GJKKO – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

“Gërdeci”/ Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, kundërshton ekspertizën tekniko-ushtarake
Në Gjykatën e Posaçme ka nisur procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gjatë seancës, Mediu ka paraqitur kundërshtimet në lidhje me akt-ekspertiza tekniko-ushtarake.

“Ekspertët e thirrur nga prokuroria ishin në nivel të ulët ushtarak. Gjatë procesit disa ushtarakë të lartë i kanë kundërshtuar këta ekspertë. Në këtë sallë prokurori deklaroi se nuk kishte njohuri për kalibrat se ishte jurist.

Procedimi penal është ngritur në mënyrë të qëllimshme nga Prokuroria e kohës për ministrin e Mbrojtjes. Ministri nuk merret me çështje ushtarake. Përgjegjësia për këto çështje i takon Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe stafit ushtarak. Ministri i Mbrojtjes është civil”, ka thënë Mediu në seancë.

GJKKO lë në burg pa afat Ilir Metën
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur te mos ndryshoje masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metën.

Ish-Presidenti do të vijojë të qëndrojë në qelinë e paraburgimit ne masen e arrestit me burg deri ne fund te hetimit dhe gjykimit.

GJKKO rikthen në BURG Vangjush Dakon!
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur këtë të martë që të lëjë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i cili pritet që të rikthehet në qeli.

Dakos i ka mbetur edhe një pjesë e dënimit për ta shlyer, dhe sipas përllogaritjeve, duhet të rikthehet sërish në qeli.

Njoftimi i policisë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Miliana Muça (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 16.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 02.04.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurve/ankues V.D., F.F., A.B., ndaj vendimit nr. 70, datë 25.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

1. Mospranimin e ankimit të të pandehurit F.F. ndaj vendimit nr. 70, datë 25.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

2. Lënien në fuqi të vendimit nr. 70, datë 25.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

3. Shpenzimet gjyqësore edhe të gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht;

4. U shpall në Tiranë, sot më datë 16.09.2025.

GJKKO dënon me 1.4 vite burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro
GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Ai dënohet me 2 vite burg për tjetërsimin e një prone në plazhin e Livadhit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuaj 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Dënimi ndaj tij parashikon edhe heqjen e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.

Gjithashtu dënimi me 1 vit e 6 muaj burg u dha për Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i Menaxhimit të Pronave në Bashkinë e Himarës.

I cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 1 vit heqje lirie. Dënimi ndaj tij pezullohet në 2 vite shërbim prove. Vasillaq Strakoshës i hiqet e drejta për të mbajtur funksione publike për 5 vite.

Akuzat e SPAK për Goron Jorgo Goro u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre, vepër e kryer në mënyrë të përsëritur, në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në Livadh, në Bashkinë e Himarës, e cila përfundoi në pronësi të Arqile Bollanos, i komanduar dikur në krye të Bashkisë Himarë.

Pjesë e të njëjtës çështje është edhe Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i tokës dhe menaxhimit të pronës pranë Bashkisë Himarë. Për të, SPAK kërkoi një dënim prej 1 vit e 6 muaj burg, që reduktohet në 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Hetimet për këtë rast nisën pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili akuzon se në vitin 2016, Goro ka tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 metra katrorë tokë, duke e kaluar në mënyrë të paligjshme në pronësi të Arqile Bollanos.

Kjo nuk është çështja e vetme penale ndaj Jorgo Goros. Që prej marsit 2024, ai ndodhet në burg, pasi akuzohet se në bashkëpunim me vartës të tij dhe zyrtarë të Kadastrës, ka falsifikuar dokumente për të kaluar sipërfaqe të konsiderueshme të tokës shtetërore në pronësi të privatëve. Sipas SPAK, këto prona përfunduan në zotërim të një shoqërie të lidhur me Artan Gaçin, bashkëshort i deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili ka përfituar më pas statusin e investitorit strategjik.

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e apartamentit të Erion Veliajt
TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në zonën e Kodrës së Diellit, që dyshohet se i përket kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës.

Apeli i GJKKO rrëzoi ankimimin e bërë nga kompania “AgiKons” sh.p.k., e cila kishte kundërshtuar vendimin e marrë në muaj majin ku ishte vendosur masa e sekuestros pasurore mbi pasurinë e paluajtshme në fjalë. Gjykata vendosi të miratojë në tërësi vendimin e mëparshëm, duke e konsideruar të ligjshëm sekuestrimin e apartamentit.

Gjithashtu sot në GJKKO, Prokuroria e Posaçme do të prezantojë raportin 2-mujor të hetimeve ndaj kryebashkiakut Veliaj. Prezantimi i raportit do të mbahej ditën e premte më datë 13 qershor, por u shty për shkak se në seancë mungonte biznesmeni Elman Abule, i cili është nën masën “arrest në shtëpi”.

Në seancën e sotme, Veliaj nuk është paraqitur në GJKKO, por është përfaqësuar vetëm nga avokati i tij mbrojtjes. Ndërkohë që në seancën e sotme, biznesmeni Abule ka marrë pjesë.

Nis seanca në Apelin e GJKKO për çështjen ndaj Erion Veliajt
Tiranë, 9 qershor 2025 – Në Gjykatën e Posaçme të Apelit ka nisur sot shqyrtimi i çështjes që përfshin kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj nuk është paraqitur personalisht në seancë, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Ermir Beta. Në sallën e gjyqit ka qenë i pranishëm gjithashtu Elman Abule, i shoqëruar nga avokatja Romina Zano.

Seanca po zhvillohet në prani të të gjitha palëve dhe mbrojtësve ligjorë, ndërsa gjykata pritet të japë vendimin për këtë çështje në vijim. Nuk janë bërë publike ende detajet konkrete të akuzave apo kërkesave të mbrojtjes dhe prokurorisë.

Vendimi i GJKKO, avokatët e Veliajt: I kanë deklaruar pasuritë, si para dhe pas martesës në përputhje me ligjin
Pas vendimit të SPAK për sekuestro të një prone të paluajtshme dhe shtesës së pronës ndaj çiftit Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, reagojnë avokatët e kryebashkiakut të Tiranës.

Avokatët shprehen se akuzat nga ana e drejtësisë duhet të bazohen në prova duke e konsideruar të padrejtë kështu aksionin e sotëm për sekuestrimin e pronës.

Reagimi i plotë:

Në vijim të raportimeve mediatike dhe interesit të shtuar publik lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 27 të vitit 2024, sqarojmë si më poshtë.

As Erion Veliaj dhe as Znj. Ajola Xoxa nuk janë pronarë të kesaj pasurie të sekuestruar dhe nuk kanë asnjë lidhje pasurore apo ligjore me subjektin tregtar “A.K.” shpk, e as me pasurinë që është objekt i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”.

Pasuria e paluajtshme në pronësi të Z. Xoxa është apartamenti ku ata banojnë, në zonën e Selitës, krijuar para marteses dhe ky apartament nuk është dhe nuk ka qenë në asnjë moment objekt hetimi apo sekuestrimi nga ndonjë autoritet ligjzbatues.

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Bardh Spahisë
GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, për veprën penale të “pengimit të ekzekutimit të vendimit të gjykatës”.

Sipas SPAK, nga pozicioni i kryebashkiakut Spahia ka larguar nga detyra, M.M., administrator i Ujësjellës Kanalizime Shkodër dhe ka emëruar një person tjetër.

I pari ka kundërshtuar gjyqësisht këtë urdhër dhe gjykata ka pezulluar urdhrin e largimit deri në një vendim të formës së prerë. Por, referuar hetimit, edhe pse ka pasur dijeni për vendimin e Gjykatës Spahia ka emëruar një tjetër administrator.

Bardh Spahia: Ishte formalitet i gjykatës për ta dërguar çështjen time për gjykim. Nuk pranova gjykimin e shkurtuar, kërkova gjykimin normal duke qene i bindur se është padi e përgatitur në zyrat e PS, të cilët përdorin një person të dënuar për vjedhje dhe korrupsion, për të ngritur padi ndaj meje për ta përdorur politikisht në kohë elektorale.

Akuza nuk qëndron. Në gjithë veprimtarinë time kam patur udhërrëfyes zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve të mi. Kam zbatuar vetëm ligjin. Akuza dhe padia është e ngritur mbi baza dhe porosi politike që do marrin përgjigjen e duhur më 11 maj. Nuk do të na ndalojë apo ngadalësojnë në rrugën e fitores më 11 maj.

Unë besoj te domosdoshmëria e zbatimit të ligjit dhe respektimit të tij nga çdo qytetar dhe strukturë shtetërore. Akuza është qesharake, absurde. Bëhet fjalë për një padi për shkarkimin e një ish drejtori që kam qenë kryetar i bashkisë, dhe në funksionin e kryetrarit të asamblesë së sha Ujësjellësi Shkodër.

Apeli i GJKKO lë në qeli Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin
Tiranë- Apeli i GJKKO-së ka lënë pas hekurave Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën, të cilët kërkuan lirinë nga qelia. Ata ishin shpallur në kërkim dhe u vetëdorëzuan në policinë e Shkodrës më 25 Janar 2025.

Prokuroria e Posaçme i akuzon si të përfshirë në përplasjen me armë zjarri në Bushat. Sipas SPAK, Samuel Troshani, Izmir Sakica, dhe Franko Leka në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Bushat.

Ata kanë qenë të armatosur dhe ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, se kanë shkuar në këtë zonë me qëllim vrasjen e Prendit dhe familjarëve të tij, banorë të kësaj zonë. Në kohën që ata kanë qenë duke kaluar në këtë zonë, janë qëlluar me armë zjarri nga Prendi dhe se nga provat e siguruara në vendin e ngjarjes rezulton të ketë pasur shkëmbim zjarri, jo dëmtime të shëndetit të personave të përfshirë, por vetëm të mjeteve.

Në lidhje me kontrollet, SPAK thotë se janë ushtruar në disa banesa dhe ambiente në qytetin e Shkodrës, të cilat dyshohen se përdoren si baza për strehimin e personave nën hetim ose si vende, ku mund të gjenden prova për vepra penale, të cilat po hetohen nga Prokuroria e Posaçme.

Shkresa e SPAK dhe GJKKO, reagon Drejtoria e Policisë Tiranë
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë:

Lidhur me shkresën e përcjellë dhe të bërë publike, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për situatën e datës 12.02.2025, rreth godinës së Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës bën me dije se:

Së pari, kjo është një praktikë që nuk ka ndodhur më parë, që organet ligjzbatuese komunikojnë përmes mediave ndërkohë që kanalet institucionale të komunikimit kanë qenë jo vetëm mëse të mjaftueshme, po edhe plotësisht efikase. Për natyrën dhe qëllimet e punës sonë të përbashkët, është domosdoshmëri komunikimi institucional.

Së dyti, objekti ku ushtron veprimtarinë Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ruhet dhe mbrohet nga Garda e Republikës së Shqipërisë, sipas parashikimeve të Ligjit nr. 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, neni 12, pika 2, germa “d”, si dhe VKM nr. 507, datë 27.07.2022, “Për një shtesë në VKM nr. 597, datë 13.10.2021, “Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera, që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, pika 1.

Konkretisht, sqarojmë se në datë 11.02.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me shkresë nr. 14 drejtuar DVP Tiranë, kërkoi shoqërimin në datë 12.02.2025, të shtetasve E. V dhe E. A., nga ambientet e Bllokut të Sigurisë Tiranë për në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi do të zhvillohej seanca gjyqësore për verifikimin e kushteve në zbatim të masës së sigurisë.

Bazuar në kërkesën e Gjykatës së Posaçme, strukturat përgjegjëse të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në mbështetje dhe zbatim të Procedurës Standarde të Punës “Trajtimi dhe sigurimi i personave të arrestuar/ndaluar në ambientet e Policisë së Shtetit, evidentimi dhe zgjidhja e kërkesë/ankesave të tyre” miratuar me Urdhër nr. 1720, datë 20.11.2023, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Procedurës Standarde të Punës “Trajtimi dhe sigurimi i personave të arrestuar/ndaluar në “Bllokun e Dhomave të Sigurisë” të DVP Tiranë, evidentimi dhe zgjidhja e kërkesë/ankesave të tyre” miratuar me Urdhër nr. 502 datë 09.05.2022, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, hartuan urdhrin e shërbimit datë 12.02.2025, për shoqërimin e të ndaluarve/arrestuarve, duke marrë masat dhe planëzuar shërbimet policore të nevojshme.

Shoqërimi dhe mbërritja në ambientet e Gjykatës së Posaçme është regjistruar në Sallën e Menaxhimit dhe Drejtimit pa asnjë problem.

Theksojmë se Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë njoftim nga individë apo subjekte, si dhe nuk ka grumbulluar informacione apo te dhëna për grumbullime të mundshme pranë godinës së SPAK-ut. Në këto kushte nuk është hartuar plan masash, por nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është vlerësuar situata dhe janë marrë masa duke reaguar në kohë, me angazhimin e një numri të konsiderueshëm punonjësish.

Në orën 08:25, pranë kryqëzimit të rrugëve drejt godinës së SPAK dhe gjithë perimetrit të saj, janë shtuar shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, Ndihmës Specialist të Policimit në Komunitet, Specialist për Hetimin e Krimeve, Ndihmës Specialist për Operacionet Speciale, shërbimet e Policisë Rrugore, Forcat e Posaçme “Shqiponja”. Në kuadër të angazhimit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore janë angazhuar në total 77 punonjës policie. Gjatë gjithë kohës këto forca kanë qenë nën drejtimin e Shefit të Komisariatit të Policisë nr. 3, si dhe drejtues të tjerë të strukturave përkatëse, ndërsa Shefi i Sektorit për Sigurimin dhe Shoqërimin ka qenë i dislokuar në ambientet e brendshme të Gjykatës.

Seanca gjyqësore ka filluar e qetë, ka vijuar normalisht dhe ka përfunduar pa asnjë problem. Në adresë të shërbimeve policore, as nga Garda e Republikës brenda ambienteve të Gjykatës së Posaçme, as nga prokurorë, gjyqtarë e avokatë nuk është prezantuar asnjë shqetësim, apo te jete kërkuar ndihmë për vendosje të rendit dhe sigurisë në ambientet e brendshme, apo të jashtme të Gjykatës.

DVP Tiranë thekson se nuk ka marrë asnjë njoftim në formë shkresore apo verbale, apo telefonatë të drejtuar në Sallën e Menaxhimit dhe Drejtimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku punonjës të Gardës së Republikës apo ndonjë entitet tjetër, të kenë njoftuar për cenim të rendit dhe sigurisë publike, apo paligjshmëri të tjera pranë dhe përreth godinës së Gjykatës së Posaçme.

Referuar ligjit për “Tubime” Nr 8773 datë 23.04.2001, Neni 2, pika 5 përcakton se: ”Tubime” kuptohen grumbullimet, manifestimet, mbledhjet dhe parakalimet me karakter paqësor dhe pa armë, në të cilat një grup personash shprehin kërkesat dhe pikëpamjet e tyre për probleme, për të cilat janë të interesuar dhe përfshin edhe tubimet urgjente. *Kur grupe njerëzish grumbullohen në mënyrë spontane dhe nuk cenojnë rendin publik, veprimtaria e tyre nuk përfshihet në përkufizimin e tubimit *

Siç dhe është konstatuar, qytetarët në datë 12 shkurt janë grumbulluar në mënyrë spontane dhe pa cenuar rendin publik, ndaj për këto arsye procedura standarde e tubimeve nuk ka gjetur zbatim për vendosjen e kordonit policor, i cili vendoset në vendin e kufizuar për tubim, çka në rastin konkret përveçse e panevojshme do të ishte edhe e pamundur, për shkak se grumbullimi i qytetarëve ka qenë spontan dhe i pa paralajmëruar.

Në rastet e tubimeve të tjera që referohen në shkresën e bërë edhe publike, bëjmë me dije se ato kanë qenë tubime të njoftuara më parë, e për të cilat ka patur informacione jo vetëm për vendin e grumbullimit po edhe për tendenca të ushtrimit të forcës nga ana e protestuesve, kështu që për pasojë është zbatuar procedura standarde e kufizimit të perimetrit dhe vendosja e kordonit policor sipas Planit të Masave, të hartuar për tubimet e njoftuara nga organizatorët apo për të cilat janë siguruar informacione të caktuara për zhvillimin e tyre.

Gjithashtu, theksojmë se tek shërbimet e Policisë të vendosura pranë perimetrit të Gjykatës së Posaçme dhe SPAK, nuk janë raportuar probleme për pengim të lëvizjes së gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të administratës.

Lidhur me bashkëpunimin me Gardën e Republikës, as mund të vihet kurrsesi në dyshim se Policia e Shtetit është dhe do të mbetet tërësisht bashkëpunuese, duke koordinuar veprimet dhe shkëmbyer informacion lidhur me sigurimin e personaliteteve apo objekteve që ka në ruajtje Garda, ashtu siç në fakt edhe ka ndodhur me hyrjen e një individi të gjinisë femërore me aftësi ndryshe brenda perimetrit, e cila është shoqëruar dhe proceduar në bazë të ligjit nga Policia.

Pavarësisht kësaj, referuar pretendimeve në shkresën e lartpërmendur, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka filluar një hetim administrativ për të vlerësuar masat e marra nga autoritetet përgjegjëse dhe për të individualizuar përgjegjësinë e çdo strukture policore të angazhuar në këtë shërbim, në rast se konstatohet ndonjë e metë.

Së fundi, Policia e Shtetit thekson se është e angazhuar maksimalisht për bashkëpunim dhe bashkëveprim me çdo institucion ligjzbatues, për të garantuar rendin e sigurinë publike dhe mbrojtur jetën dhe shëndetin e funksionarëve të drejtësisë në përmbushjen e detyrave institucionale