasin. Sipas autoritetit shëndetësor të kontrolluar nga Hamasi, rreth 38 098 palestinezë janë vrarë deri më tani dhe 87 705 të tjerë janë plagosur në Gazë. Kjo shifër përfshin si luftëtarët ashtu edhe civilët.

Negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit synojnë jo vetëm shkëmbimin e pengjeve, por edhe arritjen e një armëpushimi në Gazë.

Bisedimet po rezultojnë të vështira, pjesërisht pasi Hamasi po bën thirrje për t’i dhënë fund të gjitha armiqësive – si kusht për një marrëveshje pengjesh. Megjithatë, kohët e fundit, Hamasi duket se ka treguar më shumë fleksibilitet, duke ndezur shpresën në Izrael se negociatat mund të kenë sukses.

Ndërkohë kritikët e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu thanë se ai po kundërshton armëpushimin në mënyrë që të qetësojë partnerët e koalicionit ultra-fetarë dhe të ekstremit të djathtë, të cilët refuzojnë t’i bëjnë lëshime Hamasit.

SHBA, protestat kundër luftës në Gazë dhe thirrjet antisemite
Studentët e universitetit të ‘Columbia-s’, të cilët u bënë shkak për protesta pro-palestineze në të gjithë vendin, thanë të premten se nuk kishin arritur ndonjë progres në bisedimet me administratorët e universitetit. Studentët thanë se do të vazhdojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ata kanë ngritur një kamp me çadra përpara universitetit.

Njoftimi vjen pas dy ditë negociatash shteruese ndërsa presidenti i universitetit u përball me kritika të ashpra nga stafi pedagogjik – diçka që është vënë re edhe në disa universitete të tjera, ku profesorët kanë dënuar në mënyrë të ngjashme, drejtuesit e universiteteve mbi përdorimin e policisë kundër protestuesve. Thirrja e policisë ka çuar në përleshje të ashpra, plagosje si dhe në qindra arrestime.

Ndërkohë të premten, një student i universitetit “Columbia”, Khymani James, u tërhoq nga komentet e bëra në janar të këtij viti pas publikimit të video që po qarkullon në internet.

Në video Khymani James dëgjohet tek thotë se “zionistët nuk meritojnë të jetojnë” dhe se ata duhet të jenë mirënjohës që “ai nuk po i vriste”.

“Ajo që thashë ishte e gabuar”, tha studenti nëpërmjet një deklarate. “Çdo anëtar i komunitetit tonë meriton të ndihet i sigurt, pa asnjë përjashtim”, shtoi ai më tej.

Sipas një zëdhënësi të universitetit, Khymani James iu ndalua të premten hyrja në kampus.

Organizatorët e protestës thanë se komentet e tij nuk pasqyronin vlerat e tyre, por ata nuk pranuan të japin detaje rreth nivelin të përfshirjes së Khymani James në protesta.

Tensionet po rrisin presionin mbi zyrtarët e shkollave, nga Kalifornia në Masaçusets, për të zgjidhur çështjen protestave ndërsa ceremonitë e diplomimit që zhvillohen maj, po afrojnë.

Ndërsa numri i të vdekurve po rritet në Gazë dhe kriza humanitare atje po përkeqësohet, protestuesit në universitetet në të gjithë SHBA-në kërkojnë që shkollat të ndërpresin lidhjet financiare me Izraelin dhe të shkëputen nga kompanitë që ata thonë se po financojnë konfliktin.

Disa studentë hebrenj thonë se protestat janë kthyer në antisemitizëm, duke ngjallur frikë tek ata për të shkuar në kampuse.

Të shtunën në mëngjes policia shpërndau një protestë në kampusin e universitetit ‘Northeastern’ në Boston. Shkolla tha se në protestën e nisur dy ditë më parë ishtin “infiltruar” nga ata që u quajtën “organizatorë profesionistë pa asnjë lidhje me shkollën”.

Në një deklaratë e universitetit thuhej gjithashtu se gjatë protestës ishte përdorur fjalor antisemit, sikurse “Vrititi hebrenjtë”.

“Ne nuk mund ta tolerojmë këtë lloj urrejtjeje në kampusin tonë”, thuhej në deklaratën e postuar në platformën e mediave sociale X.VOA

Bisedimet për armëpushim në Gazë pritet të rifillojnë të dielën
Bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në luftën mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – pritet të rifillojnë të dielën në Katar, thanë zyrtarët egjiptianë.

Ndërmjetësuesit shpresonin se do ta siguronin një armëpushim të përkohshëm gjashtëjavor para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit javën e kaluar, por Hamasi nuk e pranoi marrëveshjen e cila nuk përfshinte armëpushim të përhershëm në Gazë, kërkesë që u hodh poshtë nga Izraeli.

Në ditët e fundit, megjithatë, të dyja palët kanë treguar gatishmëri për t’i rifilluar bisedimet, të cilën kanë ngecur.

Hamasi ua dha ndërmjetësuesve një plan të ri trepjesësh, sipas të cilit, lufta do të merrte fund, thanë zyrtarët egjiptian, njëri i përfshirë në bisedime dhe tjetri i njoftuar rreth tyre.

Ata folën për Associated Press në kushte anonime, sepse nuk janë të autorizuar ta zbulojnë përmbajtjen e ndejshme të bisedimeve.

Pjesa e parë do të ishte një armëpushim gjashtëjavor, gjatë të cilit do të liroheshin 35 pengje – gra, të moshuar dhe të sëmurë – të cilat po mbahen nga pjesëtarët e Hamasit në Gazë, në këmbim të 350 të burgosurve palestinezë në Izrael.

Hamasi do t’i lironte gjithashtu edhe së paku pesë ushtare në këmbim të 50 të burgosurve, përfshirë të disave që po kryejnë dënime të rënda për terrorizëm.

Forcat izraelite do të tërhiqeshin nga dy rrugët kryesore në Gazë, do t’i lejonin palestinezët e zhvendosur të kthehen në veri të Gazës, e cila është shkatërruar nga luftimet, si dhe do të lejonte hyrjen e ndihmave humanitare në atë pjesë, thanë zyrtarët.

Në pjesën e dytë, të dyja palët do të shpallnin armëpushim të përhershëm dhe Hamasi do t’i lironte ushtarët e mbetur izraelitë që po mbahen peng, në këmbim të lirimin të më shumë palestinezëve, sipas zyrtarëve.

Në pjesën e tretë, Hamasi do t’i dorëzonte trupat që po i mban, ndërsa Izraeli do ta hiqte bllokadën ndaj Gazës dhe do të lejonte fillimin e rindërtimit të enklavës, thanë ata.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka cilësuar si “joreal” këtë propozim.

Megjithatë, ai është pajtuar t’i dërgojë negociatorët izraelitë për bisedime në Katar.

Bisedimet pritet të rifillojnë të dielën pasdite, megjithëse ka mundësi të shtyhen deri të hënën, sipas zyrtarëve egjiptianë.

Qeveria e Netanyahut i ka kundërshtuar thirrjet për armëpushim të përhershëm në Gazë, duke ngulur këmbë se, së pari duhet ta përmbushë synimin për ta “çrrënjosur Hamasin”.

Lufta vdekjeprurëse e Izraelit në enklavën palestineze nisi pasi pjesëtarët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, duke i vrarë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 250 pengje.

Më shumë se 31.000 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës prej atëherë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, nga ofensiva ajrore, detare dhe tokësore e Izraelit, e cila ka shkaktuar rrënim të madh në enklavë./REL

Sulme të njëpasnjëshme në Gazë. Mbi 30 të vdekur
Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që kontrollohet nga Hamasi, tha se sulmet me artileri të Izraelit goditën një turmë njerëzish që ishin në pritje të ndihmave humanitare, në qytetin e Gazës, këtë të enjte, duke vrarë 20 persona dhe plagosur 150 të tjerë. Ushtria izraelite tha po shqyrton këto njoftime.

Ndërkohë, një zyrtar i Kombeve të Bashkuara tha se numri i të vdekurve si pasojë e sulmeve ndaj një vendstrehimi në Gazë ka shkuar në 12, ndërsa mbi 75 persona janë plagosur.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë, e njohur si UNRWA, tha se të mërkurën, dy predha tankesh qëlluan një ndërtesë që strehonte mijëra të zhvendosur palestinezë në qytetin jugor të Khan Younis, në të cilin, gjatë ditëve të fundit, po zhvillohen luftime të ashpra. Zyrtari i OKB-së, Thomas White tha se ndërtesa u përfshi nga flakët. Ai nuk fajësoi në mënyrë direkte Izraelin, por mes palëve në konflikt, Izraeli është i vetmi që ka tanke.

Ushtria izraelite tha se” aktualisht ka përjashtuar” mundësinë që sulmi të jetë kryer nga forcat e saj, por se hetimet po vazhdojnë. Sipas ushtrisë,ndërtesa mund të jetë goditur nga një raketë e Hamasit.

Luftimet në Khan Younis kanë izoluar dy spitalet kryesore, duke bllokuar brenda, qindra pacientë dhe mijëra të zhvendosur . Një spital i tretë u evakuua gjatë natës, tha zyrtari i OKB-së.

Ditët e fundit, mijëra njerëz janë përpjekur të largohen me shpëjtësi dhe t’i shpëtojnë luftimeve, duke u drejtuar në jug të vendit, në vendstrehimet e mbipopullura pranë kufirit me Egjipit.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë thotë se më shumë se 25,700 njerëz janë vrarë dhe 63,000 të tjerë janë plagosur në rajon që nga sulmi i 7 tetorit në jug të Izraelit, kur militantët e Hamasit vranë rreth 1,200 persona dhe morën peng rreth 250 persona.

Perëndimi kërkon t’i japë fund shpejt luftës në Gazë
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në grupin e shtatë shteteve më të industrializuara (G7) janë duke kërkuar ta gjejë një mënyrë të shpejtë për t’i dhënë fund luftës në konfliktin e Rripit të Gazës, tha Italia të hënën, derisa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe homologët e tij nga Bashkimi Evropian po e vizitojnë rajonin.about:blank

Blinkeni mbajti takime për Gazën në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Arabinë Saudite të hënën, para se të nisej për Izrael, duke synuar t’i nisë përpjekjet për paqe konkrete, për të cilat thotë se janë të nevojshme për ta parandaluar një luftë më të gjerë.

Ai e nisi një vizitë pesëditore në Lindjen e Mesme të dielën në Jordani dhe në Katar. Kjo është vizita e tij e katërt në rajon prej sulmit të 7 tetorit, kur Izraeli u sulmua nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – i cili edhe e nxiti Izraelin ta fillojë luftën që nuk po tregon shenja përfundimi.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e vizitoi Izraelin të hënën, ndërsa kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, e vizitoi Libanin.

“Vendet e G7 po punojnë me Qeverinë e Izraelit për ta gjetur një mënyrë të shpejtë t’i dhënë fund fazës ushtarake”, tha ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, pasi Italia e nisi kryesimin njëvjeçar të G7.

Baerbock, ndërkohë, i tha Izraelit se e ka për detyrë t’i mbrojë palestinezët në Bregun e uzurpuar Perëndimor, pasi Blinkeni paralajmëroi për zgjerim të konfliktit të dielën në Doha.

“Ky është një konflikt i cili shumë lehtë mund të përhapet”, tha Blinken.about:blank

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se vendi i tij është i përkushtuar t’i japë fund sundimit të Hamasit në Gazë dhe t’i frenojë grupet e tjera të mundshme që mbështeten nga Irani, siç është Hezbollahu.

“Ne jemi duke luftuar me një strumbull, jo një armik të vetëm. Irani po e rrit fuqinë ushtarake përreth Izraelit në mënyrë që ta përdorë atë”, tha Gallant.about:blank

Të hënën në mëngjes, ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve në Al Moghani në qendër të Gazës të evakuohen nga disa rrethina, për të cilat tha se “janë zona të rrezikshme lufte”.

Gati të gjithë banorët e Gazës prej 2.3 milionë janë zhvendosur nga shtëpitë e veta në luftë së paku një herë, dhe shumë prej tyre po zhvendosen sërish, shpesh duke u strehuar në tenda.about:blank

Izraeli, ofensiva e të cilit gjithashtu ka shkaktuar mungesë ushqimi, uji dhe ilaçësh, i akuzon luftëtarët e Hamasit se me qëllim i përdorin civilët si mburojë njerëzore, akuzat të cilat ata i mohojnë.

Blinkeni tha se ai do t’u kërkojë zyrtarëve izraelitë të bëjnë më shumë për t’i mbrojtur civilët në Gazë dhe për t’i lejuar palestinezët të kthehet në shtëpitë e tyre.

Më shumë se 23.000 palestinezë janë vrarë në Gazë gjatë ofensivës izraelite, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se lufta nuk do të ndalet derisa Hamasi t’i kthejë më shumë se 100 pengjet që është duke i mbajtur ende, nga 240 që i rrëmbeu gjatë sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit, ku i vrau po ashtu 1.200 njerëz. REL

VOA: Izraeli njofton se po zgjeron ndërhyrjen nga toka në Gazë
Ushtria izraelite tha të premten se forcat e saj tokësore po zgjeronin operacionet në Rripin e Gazës dhe se ushtria po i afrohej një sulmi të plotë me trupa tokësore në territor.
Kundër admiral Daniel Hagari, zëdhënësi i ushtrisë, tha se janë kryer sulme ajrore, që kanë patur si objektiv tunelet e Hamasit dhe objektiva të tjera.
“Në vazhdim të sulmeve që kemi kryer në ditët e fundit, trupat tokësore po zgjerojnë ndërhyrjen tyre gjatë mbrëmjes. Po ndërhyjmë me forcë të madhe për të arritur objektivat e luftës”, tha ai.
Kompania telefonike palestineze Pailtel thotë se shërbimi i internetit në Gazë është ndërprerë për shkak të bombardimeve izraelite.
Shërbimi u ndërpre të premten mbrëma, pas një sërë sulmesh të rënda ajrore në territor.
Izraeli ka dislokuar qindra mijëra trupa në kufirin me Gazën, në prag të një sulmi të mundshëm me trupa tokësore ndaj grupit militant të Hamasit.
Ministri izraelit i mbrojtjes tha të premten se Izraeli pret që së shpejti të kryejë një ofensivë afatgjatë dhe të vështirë me trupa tokësore në Gazë, duke shtuar se sulmi do të përfshijë edhe shkatërrimin e një sërë tunelesh që përdoren nga militantët e Hamasit.
Ministri i mbrojtjes, Yoav Gallant u tha gazetarëve të huaj se sulmi “do të marrë kohë” dhe do të pasohet nga një fazë e gjatë me luftime me intensitet më të ulët që Izraeli të shkatërrojë çdo pikë rezistence.
Komentet e tij duket se sinjalizojnë një faze të re të luftës, tre javë pas sulmit të befasishëm të Hamasit ndaj Izraelit. Izraeli është kundëpërgjigjur me bomardime të rënda dhe të vazhdueshme në Gazë.
Izraeli thotë se synon të eliminojë Hamasin, por se si do ta bëjë këtë mbetet e paqartë. Izraeli thotë se nuk synon të qeverisë territorin e vogël me një popullsi prej 2,3 milionë palestinezësh, por jo se kush do ta qeverisë ata, edhe pse zoti Gallant la të kuptohet se forcat mund të përballen me një kryengritje të afatgjatë.about:blank

Ndërkohë, avionë luftarakë amerikanë, kryen sulme ajore ndaj objektivave në lindje të Sirisë, pas sulmeve ndaj forcave amerikane nga luftëtarë të mbështetur nga Irani, duke shtuar tensionet në rajon të nxitura nga konflikti tre javor në Gazë.

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore, në përgjigje të sulmit të grupit militant të Hamasit, në 7 tetor, numri i palestinezëve të vrarë ka shkuar në mbi 7300. Më shumë se 1400 banorë izraelitë janë vrarë, shumica civilë, gjatë sulmit të befasishëm të grupit militant të Hamasit, i sanksionuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. 229 persona, mes tyre te huaj, u morën peng nga militantët e Hamasit dhe po mbahen në Gazë. 4 prej pengjeve janë liruar.