Gazës – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Izraeli arreston drejtorin dhe stafin e një spitali në veri të Gazës
Ushtria izraelite ka arrestuar Hussam Abu Safiya, drejtorin e spitalit Kamal Adwan në veri të Gazës, si dhe dhjetëra anëtarë të stafit të spitalit, duke i dërguar ata për marrje në pyetje.

Ky veprim ka ndodhur pas sulmeve ajrore izraelite që kanë vrarë nëntë persona, përfshirë fëmijë. Ushtria izraelite ka pretenduar se Hamas operon brenda këtij spitali, por nuk ka ofruar prova konkrete për këtë.

Zyrtarët palestinezë mohojnë këto akuzat dhe njoftojnë se spitali ka pësuar dëme të mëdha, duke e nxjerrë jashtë funksionit spitalin kryesor në veri të Gazës.

Sulmet ajrore izraelite kanë shkaktuar viktima të shumta, duke përfshirë pesë anëtarë të stafit të spitalit më herët gjatë javës. Ky është një tjetër episod në fushatën ushtarake të Izraelit që ka shkaktuar dëme të mëdha në sistemin shëndetësor të Gazës, me shkatërrimin e spitaleve dhe viktima mes personelit shëndetësor.

Izraeli ka thënë se operacionet e tij janë të drejtuara kundër Hamasit dhe infrastrukturës së tij, ndërsa organizatat ndërkombëtare, përfshirë OBSH, kërkojnë mbrojtjen e sistemit shëndetësor dhe përfundimin e dhunës në Gaza, ku janë vrarë më shumë se 45,000 palestinezë dhe janë plagosur qindra mijëra të tjerë.

Mbi 40 të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës
Të paktën 42 persona humbën jetën nga sulmet izraelite në qytetin e Gazës, njoftuan autoritetet lokale që drejtohen nga grupi militant Hamas. Nga sulmi që ndodhi pranë kampit Al-Shati, një nga tetë kampet e refugjatëve në Rripin e Gazës, humbën jetën 24 persona, sipas një zyrtari lokal që foli për agjencinë e lajmeve Reuters. 18 palestinezë të tjerë u vranë në një sulm në lagjen Al-Tuffah.

Nëpërmjet një deklarate ushtria izraelite tha se avionët e tyre luftarakë goditën dy objekte të infrastrukturës ushtarake të Hamasit.

Lufta filloi pasi Hamasi, një grup i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Bashkimi Evropian, filloi një sulm në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1200 persona dhe duke marrë peng 250 të tjerë, sipas të dhënave izraelite.

Përgjigja ushtarake e Izraelit në Gazë ka shkatërruar një pjesë të madhe të territorit, ka vrarë mbi 37,551 persona dhe ka plagosur mbi 85,911të tjerë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, të drejtuar nga Hamasi dhe e cila nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve./ VOA

Forcat izraelite vazhdojnë sulmet në të gjithë Rripin e Gazës
Imazhet e publikuara sot nga një fotograf palestinez tregojnë popullatën civile duke vrapuar dëshpërimisht pas ndihmave në ushqime që kanë mbërritur në pjesën veriore të Gazës.about:blank

Lufta ka shkatërruar pothuajse gjithë infrastrukturën në këtë pjesë të territorit, ndërsa forcat izraelite, pavarësisht trysnisë ndërkombëtare, kanë vazhduar edhe të hënën sulmet ajrore në të gjithë Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite tha të hënën se falë operacioneve të tyre, për gjetjen e armative të grupit, ishin vrarë pesë militantë në Gazën veriore. Sipas njoftimit, sulmet ajrore dhe tokësore shkatërruan objektet e magazinimit të armëve në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis.

Autoritetet e Hamasit thonë se numri i të vdekurve ishte rritur në mbi 24 mijë dhe më shumë se 60,000 të tjerë janë të plagosur ndonëse kur Hamasi kur jep shifra të viktimave nuk bën dallime mes luftëtarëve dhe civilëve.

Izraeli filloi fushatën e tij ushtarake për të shkatërruar Hamasin pas sulmit terrorist të 7 tetorit kur luftëtarët e tij kaluan në jug të Izraelit, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë robër 240 të tjerë.

Të dielën pasdite gjatë një mbledhje të qeverisë mbi buxhetin, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përsëriti se lufta do të vazhdojë gjatë.

“Një nga gjërat që u bë e qartë është se ne do ta vazhdojmë këtë luftë e cila do të zgjasë edhe shumë muaj. Kjo kërkon që ne të shpenzojmë shumë më tepër për sigurinë sesa kemi planifikuar”, thotë zoti Netanyahu.about:blank

Ai është zotuar disa herë se lufta nuk do të ndalet pavarësisht trysnisë në rritje ndërkombëtare që të ndërpresë ofensivën ushtarake për shkak të numrit të madh të viktimave dhe shkatërrimit masiv të infrastrukturës civile në Gazë.

Imazhet e publikuara sot, të regjistruara nga telefoni celular i një fotografi palestinez, tregojnë popullatën civile në pjesën veriore të Gazës, duke vrapuar pas makinave të OKB-së në kërkim të miellit dhe ushqimeve.about:blank

Sipas fotografit Nooh Al Shaghnobi ndihmat humanitare në pjesë që gjendet në kufi me Izraelin, janë shumë të rralla dhe sa herë del informacioni se kanë ardhur ushqime, njerëzit vrapojnë me dëshpërim për të siguruar, të paktën një thes me miell.

“Pika e kontrollit e izraelitëve është afër dhe shikoni me mijëra njerëz se si vrapojnë për të marrë miell”, dëgjohet duke thënë në video fotografi palestinez, Nooh Al-Shaghnobi.about:blank

Të dielën u shënuan njëqind ditë që pas fillimi i luftës Izrael-Hamas që kanë rritur shqetësimet për një zgjerim të konfliktit./VOA

Izraeli u jep 4 orë afat banorëve të qytetit të Gazës për t’u larguar
IZRAEL- Izraeli u dha sot civilëve të qytetit të saporrethuar të Gazës, katër orë afat për t’u larguar, përpara një sulmi të pritshëm me synimin për të asgjesuar islamistët e Hamasit. Përpara luftës, në qytetin e Gazës jetonte një e treta e popullatës prej 2.3 milionë banorësh që ka gjithë enklava.

Të hënën Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se pasi vendi i tij të mposhtë militantët, që e kanë kontrolluar Rripin e Gazës për 16 vitet e fundit, përgjegjësinë për sigurinë e territorit do ta marrë Izraeli, për një periudhë të pacaktuar. Këto ishin disa nga komentet e para të drejtpërdrejta të zotit Netanyahu mbi planet e Izraelit mbi të ardhmen e Gazës pas luftës.

Lufta filloi më 7 tetor me një sulm të Hamasit, gjatë të cilit u vranë 1,400 izraelitë, kryesisht civilë, si dhe u morrën peng rreth 242 persona. Nga ai moment Izraeli ka goditur Gazën duke vrarë më shumë se 10 mijë vetë, sipas të dhënave të ofruara nga ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga Hamasi. Po sipas tyre, rreth 40 për qind e të vrarëve, janë fëmijë.

“Ka qenë një muaj masakre, vuajtjesh të pandërprera, gjakderdhjeje, shkatërrimi, zemërimi dhe dëshpërimi”, tha komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volcker Turk, në një deklaratë në fillim të një udhëtimi në rajon, gjatë të cilit ai pritet të vizitojë edhe pikën e kalimit kufitar me Egjiptin, atë të Rafahut.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Gazës 900,000 palestinezë ndodhen ende në pjesën veriore të Gazës, përfshirë qytetin me të njëjtin emër. Ndërsa operacioni ushtarak i Izraelit është i përqendruar në gjysmën veriore të Gazës, është sulmuar gjithashtu edhe pjesa jugore e rajonit. Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se të paktën 23 persona u vranë të martën në dy sulme të veçanta ajrore izraelite në qytetet jugore të Gazës, Khan Younis dhe Rafah.

Gjatë intervistës për televizionin amerikan ABC News zoti Netanyahu tha se Izraeli do të shqyrtonte mundësinë e “pauzave të vogla taktike” gjatë luftimeve, për të mundësuar siç thaai, largimin e pengjeve ose futjen e ndihmave, por hodhi poshtë thirrjet për një armëpushim.

Marrë nga VOA